
Gati marrëveshja për hapjen e kufirit midis dy Koreve
Seul - Koreja e Jugut i përgjigjet pozitivisht një marrëveshjeje të mundshme me fqinjin e saj verior në lidhje me rihapjen e kufijve për turistët, kontrolle më të lehta kufitare dhe më pak procedura për bashkimin midis familjarëve.
Megjithatë, Seuli kërkon fillimisht negociata në nivel qeveritar, para marjes së vendimit për të hapur kufirin. “Deklarata e Hyundai Group në lidhje me një marrëveshje me Korenë e Veriut është një hap pozitiv, por është në nivel jo-qeveritar,”- tha zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit, Chun Hae-sung. “Për të qenë realistë, nevojitet një dialog midis qeverisë së Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje konkrete përmes dialogut”.
Hyundai koordinon të gjitha projektet e turizmit dhe ato të biznesit midis dy Koreve. Arritja e marrëveshjes do të pasohet nga një takim midis udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-il dhe drejtorit të Hyundait, Hyun Jeong-eun.
