"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike

#1

Post by Zeus10 »

Agjencia analitike “Stratfor”: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike


”Strategjia e politikës së jashtme të Serbisë në formë skizofrenike oscilon ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, por në plan afatgjatë është e gjykuar të dështojë, sepse Serbia nuk ka rëndësinë e njëjtë gjeopolitike, siç e kishte ish-Jugosllavia”, thuhet në analizën e fundit të agjencisë amerikane për studime strategjike Stratfor. “Strategjinë e vetëdijshme të Beogradit për të ripërtërirë orientimin politik nga koha e luftës së ftohtë, duke u vendosur si urë kyçe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, më së mirë e pasqyron vizita e Boris Tadiqit në Kinë dhe propozimi i Beogradit që të jetë mikpritës i samitit të 50-të jubilar të vendeve të painkuadruara në vitin 2011”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Marko Papiq, autor i kësaj analize të Stratforit, që në vazhdim pohon:“Në aspektin e gjeografisë dhe demografisë, Serbia e tashme nuk mund të krahasohet me ish-Jugosllavinë. Popullata e ish-Jugosllavisë ishte tri herë më e madhe sa ajo e Serbisë tash, ndërsa nga aspekti gjeopolitik ish-Jugosllavia dominonte gjithë Ballkanin dhe kishte dalje në det”, thotë Marko Papiq. Ai në vazhdim pohon se ideja që Serbia të përfitojë si urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, është e bazuar në kuptimin e gabuar të peizazhit gjeopolitik të vitit 2009.“Kjo është ide e gabuar. Në vitet e 60-ta dhe të 70-ta ish-Jugosllavia shfrytëzonte pozicionin e vet në tregtinë me Rusinë, duke eksportuar mallrat perëndimore në Rusi. Por, sot kemi Gjermaninë dhe Rusinë që kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe të drejtpërdrejta. Rrjedhimisht, Bashkimit Evropian nuk i duhet Serbia kur ka Gjermaninë, që kultivon raporte të shkëlqyeshme tregtare me Rusinë”, thotë Papiq. I pyetur nëse shtrirja e politikës së jashtme të Serbisë nga Lindja dhe vendet e painkuadruara synon pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga këto vende, autori i studimit në Startfor thotë:“Përfundimisht po. Në analizën tonë madje kemi theksuar se kjo politikë e Beogradit në këtë aspekt ka pasur disa suksese, siç është miratimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të japë mendimin për pavarësinë e Kosovës. Për të siguruar këtë rezolutë, Serbia është ballafaquar me presione të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian". "Për rezolutën e miratuar, Serbia duhet t’u falënderohet vendeve të painkuadruara. Ky ishte sukses i Serbisë, por të besosh se mbi këtë parim mund të ndërtosh politikë koherente të jashtme, është një iluzion i madh”, thotë Marko Papiq. Duke e cilësuar si të gabuar në planin afatgjatë orientimin e Serbisë nga Lindja dhe vendet e painkuarduara, eksperti i Stratforit, Marko Papiq, bën parashikimin për zhvillimet e mundshme në Ballkan në 15 vjetët e ardhshëm, duke sinjalizuar shndërrimin e Turqisë në faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan dhe më gjerë. “Ballkani perëndimor nuk është vetëm rajon kufitar ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, por edhe ndërmjet Perëndimit dhe Turqisë. Stratfori tash 5 vjet parashikon ngritjen e Turqisë në një forcë të rëndësishme gjeopolitike rajonale dhe shndërrimin e Ankarasë në një lojtar shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme". "Në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk mund të bëjnë asgjë pa Turqinë, veçanërisht në Irak. Ndikimi i Turqisë në Ballkan gjithashtu është i hetueshëm dhe do të jetë gjithnjë e më i madh. Është shumë e mundshme që në 15 – 20 vjetët e ardhshëm – Turqia, Evropa Perëndimore dhe Rusia të bëhen lojtarë të barabartë në planin e politikës së jashtme”, konkludon eksperti nga agjencia për studime strategjike Startfor, Marko Papiq
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”