"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Konferenca e Pezës

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Konferenca e Pezës

#1

Post by Adriana »

Festohet ne Shqiperi 70-vjetori i Konferences e Pezes.

Mendova qe ta vendos kete teme ne kategorine Politika shqiptare, se per mua eshte nje beteje per pushtet, sic e theksoj edhe ne emisionin "Ekskluzive", gazetarja Monika Stafa:

Në një emision "Ekskluzive", gazetarja Monika Stafa, risjell në kujtesën e publikut një ndër ngjarjet më kyçe të periudhës së luftës në Shqipëri, që po ashtu si të tjera, është dhe vazhdon të jetë e mbarsur me shumë dritëhije. Jo më kot, ajo është shoqëruar me titullin "Beteja e parë për pushtet”¦" dhe rrjedhimisht, përfshihet si ndër momentet me një valencë të lartë spekulacioni në historinë tonë, përgjithësisht problematike për shkak të dozës së rëndë ideologjike në trajtimin e ngjarjeve dhe fakteve. Në emision do të trajtohet një letër që Koço Tashko i drejton Kominternit në Vjeshtë të 1942-it, me anë të së cilës zbulon edhe një tjetër arsye ndoshta më të rëndësishmen pse u zgjodh pikërisht Peza për të mbajtur këtë konferencë. Peza konsiderohej në atë kohë si një ndër zonat e vetme në Shqipërinë e pushtuar, ku italianët nuk kishin ndikim dhe gati-gati, konsiderohej si një rajon i pavarur. Emisioni trajton atë që shkruan Tashko se pa ndihmën e komunistëve, vetëm me katundarë të arratisur dhe kriminelë, Peza u ndesh me fashizmin që në korrik të 1941-it e deri në fund të shkurtit 1942. Çeta e Myslimit ndenji ilegale, në Kodrat e Pezës dhe fashizmi nuk guxoi ta ndjekë. Konferenca u vendos të mbahej në shtëpinë e Myslim Pezës, komandantit të çetës së parë antifashiste në Shqipëri të krijuar në vitin 1940. Robin Hud dhe veteran i Shqipërisë, e quan Julian Amery, Myslim Pezën, i cili për 10 vjet me radhë, që nga 1925-a, kishte qenë i arratisur, në fillim si kundërshtar i Zogut e më pas i italianëve. Ndërkohë, mbajtja e konferencës po përgatitej në mënyrë konspirative me takime dhe lëvizje të shumta si nga përfaqësuesit nacionalistë ashtu edhe të Partisë Komuniste. Kërkohej përfaqësim i të gjithë vendit, shtresave dhe rrymave politike, në mënyrë që të arrihej bashkimi i popullit në luftë. Partia Komuniste ftoi në Konferencë jo vetëm përfaqësues të saj, por edhe nacionalistë. Sipas dokumenteve zyrtare u thirrën delegatë përfaqësues të Partisë Komuniste, siç ishin :
Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko e Enver Hoxha, Sekretari Politik i Rinisë Komuniste, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhunglini përfaqësuese e grave komuniste.
Në konferencë morën pjesë edhe 13 përfaqësues të nacionalizmit, të cilët kishin rënë dakord për krijimin e një fronti të përbashkët antifashist. Midis nacionalistëve ishte Ndoc Coba, i cili drejtoi punimet e konferencës, Abaz Kupi, i njohur si Bazi i Canës i dërguar si përfaqësues i zogistëve e kështu me radhë: Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani apo Baba Faja i Martaneshit, Ismail Petrela, Halim Begeja, Muharrem Butka, Ramazan Jarani, Naim Starova, Ramadan Citaku, Mustafa Kacaci në rolin e dëgjuesit, si dhe Skënder Muco e Azis Cami, të cilët mbërritën me vonesë. Ishin të ftuar, por nuk morën pjesë Musa Puka dhe Kamber Qafmolla. Ndërkohë, atë mes shtatori në Pezë kishin mbërritur rreth 300 partizanë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë. Ndonëse komunistët u përpoqën t‘i paraqisnin pjesëmarrësit në këtë mbledhje si përfaqësues të një çete, organizate apo grupimi shoqëror, ata në të vërtetë përfaqësonin vetëm veten tyre. Vlerësime maksimale për aftësitë dhe figurën e Gjinishit jep në librin e tij "Bijtë e shqipes' edhe Julian Amery, ish-atasheh i ambasadës britanike në Beograd dhe më pas i dërguar i misionit britanik në Shqipëri gjatë viteve të luftës. Ishte udhëheqësi më popullor në radhët e partisë, pohon Emery, për shkak të zgjuarsisë së tij gjithmonë të pafjetur dhe veprave të guximshme. Fjalën e hapjes në konferencë e mbajti Ndoc Coba, i cili ishte përfaqësuesi më i vjetër dhe pjesëmarrës në ngjarje të mëparshme politike me rëndësi kombëtare sikurse ishte Kongresi i Lushnjës i janarit 1920.
Në fillim të Konferencës u këndua himni i flamurit, ndërsa nderim i veçantë iu bë kujtimit të dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste. Në fjalën e shkurtër të hapjes, Ndoc Coba vuri në dukje rëndësinë e konferencës dhe përgjegjësinë e pjesëmarrësve përpara popullit shqiptar. Në diskutimet e mëvonshme gjatë konferencës me sugjerim të Çobës nuk u lejua të shkrepej asnjë fotografi gjatë mbledhjes për arsye se sipas tij vendi ishte në kohë lufte. Delegati i parë që mori fjalën ishte doktor Ymer Dishnica, i cili parashtroi gjendjen politike të brendshme dhe të jashtme të vendit, i cili për hir të interesit të përbashkët kërkoi bashkimin e forcave antifashiste. Ndër momentet më interesante të diskutimeve në ditën e parë të punimeve të konferencës ishte debati mes Koço Tashkos dhe Abaz Kupit. Tashko shtroi idenë e bashkimit për të vendosur një regjim demokratik, ku të gjithë do të kenë të drejtën të jetojnë dhe mendojnë lirisht dhe ku do t‘i lihet popullit të vendosë mbi fatin e tij. Duke shtruar detyrën e vendosjes së një regjimi demokratik lihej në heshtje çështja e rivendosjes së sovranitetit të shtetit shqiptar të paraluftës, të cilin ligjërisht e mbante Ahmet Zogu dhe qeveria e tij. Kështu, me këto trajtesa, emisioni kushtuar Konferencës së Pezës, rreket të qëmtojë mbi anë të panjohura të kësaj ngjarjeje madhore, pasojat e së cilës kishin vetëm një emër, fuqizimin dhe daljen në skakierën e parë të luftës së komunistëve shqiptarë, të cilët rrugëtuan më pas të vetëm drejt pushtetit

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Konferenca e Pezës

#2

Post by Adriana »

70-vjetori i Konferencës së Pezës ka nxjerre ne pah përpjekjet deri ne ekstrem te partive politike për të qene në pararoje te përkujtimit te kësaj dite. Në sheshin përpara shtëpisë muze në Pezë, demokratët, socialistet dhe LSI kanë kujtuar bashke ngjarjen më të rëndësishme te luftës dhe rezistencën antifashiste, ndonëse për asnjë moment nuk kanë shkëmbyer biseda me njeri tjetrin.
Qeveria ishte përfaqësuar me ministrin e mbrojtjes Arben Imami dhe LSI me nënkryetarin e bashkise Petrit Vasili e Luan Ramen. Ra ne sy prania e madhe e deputeteve dhe figurave te njohura te socialisteve si Ruci, Dade, Meidani, Brokaj, Majko, Tahiri e Gaci, ndërsa mungoi kryetari Edi Rama. Dhe pse një moment historik i festuar kryesisht nga të majtet, këtë vit nuk partitë qeverisëse PD e LSi nuk e kane fshehur ambicien për te qene prezent ne Pezë, vendin ku ne 16 shtator 1942 u mblodh konferenca e njohur për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori. Drejtuesit e partive kane vendosur kurora me lule ne varrezat e dëshmoreve te Pezës në prani dhe të shumë veteranëve që si gjithnjë nuk kane munguar ne këtë dite te shënuar për ta.


shikoni videon:

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Konferenca e Pezës

#3

Post by Mallakastrioti »

Sigurisht nuk mund te mungojne pasi ka nisur fushata elektorale per 2103. Hipokrizia e politikes dhe keta tanet nuk eshte se jane me te fisem se gjithe politikanet e tjere neper bote.
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Konferenca e Pezës

#4

Post by Adriana »

Parulla e bashkimit apo e përçarjes ?

Me përjashtim të Enver Hoxhës dhe Myslim Pezës, të gjithë të tjerët u cilësuan si tradhtarë nga historiografia komuniste...

Pjesëmarrës në të, ishin :
Abaz Kupi
Myslim Peza
Haxhi Lleshi
Mustafa Xhani
Ndoc Çoba
Ramazan Jarani
Halim Begeja
Ismail Petrela
Skënder Muço
Azis Çami
Skënder Jegeni
Këta përfaqësonin rryma të ndryshme politike. Nga PKSH morën pjesë : Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha).
Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.
Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar.
Të pranishmit hynë në debate në lidhje me simbolet komuniste, si ylli i kuq, i cili nuk pranohej nga jokomunistët.
U miratua një rezolucion, në të cilin thuhej se përfaqësuesit e të gjitha tendencave nacionaliste, PKSH-së, Rinisë Komuniste, Rinisë Nacionaliste dhe Rinisë Femërore Popullore, miratonin deklaratën përkatëse ku përkrahej koalicioni kundër boshtit, akuzohej rëndë Mustafa Kruja dhe përkrahej lufta e atyre çetave që kishin luftuar deri ato momente, duke i dhënë rëndësi, nga ana tjetër, çështjes së këshillave nacionalçlirimtare. Rezolucioni i Konferencës së Pezës
Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave të nacionalizmit shqiptar, të Partisë Komuniste, të Rinisë Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe Rinisë Femnore Popullore të Shqipnisë, të udhëhequr nga qëllimi i shenjtë për çlirimin e Shqipërisë nga thundra e Italisë fashiste dhe nga tradhtarët e shitur tek i huaji, mbasi përkujtuan dëshmorët e rënë në luftë kundër fashizmit, mbasi shqyrtuam mirë gjendjen shqiptare dhe veçanërisht, mbasi theksuan dëshirën dhe nevojën për organizimin e të gjithë energjive shqiptare për bashkim të plotë të tyre me luftën NÇ, arritën në këto përfundime:
Gjendemi në një botë të përgjakur anekënd prej forcave të errëta prej skllavëronjësve të fashizmit. Popuj e kombe u shkelën pa mëshirë prej barbarisë fashiste.
Në këtë luftë gjiganteske që i ka kushtuar njerëzimit miliona e miliona të vrarë e të plagosur, që ka shkretuar e ka shembur fshatra e qytete të tëra, dy principe, në kundërshtim si dita me natën, në njërën anë tirania barbare dhe me skllavëronjësja që ka parë bota deri më sot, tirania fashiste, nga ana tjetër, blloku anglo-sovjeto-amerikan, bashkë me popujt e robëruar që bëjnë luftë të drejtë për zhdukjen nga faqja e dheut të murtajës fashiste, luftën për lirinë, për independencën dhe për lumturinë e popujve mbarë.
Traktati i 27 shteteve, i nënshkruar në Uashington prej Amerikës, Anglisë, Bashkimit Sovjetik dhe të Moskës dhe përpjekjet vetë të popujve të shtypur, na japin garanci për pavarësinë dhe lirinë tonë...
Fronti i dytë është një çështje javësh, luftërat nacional - çlirimtare sa vijnë po bëhen më të tmerrshme...
Shqipëria jonë qe nga të parat në Evropë që pati fatin e zi të robërohej prej fashizmit italian me pushkë kresë. Një të premte të zezë, më 7 prill, djemtë e Shqipërisë me Bazin e Canes në krye, i treguan fashizmit italian se populli shqiptar di të vdesë për tokën e vet. Në Shëngjin, në Durrës, në Vlorë, në Sarandë, gjaku i djemve tanë skuqi buzëdetin e Adriatikut. Kudo në Shqipëri u ngrit populli për të rrokur armët, kudo rinia shqiptare kërkoi armë, protestoi me demonstrata, greva e të tjera kundër zaptuesit dhe tradhtarëve. Qindra patriotë morën rrugën e hidhur të mërgimit.
("Politikë antikombëtare e Enver Hoxhës...", faqe 174 - 179).
Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar
Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacional, të përbërë nga :
Kamber Qafmolla (kryetar)
Mustafa Gjinishi (sekretar)
Ndoc Çoba
Myslim Peza
Abaz Kupi
Enver Hoxha
Ymer Dishnica (anëtar)
Me përjashtim të Enver Hoxhës dhe Myslim Pezës, të gjithë të tjerët u cilësuan si tradhtarë nga historiografia komuniste, e cila përqiqej t'i jepte rolin e udhëheqësit, Enver Hoxhës.
Është për t'u theksuar se konferenca u dekonspirua shumë shpejt, gjë që linte të mendohej se ky dekonspirim kishte qenë shumë i shpejtë falë informatave të siguruara brenda pjesëmarrësve.
Pasi fashistët kapën dokumente në lidhje me këtë konferencë, ata goditën Pezën. Pas pak javësh u ndërrua edhe drejtuesi i policisë.
Më 26 nëntor 1942, Shyqyri Borshi u emërua drejtor i përgjithshëm i policisë, në vend të Teodor Stamatit ("Fletorja Zyrtare", 9 dhjetor 1942).
Parulla e bashkimit apo e përçarjes ?
Parulla e konferencës u bë ajo, sipas së cilës, do të kryhej një bashkim pa dallim feje, krahine e ideje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”