"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Holandezët

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Holandezët

#1

Post by Sally »

Holandezët - viktima e eurokrizës

Në luftën për shpëtimin e euros Holanda është një prej aleateve më të rëndësishme të qeverisë gjermane. Dhe tani qeveria në Hagë shpërbëhet pikërisht për shkak të financave.
Me zënkat rreth programit të kursimeve populisti i krahut të djathtë Geert Wilders bëri që të bie qeveria e pakicës në Holandë. Në këtë mënyrë, që nga fillimi i krizës së borxheve të euros, si pasojë e programit të kursimeve ka dështuar qeveria e tetë e një vendi të eurozonës. Kryeministri liberal i djathtë, Mark Rutte të hënën e pa veten të detyruar të paraqesë dorëheqjen e kabinitetit të tij tek mbretëresha Beatrix.

Për të kursyer rreth 14.2 miliard euro të buxhetit, Rutte kishte paralajmëruar shkurtime masive në rrjetin social. Por Wilders ka kundërshtuar planet për rritjen e TVSH-së dhe kontributeve të sigurimit shëndetësor. Gjithashtu ishte planifikuar që mosha e daljes në pension nga 2015 të rritet në 66 vjet.

Wilders nuk e mbështet qeverinë e pakicës


Në fund të javës së kaluar Wilders kishte njoftuar se nuk do të mbështesë më qeverinë e pakicës të përbërë nga partia e djathtë liberale (VVD) e kryeministrit Rutte dhe partia kristriandemokrate (CDA). Kështu, kanë dështuar negocitatat që qeveria e Rutte-s po zhvillonte me kryetarin e Partisë për Liri të krahut të djathtë populist (PVV) që nga muaji mars.

Rutte si dhe të gjithë ministrat dhe sekretarët shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre. Për këtë është njoftuar edhe zyrtarisht pas një bisede me mbretëreshën Beatrix e cila zgjati mbi dy orë në Kështjellën Zyrtare të Hagës. Kështu holandezët ndodhen para zgjedhjeve të reja. Ato duhet të mbahen më së voni pas 80 ditësh.


Grupet parlamentare shprehen për zgjedhje të shpejta


"Madhëria e saj, Mbretëresha ka pranuar dorëheqjen dhe ka lutur ministrat dhe sekretarët shtetëror që të kryejnë edhe më tej detyrat e tyre më të nevojshme", thuhet në një njoftim të Familjes Mbretërore. Në të njëjtën kohë Rutte paralajmëroi se do të japë një deklaratë në parlament, të martën (24.04.) në orën 14.00. Ndërkohë të gjitha grupet parlamentare flasin për mundësisht zgjedhje të shpejta.

Ato janë urgjentisht të nevojshme për të gjetur një rrugëdalje nga kriza dhe për të kapërcyer shpejt pasiguritë financiare për euro-zonën, thonë në radhët e partisë kryesore opozitare, Partisë Socialdemokrate të Punës (PvdA). Megjithatë, sipa ligjit zgjedhor holandez, partitë kanë 40 ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre dhe për të përpunuar programet e tyre zgjedhore.

Sidoqoftë pa votat e partisë së Wilders-it, kabineti qeveritar nuk mund të kalojë për miratim në parlament buxhetin shtetëror por as ligje të tjera të rëndësishme për vendin. Përveç nëse opozita tani do të mbështeste qeverinë kalimtare në vendimet më të rëndësishme për të respektuar standardet e BE-së. Parlamenti i Hagës do të diskutojë për këtë si dhe për rrugëdaljen nga kriza këtë të martë (24.04.) në një seancë të jashtëzakonshme. Qeveria e mëparshme rreth dy vjet më parë u shpërbë si pasojë e mosmarrëveshjeve për operacionet ushtarake në Afganistan.


Brukseli: Haga do të respektojë rregullat evropiane të lojës

Ndërkaq në Bashkimin Evropian në Bruksel besojnë se përkundër krizës Haga do të respektojë rregullat evropiane të lojës. Vendi duhet të sigurojë se deficiti federal, ashtu siç është paraparë në Paktin fiskal nuk do të kalojë më shumë se 3 për qind të produktit të brendshëm bruto. Për këtë është i bindur edhe komisioneri i BE-së për çështje monetare, Olli Rehn. Kështu deklaroi zëdhënësi i tij para gazetarëve në Bruksel. "Këtu nuk bëhet fjalë për Brukselin por kjo do të ishte e mirë për Holandën dhe qytetarët e saj", tha ai.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Holandezët

#2

Post by Sally »

Une personalishte nuk do ti quanja ''viktime e eurokrizes'' holandezet, por ''viktime te politikes''.

Nuk kan kaluar ende 2 vjet qe votuam ne holland, mbas debatit qe paten per forcat ne afganistan. Tani riperseritet kjo gje ( e cila per ne nuk ishte aspak e habitshme), kishim muaj qe flinim me kete lajme. Sa here ngriheshin debate ne parlament te nersermen degjonim ne lajme '' do terhiqet Wilders", gjithashtu dhe europa ishte ne dijeni per kete.

Ne hollande ka vite qe flitet per kete ndryshim qe nga hapat e pare te Pim Fortuyn i cili u vra pikerishte mbas zgjedhjeve ne maj te 2002. Mbas vdekjes se tij hollandezet edhe pse nuk ishin dakord me projektin e tij filluan te ndjenin nje frike nga te huajt, kjo gje ka ndikuar tek Wilders i cili po ndjek afersishte programin e tij, gje qe po i ben hollandezet ta votojne....
Pa diskutim qe Wilders me kete doreheqje pret nje ngritje me % me te larte ne vota ( duke perfituar te mbaj anen e popullit duke mos pranuar planin e kursimeve ). Mos te harrojme qe Wilders pati nje rritje me 24 % dy vjet me pare, tani pretendon per me shume, edhe pse nga shumica quhet nje ''fashist'' nga vet fakti qe ne programin e tij flitet per nje rracizem ekstrem ( gje qe hollandezet me votat e tyre dy-vjet me pare treguan se po e mbeshtesin ).

Në luftën për shpëtimin e euros Holanda është një prej aleateve më të rëndësishme të qeverisë gjermane...


:roll: ...do te thoja qe: jo vetem ne ''lufte per shperthimin e euros'' por gjithmon, se gjermania asnjehere nuk eshte larguar nga hollanda qe nga lufta e dyte boterore po te jet fjala per ''ekonomi'' ''politike'' vetem ne ndeshjet e futbollit tregojne pak hakmarrjen :lol: ne te tjerat jane si JEMI NJE ( rraca gjermane egziston dhe ne rrenjet e famijes mbreterore, ish-princi, princi tanishem, dhe se pshpejti mbreti i ardhshem )
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Holandezët

#3

Post by Sally »

-pis- Europa po e ben me tragjike se sa vet hollandezet kete lajme...

Pse them ''se sa vet hollandezet? Po hollandezet nuk nxitojne, e kane marre shtruar....
Votimet e reja me 23-Maj?....nuk pranuan, eshte shume shpejt nuk kane kohe te pergatiten.
Me 27-Qershore?..... jo se kan frike qe shumica e popullit do ket filluar pushimet direkt mbas mbarimit te shkollave ( te ulta )
Gjate veres nuk behet fjale ( se nuk mund te votojne te gjithe )
Pra qe te jene te gjithe vendosen me 12-Shtator :lol:

Ne holland votohet gjithmon te merkurave eshte bere tashme nje tradite, tradite qe ka te bej me ekonomine, se po te votojne te shtunen ose te dielen puntoret qe do punojne duhet te paguhen +100% ( rroge fundjave )


te interesuarit qe duan te dijne me shume per Wilders mund te lexojne ketu: viewtopic.php?f=57&t=3513
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”