
2.3 miliardë dollarë gjobë për reklama të padrejta
Uashington - Firma më e madhe farmaceutike në botë “Pfizer” është gjobitur me 2.3 miliardë dollarë gjobë për reklama të padrejta të disa barnave të saj.
Kjo gjobë, sipas Departamentit amerikan të Shëndetësisë është më e madhja ndaj mashtrimeve të kujdesit shëndetësor.
Firma “Pfizer” ishte përpjekur në mënyrë të padrejtë për të bindur mjekët që t’i jepnin si ilaç kundër dhimbjeve barna si “Bextra”, i miratuar për t’u përdorur vetëm kundër artritit.
Zyrtarët thonë se paratë nga gjoba do të përdoren për programe të ndryshme qeveritare në fushën e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor
