Prizren, Vetëvendosje heq flamujtë kosovar, vë ato shqiptar, 6 në pranga
PRISHTINE - Gjashte aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan sot në orët e para të mëngjesit teksa po dekoronin qytetin me flamuj kombëtarë duke i hequr ata të shtetit të Kosovës, për nder të 133 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit. Aktivistet e arrestuar janë, Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdul Camaj, Gezon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi.
Sipas policisë së Kosovës "personat e dyshuar kanë hequr flamujt të Kosovës dhe se rasti i është dërguar gjykatës komunale për kundërvajtje në Prizren".
Sipas lëvizjes Vetevendosje, arrestimi i tyre u bë për shkak se ata po vendosnin simbolet kombëtare duke hequr ato antikombëtare, në pervjetorin e ngjarjes më të rendesishme politike për identitetin dhe politiken shqiptare.
Nga ana e saj lëvizja Vetëvendosja e cilëson “arrestimin politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat prej kohesh ja kanë shitur shpirtin djallit”.
"Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit. Lëvizja Vetëvendosja kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve” bën të ditur në deklaraten e saj lëvizja Vetëvendosje.
(s.g/balkanWeb)