Socio wrote: Edhe ky ra ne gracken e islamofobeve !
Pershendetje Socio
Nuk mendoj qe niveli dhe kapaciteti i njerezve si Zeus te behen viktima te kesaj gracke, por mendoj qe eshte nje ndihme per te mos lejuar qe kjo gracke te ket rezultat. Por arsyja qe po te shkruaj nuk eshte te pergjigjem per Zeus ( thjeshte dhash mendimin tim ).
Arsyja qe po te shkruaj eshte se une personalishte jam shume e dhene mbas ketyre temave, dhe kjo qeshtje me shqeteson jashte mase, dhe nuk me ndalojne as disa komente qe shprehen : lereni mos u a veni veshin ketyre imameve, etj, etj.
Keto imam nuk dolen as dije as pardije me tema te tilla, kan qene dhe do jen si nje krimb qe kerkojne te shtrijne rrenjet deri aty ku ata te ken qellimin e tyre. Qellimin e tyre e pame shume mire edhe para disa muajsh me shqiptaret - maqedonis, te cilet te dale nga dyert e ''imameve'' drejtoheshin te veshur jeshil ne manifestime ''jemi shqiptare'', ( duke kerkuar te na fusin ne armiqesi me njeri tjetrin) Kjo gje mua si shqiptare me shkaktoj nje shqetesim te madh. Por shqetesimi im nuk kishte fillur vetem ketu, kishte kohe qe kishte filluar...
Vjet me rastin e festes se pavaresise vendosa te shkonja ne shqiperi, dhe te benja nje feste ku te kisha te ftuar familjar te aferm si dhe shoqerin. Kur filluan te mblidheshin te ftuarit vura re gocen e dajes e cila erdhi vetem e pa shoqeruar me te shoqin, dhe e pyeta:
Po Miri ku eshte?... eshte ne pune tha, nuk mund ta rregullonte dot dite pushimi.
Po si ka mundesi, sot eshte dite feste ne shqiperi, dhe bankat e kane pushim, ( i thash une).
E po Miri punon ne bank turke me tha, dhe ato nuk e njohin 28-nentorin si dite pushimi.
Kjo gje me nervozoj jashte mase, pra otomanet e djeshem dhe turqit e sotem nuk njohin diten e pavaresise si nje dite festive ( por si nje dite zije per ta). Por shqetesimi dhe nervozimi im nuk kishte filluar ketu, kishte kohe qe kishte filluar...
Ne hollande keta kane vite qe kerkojne te festojne festat e tyre, dhe kundershtojne sa here, gjithashtu edhe per nxenesit e tyre kerkojne shkolla ''hallall'', dyqane ''hallall'', karrige ne autobuza ''hallall'' ( qe te jen me ngjyra roz, per femra dhe blu per meshkujt ). Pse duhet te jem e detyruar qe une te hypi ne autobuza te tille dhe te ulem tek sistemi qe kane kerkuar keta? ( edhe pse kjo gje nuk u aprovua, perkundrazi ngriti hollanden nga gjumi qe e kishte zene per kaq kohe, duke arritur deri ne piken qe hollanda tashme ka nje parti ''raciste'' ( qysh e quajne ata, se kur u preken interesat e tyre shpejte perdorin fjalen ''rracite'' ) e cila kjo parti eshte shume prane kolltukut, dhe kerkon ligje te rrepta per emigrantet ( edhe pse jo te gjithe emigrantet kan kerkuar budallalleqe qysh ka kerkuar turqia, por ama ky ligj mund ti kapi te gjithe, nga A-ja deri tek ZH-ja) se kur digjesh nga qulli i fryen edhe kosit ..themi ne, ( nuk mohoj qe europa eshte nje intrige e gjalle poltike, por urrejtjen ja kan shtuar vet keta ''islamistet'' popullit, duke ju hedhur poshte kulturen e tyre, dhe duke kerkuar te paraqiten keta si me te KULLUARIT ne gjithcka ) . Por shqetesimi dhe nervozimi im nuk kishte filluar ketu, kishte kohe qe kishte filluar...
Shume kohe me pare para se te behesha pjestare ne kete forum, ne forumin shqiptare lexova nje artikull nga nje ''imam'' duke u shprehur qe : '' per gjithe ata qe mallkojne turqit pse erdhen ne shqiperi, ke do ta mallkojne tani qe kerkojne te hyjne ne BE, edhe ky nje pushtim eshte'' ( ne ate kohe flitesh shume ne media per temen qe shqiperia duhet te plotesoj kushtet per ne BE). Duke lexuar ate artikull me beri te mendonja:
Po turqia pse me shume se 10 vjet po kerkon te hyje ne BE, kur qenka nje pushtim ( apo meqe nuk ja arriten vet qellimit )?
Ishin ata qe kerkonin te hynin ne BE me kembengulje, nje jave po, nje jave jo, bisedime ne bruksel.
Mos valle nga mospranimi ne BE ju vuren punes te perhapin sa me shume rrenjet e tyre ne ballkan ( tek shtetet qe po punonin per te hyre ne BE, qe mos te jishte jashte loje fara e tyre) , pra nje RIKTHIM?
Them mbas mospranimit ne BE, sepse edhe pse kane egzistuar shume kohe me propaganda te tilla, kohet e fundit, jane bere si te marrosur. Ketu filluan shqetesimet e mija per kete fjale te frikshme islam...
Pra Socio...
Nuk kam te drejte te kem frike nga ky krimb i cili kerkon te kalbe historine e popullit tim?!
Nuk kam te drejte te mbroj shoqerine time, shoket-brezin tim nga ky krimb?!
Pse duhet te quhem ''islamofobeve'', dhe jo thjeshte nje shqiptare qe eshte e shqetesuar nga kjo gjendje, qofte neser edhe nga nje tjeter besim fetar qe kerkon te cenoj mbi historine e te stergjysherve te mij?!
Une me data historike nuk mund te krahasohem me Ju ( disa perfaqesues te forumit qe jane ne nivelin e larte per kete teme ), prandaj dhe gjithmon jam marre me problematiken e kohes se tanishe, sepse fakti qe une u rrita dhe u shkollova ne hollande nuk mu dha mundesia te kem njohurit e duhura per ate periudhe te historise se shqiperise, se ne hollande librat e historise jan ne nivelin zero nga 5 rrjeshta per cdo shtet, dhe pjesen e tjeter e ze lufta e dyte boterore ''masakrat e cifuteve''. Shume vone kam filluar te lexoj gjera qe ja vlejne...