dude we are not against islam, i have never had problem with muslims, buts we are against Albanian sell outs to the vahabi sect which are ruled by Saudi royalty,Rina wrote:Mbase edhe juve po ju duken shqiptaret si nje lloj rrezikut per krishterimin e Papesdhe te Janullatosit, sic po trumpetojne keto hijenat e grekomaneve dhe sllavomaneve.
![]()
Eu bre me dite qe ma jep papa nje atleta krishti nashta kisha punu per te, te pakten kisha dale ne keto garat e maratonit
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Moderator: bardus
-
- Member
- Posts: 48
- Joined: Mon Mar 19, 2012 10:10 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Ne fakt nuk eshte e qarte nga kush financohen keta , por me shume mendoj qe molle sherri ne Maqedoni eshte Turqia , ata ndihmojne neper objekte fetare ose donje leke te vogel japin sa per sy e e faqe per ti manipuluar shqiptaret .arberor wrote:i heard that Albanians in Strugë are "encouraged" by the Saudi's to be a bit more "extreme" in islam, and are "rewarded" 400 euro's a month by the saudi's.
The Saudi's also invest in new mosques and also school's (which focus heavily on religion) and also support Albanian businesses. Apparently a lot of Macedonia is starting to look like a middle eastern country.
Leket e medha i derdh neper vendabnime sllave : http://time.ikub.al/7435c4afc9/ef9140c2 ... iejve.aspx
E religjionin e shfrytezon per interesa te tyre ,ne kete rast vetem shqiptaret manipulohen .
Ne ato ndertesa 42 kateshe luksoze qe po i shef ne link duhen ti sjellin edhe 5.000 sllave plus ne Shkup , pra shtohet Shkupi edhe me me shume sllave fale gabeleve turq .
Ketu je gabim , ka shume Shqiptare ne Maqedoni qe ti kurre me heret ske pare e as degjuar se cka eshte Shqiptari .Apparently a lot of Macedonia is starting to look like a middle eastern country.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Regular Member
- Posts: 84
- Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Pershendetje te gjithe Shqiptareve ne kete forum.
(Falenderoj administratoret qe me pranuan ne regjistrimin tim )
Se pari po e nis pergjigjen time ne Emrin e Zotit, Meshiruesit Meshiredhenesit.
Edhe gjate shkrimit tim te ketij artikulli e dija qe kontestimet do te ishin te shumta. (fundja secili eshte i lire ne mendimin e tij)
Mirpo kur pashe ne kete forum reagimet ishin jo ne stadin e nje kritike te ftohte dhe objektive. Ato vinin nga urrejtje dhe mllef pse personi qe e ka thene kete na paskish qene nje Hoxhe. Automatikisht e lidhen ceshtjen me fene.
Perpara se te futem me thelle. Ju them se verejtja ime ne keto pergjije nder te tjera fillon me emrat tuaj anonime. Te gjithe keta emra nuk tregojne seriozitetin e njerezve qe shihen pas tyre. Keshtu qe fillimisht ju rekomandoj se ne nje debat ju duhet te shkruani me emrat tuaj te vertete. Ato qe nena dhe babai jua ka lene.
Se dyti:
Pashe se problemi perzihet ndermjet dy ceshtjeve
1- Kombit dhe 2- Fese.
Me duhet tju sqaroj se ato jane dy ceshtje te ndara.
Per kombin, Zoti thote ne Kuran: O njerez! ju kam krijuar nga nje mashkull dhe nje femer (Ademi dhe Hava ose Adam dhe Eva) pastaj ju kam ndare ne popuj dhe fise qe te njiheni mes vetes. Por me i miri prej jush eshte me i devotshmi.
Ndersa per besimin Zoti thote ne Kuran: O ju njerez (te te gjithe popujve dhe fiseve) njiheni dhe adhuroni Zotin tuaj qe ju krijoi.
Te jesh Shqiptar kjo nuk eshte merite e asnjerit nga ne. Sepse ne keshtu lindem pa deshiren tone. Per kete arsye nuk kemi pse krenohemi me gjerat qe nuk jane vepra jone. Edhe zezaku i Sahares nuk deshiroi te lindte i tille, per te ndoshta do e kishte pelqyer te ishte viking.
Mirpo ajo qe eshte merite secilit prej nesh eshte vepra jone, sjellja jone, te cilat i zgjedhim vete.
Sa per informacion une e falenderoj Zotin qe me ka krijuar si Shqiptar dhe kjo per faktin se kam pare qe kombi jone ka vertete vlera dhe merita te pashlyeshme ne arenen e madhe boterore.
dikush me kishte shkruar se ky artikull ka nje klecke ne vetvete. (emri per mua nuk ka rendesi se pseudonim ishte)
Sipas tij klecka ishte ceshtja fetare.
Une po i them atij dhe te gjitheve Artikulli im (Jam kunedr 100 vjetorit te Pavarsise) nuk do te thote se jam kunder Pavarsise. Madje per Pavaresine e vendit tim do te jepja jeten dhe kete do e beja si detyre qe kam per atdheun dhe kombin tim.
Por krimi im qenka tek fakti se une jam nje hoxhe.
Tani le te diskutojme edhe anen fetare qe kaq shume njerezit me maska (Pseudoonime) i paskam bezdisur.
Une jam musliman me zgjedhje dhe jo me trashegimi. Jam musliman qe besoj (Ose mundohem te besoj sa me mire) Se Krijuesi im eshte Nje i Vetem dhe nuk adhuroj askend tjeter vec Tij.
Une jam Musliman duke pare qe ky mesazh Hyjnor (I cili nuk ka lidhje me kombet) eshte mesazhi me i perkryer dhe me autentik qe ka mbetur nga mesazhet hyjnore.
Per mua besimi eshte nje ndertese e cila eshte ngritur nga te gjithe Profetet ku secli ka vendosur nje gur mbi kete ndertese madheshtore. Mirpo gurin e fundit te kesaj ndertese te Besimit e vendosi Profeti i Fundit, Muhamedi (Paqja e Zotit qofte mbi te).
Jam musliman qe kam studiuar mrekullite e Kuranit dhe nuk pranoj asnje shpifje qe behet ndaj tij (ato i rrezoj poshte me fakte dhe jo me inat)
Jam musliman qe jap jeten time dhe e kam per nder qe ta mbroj besimin tim ashtu sikur e kam per nder ta mbroj edhe truallin dhe kombin tim.
Tani se fundi do deshiroj prej te gjitheve qe duan te me debatojne le te shkruajne me emrat e tyre te vertete ose te prezantohen me keto emra (Nese teknikisht nuk e bejne dot). Sepse ndryshe nuk do ta konsideroja serioze asnje replike nga njerez pa emer te vertete.
Gjithsesi ju pershendes te gjitheve
Me respekt
Eduarti

- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Faleminderit Z. Thartori
Ju pershendes gjithashtu.
Ligjerata juaj ne Bremen; 'kombi dhe feja' ishte shume e qelluar dhe me vend. I hapte syte skeptikut, e njoftonte shqiptarin shume mire per relacionin fe/komb nga pikepamja myslimane.
Ne fakt, une nuk kam degjuar me pare spjegim me te kjarte se ky nga ndonje besimtar. Ju falenderoj per fjalimin.
Poashtu ju falenderoj per artikullin e ri me larte, i cili ishte shume informativ, megjithate une e kam nje paqartesi, dhe do te isha shume mirenjohes nese vetem ne pika te shkurta dhe direkte, na skjaroni edhe njehere, me konkretisht, cka keni nenkuptuar me shprehjen apo titullin e artikullit: ' Jam kunder 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise' !
Ju falenderoj paraprakisht
Socio - Valon Sulejmani

Last edited by Socio on Fri Aug 31, 2012 6:28 pm, edited 3 times in total.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Degjo ti pantallonatreçerkesh Eduart Thartori, ne radhe te pare duhet te te kesh disi me respekt per stafin ketu e ne se dalim ne me emrat tane apo pseudonime nuk do te marrim leje ty ose te te pyesim, pasi jemi dy bote disi ndryshe.
Ne se ke ardhur ketu te besh propagande islamike apo fetare ke ngaterruar xhami se ne ketu ne kete forum e nisim ligjeraten kryesisht "Shqiptaret jane vetem nje dhe vetem nje Fè kane, ate te shqiptarise"
Ti sigurisht je myslyman dhe je vella me nje mysylman tjeter ne fund te botes, por nuk do behesh kurre vella me nje shqiptar te krishter.
Ne se ka ketu njerez qe te mbajne iso, mos harro kurre se kjo shtepi ka zot dhe i zoti i shtepise ketu di te presi po e respektove, sikurse di te te tregoje vendin!
Sa kane bere keta shqiptare te shqiptarise ne kete Forum per historine e memedheut ti ndoshta ke thene ilahije ne arabisht per ate pune.
Nuk para na i ndien teper per propagande fetare, pra ne se kerkon mireseardhjen nise me kembe te mbare se ka edhe rrufe te Tomorrit ketu qe pervelojne fete tuaja!

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Se pari, mireserdhe mes nesh Eduart ne kete forum te botes virtuale. Une duke mos dashur te te paragjykoj, duke ndezur ura urrejtjeje, do te te pergjigjem, duke gjykuar ne ate qe ju keni shfaqur publikisht. Keshtu qe opinionin tim do ta jap, duke komentuar paragrafet rast pas rasti. Ky forum ka grumbulluar, djem e vajza,te zgjuar, patriote dhe per me teper te drejte. Keshtu qe ne, nuk i urrejme hoxhallaret apriori dhe bile, jemi te vetedijshem, per kontributin qe kane luajtur breza te tere klerikesh muslimane, ne favor te çeshtjes shqiptare. Aq me pak lidhen objeksionet tona me fene ne vecanti, megjithese ne i qendrojme mendimit qe ajo eshte perdorur nga theokracia e te gjitha niveleve, per te sunduar ne shume raste dhe dhunshem, sic ka qene rasti i Perandorise Otomane.Eduart wrote:Pershendetje te gjithe Shqiptareve ne kete forum.
(Falenderoj administratoret qe me pranuan ne regjistrimin tim )
Se pari po e nis pergjigjen time ne Emrin e Zotit, Meshiruesit Meshiredhenesit.
Edhe gjate shkrimit tim te ketij artikulli e dija qe kontestimet do te ishin te shumta. (fundja secili eshte i lire ne mendimin e tij)
Mirpo kur pashe ne kete forum reagimet ishin jo ne stadin e nje kritike te ftohte dhe objektive. Ato vinin nga urrejtje dhe mllef pse personi qe e ka thene kete na paskish qene nje Hoxhe. Automatikisht e lidhen ceshtjen me fene.
Ne kete forum ka diskutante shume serioze, qe mund te diskutojne me ju pa spekuluar dhe pa u fshehur nen masken e nofkes. E drejta e anonimitetit, eshte fondamentale per forumet virtuale, sepse ajo siguron mbrojtjen nga intimidimet, nga paragjykimet bile dhe mbrojtjen fizike dhe jetes se diskutanteve. Kush spekulon me kete te drejte, perjashtohet prej forumit, duke humbur te gjitha privilegjet ne te dhe per kete kujdeset nje staf i zgjedhur me kujdes. Ne kete kendveshtrim, ju nuk keni pse i druheni diskutimit me kedo, pavaresisht se ata do te vazhdojne te shkruajne nen nofka dhe askush s'mund tja heqe kete te drejte.Perpara se te futem me thelle. Ju them se verejtja ime ne keto pergjije nder te tjera fillon me emrat tuaj anonime. Te gjithe keta emra nuk tregojne seriozitetin e njerezve qe shihen pas tyre. Keshtu qe fillimisht ju rekomandoj se ne nje debat ju duhet te shkruani me emrat tuaj te vertete. Ato qe nena dhe babai jua ka lene.
--VAZHDON---
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Te me falesh nese ndiheni i ofenduar, por shume prej nesh jane mjaftueshem te ditur, per tu lodhur me propagande fetare.Eduart wrote: Se dyti: Pashe se problemi perzihet ndermjet dy ceshtjeve
1- Kombit dhe 2- Fese.
Me duhet tju sqaroj se ato jane dy ceshtje te ndara.
Per kombin, Zoti thote ne Kuran: O njerez! ju kam krijuar nga nje mashkull dhe nje femer (Ademi dhe Hava ose Adam dhe Eva) pastaj ju kam ndare ne popuj dhe fise qe te njiheni mes vetes. Por me i miri prej jush eshte me i devotshmi.
Ndersa per besimin Zoti thote ne Kuran: O ju njerez (te te gjithe popujve dhe fiseve) njiheni dhe adhuroni Zotin tuaj qe ju krijoi.
Ne kemi nje ide tjeter per kete çeshtje: "Ne jemi shume krenare qe jemi shqiptare, pavaresisht cilit besim i perkasim".Te jesh Shqiptar kjo nuk eshte merite e asnjerit nga ne. Sepse ne keshtu lindem pa deshiren tone. Per kete arsye nuk kemi pse krenohemi me gjerat qe nuk jane vepra jone. Edhe zezaku i Sahares nuk deshiroi te lindte i tille, per te ndoshta do e kishte pelqyer te ishte viking.
Mirpo ajo qe eshte merite secilit prej nesh eshte vepra jone, sjellja jone, te cilat i zgjedhim vete.
Sa per informacion une e falenderoj Zotin qe me ka krijuar si Shqiptar dhe kjo per faktin se kam pare qe kombi jone ka vertete vlera dhe merita te pashlyeshme ne arenen e madhe boterore.
Artikulli juaj ka shume megallomani shqiptarie, kjo eshte e meta e tij. Njerezit e ketij forumi, i kushtojne shume me teper rendesi kultures, sesa perallave gjenealogjike te filan presidenti amerikan, apo fistan kryeprifti bizantin, sic beni ju ne artikullin tuaj.dikush me kishte shkruar se ky artikull ka nje klecke ne vetvete. (emri per mua nuk ka rendesi se pseudonim ishte)
Sipas tij klecka ishte ceshtja fetare.
Ketu, na ndan nje oqean i tere. Per me teper, ne artikullin tuaj nuk jepni asnje argument te drejteperdrejte, perse duhet te jeni kunder 100 vjetorit te pavaresise? Mos valle, ngaqe kjo pavaresi, i dha fund sundimit turk, qe ju preferoni te mos ta quani pushtim.Une po i them atij dhe te gjitheve Artikulli im (Jam kunedr 100 vjetorit te Pavarsise) nuk do te thote se jam kunder Pavarsise. Madje per Pavaresine e vendit tim do te jepja jeten dhe kete do e beja si detyre qe kam per atdheun dhe kombin tim.
-VAZHDON--
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Regular Member
- Posts: 84
- Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Pershendetje Listes se antareve te Forumit.
Po i marr me radhe pergjigjet duke respektuar secilin prej miqve te mi ne kete forum.
Z. Valon Sulejmani ju falenderoj edhe une ju qe e keni pare keshtu publikimin e ligjerates time (qe e kane bere pa lejen time). Ne fakt vella i nderuar keto jane dy bazat mbi te cilat ngrihet personaliteti dhe puna ime E para Besimi ne nje Zot te vetem dhe e dyta Respekti dhe Nderimi i Origjines time shqiptare.
Ne lidhje me Titullin e shkrimit tim "Jam kunder 100 vjetorit te Pavarsise" teksti brenda ketij shkrimi e deshmon qe nuk jam kunder Pavaresise dhe Kombit tim. Por jam kunder atyre qe thone se kemi 100 vjet shtet. Kombi jone ka patur Shtet dhe ka qene shtetformues qe ne kohet antike, sepse qe ne ato kohe ka qene i civilizuar. Keshtu une jam kunder atyre qe thone se kemi 100 vjet shtet. Ndersa per Pavaresine ju siguroj se nese Zoti me ka lene jete perpara, do te festoj pavarsine e vendit tim madje mendoj se do jem pikerisht atje ne Vlore ku eshte ngritur flamuri nga Ismail Qemali.
Z. Mallakastrioti !
Po eshte e vertete se jemi bote te ndryshme. Une jam ne boten e te vertetes me emer te vertete, ndersa ju mbeteni ne anonimitet. Pantallonat trecereksh ju siguroj qe me pelqen ti vesh sidomos per vere kur shkoj ne plazh.
Ne lidhje me vellazerine time te jesh i sigurte se jam vella musliman me nje Norvegjez (qe ka pranuar Islamin) Kanadez, Amerikan, Brazilian, Somalez, Kinez dhe Japonez, sepse me ta do jem ne Parajse.
Ndersa me nje kristian shqiptar mendoj se na bashkon dicka tjeter. Na bashkon gjaku, farefisnia, krushqia, fqinjesia, dhe sigurisht gjuha e embel Shqipe. Me te gjithe keta kristiane do luftoja krah perkrah dhe do nderohesha njelloj ne kauzen time kombetare. do ta mbroja nje shqiptar katolik apo ortodoks njelloj si nje musliman shqiptar nese do ti kercenohej nderi apo jeta e tij.
Sipas te zoteve te shtepise, i jepet vlera edhe shtepise. Nese ata e kane sjelljen dhe etiken e duhur atehere ajo shtepi meriton te quhet shqiptare e nese keto vlera i mungojne atehere dyshoj te jete shqiptare.
Mendoj se e kam nisur me kembe te mbare kur e fillova me emrin e Zoti krijuesit te gjithesise. Atij qe te ka krijuar ty dhe mua. atij qe ka krijuar edhe drejtsine dhe nderin e besen.
Nese do me flisni me kete gjuhe (plot mllef dhe urrejtje per personin tim dhe fene time) atehere ju tregoni standartin tuaj (per te cilin ju rekomandoj ta ngrini me lart se kaq), sepse Shqiptaret e kane kete mundesi. Perndryshe nuk do tju kthej me pergjigje.
Z. Zeus!
Ju faleminderit per shpjegimin plot etike te ceshtjes se anonimitetit, Edhe pse do ta respektoja nga ju mbetjen ne anonimitet nuk do e quaja kete zgjidhjen me te mire. Por gjithsesi per standartet qe keni perdorur do tju pergjigjesha me kenaqesi ne diskutimet tona.

Z. Zeus !
Per shume nga keto replika tuajat ju respektoj ne mendimin tuaj. Fundja te degjosh ose jo propagande fetare kjo eshte zgjedhja e secilit pre nesh. Mirpo nese nuk keni deshire ta trajtoni problemin fetarisht, atehere as nuk duhet ta gjykoni personin tim fetarisht. Sepse atehere pergjigja ime do te ishte po fetarisht.
Ceshtjen e Megalomanise shqiptare, ne nuk e kemi provuar asnjehere ne histori se jemi megalomane. Perkundrazi te kunderten po. Une ne artikullin tim pata perdorur referenca. nese ju keni kundershtime per te, atehre kthehuni ne ato referenca. Nuk eshte faji im per referencat ato jane aty dhe secili nga ju mund te beje nje studim te vecante. Qellimi i artikullit tim ishte te hapte debatin. Debatet gjithmone jane te shendeteshme.
Ju thoni se ne na ndan nje oqean i tere per ceshtjen shqiptare. Nuk mendoj keshtu.
Ceshtja e Pavarsise te 1912 eshte dicka qe ata burra shteti e kane pare si levizje me mend dhe e kane bere. Mirpo edhe ky tjetri eshte fakt. Menjehere sapo e shpallm pavarsine ne 1912 nuk kaluan as nje vit kur Europa na copetoi dhe tokat tona a dha hasmit tone.
Ndoshta kjo ka qene arsyeja pse shume politikane shqiptare te fundit t shekullit te 19 dhe fillimit te shek 20 e shikonin si rrezik ndarjen nga Perandoria. Madje ne Lidhjen e Prizrenit nuk eshte kerkuar as Pavaresia e Plote por autonomia. A mos mendoni se keta burra te lidhjes kane qene me pak te vetedijshem sesa ne te koheve te sotme?
Nese ishte apo jo pushtim kjo eshte nje teme tjeter qe do e diskutojme ne vazhdim si teme me vete (e bej kete thjsht per arsye qe te mos na perzihen gjerat)
Gjithsesi Mendoj se nuk ka asnje oqean qe na ndan, nese ne bashke punojme per ceshtjen kombetare.

Degjo Eduart edhe njehere duke riperseritur çka kam shkruar me siper, jo vetem nuk para na e ndien teper per fene tende, por ka disa si une qe provojne me te vertet nje alergji te madhe kur njerez si ty kerkojne ta propagandojne. Jo se fete e tjera monoteiste jane me te mira se nga i njejti pisllik dolen, por do te keshilloja te ndiqje pike e presje rregullat qe ka ky forum dhe jo te na diktosh ti çka duhet te bejme.
Tek e fundit njerez si ty dje ishin me komunist se Marksi dhe Engelsi dhe sot jane me mysylman se muhamedi apo me i krishtere se vet Krishti. Ceshtje mode ju kozmopolitet fetar pasi ne se do dali ne mode neser Buda do beheni me budist se vet kinezet, japonezet e koreanet.
Juve jeni fetar dhe siç theksova me siper keni ngaterruar xhami, pasi nuk pine uje pallavrat fetare ketu. Ketu ose je shqiptar dhe fene e ke diçka personale ose shih mos gjen ndonje vend tjeter te manipulosh trurin e njerezve.
Ketu ka tradita shqiptare e jo te mysylmaneve filipine, arabe, pakistanez apo shkretetirave sahariane.
Respekto dhe do jesh i respektuar!
Tek e fundit njerez si ty dje ishin me komunist se Marksi dhe Engelsi dhe sot jane me mysylman se muhamedi apo me i krishtere se vet Krishti. Ceshtje mode ju kozmopolitet fetar pasi ne se do dali ne mode neser Buda do beheni me budist se vet kinezet, japonezet e koreanet.
Juve jeni fetar dhe siç theksova me siper keni ngaterruar xhami, pasi nuk pine uje pallavrat fetare ketu. Ketu ose je shqiptar dhe fene e ke diçka personale ose shih mos gjen ndonje vend tjeter te manipulosh trurin e njerezve.
Ketu ka tradita shqiptare e jo te mysylmaneve filipine, arabe, pakistanez apo shkretetirave sahariane.
Respekto dhe do jesh i respektuar!

-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Mallakastrioti, aman ore !! Keshtu nuk pritet as armiku e jo mysafiri !!!
Aman Administrator, mos jep stres me. Na intereson opinioni i Z. Thartorit. Nuk na vine ketu cdo dite publiciste. Trego respekt bre burre.
Aman Administrator, mos jep stres me. Na intereson opinioni i Z. Thartorit. Nuk na vine ketu cdo dite publiciste. Trego respekt bre burre.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Socio ne shtepine time me eshte mesuar prej te parit ne se mysafiri te vine si harbut trajtoje si harbut, jo publiçist te jete por edhe vet i derguari i zotit!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Pyetjet e mija per autorin jane:
1-Ne shume tema ne facebook komentoni qe: ''Per te gjithe ata qe mallokojn ardhjen e perandoris osmane ne shqiperi, duhet te dine qe edhe europa eshte nje pushtim per shqiperine dhe shqiptaret. Atehere une do desha te dinja:
a)- perse ju ( personalishte) jetoni ne europe?
b)- keni shkuar si emigrante, apo me detyre?
2- Gjithashtu ne facebook ju jeni shprehur qe: ''Qe te mos mallkoj turqit kete e bej sepe mundohem te jem objektiv me historine me historine dhe me stergjysherit e mi shqiptare qe kenoheshin pse ishin pjese e Perandorise me te madhe te kohes se vet"
a)-per ke stergjysh e keni fjalen?
b)-per ata qe mbeten te masakruar?
c)-per ata qe mbeten te analfabetizuar?
3-Pak me siper shkruajtet keto fraza: ''Ne lidhje me vellazerine time te jesh i sigurte se jam vella musliman me nje Norvegjez (qe ka pranuar Islamin) Kanadez, Amerikan, Brazilian, Somalez, Kinez dhe Japonez, sepse me ta do jem ne Parajse.
Ndersa me nje kristian shqiptar mendoj se na bashkon dicka tjeter. Na bashkon gjaku, farefisnia, krushqia, fqinjesia, dhe sigurisht gjuha e embel Shqipe.""
- per kete nuk kam pyetje, kam vetem pergjigje:
Tmerr qe gjakun e paske ''dicka tjeter'' ndersa boten vella ( vetem pse eshte nje muslman ), pra ti nuk njeh KOMB, por nje vetem FE...
Kerkoj ndjese se ne radhe te pare nuk jam edukuar keshtu nga prinderit per tu shprehur ne kete menyre, pe meqe ju per ''zotin'' beni gjithka edhe une athere per KOMBIN po bej gjithkca, dhe po te them per turp ta kesh, ty nuk te takon ta zesh emrin e Kombit me goje as ta shkruash ne tastier.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

-
- Regular Member
- Posts: 84
- Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?
Z. Mallakastrioti !
edhe nje here te fundit po ju pergjigjem (Edhe pse ne fjalet tuaja shoh mllef dhe urrejtje) Kete e bej sepse jeni ju i zoti i shtepise (administratori i ketij forumi)
Une ju ftoj qe te ulni gjakun dhe te diskutojme si shqiptare. Ceshtjen e fese time eshte dicka personale per mua dhe nuk kam dashur ta publikoj deri ne momentin kur ju me gjykoni mua fetarisht.
Ndersa per ceshtjen kombetare, ju them se kombi nuk je vetem ti dhe as ata pagane si puna jote (Meqe keshtu e quaje veten). Kombi shqiptar dhe ceshtja e tij eshte me e gjere dhe permban ne vete plot burra fetare, muslimane, kristiane katolike dhe ortodokse. Madje keshtu ka qene gjithmone kur behej fjale per ceshtjen kombetare. Rilindasit tane nuk e kane urrejtur njeri tjetrin per besimet e tyre por i kan respektuar besimet e secilit.
Tani edhe nje here ju ftoj te tregoni se jeni shqiptar i vertete dhe se ky forum eshte shtepi e Shqiptareve.
Perndryshe une nuk e shoh te arsyeshme te jem ne nje shtepi qe nuk eshte e kombit tim. Nese do te vazhdoni keshtu atehere mundet te me perjashtoni dhe do ishte ne nderin tim te isha jashte kesaj shtepie. sepse une nderohem duke qene antar i shtepise time, Shtepise Shqiptare.
edhe nje shans per respektin

Eduart, nuk kam nevoje per shanset e tua, jo vetem une por gjithe stafi ketu. Kur me vjen ne shtepi e me dikton kushte e pra kjo nuk eshte tradite shqiptare dhe ti diktove kushte.
Nje njeri i mençur dhe me llogjike do kerkonte ta sqaronte kete pike. Ne se nuk ishte qellimi yt te ofendoje me çka kerkoje emra e mbiemra te publikojme ketu e ku di une kerkesa te tjera, atehere duhet ta sqarosh kete pike!
Kur ta sqarosh kete pike atehere mund te nisim diskutimin.
Ka patur edhe raste me te medha apo raste ku na eshte bere borxh me te vertet e nuk kemi perjashtuar njeri nga ky forum, por jo kur na mungohet ne respekt, kjo nuk eshte e lejueshme!