"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kenge Tradicionale Te Veriut

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Kenge Tradicionale Te Veriut

#1

Post by Aulona »

[col]|Kah po vjen more Çun Mula
prej Kelmenit sot u ula

Prej Kelemenit sot u ula
kam marr vesh se asht zan rruga

asht zan rruga me shumice
prej në Kastrat deri në Kanice

si zog shqipe mal mbi male
e kish fal Zoti ket djale

C'po gjëmon ky mali i Hotit
n'Podgoricë po kërcet topi

po kërcet topi edhe pushka
po na vijnë topat me mushka

nuk jam djal për me u korrit
jam Çun Mula pushkë me çite[/col]
Last edited by Aulona on Sat Sep 05, 2009 1:13 am, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#2

Post by Aulona »

[col]|Thot nënokja
ç'jan këto plagë
plagët e nënës kullojn gjak
do ta lem nënoken t'vdes
apo shpejt do t'lidhim besë
Besa jepet për vatan
Shqipëria është bab e nanë

Jam nji çik nga Dragobia
po mor po
Jam nji vajzë nga Labëria
po mor po
Un po vij nga Çamëria
Nga Kosova un po vi
në Tiranë tek vllaznit e mi
Dibra e madhe te çon fjalë
të kam mëm e më ke djal

Nga malsia u sjell besën
nga Labëria sjell qëndresën
Nga Çamëria u sjell kujtesën
tan Kosova t'çon fjal
nan Shqiëpri t'qofshim falë
Dibër, Strug e Gostivar
jem vëllezër jem Shqiptar

Veri Jug dhe Jug Veri
jemi bijt nanës Shqipëri
jo nënokja nuk do t'vdesë
djemtë e saj do t'lidhin besë
Besa jepet për vatan
Shqipëria asht bab e nan o hejj[/col]
Last edited by Aulona on Sat Sep 05, 2009 1:13 am, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#3

Post by Aulona »

[col]|Nën një mollë e nën një dardhë

Nën nji mollë e nën nji dardhë,
Nën nji kumull lule bardhë,
Po korren syzeza n'arë,
Me dy drapna për nën dorë.
Me nji korr, me nji po herren.
Me gojë luten tanazânë:
Zot ma sillë nji nimë kësajna.

Si e luti s'i nimoj-ë.
Shkon nji plak e aty parit:
Puna marë syzeza n'arë.
Ta marë paç, o plak bujar-ë.
Avinj ta nimonj me korrë?
Nima jote mos m'u dashtë,
Por m'u dashtë nima pej Zotit.
Ku shkëlet e kâma jote,
Bari njomë e thahet-oe,
Ku përket e dora jote,
Gjethi njomë e veshket-oe.
U nis plaku rrug's me shkue:
Po çka m'u desh me folë mue.
U nal plaku zuni ven-ë:
Si s'm'u mush kryet me menë.

Nën nji mollë e nën nji dardhë,
Nën nji kumull lule bardhë,
Po korren syzeza n'arë,
Me dy drapna për nën dorë.
Me nji korr, me nji po herren.
Me gojë luten tanazânë:
Zot ma sillë nji nimë kësajna.

Si e luti i nimoj-ë.
Shkon nji djalë e aty parit:
Puna marë syzeza n'arë.
Ta marë paç, o djalë beqar-ë.
Avinj ta nimonj me korrë?
Besa djalë, mirë po thue,
Se dy drapna m'kanë qillue,
Nji për ty e nji për mue.
Nisen redat me redue,
E bjesedë me bjesedue:
A je zânë, a je fejue?
Për nji daç e m'u martue,
Zgidh e merr sokol si vetë,
Se mâ t'mirë s'ke ku me gjetë.[/col]
Këtë version e këndoi Kola i Lukës Macit Lukës Pálit Pecaj, shestanas, Bishti i Malit, Ulqin.
Shënoi S.D. më 2.2.2002.
Last edited by Aulona on Sat Sep 05, 2009 1:14 am, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Suliot
Member
Member
Posts: 10
Joined: Sun Aug 16, 2009 9:03 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#4

Post by Suliot »

A little old maybe, but its how it should be played.

Fatmire Breçani - potpuri
A potpuri of wedding songs.

Bajrush Doda - Tradhtarve Te Kombit Shqiptar

Bajrush doda - Lahuta e Malesise

Note: Hes not singing about Ali Pash Tepelena but Ali Pasha Gusinjaku.
Last edited by Suliot on Tue Sep 01, 2009 9:13 am, edited 1 time in total.
Sturmgewehr
Member
Member
Posts: 42
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:02 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#5

Post by Sturmgewehr »

Kisha nje pyetje meqe erdhi puna ke kenget e veriut.

Nga e ka prejardhjen Ciftelija ose Mandolina si i thuani ati instrumenti???????

pse ne Evrop nuk e ka asnji Komb Tjeter pervecse Shqiptarve edhe deridikuind grekve????

nji dit hasa ne nje liber nuk e di se kush ishte autori deh shkruante se Ciftelija nuk eshte instrument origjinal Shqiptar por eshte instrument Oriental.

Pothuajse ne te gjith Kengat tradicionale te Turqve ke CIfteli ose ndonji lloj CIftelije.

Pershendetje :)
Suliot
Member
Member
Posts: 10
Joined: Sun Aug 16, 2009 9:03 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#6

Post by Suliot »

Sturmgewehr wrote:Kisha nje pyetje meqe erdhi puna ke kenget e veriut.

Qiftelien e kemi mar prej turkve.
http://www.youtube.com/watch?v=7se46NWW ... annel_page

Loja jon dallon me lojen e turqve, po instrumenti esht nje soj.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#7

Post by Arta »

Suliot wrote:

E pse e kemi marr ne prej turqeve, e jo turqit prej nesh!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#8

Post by Zeus10 »

Turqit nuk e sollen nga Azia cifteline, ai eshte instrument i hershem popullor, tipik ballkanik dhe duke qene se shqiptaret jane populli me autentik i ballkanit, si ne gjuhe dhe ne kulture, une do te thosha shancet jane minimale per kete gje. Mos te harojme qe ne Azine e Vogel kane jetuar disa prej fiseve me te famshme pellazge, si dhe nendega doriane e Azise se Vogel, nje bashkesi etnike me prejardhje nga veriperendimi i Ballkanit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Suliot
Member
Member
Posts: 10
Joined: Sun Aug 16, 2009 9:03 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#9

Post by Suliot »

Zeus10 wrote:

Fjala Qift teli i bjen "dy tela" ne gjuhen turke. Kjo instrument nuk perdoret vetem ne turqi, po edhe ne Turkmenistan (i vetmi vend ku ndodhet kultura i paster te turqve).

Shqiptaret e lujn qiftelin si me kan mandolin. Kjo don me than se dikur ka qend mandolina instrumenti i preferuar nga shqiptaret e veriut.

Nje shembull e lojes e vjeter.
Last edited by Suliot on Wed Sep 02, 2009 11:05 am, edited 4 times in total.
Suliot
Member
Member
Posts: 10
Joined: Sun Aug 16, 2009 9:03 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#10

Post by Suliot »

Arta wrote:
Suliot wrote:
Sturmgewehr wrote:Kisha nje pyetje meqe erdhi puna ke kenget e veriut.

Nga e ka prejardhjen Ciftelija ose Mandolina si i thuani ati instrumenti???????

pse ne Evrop nuk e ka asnji Komb Tjeter pervecse Shqiptarve edhe deridikuind grekve????

nji dit hasa ne nje liber nuk e di se kush ishte autori deh shkruante se Ciftelija nuk eshte instrument origjinal Shqiptar por eshte instrument Oriental.

Pothuajse ne te gjith Kengat tradicionale te Turqve ke CIfteli ose ndonji lloj CIftelije.

Pershendetje :)
Qiftelien e kemi mar prej turkve.
http://www.youtube.com/watch?v=7se46NWW ... annel_page

Loja jon dallon me lojen e turqve, po instrumenti esht nje soj.

E pse e kemi marr ne prej turqeve, e jo turqit prej nesh!
500 vjet nau kan poshtue moj Arte.
Sturmgewehr
Member
Member
Posts: 42
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:02 pm
Gender: Male

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#11

Post by Sturmgewehr »

ko tash ta bejm nje gje te qart une e di se Qiftelija eshte aktuale neper popujt Turkike edhe ne Lindjen e mesme nese QIftelija ka qen Instrument i Pellazgeve ateher si eshte e mundur qe te shumtit te evropianve nuk e kan trashequar ket instrument????? duke ar parasysh qe e gjith kultura evropijane rjedh ne drejtimin Egjipti Antik ----> Greqija e Vjeter ----> Perandoria Romake pra si eshte e mundur qe ky instrument nuk kaloi neper brezat e ardhshem?
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#12

Post by Zeus10 »

Sturmgewehr wrote:ko tash ta bejm nje gje te qart une e di se Qiftelija eshte aktuale neper popujt Turkike edhe ne Lindjen e mesme nese QIftelija ka qen Instrument i Pellazgeve ateher si eshte e mundur qe te shumtit te evropianve nuk e kan trashequar ket instrument????? duke ar parasysh qe e gjith kultura evropijane rjedh ne drejtimin Egjipti Antik ----> Greqija e Vjeter ----> Perandoria Romake pra si eshte e mundur qe ky instrument nuk kaloi neper brezat e ardhshem?
Ciftelija eshte vegel e majes me te larte te malit, eshte vegel e lirise, eshte e atyre njerezve qe nuk ju nenshtruan turqve jo vetem ushtarakisht por as kulturalisht. Keto njerez jane pasardhesit e vetem biologjike, te mbetur gjalle te aedeve te Azise se Vogel, dhe Ballkanit, te eposve homerike, e te ngjashem.
Perse ajo nuk u trashegua tek te gjithe bijte e popujve pellazgjike?
Historia ka provuar se rigjallerimi i kultures se nje populli te caktuar nga zgjatimet e tij, ne territore te reja, jo detyrimisht do te barte me vete te gjithe komponentet e saj. Kjo per arsye klimaterike, sociale dhe sundimtaresh.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#13

Post by Sally »

Fjala Qift teli i bjen "dy tela" ne gjuhen turke. Kjo instrument nuk perdoret vetem ne turqi, po edhe ne Turkmenistan (i vetmi vend ku ndodhet kultura i paster te turqve).

Fjala DY ne turqisht eshte ''iki'', psh: bir iki üç dört beş ( 1, 2, 3, 4, 5, )

çiftelia
The çiftelia (chiftelia) is an Albanian wooden, largely acoustic string instrument, with only two strings (in turkish, çiftelli or çiftetelli means double-stringed). It is also known by its original Asian, Turkish and Arabic names of dyzen and karadyzen. The çiftelia is commonly used by Albanian folk musicians as well as other modern musicians and is played by Albanians at weddings, concerts and other occasions

La çiftelia è un tipico strumento musicale a corde di origine albanese, utilizzato di solito nella musica popolare, ma non disprezzato anche nella musica moderna. Caratteristica peculiare di questo strumento è la presenza di sole due corde. Conosciuto, a seconda delle regioni geografiche, anche con il nome di dyzen, karadyzen, tamrre oppure tamburrase.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#14

Post by Zeus10 »

Turkish and Arabic names of dyzen and karadyzen.
Une nuk kam njohuri per gjuhen turke, por dyzen me duket shqip dy+zera ashtu si homologja e saj shqiptare çift(dy)+ tela, ku çdo tel leshon nje tingull(zë) te vecante. Nuk me duket se ka ndonje element gjuhesor turk apo arab ne keto emertime.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kenge Tradicionale Te Veriut

#15

Post by Arta »

Zeus10 wrote:
Turkish and Arabic names of dyzen and karadyzen.
Une nuk kam njohuri per gjuhen turke, por dyzen me duket shqip dy+zera ashtu si homologja e saj shqiptare çift(dy)+ tela, ku çdo tel leshon nje tingull(zë) te vecante. Nuk me duket se ka ndonje element gjuhesor turk apo arab ne keto emertime.
Pikerisht edhe une kur e shikoj nga emri, ta jep vete pershkrimin e ketij instrumenti qe eshte shqiptar.

PS. Nje verejtje per folesit e dialektit geg qe sjellin kenget. U lutemi kur sillni kenget apo balladat, sillni edhe tekstin, kjo me teper qe te mesojme menyren sesi shqiptohen ashtu sic duhet. Ato nuk jane vetem kenge, por edhe vjersha, apo pomea, te cilat permbajne brenda tyre historira e gojdhena te cilat duhen rekorduar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”