"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#121

Post by Arbëri » Sun Jan 29, 2012 1:55 pm

Frano Prendi
Babai i prehistorisë shqiptare


Frano Prendi kreu dhe drejtoi gërmime arkeologjike në të gjitha skajet e hartës së Shqipërisë. Kështu ai e dyzoi këtë hartë dhe e pasuroi me atë që i mungonte: domethënë në strukturën e prehistorisë
Image
Në 28 dhjetor 2011 mbylli sytë përgjithmonë në Bruksel të Belgjikës një nga dijetarët më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, prof. Frano Prendi.
Ishte 83 vjeç, qe rënduar nga shëndeti dy vitet e fundit, por rrallë kam njohur një njeri që kishte një gjallëri të tillë dhe që reflektonte një rini të përhershme si Frano Prendi. Një natyrë njerëzore e hapur dhe tejet modeste. Plot përkushtim të jashtëzakonshëm për shkencën arkeologjike.
I lindur në 1928 ne Shkoder, i specializuar në Universitetin e Sofjes për arkeologji në degën e prehistorisë, Frano Prendi u bë një nga themeluesit kryesorë të shkencës së arkeologjisë shqiptare, së bashku me Hasan Cekën, Skënder Aramalin dhe Selim Islamin.
Në vitet ’50 të shekullit të kaluar u institucionalizua arkeologjia shqiptare, me një vizion dhe vetëdije profesionale të mirëfilltë. Dukej sikur arkeologjia qe një shkencë e vonuar në Shqipëri, ndonëse fillesat e saj u projektuan nga arkeologë të huaj, disa prej të cilëve dhe autoritete të mëdha të nivelit evropian. Pra, arkeologjia në Shqipëri qe më tepër një mungesë, ndonëse ëndrra për të qe e madhe. Djaloshi Frano Prendi në vitin 1951, kur ishte 23 vjeç, i diplomuar shkëlqyeshëm në Sofje, do të kthehej në atdhe dhe do të fillonte punë në Muzeun Arkeologjik të Institutit të Shkencave në Tiranë, të krijuar në vitin 1948.
Ndryshe nga kolegët e tij, të cilët kishin një traditë paraprirëse në arkeologjinë klasike të antikitetit dhe të mesjetës, Frano Prendi ishte përpara një situate të çuditshme dhe paradoksale: në hartën arkeologjike shqiptare të dhënat për prehistorinë vërtet mund të paramendoheshin por për to nuk dihej pothuaj asgjë. Dikur Leon Rey kishte thënë se prehistoria në Shqipëri është “një njollë e bardhe”.
Puna kërkimore e Prendit qe në shumë mënyra edhe fati i një misionari dhe ai me të drejtë mund të quhet si babai i prehistorisë shqiptare. Për afro 60 vjet ai iu përkushtua arkeologjisë prehistorike.
Ai u bë mjeshtër i zbulimit dhe paraprijësi. Ai qe dokumentuesi i patjetërsueshëm, argumentuesi dhe përuruesi i disiplinës shkencore që nuk ekzistonte më parë. Vështirësitë nuk qëndronin vetëm në të panjohurën, por edhe në mungesën e një ekipi paraprak, ekip të cilin ai më vonë e përuroi dhe e bëri një fakt dhe aksion veprues tejet të suksesshëm.
Frano Prendi kreu dhe drejtoi gërmime arkeologjike në të gjitha skajet e hartës së Shqipërisë. Kështu ai e dyzoi këtë hartë dhe e pasuroi me atë që i mungonte: domethënë në strukturën e prehistorisë. Kështu në tumat e Matit, në ato të Vajzës së Vlorës, të Vodhimës e të Bodrishtës së Gjirokastrës, në Pzhok të Elbasanit si dhe në një numër të madh vendbanimesh të tjerash si në Kamnik të Kolonjës, në Maliq, Podgorie e Sovjan të Korçës, në Burim të Dibrës, në vendbanimet e Belajt e të Gajtanit në Shkodër, në peizazhet shpellore të Blazit, Nezirit e Këputës të Matit por dhe në qytetet ilire të Lisit, në atë të Irmajt (Gramsh) etj, ky dijetar i pasionuar dhe i ditur, nga terri informativ krijoi një mrekulli shkencore: grumbulloi të dhëna dhe fakte të pamohueshme. Kjo përbën një karakteristikë unike dhe krejt të veçantë të jetës së tij.
Dijetar i terrenit, ai e ka përjetuar gjeografinë e Shqipërisë që në zanafillat e jetës njerëzore si dhe procesin e mijëvjeçarëve si askush tjetër.
Duke qenë themelues i prehistorisë shqiptare Frano Prendi i ka disa merita të mëdha: krijoi pothuajse nga hiçi shkollën e prehistorisë shqiptare, ku u formua brezi i prehistorianëve duke u specializuar, konceptoi metodologjinë bashkëkohore në gërmimet arkeologjike të prehistorisë, duke dhënë një kontribut të pashembullt.
Krijimtaria e tij shkencore është e madhe dhe e shumëfishtë, substanca e saj është një konditë sine qua non për etnogjenezën e kombit shqiptar.
Prendi e konceptualizoi prehistorinë si një dimension të patjetërsueshëm dot të etnogjenezës. Frano Prendi për herë të parë në shkencën shqiptare dhe atë evropiane strukturoi sistemin e periodizimit dhe të kronologjisë për të gjitha epokat prehistorike në Shqipëri.
Ai bëri gjithashtu në rrafshin krahasimtar inkuadrimin e kulturave prehistorike shqiptare në arealin prehistorik të Ballkanit, Evropës dhe botës Mesdhetare. Vështrimi i tij dialektik, erudit dhe i mirinformuar vëzhgoi qartë evidentimin e unitetit por dhe atë të diversitetit në zhvillimin e kulturës ilire nga epoka e bronzit në epokën e hekurit dhe më pas në Shqipëri si dhe argumentoi mjeshtërisht gjenezën e pakundërshtueshme të autoktonisë së shqiptarëve në viset e tyre.
Duke qenë për shumë vjet koleg dhe mik i afërt me Frano Prendin, unë kam shumë kujtime dhe mbresa, por ndoshta nuk është momenti për t’i shpalosur hollësisht dhe me konsideratën më të lartë në këtë shkrim in memoriam. Ajo që dua të theksoj është se Frano Prendi qe jo vetëm arkeologu më i madh shqiptar i prehistorisë, por ai qe i shquar, autoritativ dhe pikë referuese edhe në rrafshin e prehistorisë evropiane.
Puna kolosale e këtij njeriu meriton një nderim pa mëdyshje. Ky nderim nuk iu bë sa ishte gjallë, ky nderim nuk ka nevojë për retorika vlerësuese dhe formale. Emri i tij nuk ka për t’u harruar kurrë dhe si shkencëtar ai qëndronte shumë më lart në raport me shumë të tjerë që sot quhen akademikë, të cilët janë shtatvegjël përpara një vigani të tillë.
Frano Prendi mund të krahasohet në mënyrë të përafërt vetëm me një vigan tjetër të shkencës: rolin e Eqrem Çabejt në gjuhësi. Atë që bëri Çabej në hulumtimet gjuhësore me një akribi dhe kulturë të shumëfishtë e bëri dhe Frano Prendi në studimet prehistorike. Në këtë kuptim mungon ndoshta ndonjë i tretë. Padyshim që dijetarë të tjerë të mëdhenj do të vijnë më vonë.
Por dhe shkenca për historinë e ka vetë përbrenda një histori. Frano Prendi tashmë është fiksuar përjetësisht si një nga personazhet më të mëdhenj të shkencës shqiptare. Frano Prendi është i vetmi dijetar shqiptar i cili ka botuar një kapitull si “Prehistoria e Shqipërisë”, “The Prehistory of Albania” në Cambridge Ancient History, vol. III, part. I, chapter V, The prehistori of Balkans, the middle East and the Aegean Worlds tenth to eightenth centuries B.C, Cambridge, 1982, page 187-237. Ky botim i specializuar dhe i vetmi deri më sot nga një shqiptar, është kryevepra shkencore e Frano Prendit. Në të ai analizon periudhat paleolitike, mezolitike, periudhën e neolitit, periudhën eneolitike të shoqëruar me një pasuri grafike dhe dokumentare të objekteve të qeramikës, të veprave të artit eneolitik ku spikatin vazot antropomorfike të Kamnikut, vazot e Dunavecit me fytyrë njerëzore në reliev, figurinat e stilizuara të kultit të Magna Mater, vazot ornitomorfike të Maliqit, figurinat zoomorfe etj.
Me këtë pasuri të pazakontë Frano Prendi vërtetoi vijimësinë kulturore dhe kronologjike, formësimin e etnosit ilir në epokën e bronzit dhe të hekurit, duke modeluar kështu qytetërimin e revolucionit eneolitik që çoi në krijimin e gjenezës së popullit ilir si pasardhës i shqiptarëve. Por duhen përmendur dhe aspekte të tjera studimore të Prendit. Ai ka shkruar mbi lashtësinë ilire të periudhës klasike dhe helenistike, ka shkruar për qytetin ilir të Lisit, për skulpturat e lashta të Apolonisë si dhe për vendvarrimin Skënderbeut në Lezhë që i takon mesjetës.

Nga. Moikom Zeqo :
Frano Prendi qe kulmi i kontributit të një gjenerate të tërë shkencëtarësh. E di që miku im, Frano Prendi, meriton shumë më tepër sesa këto rreshta që unë shkrova për të, i pikëlluar thellë për vdekjen e tij, diku jashtë kufijve të atdheut, gati në një situatë anonimati. Qoftë i paharruar kujtimi i tij në jetë të jetëve!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#122

Post by Mallakastrioti » Wed Feb 01, 2012 1:33 pm



"Studiuesit prof.Selman Sheme në një punim të tij të kohëve të fundit shkruan se në Prefekturën e Kosturit pasi grekët e morën nga osmanët kishte 38 fshatra që banoheshin nga shqiptarët e krishterë dhe mysliman.
Arbëreshi prof.Antonio Bellushi, i cili është një nga studiuesit e shqiptarëve të Greqisë, në vitin 1995 shkruan se në Prefekturën e Kosturit ka nëntë fshatra që flitet ende gjuha shqipe si në Amudhara, Argos Orestikon, Dhendrohorin, Hiliodhendro, Hiriollovon, Kastoria, Koromila, Mesopotamia, Thihilion.
Ndërsa sipas studiuesit dhe publicistit grek Dhimitri Lithoksus i cili ka ndërtuar një hartë të fshatrave të Kosturit sjell të dhëna se shtatë fshatra janë myslimane dhe dy të krishterë, të banuar nga shqiptarët të cilët u dëbuan pjesa më e madhe nga grekët pas vitit 1922. Në tokat dhe shtëpitë e shqiptarëve u vendosën refugjatët grek të ardhur nga Azia e vogël, por edhe popullsi vllehe. Pra, pësuan fatin e njëjtë si popullsia shqiptare nga Çamëria të cilët pasi u masakruan dhe i përzunë, qeveria greke vendosi popullsi të krishterë të ardhur nga Azia e vogël."
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#123

Post by Arbëri » Thu Feb 23, 2012 10:46 pm

MUMJA E ZAGREBIT
Mumja e Zagrebit ose Liber Linteus (libri prej liri) jane e njejta gje ne termin shkencore te lashtesis.Quhet "mumja e Zagrebit" per arsye se gjendet rastesisht ne muzeun e Zagrebit.Detajet me te hollesishme i gjeni nga autori Jakob Krall.
shembellimi i mumjes se Zagrebit,
Image
Alfabeti etruske eshte i njohur boterisht edhe kryesisht i pranuar nga te gjithe shkencetaret e botes.
Image
Pas Sami Frasherit, Spiro Kondes, Nermin Vlores apo dhe studiuesve te tjere tashme na paraqitet nje tjeter studiues shqiptar qe perpiqet te ndricoje dhe te besoje ne lidhjet e hershme te etruskeve me shqiptaret e sotem, qe gjuha e tyre jeton ende te shqiptaret e sotem. Quhet Niko Stylo dhe eshte nje arvanitas qe jeton ne Gjermani, e sic e pershkruan miku i tij, gazetari dhe studiuesi tjeter i etruskeve Ilir Mati "ai eshte nje heremit i vertete, i cili per 30 vjet rresht eshte marre manishem vetem me studimin e tij mbi etrusket". Dhe kjo fale edhe njohurive shume te gjera qe Niko gezon ne gjuhet e vjetra greke dhe latine perpos njohjes se shqipes. Por pergjithesisht perpjekjet e tij te stermundimshme, sic ndodh shpesh, nuk jane marre mjaft seriozisht nga studiuesit e ndryshem ne Europe; "me stresonin me nje mori keshillash e dokrrash ne emer te shkences", thote autori, qe megjithate nuk u thye dhe gjithesesi mbeshtetet nga nje pakice studiuesish qe besojne se epigramet e shumta etruske ne Mesdhe deshifrohen me shqipen e sotme. Ilir Mati kujton nje detaj, pikerisht nga koha kur mbronte doktoraten per etruskologji ne Universitetin e Perugias, kur profesori i tij sapo mesoi qe mes studenteve ishte dhe nje shqiptar e fton per nje kafe dhe i thote: "gjithe pedagoget tane paraardhes na kane keshilluar se kush kerkon te futet ne boten e etruskeve duhet te shkoje ne Shqiperi e te mesoje shqipen, por asnjehere nuk e beme nje gje te tille e ndihemi fajtore". Mos eshte dhe ky nje nga shkaqet e moskuptimit.

Puna qe i ka marre kohe te madhe nga jeta Nikos eshte sidomos deshifrimi i cohes se mumjes se famshme te Zagrebit. Ne librin e titulluar "Historia e shenjte e arvaniteve" i botuar tani afer ne Kosove ai perpiqet te shpjegoje pikerisht kete objekt, i padeshifruar deri me sot nga askush, pasi thuhet se "lexohet, por nuk kuptohet", sic ne fakt ndodh me mijera shkrime te etruskeve, por qe ne fakt permbys mitologjine e lashte greke, historine e Bibles, duke e sjelle fillimin e periudhes historike ne mijevjecarin e trete para Krishtit.

Historia e Mumjes

Ne Muzeun Kombetar te Zagrebit ne korrik te vitit 1862 u dhurua nje mumje nga trashegimtaret e kroatit Michael de Baric, detyra e fundit e te cilit ishte drejtor i arkivit te kancelarise mbreterore ne Oborrin Hungarez. Mumja gjendet ne Pavijonin e Arkeologjise se Egjiptit, eshte kufoma e nje gruaje te re, rreth te tridhjetave, e njohur si Agramer Mumia ne bibliografine perendimore, prej emrit te vjeter te atij qyteti gjerman. Trupi i balsamosur eshte Alkmena (per greket), nena e Herkulit, e mbeshtjelle me fasho linoje. Profesori Heinrich Karl Brugsch zbuloi prej nje demtimi te saj se ne anen e brendshme ajo ishte e shkruar me nje shkrim krejt te panjohur per te. Edhe pse profesori Brugsc u angazhua shume vite me ate tekst nuk mundi as te orientohej per origjinen e tij. Po ate vit, ne 1891 fashon e cuan ne Universitetin e Vjenes, ku menjehere specialistet vune ne dukje se behej fjale per gjuhen etruske. Sipas karakterit te shkronjave dolen ne perfundimin se ai ishte shkruar ne mesin e shek.2 p.e.s, gje jo e sakte, pasi perdorimi i atij alfabeti eshte me i vjeter.

Alfabeti i perdorur eshte jonik, i vjeter dhe pikerisht alfabeti qe perdorej nga kleri ne Dodonen e lashte, qe ndjek nje menyre shkrimi te kundert me tonen, dmth nis nga e djathta e shkon majtas. Gjuha e tekstit eshte jonike dhe gjenealogjite nuk jane shkruar me te njejtin dialekt dhe kjo eshte arsyeja qe specialistet qe merren me te pretendojne se gjenden gabime ortografike, edhe pse ata vete pranojne se nuk dine aspak se cfare gjuhe flisnin etrusket per te cilen mendojne se ajo i perket. Dialektet jonike, mandej ato dorike, me nje fjale te vetme sot ne i quajme dialekte te gjuhes shqipe.
Mummia di Zagabria
Il manoscritto della "Mummia di Zagabria" è un "liber linteus" eseguito a inchiostro con un pennello su di un drappo di lino. E' suddiviso in dodici riquadri rettangolari ognuno con 34 righe della scrittura. Il drappo veniva ripiegato "a fisarmonica" seguendo le linee verticali dei riquadri che funzionavano dunque come le pagine di un libro.
Solo alcune delle strisce sono conservate, per cui il manoscritto ha grosse lacune. Il testo è in assoluto il più lungo tra quelli etruschi, esso consta infatti di 230 righe e di circa 1350 parole.

Il testo ha una storia molto curiosa: verso la metà dell'Ottocento un collezionista croato (Mihail de Brariæ, scrittore della Regia cancelleria ungherese) aveva riportato in patria dall'Egitto, secondo l'uso dell'epoca, alcuni oggetti antichi, fra i quali una mummia. Qualche tempo dopo ci si accorse che le bende del reperto erano coperte da un testo scritto con l'inchiostro nero. Solo nel 1892 questo testo, di oltre 1200 parole, venne studiato dall'egittologo Brugsch e identificato come etrusco. Dal 1947 mummia e bende vennero trasferite al Museo di Zagabria. L'ultimo restauro è stato curato da un'équipe italiana nel 1997.

Si tratta di un calendario rituale che specifica le cerimonie da compiere nei giorni prestabiliti in onore di varie divinità. Le prescrizioni di carattere religioso sono tipiche dell'area tra Perugia, Cortona e Lago Trasimeno. La scrittura, molto precisa e accurata, è quella in uso nell'Etruria settentrionale tra il III e il lI secolo a. C. Un esempio dalla III colonna, riga 3: " celi huthis zathrumis flerxva Nethunsl sucri" "Settembre sei venti offerte a Nettuno si dedichino " ossia " il 26 settembre si dedichino venti offerte a Nettuno"

Si pensa che questo libro di lino, conosciuto come liber linteus di Zagabria, appartenesse a un aruspice, forse emigrato in Egitto, e che sia stato poi ridotto in strisce per fasciare la mummia (un suo familiare?).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#124

Post by Arbëri » Fri Feb 24, 2012 11:06 pm

Deputetë të Parlamentit te Pare Shqiptar,21 prill 1921

Image
Një nga përparimet më kryesore, një nga fitimet më të mëdha të popujve në kohën e re, është liria e fjalës dhe etja për shpjegime, për dritë. Mjetet me të cilat vihen në veprim këto kërkime natyrale të popujve janë shtypi dhe Parlamenti.

Parlamenti dhe shtypi janë tribuna, predikuesit e mëdhenj të kohës sonë. Mendimet që me aq pasion nxirren, shtyhen përjashta parzmit në Parlament, buçasin në pak kohë në gjithë tokën. Deputeti flet në Parlament; shtypi, gazeta në gjellëtore, kafene, në hekurudhë, në shtëpi, në treg; kudo që sheh një tufë njerëzish, sheh edhe gazetën në mes tyre duke predikuar. Parlamenti dhe shtypi përfaqësojnë shumicën, janë goja e popullit, veshi i mbretit. Sendi që dëshiron, që kërkon shumica, duhet të shfaqet në Parlament, të përjashtohet në shtyp; një gjë që lëndon, që mundon shumicën nuk mund të mbetet e fshehur. Duhet të gjendet një, i cili të jetë i detyruar të flasë të vërtetën hapur, pa kursim, pa ndalime, se një nga detyrat më të larta të njeriut të lirë në një Kushtetutë të lirë, është shfaqja e mendimit të tij para popullit. Parlamenti dhe shtypi duhet të dinë ta përdorin kurdoherë këtë të drejtë. Vetëm ministra të pazotë kundërshtojnë dhe kanë frikë lirinë e fjalës, gjithë nga shkaku nga i cili elementë të errët kanë frikë ndriçimin e rrugëve.

Parlamenti dhe shtypi i lirë në esencën e tyre, janë pema e lëvizjeve popullore liberale, demokratike.

Qindra vite kanë rrojtur popujt dhe prijësit e tyre në bashkim e harmoni; mbretërit kanë ndarë kurdoherë fatin me popullin e tyre, përparimi i popullit ka qenë dëshira e shenjtë e zemrës së tyre. Ata e dinin luksin, rronin në bukuri e pompozitet, disa prej tyre nuk kanë mundur ta mbajnë veten larg edhe prej dëfrimeve të tepërta, por s’kanë qenë prapë as gjakthithës, as rrënues të fuqisë ekonomike të shtetit, ose despotë të egër.

Po pranë këtyre princërve, pranë mendimeve të humanitetit të rilindjes, dalin edhe figura me njollën e turpit, të demoralizimit e të prishjes mbi vete, me mendimin e rrënimit. Të sjellim parasysh Luigjin XIV me njerëzit e vet, trashëgimtarët e tij, shokët e tjerë që i ngjanë atij! “L’état c’est moi” (“Shteti jam unë”), është credo-ja e ‘Mbretit të Diellit’; parimi më i lartë i qeverimit “tel est notre plaisir”. Në këto kushte, Montespanët me shokë, u falin e u dhurojnë të hollat e zyrat e shtetit krijesave të prishura; Pompadourët ngrehin një “parc aux cerfs”. Elisabeta e Rusisë, jeta e së cilës përmblidhet në gjumë, dëfrim, qëndrim para pasqyrës e pirje, emëron katundarë si mareshalë e si profesorë akademie, shërbëtorë si kontë e të parë shteti. Zotërinjtë e Wurttenbergut, Hessen e të Gothas shesin djemtë e tokës së tyre - regjimente ushtarësh - për të holla, si një tufë bagëtish për të therur. Edhe atje ku mbretërit e pafuqishëm mbeten personalisht larg demoralizimit, burimi i prishjes është forma e qeverimit; mungesa e çdo kontrolli përhap korrupsionin si bacilet e murtajës. Policia bëhet një barrë e rëndë në jetën shoqërore, një tiran i tmerrshëm, i cili në vend që të mbrojë, ndjek e shkel lirinë personale, sigurinë, të drejtën, pronën e nënshtetasit. Kundër kësaj prishjeje, gjeniu i popullit, ndërgjegjja e tij ngrihet, zemërimi i shpagimit ndizet në parzmin e djemve më të mirë të tij, edhe me kryengritje të gjakshme pastrohet atmosfera, liria fitohet përsëri. Për të parën herë shumica rri në gjumë e asiatësi, zgjedhën, skllavërinë e mban si e plogët. Po më vonë, dalin bijtë e zgjedhur të popullit, të cilët kanë kurajë mjaft për të nxjerrë nga thellësia e zemrës së tyre zemërimin, dyshimin mbi shtetin, mbi kishën, për të shfaqur mendimet e tyre lirisht para popullit, për ta bërë atë të lëvizë, të rrjedhë, të hyjë në shpirtin e tij. Dritë e fortë përhapet kudo; mëkatet, gabimet e urdhëruesve i sheh edhe më i fundit; atëherë vjen ndreqja me hir ose me pahir.

Lulëzimi dhe fishkja e popujve varet nga mjeshtëria që këta kanë për të zgjedhur për udhëheqës njerëzit e tyre më të zotë, ose të këqijtë e mesatarët. Çdo përparim e lartësim i vërtetë është në kundërshtim me idetë e ndryshkura dhe pikëpamjet mendore të kalbura, të cilat, megjithëqë të helmshme, janë rrënjosur në jetën e brendshme të shumicës. Parlamenti duhet të mbledhë aristokracinë e mendjes, intelektualët e vërtetë të popullit; njerëzit e ditur e të ndershëm, të cilët pa u ndaluar prej turbullimeve të kohës, pa u menduar shumë për të mirën personale, kanë kthyer vështrimin e tyre lart, në mbrojtjen e të vërtetës, të mirës e të bukurës, kanë vendosur të realizojnë idealin e shenjtë të popullit në fushën e luftës së mendimeve. Çdo njeri nuk mund të bëhet i lumtur në jetën e tij private; mundet që gjithë puna e tij të mbetet pa fitime, është e mundur që gjithë pjesa e vet në luftën për të mirën e përgjithshme të paguhet me mosmirënjohje; por patriotin e vërtetë të tëra këto nuk duhet ta ndalojnë që të mos i kushtojë tërë jetën e tij luftës së kohës në të cilën rron për të mirën e kombit të tij; se me gjithë pikëllimet e provat e këqija, kjo luftë është gjëja më e lartë, më fisnike që paraqet koha e tanishme. Çdo kohë nuk u premton bijve të saj të korrin dafina dhe lavdi, të cilat mbeten të mëdha për çdo kohë, çdo shekull nuk mund t’i bëjë njerëzit e vet të lumtur.

Përparimi i vërtetë është një gjë e komplikuar: “non omnes possumus omnia”. Kjo kuptohet vetiu. Njeriu që s’di të notojë, nuk hidhet në det; kalamajtë nuk i lë njeri në raftet e spicerisë, pleqtë e gratë mbeten larg nga fusha e luftës; këpucëbërësi rri në cepin e tij dhe druhet t’i përzihet mullisit në punën e vet. Por, për gjënë më të rëndësishme, për çështjet e përgjithshme më delikate, ku vetëm kompetenca, talenti, ka të drejtë të veprojë, a duhet të jetë rruga për çdo njeri e çelur? Pitagora i motshëm e ndante popullin në esoterikë, të cilët kishin një dije intelektuale asketike dhe mund të merrnin pjesë në të gjitha mësimet; dhe në exoterikë, të cilët, mbasi u mungonin kushtet e duhura, merrnin pjesë vetëm në mësime të përgjithshme. Njerëz pa themel për dijen e vërtetë, i marrin asaj vetëm dukjen, po kurrë esencën. Këta, duke dëgjuar shumë, pa kuptuar asgjë, e dinë veten të ditur edhe meqë janë të gjysmëditur, bëhen më të rrezikshëm se të paditurit.

Njerëz që janë lindur për të shërbyer, për të dëgjuar, kërkojnë shumë herë me çdo mjet, liri të plotë, pa asnjë ndalim; gjë që natyra nuk ua ka dhënë, që të mundin me këtë mënyrë të shpëtojnë nga ashpërsia e rreptësia e stërvitjes, e kontrollimit të udhëheqësve të mëdhenj. Në çdo minutë në të cilën këta njerëz e perzgriptë vënë në veprim mendimet e tyre, që qëndrojnë mbi këmbë të çala e krahë pa pendë, duket çiltas prej çfarë balte i ka krijuar natyra dhe me vulën e cilës fabrike është vulosur kjo baltë.

“Më shumë se mijëra njerëz, rëndon njeriu që ka dashurinë e Zeusit”, - është besimi i Homerit. Ideali shtetëror i Platonit është zotërimi i filozofisë, i filozofëve, kompetentëve. Është gjë interesante se të dy personalitetet më të mëdhenj të kohës së vjetër, Platoni dhe Augustini, në pikëpamjen e idealit të shtetit kanë qenë të një mendimi. Kanti, Goethe, Schiller, Lagarde kanë pasur gjithë atë mendim. Dante i jep leje për të shfaqur mendimin e vet, vetëm atij i cili ka ecur në të gjithë mbretërinë e gjerë të dijes. Thomas Aquini është anëtari më i fortë i njësisë morale para Zotit, por ai thekson me gjithë atë forcë edhe mosnjehsimin e talenteve dhe të kompetencave, detyrën e njërit për udhëheqje, të tjetrit për bindje.

“Shumica, populli, është e vërtetë që kupton mjaft, por rrallë sheh më shumë se për nesër”, - thotë Goethe. Në “Revolution française, - thotë Thiers-i, - Il n’y a que l’élite d’une nation qui soit sensible à la gloire, à la liberté, aux idées nobles et généreuses, et qui consente à leur faire des sacrifices. La masse veut du repos, et demande à faire les moins de sacrifices possible”. “Shumica (la masse) ka sy e veshë, po shumë pak fuqi gjykimi e kuptimi”, - thotë Shopenhaueri. Për njerëz si De Maistre, Balmes, Donoso, Cortes, Görres, Hertling, ideali i shtetit është qeverimi jo që poshtë-lart, po që lart- poshtë.

Edhe në politikë, më shumë se kudo duhet të zotërojë aristokracia e mendjes me parimin: “rrugëçelur për të zotin”; se edhe politika është një shkencë e lartë, një gjë e bukur në dorën e kompetentit, një gjë e vështirë, prishje, në përdorimin e moskompetentit. Shumë herë në shtetin, qoftë forma e tij cilado, fitojnë duart dhe jo trutë, fuqia e zërit mbi atë të mendimit; populli zotërohet prej njerëzish të cilët nuk kanë me vete as shkencë, as mjeshtëri, prej njerëzve të cilët kanë vetëm pasionin e shumicës dhe dinë të lozin me mjeshtëri rolin e “homme d’orchestre”, e atij që mund çdo gjë, por s’di asgjë... Mjerim i madh për popullin kur shumica e Parlamentit përbëhet prej kësilloj njerëzish; atëherë bëhen mbi parlamentarizmin mendime si ato të Jules Lemaitre: “Puisque le parlamentarisme, tel que nous le voyons pratiqué, est l’impuissance, le désordre et quelquefois la honte, puisque nous n’avons rien à attendre ni de gouvernants qui ne gouvernent pas, ni de politiciens qui ne songent qu’à leurs intérêts électoraux, nous voulons agir et nous gouverner nous-mêmes, en dehors et au-dessus d’eux. Nous ferons nous-mêmes le plus que nous pourrons de nos affaires, puisque ceux que nous en croyions chargés, les font si peu ou si mal”.

Koha në të cilën mblidhet Parlamenti i parë i Shqipërisë është një kohë e madhe. Një sy mbi listën e përfaqësuesve parlamentarë të parë të kombit shqiptar na siguron se populli ynë di se kujt ia dorëzon drejtimin e fatit të vet.

Pa mbyllur këto rreshta, e shohim të udhës të hedhim vështrimin në një pikë me rëndësi të madhe:

“Prej detit Kaspik gjer në gjirin Persik, mundet një mace të rendë nëpër mbulesat e shtëpive”, - kështu shkruanin një kohë shkrimtarët arabë mbi Persinë. Ata deshën të thoshin që atëherë ndër ato vise, qytete me qindra mijëra njerëz, me katunde të lulëzuara, përbënin një varg të paprerë. Hetuesit e shkencës, arkeologët, lajmërojnë mbi gjetje rrënojash që dëshmojnë për një kulturë të lartë; ura të shëndosha mbi lumenj të tharë ekzistojnë edhe sot, rrënoja të panumërta fabrikash vaji ndër fusha të paana, ku sot asnjë lis ulliri nuk bleron. Dendësia e popullsisë të kësaj toke, kultura e saj, mund të përqasej vetëm me viset e populluara më dendur të Europës së sotme. Sot çdo gjë është e rrënuar, e shkretuar! Nga sulmet barbare të mongolëve apo nga ngjarje të tjera të rrepta të natyrës? Jo, të gjitha këto nuk mund të shkaktonin një rrënim kaq të madh. Është e vërtetë që historia lajmëron për prishje e rindreqje qytetesh, por rrënimin absolut të këtij vendi, shkretimin e pjesëve të tëra të tokës, e shkaktoi prishja e moralit të shtetit, korrupsioni.

Kjo lëngatë vdekjeprurëse i kishte hyrë edhe shtetit të Turqisë gjer në palcë, këtë lëngatë të tmerruar e ka trashëguar edhe Shqipëria prej Turqisë.

Cila është pra, detyra e parë urdhëruese e Parlamentit të parë të Shqipërisë?

Detyra kryesore e Parlamentit të parë të Shqipërisë është ndreqja e moralit të shtetit.
(DIALERIA, Viet II, Nr.14, fq. 2-5, 1921)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#125

Post by Sally » Sat Apr 14, 2012 1:20 pm

  CIA: 1951, Greqi-Serbi, si do të ndahej Shqipëria

Uashington, 15 Janar 2012 (18.00)
Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd, sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.
Raporti Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një takim në 4 prill 1951 mes Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Allen dhe një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij iu përgjigj, se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë. Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të tyre shkruajnë, se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për Epirin e Veriut. “Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.”, – mbyllet raporti i CIA-s. Arkiva e CIA-s Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për Epirin e Veriut. Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotë homologut të tij, se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, Kryeministri grek siguron homologun italian, se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut, vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike. Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se, “sipas zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të programuara për t’u mbajtur në Shkurt, do të deklarojë mbështetjen për Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e Shqipërisë”, – mbyllet raporti i CIA-s.Biseda në Beograd më 4 prill 1951 Në një bisedë në 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Allen, XXX ka deklaruar se një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë, se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim, XXX zbuloi se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”. Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë, në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar “të ardhmes” së Shqipërisë. Grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspiratat për Epirin e Veriut (Shqipëria Jugore). Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.
 


C'fare mendoni Ju per kete raport?! Se kshu ne shume dokumenta kemi, por asnjegje nuk veprohen me keto dokumeta, sa i vertet eshte ky dokument, cfare masash jane marre per kete dokument?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#126

Post by erix77 » Sat Apr 14, 2012 2:32 pm

Nje gje eshte e sigurt,cfaredo loje te jete luajtur ne ate kohe ne Ballkan,amerikanet ishin te fundit qe e merrnin vesh dhe shpeshhere e merrnin informacionin gabim.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#127

Post by Kelmendi » Thu Apr 26, 2012 12:26 am

Eshte zbuluar vertet nje thesar..

4000 DOKUMENTA PER SHQIPTARET



Nga
Skender Minxhozi




Ka shkuar për të kryer një studim të shkurtër dhe ka zbuluar një thesar të tërë. Është rasti i historianit të njohur Pëllubm Xhufi, i cili pas dy muaj qëndrimi në Venecia, ka ardhur prej andej me materiale shumta (rreth 4000 mijë), të cilat hedhin dritë mbi periudhën pas pushtimit osman në vendin tonë. Ja si shprehet zoti Xhufi rreth këtij zbulimi, i cili pritet të ribëjë shumë nga tezat e historiografisë zyrtare, rreth kësaj periudhe kohore


Zoti Xhufi, sapo keni përfunduar hulumtimin e arkivave veneciane, në kërkim të dokumenatcionit që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë periudhe kohore ka mbuluar studimi juaj dhe sa i gjerë ishte ai?
Unë shkova në Venecia më tepër për të kryer një sondazh e për të tërhequr ndonjë dosje me dokumente, për të cilat kisha dijeni më parë. Por u gjenda përpara një mase të madhe materialesh, të panjohura e të shpërndara në fonde të ndryshme në Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe në Bibliotekat publike e private Marciana, Correr e Querini. Ndonëse e zgjata qëndrimin në dy muaj, munda të tërheq dorëshkrime që lidhen drejtpërdrejtë me temën aktuale të studimit, “Një vështrim nga Perëndimi mbi Shqipërinë e Poshtme, shek. XV-XVIII”. Për mungesë kohe, arrita të largohem me pak materiale, por me shumë informacion edhe për dy temat e ardhshme studimore, ato mbi Shqipërinë e Epërme dhe atë të mesme në po ata shekuj. Me përfundimin e këtyre studimeve (me shpresë!), mendoj se do jetë dhënë një kontribut modest për historinë e shqiptarëve në një periudhë të lënë padrejtësisht pas dore, siç është ajo që nis me vdekjen e Skënderbeut dhe merr fund në prag të krijimit të Pashallëqeve të mëdha (fundi shek. XVIII).
Gjithsesi, për temën në studim, kërkimet në arkivat e bibliotekat e Venecies plotësojnë në një masë e cilësi të pashpresuar, tej çdo parashikimi, bazën dokumentare të njohur prej meje, dhe që deri tani përfaqësohej kryesisht nga burime spanjolle, vatikane, greke e osmane. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë dokumente, një pjesë e të cilëve sjellin të dhëna ekskluzive, ndërkohë që të tjerët konfirmojnë apo rrëzojnë në mënyrë bindëse teza e pohime të mbrojtura deri më tash nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj. Pra, vlera e tyre është gjithashtu e çmuar.

Ka një debat të hershëm shkencor (por jo vetëm), në lidhje me rolin, pozitën dhe protagonizmin e munguar të Shqipërisë, pas pushtimit turk. Sa e vërtetë është kjo tezë?
Vërtet, dhe përderisa kohët e fundit edhe Kryeministri Berisha doli dhe e mbrojti këtë tezë, ka shumë të ngjarë që ajo të hyjë e të zejë vend edhe në tekstet e historisë, të cilët reforma ia ka besuar kronikanëve të zgjedhur. Në fakt, është krejtësisht e kundërta, dhe për të vërtetuar këtë nuk ishte e nevojshme që unë të hidhesha në Venecie, në kërkim të dokumenteve të panjohura. Edhe pa to, janë shkruar e botuar dokumenta e studime jo të pakta për periudhën 1500-1700, të cilat dëshmojnë se Shqipëria vazhdoi, edhe pas Skënderbeut, të jetë vatra e ndezur e rezistencës antiosmane.
I referohem botimeve dokumentare e punimeve të dy medievistëve të shquar, studjues e botues të palodhur dokumentesh: të paharruarit Injac Zamputi, veprat e të cilit duhet të ishin ribotuar shumë më parë se vepra e plotë e Giuseppe Valentinit. I referohem edhe botimeve, e sidomos një studimi monumental të albanologut të përkushtuar Peter Bartl, i cili dergjej i pashfrytëzuar në Bibliotekën Kombëtare, dhe që mu për këtë arsye u vura ta përkthej e ta botoj vitin e shkuar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dituria”. Vepra quhet “Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane”, dhe është në 90% të tij një histori evropiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në shekujt XVI-XVII.
Pra, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se “në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut”. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç, u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.
Interesante dhe e rëndësishme edhe në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zenë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata muslimanë. Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!
Dokumentet e gjetura në Arkivin e Venedikut rrëzojnë, besoj, edhe një mit tjetër, atë të barrierave krahinore mes shqiptarëve, i cili është rikthyer në modë edhe në ditët tona, “për meritë” të politikës. Sot, kur po bëhet gjithshka për të hequr nga analet e historisë sonë kombëtare apostuj të shqiptarisë, si Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Dom Nikollë Kaçorrin, Fan Nolin e Luigj Gurakuqin dhe kur po pompohen antikrishtët e tradhëtive dhe të ndarjeve kombëtare, ia vlen që të paktën të rinjtë të mësojnë se si, p.sh., në vitet 1620 qytetarë të Vlorës ishin ndër organizatorët e kryengritjeve në malësitë e Tivarit, dhe se si luftëtarë nga Ulqini, në 1735, erdhën enkas dhe luftuan në Margëlliç kundër osmanëve, në krah të kryengritësve çamë. Megjithatë, shqiptarët mbetën në krye të kronikave evropiane të shek. XVI-XVIII, jo vetëm për qëndresën e tyre brenda Shqipërisë. Shqiptarët ishin luftëtarë të pakrahasueshëm e shumë të kërkuar në “tregun e luftës”. Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve. Në vitet 1560, kur piratët Uskokë, me origjinë sllave dhe me bazë në Klisë të Dalmacisë, e bënë të palundrueshëm detin Adriatik, Venediku e gjeti zgjidhjen e këtij problemi jetësor për sigurinë e tij, duke armatosur 12 anije me luftëtarë shqiptarë, që vunë sakaq rregull në atë front. Në 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin “kapele shqiptare”, sigurisht për të demoralizuar armikun, që e njihte forcën dhe ashpërsinë e tyre në betejë. Në vitin 1737 mbreti Karl Borbon i Napolit krijoi një korpus elitar të ushtrisë së tij me luftëtarë shqiptarë dhe në 1807, pas marrjes së Korfuzit, Napoleon Bonaparti krijoi aty një trupë me rekrutë shqiptarë nga Epiri, të famshmin “Régiment Albanais” (Regjimenti Shqiptar). Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos konludosh, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftrat e të tjerëve!



Një aspekt tjetër i këtij interpretimi ka qenë edhe mbyllja e vendit tonë. Sa e izoluar ka qenë Shqipëria e pushtuar nga turqit, ndaj Europës së krishterë?
Edhe këtu përgjigja e kësaj pyetje të ballafaqon me një lloj miti të krijuar mbi “ndarjen” e Shqipërisë nga lidhjet tradicionale me botën e me kulturën perëndimore, pas rënies nën sundimin osman. Nuk është kështu. Këto lidhje i kanë mbijetuar edhe pushtimit osman.
Po e filloj nga lidhjet më të natyrshme, ato njerëzore. Dokumentet e reja venedikase tregojnë se shumë shqiptarë, të ikur në Itali, në Greqinë kontinentale apo në ishujt e Jonit e të Egjeut, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare, apo që shërbenin në ushtri të ndryshme të Evropës, vazhdonin të mbanin lidhje me familjarët e tyre në Shqipërinë e pushtuar. Jo vetëm, por ishin pikërisht këta, si Gjon Muzaka në vitet 1500 apo Jeronim Kombi, në vitet 1600, të dy kapitenë në oborrin e Mbretit të Napolit, që inkurajonin, organizonin e koordinonin aksionet e përbashkëta çlirimtare të kryengritësve shqiptarë, me Papatin dhe princërit katolikë të Evropës. Ndërkohë, pas “depresionit të madh” që pasoi fushatat pushtuese osmane, vihet re një ringritje ekonomike e demografike e qyteteve shqiptare. Tregtarë shqiptarë nga Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kavaja, Voskopoja, Vlora, Durrësi, Sajadha e Parga i gjejmë të vizitojnë tregjet e Venedikut, Ankonës, Raguzës etj., duke eksportuar aty mallrat tradicionale shqiptare, e duke importuar veshje të shtrenjta, beharna, armë e deri kazanë rakije, letër shkrimi e libra! Në Venedik u bë kujdes të ndërtohej një “hotel” i posaçëm për tregtarët që vinin nga territoret osmane (fontego de’ Turchi).
Mes tyre, në dokumentet veneciane shfaqen në numër jashtëzakonisht të madh tregtarët nga Shqipëria “osmane”. Kujdes: bëhet fjalë si për tregtarë të besimit të krishterë, ashtu edhe muslimanë. Një ndër këta tregtarë, në vitet 1770, furnizonte me libra pashain shqiptar të Margëlliçit, i cili ishte veçanërisht i apasionuar pas biografive të gjeneralëve të shquar, Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit e Cesare Borgias. Fatkeqësisht, në spektrin e leximeve të tij nuk hynte biografia e Marin Barletit mbi Skënderbeun! Të dhënat e zbuluara së fundi dëshmojnë, gjithashtu, që dinjitarët shqiptarë të zonave kufitare, siç ishin psh. Gjirokastra, Vlora, Delvina, Sajadha etj., mbanin marrëdhënie të ngushta me qeveritarët venecianë të Korfuzit, Butrintit, Pargës etj. Zotërimet venedikase në fjalë mbaheshin me drithin e prodhuar në sterenë shqiptare. Por kontaktet shkonin edhe më tej. Ndonjë dinjitar shqiptaro-osman, si emini i Bastias, në Çamëri, e kishte bërë zakon që herë pas here të hidhej deri në Korfuz e të rrinte mik tek Bajliu venecian i ishullit. Kuptohet, e gjithë kjo, pa dijeninë e Portës.


Çfarë elementesh të pazbuluara keni nxjerrë në dritë gjatë studimit të kësaj arkive? Në ç’dritë zbulohen shqiptarët në dokumentat e reja të arkivave veneciane?
Besoj që përmenda më sipër mjaft elementë të rinj, që pasurojnë historiografinë tonë mbi një periudhë 300-vjeçare dhe që, gjithashtu, ndryshojnë në ndonjë rast edhe konceptet mbi historinë tonë. Më mbetet të theksoj, që dokumentacioni i ri kontribuon edhe për të hedhur dritë të re mbi çështje të debatuara, më shumë politikisht se shkencërisht, mbi karakterin etnik të Himarës, Çamërisë etj.


Më duhet të them, se dokumentet venedikase flasin thjesht e qartë për një popullsi shqiptare në këto treva, qoftë kur bëhet fjalë për të krishterë, e qoftë për muslimanë. Dhe dokumenteve të Venedikut u duhet besuar më shumë se çdo lloj dokumentacioni tjetër.
Venediku ishte një shtet me sjellje thuaj-thuaj laike (“Republika para fesë”). Në këtë kuptim, në përcaktimin e subjekteve të ndryshme, venedikasit nuk niseshin vetëm nga koncepti fetar, sipas të cilit një musliman ose një shtetas i Perandorisë Osmane ishte “turk”, qoftë edhe sikur të ishte i krishterë. Venediku i njihte mirë popujt ballkanikë, ishte prej 10 shekujsh në kontakt të ngushtë me ta. Nga ana tjetër, nëpërmjet bazave të tij në Kotor, Tivar, Korfuz, Pargë e Butrint, Venediku kishte ngritur një rrjet të dendur informatorësh, që shtrihej gjatë gjithë bregdetit, nga Malësia e veriut e deri në Himarë, Dhërmi, Delvinë, Margëlliç e Paramithi, duke depërtuar në thellësi deri në fshatra të thella të zonës së Tivarit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Janinës, Gjirokastrës, Kosturit e Shkupit. Ndërsa informonin rregullisht për lëvizjet e ushtrive osmane, për kryengritjet e popullsive shqiptare apo edhe për shpërthimet e epidemive të murtajës në ato treva, këta “informatorë” japin të dhëna të çmuara dhe eksklusive mbi etnografinë e këtyre krahinave.
Nëse do t’ju pyesnim për të zbuluar kuriozitete, ndodhi konkrete apo ngjarje të panjohura për shqiptarë të njohur a të panjohur, cilat do të ishin disa prej tyre?
Janë të shumta, por po veçoj njërën prej tyre: kryengritjen e madhe antiosmane shpërthyer në Çamëri në vitin 1611, dhe të drejtuar nga një prelat ortodoks, peshkopi Dionis “Filozofi”. Kisha shkruar edhe më parë për këtë kryengritje, që historiografia greke e numuron si një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së Greqisë, përgjatë periudhës së sundimit osman.
Dokumentet e reja që unë kam gjetur, provojnë katërcipërisht se të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje: peshkopi Dionis, armiku e xhelati i tij, Osman Pasha i Janinës, kapiteni Jeronim Kombi i oborrit të Napolit dhe padyshim vetë kryengritësit e 70 fshatrave të Çamërisë, që u përfshinë në atë ngjarje, ishin që të gjithë shqiptarë! Pra, kemi të bëjmë me një histori shqiptare, që i duhet kthyer historisë së Shqipërisë.

Mund të tregoj edhe një tjetër histori, më relaksuese, që i ngjan një romani të verdhë. Në vitet 1770 në Epir shfaqet misionari Kozma nga Etolia, ai që më vonë u shpall shënjtor nga kisha greke, dhe që punoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Misioni i tij u pa me dyshim nga Republika e Venedikut, e cila i vuri pas agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për “Këshillin e të Dhjetëve” në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.

Kur do ta shohim të sistemuar këtë volum pune që keni kryer në Venecia?
Po merrem intensivisht me leximin dhe përpunimin e materialit të mbledhur, që është mjaft voluminoz. Kam shumë shpresë që studimin ta botoj nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, do të botoj edhe një vëllim me dokumentet e mbledhura gjatë kësaj ekspeditë kërkimore, për t’i venë ato në dispozicion të studjuesve të tjerë dhe të studentëve të historisë. Shpresoj që me këtë, të jap edhe një kontribut për afrimin e studiuesve tanë të rinj me mesjetën shqiptare, që është vërtet e jashtëzakonshme.
Last edited by Kelmendi on Thu Apr 26, 2012 12:39 am, edited 1 time in total.

Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#128

Post by Kelmendi » Thu Apr 26, 2012 12:28 am


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#129

Post by Mallakastrioti » Sun May 06, 2012 11:17 am

Kur Cernoviçet dhe kisha sllave nisen te kthenin objektet e kultit Latin ne ato sllave-ortodokse.

Dokument qe daton viti 1455. Ky dokument eshte i nje rendesie te veçante, pasi eshte nje raport qe i dergohet Senatit te Venedikut prej nje perfaqesuesi te zoterimeve te Venedikut ne ate qe quhej Zenta. Ky perfaqesues qe quhej Jovan apo Gjon Bollani, i dergon kete raport Venedikut pikerisht prej Shen Nikolles se Vranines (ne Malin i Zi te sotem) duke paraqitur mendimin si dhe vendimin e zoteruesve te asaj qe quhej Zenta ku si sundimtar ishte Stefan Cernoviçi. Sipas ketij raporti shkruhet qe nuk donin prifterinje dhe peshkop apo kryepeshkop Latin, por te ishin te kishes sllave. Ne kembim do vazhdoheshin te paguheshin taksat Venedikut si ne kohen e Balshajve. Interesant eshte fakti qe ne vendbanimet ne fund te dokumentit shfaqen disa qendra te banuara deri me sot me shqiptar si p.sh Hoti, Shkreli, Gruda, Kuqi (apo Kuçi), Piperi, Bushati,Fishta, etj. ku kisha sllave asnjehere nuk arriti te depertoje edhe pse mund te kete tentuar te bej diçka te tille. Gjithmone sipas dokumentit eshte bere nje marreveshje apo eshte nenshkruar ky vendim prej ketyre qendrave kishtare. Nje gje e tille nuk mund te jete pranuar aspak prej popullsise, te pakten jo me deshiren e tyre, pasi siç shkruam me lart qendrat si Hoti, Gruda, Bushati, Fishta etj. ruajten besimin e tyre Latin. Kjo ka qene vetem nje vendimarrje prej Cernoviçit dhe kishes sllave, ku Venedikut ne kete rast i interesonin vetem taksat dhe deri diku mund te kete pranuar qe disa qendra te ishin nen influencen e kishes sllave. Pra siç shohim kemi te bejme me fillimet e shnderrimeve te objekteve te kultit, prej atij Latin ne ate ortodoks -sllav, sikurse lindjen e shismatizmit, pasi keto zona banoheshin prej se njejtes popullsi dhe pikerisht me rritjen e influences se kishes serbe nis edhe ndarja.

Image
(Dokument shkeputur prej: "Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium (1868)" Vell. X ,faqe 68)
Image

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 991
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#130

Post by Hymniarber » Sun May 06, 2012 1:31 pm

Ky dokument duhet bere teme me vete dhe duhet perkthyer ne anglisht. Mallakastrioti shume dokument i mire. Kjo tregon qe sllavizmi i shpernda si grami dhe nuk ishte aty qe ne fillim.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#131

Post by Mallakastrioti » Sun May 06, 2012 5:13 pm

Faleminderit Hymniarber dhe jam plotesisht dakort qe keto dokumente te perktheheshin ne anglisht do ishte nje pune e paqme.
Gjithashtu shume here faktet na vijne prej vet Akademise ish-Jugosllave te shkencave dhe pikerisht asaj se Zagrebit, ku ne se do i referoheshim vellimeve te librave me titull "Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium", ne kete rast vellimi XVIII, faqa 30 gjejme nje deshmi interesante qe na i sjell kryepeshkopi i Tivarit , Pjeter Mazreku. Pjeter Mazreku i pergjigjet ne kete leter nje relazioni te Propaganda Fide me qender ne Ternove te Bullgarise ne te cilen ne piken tre shkruan perberjen e popullsise ne qendrat apo vendbanimet me emrat perkates "Chiprovaz dhe Copilovaz", ku ndeshim qe nje pjese e popullsise ne keto qendra te cilat bejne pjese ne Bullgarine e sotme, nje pjese e popullsise sipas pohimit te Mazrekut, jane me prejardhje shqiptare "edhe pse padrejtesisht i quajne bullgar, pasi kane lindur ne Bullgari" shton autori.
Pra kemi konfirmimin qe shqiptaret kane pas banuar edhe ne territorin e Bullgarise se sotme dhe cilet me mire se prifterinjte i dinin keto gjera, pasi siç dime regjistrimet e besimtareve mbaheshin edhe prej qendrave peshkopale. Perberja tjeter e popullsise tregon se dy grupimet e tjera, njera eshte me prejardhje prej maleve te Uralit dhe tjetra ndoshta armene.

Image
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#132

Post by bardus » Wed May 09, 2012 2:03 pm

Ne librin e Richard Robert Madden,

The Turkish Empire: In Its Relations with Christianity and Civilization

gjendet nje statistike e popullatave te provincave nen pushtimin e perandorise turke, te vitit 1844 dhe u befasova kur pashe se shqiptaret ne ato vite, ishin kombi me i madh i Ballkanit me 3.900.000 .Autori i referohet Baron de Reden i cili eshte edhe perpiluesi i te dhenave.
Image

http://play.google.com/books/reader?id= ... =GBS.PA522

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#133

Post by erix77 » Wed May 09, 2012 2:12 pm

Ai eshte numri i pergjithshem i popullsise qe jetonin ne provincat shqiptare dhe jo numri i shqiptareve puro.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#134

Post by bardus » Wed May 09, 2012 2:41 pm

Ne liste eshte futur edhe Roumelia dhe Thesalia, prandaj mendoj se behet fjale per shqiptare ne tere keto provinca.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#135

Post by Arbëri » Sat Sep 01, 2012 9:13 pm

Gazetat e vjetra Shqiptare

Fiamuri Arbërit botuar nga Jeronim de Rada, 1886.
Image

Gazeta Shqiptare e Janines, Zgjim i Shqipërisë, 1909.
Image

KRISTO FLOQI, I HARRUARI BASHKËTHEMELUES I "VATRËS" DHE EDITOR I "DIELLIT"
Dr. Kristo Floqi është jo vetëm ndër themeltarët e Vatrës, por dhe inisiatori dhe drejtuesi i mbledhjes së parë për bashkimin e shoqërive shqiptare të Amerikës.
Image
Image

Besa , i shkruar nga Anastas Frasherit , (13 dhjetor) 1909
Image

Gazeta Shkupi ,1911
Image

Vullnëtari i Lirisë, botuar në Madrid gjatë Luftës Civile Spanjolle nga Skënder Luarasi e Petro Marko
Image

Zëri i Çamërisë, Filat, 1945.
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”