Eqrem Çabej. Kënga labe, është nga rastet e veçanta për të mos thënë e veçantë në botë, e cila në vënd të veglave ka vetë njeriun dhe frymën e tij, të dalë nga shpirti, që në çastin e këngës është i mbushur me dhimbje apo gëzim, me dashuri apo urrejtje. Në përgjithësi ata që nuk e njohin mirë këngën labe dhe mesazhin e saj, u krijohet përshtypja se, të gjith këngët janë njëlloj. Një marrës, një kthyes dhe disa të tjerë që mbajnë iso. Por nuk është kështu.Kënga labe është një ekspozitë ngjyrash, shprehjesh shpirtërore, zërash të harmonizuar të akorduar veç e veç si në një orkestër sinfonike që çdo vegël luan rolin e saj, dhe plotëson një hapësirë në botën e madhe të këngës, sipas tematikës dhe zërave. Është krejt e thjeshtë të dallosh dhe të marrësh mesazhin që ajo dërgon.Ndarja e specifikuar e tyre sipas qëllimit që ka është e dukshme. Një këngë kurbeti, udhëton mbi nota minore monotone me një thirrje të mbytur e të dhimbshme, shoqëruar me tekstin prekës e melankolik. Një këngë dashurie i ngjan flladit dhe isoja dridhjes së petaleve të trëndafilit në çastin e hapjes për lulëzim të plotë. Në një këngë trimërie ritmi dhe pesha e fjalës është një kushtrim i vërtetë, bukurinë e së cilës vetëm kënga labe mund ta shprehë “Në gjininë e saj”. Pra kënga labe eshte bota shpirtërore, politike dhe ekonimike e ngritur në art, apo dhe në humor. Për të kuptuar këtë e më tej duhet më tepër punë profesionale, dhe një kulturë më e gjërë artistike. Ja si e shpreh kënga labe forcën e bukurisë dhe të dashurisë.
Thëllëza që shkon mbi vesë,
Më erdhe larë në djersë.
Tani që të kam me vete,
U bëra sa shtatë dete!
Cili poet e ka shprehur kaq bukur, dhe i ka kënduar kaq ëmbël e me fjalë të zgjedhura vajzës së bukur që nuk ecën, por fluturon. Ajo shkel mbi vesë aq lehtë, ja kalon balerinës që do ishte thjesht një shprehje profesionale. E larë me rrezet e diellit të mëngjasit për të vajtur te i dashuri. Shiko imazhin e saj të hollë. Kombinimi i zërave për të pasqyruar sa më të plotë e më të brishta lëvizjet e saj, tingujt e shoqëruar nga një iso e ëmbël që rrjedh si një sinfoni e plotë të pasuron fantazinë dhe bën të ndjesh kënaqësinë deri në qelizat më të largëta të trupit. Çfar ndjen dëgjuesi në këngën “Vajzë e valëve”? Kjo këngë vjen nga shekujt e rend drejt shekujve e ëmbël e dhimbshme . Sa herë që e dëgjon të duket se po e dëgjon për herë të parë e të lind dëshira ta ridëgjosh. Ja dhe mesazhi i saj.Një vajzë ka dalë në breg të detit, hedh vështimin në thellësi të tij, prej ku ka ikur dashuria e saj. Valët mërmërisin dhe ajo këndon. Më erdhe larë në djersë.
Tani që të kam me vete,
U bëra sa shtatë dete!
Ju të bukur zogj
Te ju kam një shpresë.
Ju që shkoni det e male
Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.
Mos e patë, rron apo nuk rron
Ndonë lajm a ndonjë letër
Vallë a më dërgon, e mjera...
Vallë a më dërgon!?
Isua e saj dhe dhimbja mund të krahasohet vetëm me forcën e valëve dhe thellësia e dhimbjes më atë të detit. Ajo e mallëngjyer i kërkon detit ti kthejë dashurinë pa të cilën nuk mund të rrojë, dhe që nuk mund ta ndërrojë siç ndodh shpesh në kohën e sotme. Të dyja këto janë këngë labe por ngjashmëria mes tyre është e ndarë nga një hendek i madh ndjenjash që nuk ngjajnë aspak njëra me tjetrën, ashtu si nuk ngjan dhe lumturia me dëshpërimin. Ja dhe një e tretë e cila është këngë heronjsh dhe hymn trimërie e burrërie. Leberit i këndojnë Ali Pashës Tepelenës. Madhështia e saj kuptohet që në titull. Kur dihet që Aliut i kanë prerë kokën në pabesi dhe e çojnë në Stamboll, kënga labe Simbolizon. Te ju kam një shpresë.
Ju që shkoni det e male
Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.
Mos e patë, rron apo nuk rron
Ndonë lajm a ndonjë letër
Vallë a më dërgon, e mjera...
Vallë a më dërgon!?
Ali Pasha vjen më këmbë.
Doli Ali Pasha, doli,
Po hyn koka nga Stambolli,
Krahë hapur qëndron dera,
E pret veziri mbi bedena.
Gjatë udhëtimit të tij për në Stamboll, zogjtë ndalojnë cicërimat, krojet rrjedhin dhimbje, malet heshtin..po kalon ai Aliu, Luani i Janinës. Aliu.. Nis e kuvëndon me malet, Flet për kohrat, flet për hallet. Teksti shoqërohet me një thirrje luftarake të marrësit, kthyesi bashka- ngjitet me thirrjen e tij dhe thërret në iso grupin i cili në shpërthim të harmonizuar ngjan me një grup luftëtarësh që bëjnë thirrje. Isua e gjatë ngjan me një funeral të gjatë i cili e çon kokën e Aliut fitimtare në kryeqëndrën me emrin Stamboll. Për ta bërë më të fuqishme këngën refreni përsëritet dy herë për të tërhequr vëmëndjen e dëgjuesit dhe vlerat e kortezhit të Aliut. Nuk po përmëndim këtu këngët humoristike, të natyrës, për punën apo marrdhëniet në familje e shoqëri. Doli Ali Pasha, doli,
Po hyn koka nga Stambolli,
Krahë hapur qëndron dera,
E pret veziri mbi bedena.
Ngjyrat e saj dhe shijet janë nga më të ndryshmet nga mënyra e ritmit dhe e formës, po ashtu dhe të shumllojshme. Kjo i ka bërë që të ndahen njëra nga tjetra për veçoritë ndonese janë të gjitha të veshura në kostumin që quhet “Këngë labe”. Ato ndahen në këngë Himariote, Gjirokastrite, Tepelenase dhe në nën grupe .Kënga e Vranishtit, e Lazaratit, e Lapardhasë etj. Dhe diçka tjetër që studjuesve tanë të nderuar u ka shpëtuar nga maja e penës apo aftësia profesionale për të kuptuar që: Vërtet deri tani folëm për vlerat e mëdha të këngës labe, por, kjo ishte vetëm gjysma e punës. Eshtë vetëm njëra faqe e artit muzikor të labërisë. Ana tjetër është po kaq e lavdishme sa e para.Do flasim pak dhe për vallen labe. Për vallen që luhet pa vegla muzikore, por që është po kaq emocionale, tërheqëse, e dashur dhe kuptim plotë sa dhe kënga. Muzika del nga kraharorët e valltarëve në të shumtën e herëve por dhe nga grupi i këngës. Kombinimi i tekstit me koreografinë dhe qëllimin që mban në vetvete, e bëjnë shikuesin dhe dëgjuesin, të ndodhur mes tekstit dhe lëvizjeve, të mbetet i mahnitur e të ndjekë me kujdes të gjitha lëvizjez. Që nga mëngat e gjëra të këmishës që hapen si krahë pelikanësh në erë , të hapave e xhufkave të kuqe si zjarre në majat e këpucëve karakteristike. Fustanella shpaloset njëkohësisht duke e veshur ambjentin me ngjyrën e bardhe dhe atë të kuqe të jelekut. Valltarët nën ritmin e tekstit e kthejnë pistën e valles në një vatër zjarri që nga lëvizjet ritmike duket sikur bubulon, duke ndezur në shpirtin e pranishmëve dëshirën për të qënë pranë, dhe brënda saj. Nuk mund të rri pa përmëndur këtu “Jelek verdha veshurooo” “Rashë e theve këmbën” e në veçanti vallen humoristike “Si e shtypim ne piperin”. Dihet që fustanella labe ka 200 pala në formën e një ombrelle, me mbyllje në mes. E hapur, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi, dhe gjërësia sipas shtatit të atij që e vesh. Kur valltari hidhet në ajër duke rrahur me pëllëmbë xhufkën e kuqe në këpucë apo tokën, në momentin e uljes fustanella e hapur i ngjan një parashute me kokë pushtë. Ajo në këto çaste duket sikur zbret nga qielli valltarin, dhe në shpirtin e të pranishmëve gëzimin, përfshirë dhe kënaqësinë estetike dhe kreografike. Kur i shikon duket se këta njerëz nuk kërcejne, por fluturojne. Bajroni shkruante për “Bijtë e shqipes” kishte parasysh lebrit që takoi në oborrin e Aliut, pavarsisht se ne i quajmë thjesht Arvanitas. Grekët, fustanellën për të cilën ka kaq diskutime e kanë marrë nga Labëria. Dhe ndodh njëlloj si me atë që thamë më lart për këngën. E shkurtuan atë, deri sa e bënë minifund dhe ja humbën vlerat e vërteta të trashëguara nga tradita e thellë dhe e lashtë e labërisë. Në asnjë nga pikturat botërore që paraqesin fustanellën “qoftë kjo dhe sipas motivit grek” ajo nuk paraqitet e shkurtuar dhe e gjymtuar. Revolucioni grek nuk mund të pyrfytyrohet pa këngën “thirrjen për luftë të Suliotëve” dhe pa fustanellën e bukur që në luftë e sipër e bën labin të ngjajë me një zog të madh fluturues me krahë fustanelle. Jo pa qëllim Bajroni këtë veshje e bëri të pa vdekshme në galeritë e botës së qytetëruar. Ky është me pak fjalë portreti i labërisë dhe i shpirtit të saj të shprehur në këngë dhe ne valle.


