"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Policia arreston në Veri, një grup të dyshuar për krim të organizuar
Prishtinë,- Policia e Kosovës, ka arrestuar shtatë persona mes tyre shqiptarë, serbë dhe një boshnjak, që dyshohet se janë përfshirë në krim të organizuar.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës thanë sot se operacioni është kryer nga njësia për Intervenim të parë FIT i ndihmuar nga njësia speciale dhe policë të tjerë civilë.
operacioni i koduar, u realizua në dy aksione të ndara në qytetin e Vushtrisë afër Mitrovicës, orët e para të ditës së hënë.
Policia nuk dha zyrtarisht më shumë hollësi rreth këtij rasti, por vetëm konfirmoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar, kurse pohoi se disa prej të dyshuarve u prangosën në restorante dhe lokale nate.
Ndërkohë, burime jozyrtare policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se në mes të arrestuarve janë dy serbë, shtetas të Serbisë, një boshnjak që ka jetuar në Serbi dhe katër shqiptarë.
Mësohet se të arrestuarve i është konfiskuar një sasi e madhe floriri si dhe disa gurë të çmuar që besohet se e kalojnë vlerën 100 mijë euro.
Është hera e dytë brenda këtij viti që policia e Kosovës arreston grupe serbësh dhe shqiptarësh të përfshirë në krim të organizuar në veri të Kosovës.
Kjo pjesë akoma nuk kontrollohet nga organet e rendit dhe kontrabanda me mallra që nga shpallja e pavarësisë vazhdon të jetë në shkallë shumë të lartë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Lideri opozitar Ramush Haradinaj fajeson institucionet e Kosoves per politiken e ndjekur qe nga shpallja e pavaresise. Mbetja jashte kontrollit te institucioneve te veriut te vendit, sipas Haradinajt, po shton nevojen e marreveshjeve ndermjet nderkombetareve dhe Serbise per ceshtje te brendshme te Kosoves.
Reagimi i Haradinajt vjen pak dite pasi misioni per sundimin e ligjit ne Kosove, “EULEX” ka paralajmeruar nenshkrimin e nje protokolli me Policine e Serbise.
Duke iu referuar problemeve me te cilat ballafaqohen fshatrat shqiptare te brezit kufitar me xhandarmerine serbe, Haradinaj kerkoi nga Beogradi zyrtare respektimin e kufijve te Kosoves te njohur nga viti 1974.
“Shpallja e pavaresise ka nje plan per veriun. Ne 17 shkurt te 2008-es nuk ka pasur nje plan per veriun dhe prej asaj dite pasojat vijne te njepasnjeshme”, eshte shprehur Ramush Haradinaj, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Ne kuader te pergatitjeve per zgjedhjet e lokale te 15 nentorit, Haradinaj te marten zhvilloi nje takim te rendesishem me disa nga kandidatet per kryetare te komunave ne zgjedhjet lokale.
Organizimi i zgjedhjeve vendore nga Serbia ne disa komuna kosovare me popullsi serbe eshte kritikuar nga diplomatet e huaj.
Ambasadori austriak ne Paris Volfang Petric, tha se sipas kesaj logjike, kur te zhvillohen zgjedhje ne Kosove duhet te votohet edhe ne Presheve apo kur ka zgjedhje ne Rumani, te votohet edhe ne Vojvodine.
Sipas tij, keto zgjedhje nuk do te kontribuonin ne paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Sejdiu: Pas tensioneve në Mitrovicë, fshihet Beogradi
Presidenti kosovar, Sejdiu akuzoi Beogradin se qëndron prapa tensioneve që u krijuan sot në lagjen Kroi i Vitakut, në pjesën veriore të Mitrovicës. Sejdiu reagoi dhe ndaj djegies së makinave të EULEX në Prishtinë nga aktivistët e "Vetëvendosjes". Sejdiu: E papranueshme ngritja e tensioneve.
VETËVENDOSJA KUNDËR EULEX Version multimedial i ketij lajmi
PRISHTINE- Presidenti Fatmir Sejdiu akuzoi Beogradin se qëndron prapa tensioneve që u krijuan sot në lagjen Kroi i Vitakut, në pjesën veriore të Mitrovicës. Një grup serbësh janë përpjekur të pengonin rindërtimin e disa shtëpive shqiptare në atë vend.
Rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet për ringritjen e shtëpive kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë. Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë, duke shfrytëzuar gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut.
Presidenti Sejdiu ka thënë se veprimet e këqija janë të instruktuara nga njerëzit e Beogradi dhe ka porositur Beogradin se, duhet të ketë një rol tjetër, jo si deri më tami. “E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë presidenti Sejdiu- citon agjencia e lajmeve kosovare Telegraf.
Institucionet e Kosovës, sipas presidentit Sejdiu, kanë zgjedhur këtë rrugë të ecjes në një kujdes të veçantë edhe për komunitetet pakicë, por rrugën e progresit, jo rrugën e konfronteve. “Fundja, Kosova asnjëherë nuk mund t’i harroj tragjeditë e përjetuara, por kemi hyrë në një garanci të re për shekullin dhe mileniumin e ri që të kontribuojmë për paqe, sepse asnjëherë s’kemi qenë kundërshtarë të paqes, por ndërtues të saj”, tha ai.
I pyetur të komentojë veprimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila, si shenjë demonstrimi kundër marrëveshjes UNMIK-EULEX-Serbi, dëmtoi sot një numër të konsiderueshëm të veturave të EULEX-it, presidenti Sejdiu tha: “Unë nuk dua të komentoj qasjet që në një formë a në një formë tjetër janë pjesë e reagimeve normale”.
“Secili ka të drejtë ta thotë fjalën e vet. Për ne është me rëndësi që institucionet e vendit ta thonë fjalën e vet dhe e kanë tepër-tepër të qartë. Ne do të bashkëpunojmë shumë thellë me EULEX-in, është mision për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”.
Bashkëpunimi, sipas kreut të shtetit të Kosovës, nënkupton edhe veprime të kujdesshme të përbashkëta që janë në realizim të një projekti për zhvillimin e Kosovës përgjithësisht, prandaj – siç u shpreh ai – “për ne është thirrje kryesore që çdo gjë që kalon në një situatë tjetër të ngritjes së tensioneve apo të formave të tjera, natyrisht se është e papranueshme”.
(s.g/Telegraf/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
BB shlyen 550 milionë dollarë të borxhit të Kosovës
Banka Botërore (BB) e ka njoftuar Qeverinë e Serbisë se ka shlyer afër 550 milionë dollarë të borxhit të jashtëm të Kosovës. Ministri serb i Ekonomisë, Mlagjan Dinkiq, ka deklaruar se shlyerja e borxhit të Kosovës “nuk do të thotë kurrsesi se Beogradi do ta njohë Kosovën e pavarur”. Dinkiq ka thënë se Serbia kishte kërkuar para një viti që Banka Botërore të shlyejë borxhin e Kosovës, me arsyetim se “nuk ka kuptim që Serbia ta kthejë borxhin e Kosovës, derisa organet e saj tatimore nuk vjelin tatime në territorin e Kosovës”. Sipas Dinkiqit, shlyerjen e 550 milionë dollarëve të borxhit të jashtëm Serbia mund ta përdorë për të ndihmuar serbët e Kosovës. Me venndimin e djeshëm të Bankës Botërore, borxhi i jashtëm i Kosovës zvogëlohet nga 1.7 miliardë dollarë, sa ishte në vitin 2001, në 1.18 miliardë dollarë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Kosova: Ndal, debateve per protokollin EULEX-Serbi
Lideret kosovare kane shprehur edhe njehere qendrimin e tyre kunder protokollit te bashkepunimit mes EULEX-it dhe Serbise. Ne nje takim me shefin e ICO-se, Peter Faith dhe ate te EULEX-it, Yves de Kermabon, presidenti i ...
... Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaci kane theksuar se me diten e sotme mbyllet perfundimisht cdo debat dhe bisede ne lidhje me kete teme.
“Institucionet e Kosoves jane institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane ne pajtim me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Republika e Kosoves nuk merr asnje detyrim dhe pergjegjesi per ceshtjet per te cilat nuk ka vendosur ne menyre sovrane”, thuhet ne nje komunikate te presidences kosovare.
Ata theksuan se do te bashkepunojne ngushte me EULEX-in dhe ICO-ne ne interes te te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves.
Duke folur per ndertimet e shtepive ne Mitrovice, lideret kosovare theksuan se gjendja ne eshte e papranueshme dhe se duhet te krijohet ambient i pershtatshem dhe i papengueshem per kthim ne pronat e tyre dhe per rindertimin e shtepive per te gjithe qytetaret.
“Dhuna e demonstruar ne Mitrovice dhe shkaterrimi i pasurise se EULEX-it eshte e papranueshme dhe institucionet dhe populli i Kosoves e denojne ne menyren me te ashper”, sqaron me tej komunikata.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Misioni i BE-së në Kosovë i ka kërkuar Brukselit udhëzime se si të veprojë më tutje për protokollin për bashkëpunim policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Prishtinë, Pieter Feith dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon nuk kanë arritur as pas takimit të së enjtes që të sigurojnë pëlqimin e institucioneve të Kosovës për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë.
Në takimin me dyer të mbyllura, presidenti dhe kryeministri kosovar i kanë ritheksuar zyrtarëve të lartë evropianë në Prishtinë qëndrimin e tyre të prerë në kundërshtim të protokollit dhe kanë nënvizuar se prej "sot, të gjitha bisedimet dhe debatet për këtë çështje janë përfundimisht të mbyllura."
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se “institucionet e Kosovës janë institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.
Udhëheqja e Prishtinës tha se Kosova nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane.
Bisedimet ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit për zyrtarizimin e bashkëpunimit mes tyre në fushën e policisë, kanë çuar në protesta të dhunshme në Prishtinë.
Dy ditë më parë, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë dëmtuar rreth 30 makina të misionit evropian, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tyre janë lënduar lehtë disa persona.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Mitrovicë - Situata në lagjen Kroi i Vitakut vazhdon të jetë e tensionuar. Polica e Kosovës vazhdon të qëndrojë midis shqiptarëve dhe serbëve, me qëllim që të parandalojë incidentet e mundshme. Punimet për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve nuk kanë filluar as sot.
Dragan Spasojeviç, drejtor për urbanizëm në pjesën veriore të qytetit, ka thënë se punimet për rindërtimin e shtëpive te Kroi i Vitakut nuk mund të fillojnë pa një marrëveshje mes autoriteteve të komunës së veriut dhe asaj të jugut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se vlerësimi i veprimeve të zyrtarëve të saj në zhvillimet e fundit në lagjen "Kroi i Vitakut" në veri të Mitrovicës do të bëhet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policia do të ruajë zinxhirin komandues dhe ka theksuar se, "në qoftë se vërehen devijime të mundshme në zinxhirin komandues atëherë do të merren masa" dhe rasti do t'i përcillet inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Ligji e dënon dëmtimin e pronës. Por, çfarë prone, pronës së kujt e nga kush, për cilat arsye a motive u dëmtua ajo, çka ishte qëllimi i dëmtimit? Me këto merret gjykata. Dhe kjo çështje është gjithsesi politike sepse aksioni ishte politik. Vetëm fakti i ftohtë nuk të bën kriminel. Martin Heidegger shkruante se fakti është ai që është vetëm në dritën e një koncepti. Kur EULEX-i e dënoi aksionin e VETËVENDOSJE!-s duke konstatuar “dëmtim kriminal”, ai i parapriu gjykatës mbi të cilën ka fuqi ekzekutive. Jo vetëm për shkak të Protokollit famëkeq, dëmtimi i 25 makinave të EULEX-it ishte dëmtim fare i vogël i një dëmtuesi të madh të Kosovës.
Të nesërmen, ndonëse kishin ndodhur të njëjtën ditë, EULEX-i e dënoi edhe sulmin e serbëve në lagjen Kroi i Vitakut. Përveç gurëve, ata kishin hedhur edhe granatë dore dhe kishin shtënë me armë zjarri kundër shqiptarëve që po ndërtonin shtëpinë e tyre. Mirëpo, veprimi i tyre nuk u quajt kriminal. E qartë: nuk mund të quhet kriminal veprimi i atyre të cilët nuk do të arrestohen e lëre më të gjykohen a dënohen. Predikati “kriminal” është i rezervuar për ata me të cilët është paramenduar se duhet të merren policia, gardianët, prokuroria, gjyqësia. Për pasojë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i përfunduan në anën e atyre që nuk duan t’i arrestojnë, në anën e serbëve të veriut. Shqiptarit në Kroin e Vitakut iu ndërprenë punimet. U realizua qëllimi i strukturave paralele në veri të cilat s’kanë nevojë të protestojnë më meqë Policia e Kosovës dhe EULEX-i po e kryejnë punën e tyre atje.
Të martën, përveçqë në Prishtinë u arrestuan 21 aktivistë kurse në Mitrovicë askush, u tha se në Prishtinë janë lënduar dy protestues e tre policë, kurse në Mitrovicë janë lënduar pesë shqiptarë e dy serbë. Tre policët e lënduar në Prishtinë dhe dy serbët në Mitrovicë janë e njëjta kategori. Ata janë rrenë. Sikur t’i kishim tre policë dhe dy serbë të lënduar a mendoni se nuk do t’i shihnim në televizion? Patjetër që do t’i shfaqnin pafund herë. Por, s’kishin se ku t’i merrnin – i lajmëruan policët dhe serbët e lënduar sa për ta zbutur pak disbalancën. Kjo mënyrë tradicionalisht është përdorur në protestat e Lëvizjes sonë. Çdo herë kur intervenimi i policisë ka qenë brutal dhe ka pasur të lënduar, të plagosur ose edhe të vrarë nga radhët e protestuesve, policia i ka dërguar në spital nja dy a tre policë si kinse të lënduar. Ata llogarisin në etikën e mjekut, se ai nuk mund t’i thotë atij që është lajmëruar si pacient se nuk ka asgjë. Së paku, do t’ia përshkruajë një tronditje psikike (e cila në rastin e policëve jo vetëm që mund të jetë prezente, por mund të jetë pak më e vjetër edhe se vetë polici).
Po çfarë bën ndërkohë ky Hashim Thaçi ynë i gjorë? Duket se i ka ra firma: këto ditë s’po i shiten aq prerjet e shiritave me rastin e përurimit të kanalizimeve. Nëse dikur ai kryesonte “Qeverinë në Hije” tash, pasi që erdhi në pushtet, e kryeson “Qeverinë në Frigorifer”. Bashkë me Sejdiun tha që nuk do të ketë më debat për Protokollin. Thuajse debati na paska qenë problemi, e jo Protokolli. Ata ia dhanë fjalën Yves de Kermabonit, që nëse reagimi i tyre deri më tani kishte qenë verbal e deklarativ, tash e tutje nuk do të jetë as i tillë. S’ka më debat. S’ka më diskutime. Me fjalë të tjera, Kermaboni ka nevojë të punojë në qetësi drejt nënshkrimit të Protokollit me Serbinë.
Institucionet e Kosovës deklaruan se nuk marrin përgjegjësi për vendimet që nuk i kanë marrur ata. Është e qartë se nuk mund të marrin përgjegjësi për vendimet e veprimet e tyre meqë nuk kanë marrur kurrfarë vendimesh e nuk kanë ndërmarrur kurrfarë veprimesh. Kanë dhënë deklarata për media që nuk paraqesin vendime institucionale dhe të cilat nuk janë pasuar me kurrfarë veprimesh. Mirëpo, institucionet e një shteti nuk kanë përgjegjësi vetëm për vendimet e veprimet e tyre, por edhe për mungesë vendimesh e veprimesh. Përgjegjësia nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë ke bërë, por edhe me atë që nuk e ke bërë (e është dashur ta bësh).
Ngrirja institucionale në Kosovë është e thellë. “Mos ma përmendni 6 Pikëshin. Mos ma përmendi Protokollin”. Kështu tingëllon Hashim Thaçi, i cili beson se duke mos i(a) përmendur 6 Pikëshin e Protokollin, do të vërtetohet që këto janë të vdekura, se i takojnë vetëm të kaluarës. Për Thaçin, sikurse për Rugovën përgjatë viteve të ’90-ta, shteti është përshtypje subjektive. Nëse besojmë se kemi shtet, atëherë kemi shtet. Anipse s’kemi ushtri, s’kemi zhvillim ekonomik, s’kemi sovranitet, s’e kontrollojmë dot territorin e as resurset natyrore. Me rëndësi është që ne të besojmë se kemi shtet! Pra, sipas Thaçit, 6 Pikëshi e Protokolli kanë vdekur dhe nëse i sheh të gjalla nuk duhet t’iu besosh syve e mendjes tënde.
Hë për hë, me 21 muaj burg u dënuan aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Dënimi vazhdon. Ky është vetëm paraburgimi. Pra, fillimisht, gati dy vjet burg u ndanë për nja 50.000 euro. Jo vetëm për 50.000 euro. 50.000 euro është fakti i ftohtë për të cilin fola në fillim. Aq shumë janë frikësuar EULEX-i e Qeveria nga aksioni ynë protestues saqë tash duan t’i frikësojnë të tjerët. Ata duan t’i bëjnë të tjerët si vetja e tyre.
Ky dënim nuk ka të bëjë aq me 21 veta, por me 2 milionë qytetarë minus këta 21 veta. Më parë sesa t’i ngujojë 21 veta në burg, ky dënim synon t’i ngujojë dy milionë njerëz, minus 21 veta. Ku t’i ngujojë kështu? Në shtëpitë e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnë zgërdhirjet e krerëve politikë. Të ngujuarit në krye të shtetit duan t’i ngujojnë të gjithë qytetarët. Ata duan t’i bëjnë të tjerët si vetja e tyre.
Levizja Vetevendosje
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Tension mes shqiptarëve e serbëve në Mitrovicë, Gjakovë
Marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, janë të tensionuara me tubime e përballje të vazhdueshme mes grupeve të dy etnive për shkak të konfliktit të ndërtesave. Sipas autoriteteve të rendit, mes gjithë këtij tensioni, lajmi i mirë është se nuk ka pasur incidente. Epiqendra e përballjeve mbetet lagjja “Kroi i Vitakut”. Serbët vazhdojnë të pengojnë banorët shqiptarë në rindërtimin e shtëpive të tyre, dhe dy palët rezervohen nga përshkallëzimi i konfliktit deri në kontakt fizik e dhunë vetëm nga prania e përqendruar e policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës. Banorët shqiptarë akuzojnë serbët për pengimin e punës së tyre, por edhe komandën veriore të policisë së Kosovës, e cila drejtohet nga serbët, se është e përfshirë në pengimin e ndërtimit të shtëpive të tyre. Sipas tyre, policia nuk i ka penguar serbët që të pozicionohen në pronat e shqiptarëve ku po kryhen punimet. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, thotë se janë duke u zhvilluar disa hetime të brendshme për të vërtetuar nëse komanda në veri ka marrë vendime të shkëputura nga zinxhiri komandues apo jo. “Në rast se rezultatet e këtij vlerësimi tregojnë se ka pasur ndonjë devijim sa i përket zinxhirit komandues, atëherë do të formohet një ekip i veçantë hetimor, ose rasti do të përcillet tek Inspektorati Policor i Kosovës”, tha ai. Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare po përpiqen të gjejnë një zgjidhje që banorët serbë të tërhiqen dhe të lejojnë banorët shqiptarë t’i vazhdojnë punimet. Tension ka pasur edhe në Gjakovë, ku shqiptarët kanë qëlluar me gurë një delegacion prej rreth 80 serbëve të zhvendosur, që vizituan dje këtë komunë. Delegacioni ishte nisur nga Beogradi dhe në territorin e Kosovës është përcjellë nga forcat e policisë deri në kishën ortodokse në Gjakovë, ku ka kryer disa rite fetare. Situata është tensionuar kur grupe të qytetarëve kanë qëlluar me gurë automjetet e delegacionit serb. Banorët e Gjakovës kanë urrejtje të bartur prej vitesh kundrejt serbëve, pasi ky qytet karakterizohet me numrin më të madhe të të pagjeturve që në kohën e luftës.
“Serbia, më konstruktive ndaj Kosovës”
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Franca i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se, nëse dëshiron që Parisi ta mbështetë synimin e saj për integrim në BE, duhet të ketë një sjellje më “konstruktive” lidhur me sovranitetin e Kosovës. Ministri francez për çështje evropiane, Pjer Lelush, u takua në Paris me zv.kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliç. Lelush “ka ftuar Beogradin që të adoptojë një qëndrim konstruktiv për Kosovën... e të tregojë më tepër realizëm për një pajtim eventual, derisa vendet e tjera evropiane e kanë bërë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Kosovë, Kuvendi do rishqyrtojë kompetencat e EULEX
Parlamenti i Kosovës do të rishqyrtojë praninë e misionit Eulex në Kosovë, pas përplasjes së fundit për cështjen e protokollit policor me Serbinë. Një komisioni parlamentar do të nisë, më 2 shtator, diskutimet mbi kompetencat e EULEX-it. Version multimedial i ketij lajmi
PRISHTINE- Parlamenti i Kosovës do të rishikojë më 2 shtator praninë e misionit Eulex në Kosovë. Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe misionit të Bashkimit Europian janë acaruar aq sa mund të ndezin tensione të reja në Kosovë.
Sipas kreut të Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Cështjeve të Jashtme në Kosovë, Rustem Mustafa komisioni do të mblidhe më 2 shtator për të shqyrtuar mbi përpjekjet e EULEX-it për të firmosur protokollin me Serbinë, të kundërshtuar nga Kosova. Gjithashtu Mustafa shtoi se Komisioni do të rishikojë dhe praninë e EULEX dhe misionit të tij në Kosovë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Parlamenti është i vetmi organ që ka të drejtë t’i japë fund misionit monitorues të EULEX në vend. Disa parti politike, grupime civile por edhe përfaqësues të medias kanë kërkuar që të rishikohet prania e misionit EULEX në Kosovë. Disa diplomatë ndërkombëtarë në Prishtinë kanë pranuar se me këtë veprim EULEX po tejkalon kompetencat. Madje disa kritikë thonë se EULEX po devijon duke kaluar nga cështjet juridike tek cështje më shumë autoritare si ajo e pengimit të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë, duke shfrytezuar statusin e vet neutral për të qetësuar dhe serbet.
Analistët thonë se fërkimet mes EULEX dhe Kosovës mund të tensionojnë situatën. Sipas agjencise amerikane për hulumtime strategjike Stratfor, rritja e pakënaqësisë ndaj BE-së ‘mund të paralajmëroje një problem seroz në përpjekjet e perendimit për të vendosur rendin dhe ligjin në shtetin e ri ballkanik. Mbi 30 makina u dogjën javën e kaluar nga aktivistë të "Vetëvendosjes" në shenjë proteste ndaj protokollit mes EULEX e Serbisë.
(s.g/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Këto ditë ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë objekt i deklaratave publike një rast që kurrsesi nuk mund të konsiderohet lajthitje e vogël nga ana e Ministrisë së Punëve Brendshme. Një qytetari shqiptar me vendlindje në Gjakovë të Kosovës, vendlindja në pasaportë, sigurisht jo rastësisht i shënohet : Gjakovica – Serbija ! Ky rast, po edhe të tjerë të mëparshëm nuk mund të konsiderohen kurrsesi rastësi, por ajo që është më e rëndësishme është se çfarë fshihet pas këtij fakti. Ka një teknologji politike që realizon një skemë të tillë, apo është gabim thjesht rutinor ? Edhe tani që kanë kaluar jo pak, por më shumë se 18 muaj pasi Kosova është shtet më vete dhe i njohur edhe nga vetë Maqedonia nuk mundet kurrsesi të pranohet si një gabim rutinor , aq më shumë që një standard edhe më i papranueshëm përdoret në letërnjoftimet që lëshohen për shqiptarët e Maqedonisë. Nuk ka asnjë ekuivok që në letërnjoftime, po edhe në certifikatat që lëshohen , qartazi vendlindja e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe vijnë nga Kosova, përfundimisht u duhet shënuar : Kosovë ! Edhe në kohën e ish RFJ –së, krahina autonome e Kosovës ka qenë e pranuar, kështu që ombrella Serbi ishte gjithsesi e panevojshme dhe një vijimësi e shkeljeve që bëheshin dhe e përpjekjeve komplekse për të delegjitimuar identitetin e shqiptarëve. Rasti që po i referohem ka hapur një debat i cili normalisht ka marrë trajtesa politike, pasi në realitet sensibiliteti dhe orientimi i tij është politik. Asnjë nëpunës nuk mund të sillet si i pavarur dhe sipas shijeve e formimit të tij politik apo nacional, që kjo çështje të reduktohet tek një lajthitje apo gabim rutinor. Ka padyshim një platformë dhe udhëzim të përcaktuar se si të veprohet, prandaj edhe debati është i arsyeshëm dhe në këto ditë vere të nxehtë është i logjikshëm të dimensionohet. Pas një sforcimi të tepruar që bëri Maqedonia dhe vonese të pajustifikuar në njohjen e Kosovës, vazhdimësia e disa praktikave që tregojnë varësi shpirtërore por edhe më gjerë se kaq nga Beogradi, dëshmojnë se vazhdon të jetë e pafuqishme për t’u shkëputur nga praktikat të së kaluarës. Kjo jo vetëm komprometon autonominë politike të Shkupit zyrtar, por afishon edhe tendencën e vazhdueshme për të qenë në një koherencë të sinkronizuar me qarqe të aktivizuara antishqiptare.
Jo vetëm njohja e vonuar e Pavarësisë së Kosovës, por edhe mos argumentimi i arsyeve penguese për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, problemi i përcaktimit përfundimtar të shënimit të kufirit e tani së fundi edhe disa "ngatërresa" të përsëritura lidhur me përcaktimin e emrit zyrtar të vendlindjes së shqiptarëve të Kosovës, tregojnë se shqiptarët akoma në Maqedoni nuk shikohen si partnerë dhe marrëdhëniet me ta të ndërtohen mbi një sinqeritet reciprok. Po në se kjo është e dukshme, problemi natyrisht duhet transferuar edhe në qëndrimin që mbajnë segmentet shqiptare në qeveri. Përpjekja për t’iu mohuar shqiptarëve identitetin, pra për t’iu mohuar historinë dhe memorien që kanë si një popull me vlerat e veta shumë dimensionale, duhet të shkaktonte alarm tek përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në mazhorancën qeverisëse, për të reaguar jo përmes deklaratash të mefshta dhe që nuk thonë asgjë, por për të vendosur piketa të përcaktuara mirë lidhur me problemet që ndeshet çdo ditë etniteti shqiptar. Hutimi që kanë pësuar disa zyrtarë të lartë në korridoret e Qeverisë Gruevski nuk mundet të përkthehet në pasoja për shqiptarët. Në se zëvendësministri i brendshëm ,Xhevat Buçi i konsideron thjesht gabime teknike ato që ndodhin sot me letërnjoftimet dhe certifikatat e shqiptarëve, atëherë edhe ministrja Jankullovska me të drejtë nuk ka pse të mërzitet. Avokaturën e një rasti që nuk është as spontan dhe as i rastësishëm ia bën vetë shqiptari.
Pa hyrë në detajet e kësaj deklarate, e cila në asnjë lloj rrethane nuk mund të përcaktohet e tillë dhe është gjithsesi e papranueshme, reagimi politik për këtë situatë që lidhet tërësisht me strategjinë e asfiksimit të vazhdueshëm të identitetit shqiptar përmes formash nga më të ndryshmet, nevojitet të mos jetë thjesht për procedurë. Pasi reagime për procedurë kemi ndjekur disa herë, veçanërisht nga subjekti shqiptar bashkë qeverisës, i cili kur është ballafaquar me shkelje të hapura të të drejtave të shqiptarëve, i shtrënguar të reagojë ka gjetur përgjithësisht një gjuhë diplomatike krejt pa nerv. Përpjekjet e arsyeshme për të justifikuar apo modifikuar veprime krejt të paarsyeshme, vetëm i hapin shtegun edhe më shumë abuzimit me të drejtat e shqiptarëve, që edhe në këtë stad që ndodhen, janë shumë të cunguara dhe të ekspozuara keqas për t’u shkelur në vijimësi. Përfaqësuesve të BDI më shumë se askujt u takon të reagojnë dhe aspak të gjejnë vjegcat që justifikojnë shefat e tyre qeverisës...Një situatë e tillë i bën jo pak bashkëpërgjegjës edhe ata, që jo vetëm reagimin e kanë shumë të vakët, por shpesh zhyten në bashkëfajësi të identifikuar !
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Komiteti Politik dhe i Sigurise ne Bashkimin Evropian mbeshtet plotesisht punen e misionit EULEX ne Kosove, si dhe nenshkrimin e protokollit policor me Serbine.
Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e misionit evropian per rendin dhe ligjin, Karin Limdal, ne nje prononcim per mediat ballkanase.
Lidhur me kete ceshtje, EULEX do te vazhdoje bisedimet me te gjitha palet e perfshira ne proces, ka deklaruar Limdal duke iu referuar protokollit.
Ceshtja ne fjale eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare, e cila e ka quajtur ate nje ceshtje te mbyllur.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko, ka vlerësuar se në Kosovë ende ekziston mundësia e konfliktit, dhe se nuk ka përparim në afrimin e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.
“Ajo që tash po ndodh në Kosovë "dëshmon se ende ka mjaft potencial për konflikt dhe mungesë të përparimit", tha Nesterenko. Sipas tij, "çështja e Kosovës mbetet si njëra nga sfidat më të mëdha për sigurinë në rajon", ndërsa përgjegjësinë për sigurinë ia ka adresuar forcave ndërkombëtare.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Ministria Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë pritet që gjatë shtatorit ta nënshkruajë Protokollin mbi bashkëpunimin me Misionin EULEX në Kosovë, si "edhe një kanal tè bashkëpunimit", pas ndryshimit të strukturës së prezencës ndërkombëtare në Kosovës, njoftojnë mediat serbe.
Shefi i Byrosë për Punë të Jashtme dhe Integrime evropiane i MPB të Serbisë, Drazhen Maraviq ka deklaruar për mediat serbe se fjala është për çështjen teknike, sepse kontaktet dhe bashkëpunimi veç ekzistojnë prandaj nevojitet formalizimi i tyre.
“Nga njëra anë EULEX ka mandat që t’i ushtrojë disa punë në fushën e sigurisë dhe zbatimin e ligjit në territorin e Kosovës, e ne, nga ana tjetër, tashmë kemi pasur bashkëpunim me UNMIK dhe nuk ka arsyeje tash të mos bashkëpunojmë edhe me UNMIK edhe me EULEX”, ka saktësuar Maraviq, dhe ka shtuar se nënshkrimi i tij pritet gjatë shtatorit.
Ai ka shtuar se propozimi konkret i tekstit është dërguar nga pala serbe, ndonëse iniciativa ka qenë e dyanshme dhe ka rikujtuar se edhe bashkëpunimi me UNMIK “ka qenë i shprehur me një tekst që e kanë nënshkruar Qeveria e Serbisë e MPB me UNMIK”.
„Kur u bënë ndryshimet e strukturës së prezencës ndërkombëtare në Kosovë, ishte e logjikshme që bashkëpunimit ekzistues t’i shtohet edhe një kanal – midis policisë tonë dhe EULEX-it. Aty s’ka pasur asgjë kontestuese, bashkëpunohet në fushën e kompetencave të këtij Misioni si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që ka marrë përgjegjësi për sigurinë në territorin e Kosovës”, saktëson Maraviq.
Sipas fjalëve të tij, me EULEX janë mbajtur shumë takime në shkallë të ndryshme, si të drejtorisë ekzistuese bashkërenduese për Kosovën ashtu edhe në nivel të policisë, janë këmbyer informatat... Maroviq vë në dukje se fjala është për një aranzhman tipik pune që lidhet në fushat e tilla.
Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq në fillim të gushtit paralajmëroi nënshkrimin e Protokollit mbi bashkëpunimin me EULEX dhe ka rikujtuar faktin se marrëveshja e nënshkruar më herët mbi bashkëpunimin policor të MPB dhe UNMIK-ut që në të vërtetë është vetëm protokoll mbi bashkëpunimin e domosdoshëm operativ. Daçiq ka cekur se është e domosdoshme që kontrolli i “linjës administrative me Kosovën” të jetë i mirë e që, sikurse ka nënvizuar, është esenca e Protokollit me EULEX.
Daçiq pat cekur atëherë se Protokolli mbështetet në Rezolutën 1244, në vendimet përkatëse të BE dhe është në harmoni me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB prej gjashtë pikave, që tashmë u është prezantuar qytetarëve
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)