"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedit aktuale ne Shqiperi

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#46

Post by Sally »

Mbytet 7-vjeçari në lumin Osum



Ura Vajgurore – Një 7 vjeçar ka humbur jetën sot në ujërat e lumit Osum. Kozma Nako nga Ura Vajgurore humbi jetën pasi ra në lumë, duke u marrë nga rrjedha e tij.
Minoreni ndodhej pranë brigjeve të lumit së bashku me bashkëmoshatarët e tij, për të cilin ishte takimi i fundit. Shokët e 7-vjeçarit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Forcat blu mbërritën pranë brigjeve të Osumit dhe pas dy orë kërkimesh gjetën trupin e pa jetë të fëmijës, që humbi jetën tragjikisht sot.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#47

Post by Sally »

Rubik, digjen dy banesa; dëgjohen shpërthime







Dy banesa të pa banuara janë shkrumbur gjatë natës në rrethin e Rrubikut. Zjarri shpërtheu në lagjen “Përlekaj”, katër kilometra larg qytetit, rreth mesnatës.
Edhe pse kanë kaluar disa orë, zjarri nuk është shuar pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Nga banesat e djegura dëgjohen edhe shpërthime.

Kjo ka bërë që të dyshohet se brenda tyre ka pasur lëndë plasëse, megjithatë ende nuk dihet saktësisht. Zjarri po përhapet edhe në shkurret përrreth. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit.

Policia po vijon hetimet, ndërsa ajo që është me emergjente është shuarja. Fatmirësisht, pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa të tjera.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#48

Post by Aulona »

Llogara, rrezohet vinci, viktima
Image

Nje tjeter aksident i rende ka ndodhur ne Qafen e Llogarase ne Vlore ku nje vinc me targa FR 31 57 B eshte permbysur duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te dy personave. (UPDATE)

Nga renia e kamionit kane mbetur te plagosur edhe kater persona te tjere, ndersa policia dyshon se nen kamion mund te kete viktima te tjera por terreni e veshtireson levizjen e vincit.

Njoftohet se te kater personat e plagosur jane nisur me shpejtesi drejt spitalit te Vlores. Gjendja e tyre shendetesore eshte e rende.

Policia ende nuk ka bere publike emrat e dy viktimave dhe as ata te kater te plagosurve, ndersa punimet per zhvendosjen e vincit vazhdojne.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#49

Post by Sally »

Aksident tragjik me katër të vdekur, identifikohen 3 viktima shtetas të Kosovës

TIRANE - Një aksident tragjik iu ka marrë jetën katër shtetasve nga Kosova, sot pasdite në rrugën e Rinasit. Janë identifikuar tre nga viktimat, Beqir Hasani 65 vjeç, drejtues i mjetit, dhe Ramush Rushiti 56 vjeç e Hato Rushiti 58 vjeçe. Ndërkohë viktima e katër që dyshohet të jetë po nga Kosova është ende i paidentifikuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në Fushë-Prezë, pergjate rruges Tirane-Rinas, kur dy automjete u përplasën ballë për ballë. Mjeti me targa të Kosovës u përplas me një mjet tjetër me targa të Laçit, ku po udhëtonin dy të rinj nga Mamurrasi që janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas versionit të parë të policise, shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak i aksidentit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po kështu në spitalin Ushtarak janë identifikuar edhe dy të plagosurit, Jani Dode dhe Gerti Popa, përkatësisht, 21 dhe 22 vjeç nga qyteti i Mamurarsit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#50

Post by Sally »

Përbytje të shumta nga reshjet në Durrës



Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit.
Situata është bërë më alarmante pasi kanali kullues në Spitallë, ka dalë jashtë shtratit të tij, duke shkaktuar vërshimin e ujit në zona të tëra në këtë ultësirë.

Si pasojë, përmbytje të shumta ka pasur në zonën e Spitallës, Ish-Kënetës dhe tek zona Ura e Dajlanin. Katet e para të banesave në të gjitha këto zona janë mbuluar nga uji, ndërkohë që nga shiu janë përmbytur edhe dy shkolla, si ajo 9-vjeçare në Porto Romano si dhe shkolla “Olsi Lasko” në Shkozet. Shtabi i emergjencës në këtë qytet ka zhvilluar një mbledhje urgjente për të marrë masa për situatën e krijuar.

Gjithashtu, pëmbytje të shumta ka pasur edhe në disa fshatra të Krujës. Rreshjet pa pushim që kanë rënë gjatë orëve të fundit si dhe bllokimi i kanaleve kulluese, ka bërë që të përmbyten disa fshatra në këtë zonë. Nga përmbytjet janë prekur fshatrat Murqinë, Mallkuc, Miliskaj dhe Mazhe
.

Fiket hidrofori, Durrësi zgjohet i përmbytur, 300 banesa nën ujë


Qindra shtëpi private në Durrës janë përmbytur nga reshjet e mbrëmshme, kryesisht në periferi, si në zonën e ish-Kënetës, Porto Romanos, Spitallës, Shkozetit, etj. Ndërkohë janë përmbytur edhe disa lokale në katet e para, në qendër të qytetit.


Mësojmë se në mesnatë është ndërprerë energjia elektrike që furnizon hidroforin më të madh të qytetit, në Porto Romano. Për pasojë uji i kanaleve kulluese ka hyrë në banesat e qytetarëve në lagjet e sipërpërmendura. Situata është mjaft e rëndë, gjithë mobiliet dhe pajisjet shtëpiake të afro 300 familjeve janë dëmtuar plotësisht. Ata thonë se e gdhirë natën për shkak të ujit që vërshoi në banesat e tyre. "Fëmijët i kishin të rrezikuar dhe i kemi vënë mbi dollape", thotë një prej banorëve.


Sot në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencës i drejtuar nga prefekti i qarkut për të vlerësuar numrin e familjeve të prekura nga përmbytja dhe dëmin material që iu është shkaktuar atyre. Ndërkohë janë dërguar zjarrfikëset për pastrimin e ujit në zonat e përmbytura.
Last edited by Sally on Sun Nov 08, 2009 8:29 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#51

Post by Sally »

Shirat përmbytin 30 shtëpi në Laç



Edhe gjatë natës së sotme moti i keq ka krijuar probleme në vend, ku si pasojë e rreshjeve të dendura, janë përmbytur dhjetëra shtëpi.
Zona e Laçit ka qenë më e prekura gjatë orëve të natës, ku rreth 30 shtëpi janë zhytur në ujë, si pasojë e bllokimit të kanaleve kullues. E njëjta situatë raportohet edhe në fushën e Kurbinit, ku zona është përmbytur plotësisht.

Shkak për bllokimin e kanaleve është bërë një firmë ndërtimi që po kryen punime pranë autostradës. Gjithashtu, në Kodrën e Sanxhakut ka pasur rrëshqitje dheu, ku janë shkëputur masive të mëdha. I gjithë vendi është përfshirë nga rreshjet e dendura të shiut, të cilat dje shkaktuan përmbytje të mëdha edhe në Durrës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#52

Post by Adriana »

Librazhd, krim brenda familjes, vret të ëmën me sopatë

Tiranë – Një persona ka qëlluar sot për vdekje të ëmën me një sopatë.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Prevash të Librazhdit, rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, nga ku ka identifikuar autorin e krimit, i cili është shtetasi Haki Niska. Bashkë me vdekjen e gruas së moshuar, është plagosur edhe vajza e Haki Niskës, e cila ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Policia po heton për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë brenda familjes, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim


A mund te vritet nje "NENE" cilat qofshin arsyet e nje debati familjar?!
C'po ndodh keshtu me ne, i shpetuam nje regjimi me denim me vdekje dhe tani ne demokraci po i kryejm vete keto denime!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#53

Post by Arbëri »

Image
---------------------------------------------------
---------------------------------------------------

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#54

Post by Arbëri »

Vrasje në lagjen Xhon Kenedi,Shkup

ImageMe një breshëri plumbash nga automatiku sot rreth orës 11 në picerinë “Belissimo” në rrugën “Xhon Kenedi” u vra 45 vjeçari, Ramadan Ramadani, jurist në EVN dhe këshilltar në komunën e Çairit nga radhët e Demokracisë së Re. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, të cilat punuan për zbardhjen e krimit.Nga MPB-ja dyshojnë se autor i vrasjes është 22 vjeçari Muhamed I. Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta zyrtarisht, por mësohet se akti ka të bëjë me pagesën e faturave të energjisë elektrike. Pronari i lokalit ku ndodhi krimi rrëfeu për mediat atë që kishte parë.
Anëtarët e familjes Ramadani kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë bërë për motive politike. Në EVN Ramadani punonte në shërbimin juridik, nga kompania shprehën keqardhja për vrasjen e tij.http://alsat-m.tv/lajme/vendi/38270.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#55

Post by Arbëri »

Sërish vrasje në Shkup

Fatmir Memeti 22 vjeç mbrëmë rreth orës 3 të mëngjesit është vrarë në internet kafenë “Pizho” në rrugën “Ordan Çopela” në lagjen Gazi Babë të Shkupit. 42 vjeçari me inicialet B.Xh e ka therur me thikë djaloshin, për arsye tani për tani të panjohura. Trupi i 22 vjeçarit u transferua në Spitalin e qytetit ku vetëm u konstatua vdekja e tij. Policia arrestoi kryerësin dhe po punohet në zbardhjen e plotë të vrasjes. Kundër tij do të ngritet kallëzim penal. /Makfaks/http://alsat-m.tv/lajme/vendi/39025.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#56

Post by Sally »

Tërmeti shkund gjysmën e Shqipërisë, 6 sekonda panik



Epiqendra
e tërmetit sipas të dhënave paraprake është fshati Shëngjin, 15 kilometra larg
Tiranës përbri rrugës nacionale që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Shumë njerëz
dolën në rrugë nga frika që përjetuan për shkak të lëkundjes së fortë sizmike

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA – Rreth gjashtë
sekonda ka zgjatur lëkundja e fortë sizmike sot pak pas mesnatës kur sapo
kishte hyrë e shtuna, duke krijuar pasiguri dhe frikë te qindra mijë qytetarë.

Llambro Duni, Shefi i Sizmologjisë në Institutin
Kombëtar të Gjeoshkencave konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se tërmeti u
regjistrua në orën 00.14 pas mesnate.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#57

Post by Sally »

19 Korrik 2010


Dëshmitë rrënqethëse të Aksidentit tragjik Presidenti Topi në Pukë





FUSHE ARREZ -Nje autobus me pasagjerë doli nga rruga, pasditen e të shtunës në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, dhe ra në greminë. 14 persona mes tyre 4 fëmijë humbën jetën. Në Spitalin Ushtarak nga 10 të plagosurit, Eriksoni 9 vjecar në gjëndje kritike për jetën. Rende dhe vajza e familjes Mustafa. Kryeministri, e deputetët e opozitës homazhe në familjet e viktimave. Shqipëria sot në zi kombëtare. Grupi hetimor nxjerr konkluzionet e aksidentit: Shoferi humbi kontrollin.



ORA 09:00 : TOPI NISET NE PUKE, SOT CEREMONIA MORTORE E DREJTUESIT TE AUTOMJETIT


Presidenti i Republikës Bamir Topi do të udhëtojë sot drejt Pukës për të zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjet e prekura nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e të shtunës ( 17 korrik 2010) dhe që humbën jetën 14 persona ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Presidenti do të vizitojë dhe familjen e Zef Gjinit, drejtuesi i autobusit të aksidentuar i cili doli nga rruga në aksin Rrëshën- Fushë Arrëz. Policia nxorri konkluzionin se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Familjarët do të përcjellin për në banesën e fundit Zef Gjonin, ndërsa dje u zhvillua ceremonia mortore për 13 viktimat e tjera të aksidentit. Nga kjo tragjedi më rëndë u godit familja Mustafa, e cila humbi tre pjesëtar, burrë, grua dhe një vajzë, ndërsa në gjendje të rëndë është vajza tjetër Raisa. Aksidentit i shpëtuan dy djemtë e vegjël të familjes dhe vajza tjetër 15 vjecare. Në gjendje të rëndë në spital nga 10 të plagosurit është dhe Erikson Peraj, fëmija 9 vjecar i cili ka pësuar dëmtime në të dy mushkëritë


Ora 08:00:NJE NGA VIKTIMAT, KETE VIT 27 VJECARI VISHEJ DHENDER


Tragjedia, tani nuk është më te autobuzi që ra dy ditë më parë në kthesat e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Eshtë zhvendosur në familjet e viktimave të tragjedisë së rëndë, familje që kanë hapur dyert e mortit. Shtëpia e Lazër Gjonit e mbushur plot njerëz dhe vetëm zi. Autobuzi u përmbys vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij, në fshatin Shkozë të Pukës, Gjoni e meson lajmin ne TV nepermjet TVNews24. Por bashkë me “vdekjen” e autobuzit, erdhi edhe vdekja për birin e tij 27-vjeçar, Pavlinin. Një muaj më parë Lazër Gjoni kishte pësuar vetë një aksident, në të cilin humbi njërën dorë. Tani, duhet të përballojë humbjen e madhe. "Kishte pak kohe qe e kishim fejuar. Ai ishte vetëm 27 vjeç. Po e bëja gati për dhëndërr po ja që vullneti i zotit nuk paska qenë i tillë. Mëshir o Zot. Dhimbja është e madhe, sot po më duket pak më lehtë, na ngushëlluan kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe deputetët e qarkut. Të gjithë na kanë ofruar ndihmë. Unë u jam mirënjohës", shprehet Gjoni per Gazeta Shqiptare. Gjoni


ORA 07:30-7 FAMILJARE, 3 ARKIVOLE E 4 JETIME


Të afërmit e familjes Mustafa kanë hapur dyert e mortit. Nga familja, nuk ka mbetur kryefamiljar, ai vdiq në aksidentin tragjik. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se kjo familje nga qyteti i Fushë Arrëzit është ndër më të prekurat e tragjedisë së rëndë që ndodhur pasditen e shtunë kur autobusi i linjës Durrës-Fushë Arrëz përfundoi në ujrat e Lumit Fan. Ajo humbi kryefamiljarin, bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre 12-vjeçare. Ndërkohë që 4 fëmijë të tjerë, dy djem e dy vajza gjenden në spitalin Ushtarak. Dje, qindra banorë të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe miq të largët, të ardhur deri dhe nga Kosova, ishin në ritin e dhimbshëm të përcjelljes për në banesën e fundit të Adem e Lavdije Mustafës dhe vajzës së tyre. Mes lotëve e dhimbjes, njerëzit, nuk dinin si të ngushëllonin familjarët e mbetur. Ata janë nga familjet më të varfëra, mezi siguronin bukën e gojës. Për më tepër, viktima, tre vjet më parë kishte pësuar një aksident të rëndë me motor dhe kishte vajtur disa ditë në plazh me rekomandimin e mjekut. Do të bënte dhe një vizitë mjeksore në Tiranë. Më i afërti i familjes, kushëriri i tij Ilmi Mustafa, rrëfen për “G.SH”, pjesë nga drama e dhimbshme jetësore e kësaj familje që humbi tre pjestarët e saj.


ORA 07:20-GABIMI I SHOFERIT COI AUTOBUSIN NE GREMINE


Shoferi i autobusit nuk ka konsumuar drogë apo alkool, si dhe nuk ka pësuar ndonjë shqetësim shëndetësor në momentin e daljes së autobusit nga rruga”. Ky ka qenë konkludimi paraprak i ekspertit mjekoligjor që kreu autopsinë e trupit të pajetë të Zef Gjergjit në morg, pasi ky i fundit ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak. Lajmi konfirmohet nga burime pranë grupit hetimor, sipas të cilave, tërheqja e vëmendjes nga brenda autobusit apo një gabim i shoferit ka sjellë aksidentin tragjik. Nga frenimi i gomave në pjesën ku autobusi ka dalë nga kontrolli dhe nga rruga për t’u rrëzuar në greminë, nuk rezulton që mjeti të ketë pasur ndonjë shpejtësi të madhe apo tej normave të lejuara. Gjithsesi, edhe vetë hetuesit e aksidenteve janë të ndodhur përballë një fakti të papritur për ta, pasi drejtuesi i mjetit me patentë për shërbim të transportit urban të lëshuar në vitin 1992, gjatë të gjitha viteve që ka drejtuar automjete nuk ka marrë asnjëherë gjoba për kundravajtje që konsiderohen si shkaqe për aksidente të rënda rrugore.


DJE
Ora 09:00: AKSIDENTI, DY FEMIJE NE GJENDJE TE RENDE



Shefi i reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda informoi sot në mëngjes se gjëndja shëndetësore e të plagosurve në aksident mbetet e rëndë. Sidomos për dy fëmijë, njëri prej të cilëve Erikson Peraj. 9 vjecari ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe mjekët e Spitalit Ushtarak po këshillohen për transportimin e tij në Spitalin e Mushkërive, në Senatorium, për një mjekim më të specializuar. Mjekët thanë se fëmija i është nënshtuar operacionit gjatë gjithë natës.

“Situata e gjendjes shëndetore e të aksidentuarve ngelet e rëndë. Dy fëmijë ndodhen në bllokun operator. Një kishte dëmtime të barkut dhe dëmtime të kokës, dhe një fëmijë tjetër, i cili ka dëmtime të dy mushkërive dhe është operuar gjatë gjithë natës”.- informoi Shefi i reanimacionit në Spitalin Ushtarak, sot paradite rreth orës 08.30 minuta.

Doktor Zhurda tha se “të dy fëmijët mbahen me ventinlacion mekanik për arsye se në reanimacion nuk ka asnjë mundësi tjetër për ti trajtuar”. Mjeku reanimator shpreson se njëri prej fëmijëve, Raisa Mustafa, 12 vjece do të shkëputet nga ventilacioni mekanik.( Ndërsa fëmija tjetër, Erikson Peraj ngelet më rëndë , dhe do transportohet në Senatorium.
Për të plagosurit e tjerë mjeku informoi se dy gra janë në reanimacion me dëmtime të anësive, të stabilizuara, ndërsa 6 të sëmurë të tjerë janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Shefi i reanimacionit Zhurda tha se nuk kishte pasur nevojë për transfuzion gjaku, por bëri sërish apel “për të dhuruar gjak pasi në një sezon vere me raste të tilla përballemi përditë”.


AKSIDENTI


Policia informoi dje se autobusi me targa PU 1330 A, që drejtohej nga 48-vjeçari Zef Gjergji, ishte duke udhëtuar nga Durrësi për në drejtim të qytetit verior. Në afërsi të fshatit Dom të Komunës së Gjegjanit, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ka rënë në greminë. Pasagjerët, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, përjetuan ferrin. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot duke iu referuar burimeve nga policia lokale pohojnë se disa nga viktimat kanë dalë nga dritaret e autobusit që është rrokullisur, për të përfunduar në ujërat e lumit Fan i Madh. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore nga Shkodra, Puka dhe Tirana, forcat e RENEA-s, të FNSH-së, repartit të Zjarrfikësve, si dhe autoambulanca. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u ngrit një shtab emergjence, ndërsa helikopterë të kësaj ministrie dhe asaj të Shëndetësisë fluturuan me shpejtësi për në vendngjarje për të transportuar të mbijetuarit e tragjedisë. Pas nxjerrjes nga gremina, të plagosurit, mes të cilëve dhe shoferi 48-vjeçar, u dërguan me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Disa të plagosur dhe të vdekur u transportuan në spitalin e Pukës ndërsa dy të tjetër në Shkodër.


VIKTIMAT


Policia konfirmoi zyrtarisht se viktimat janë Alma Marku, 33 vjece, Arsen Marku, 8 vjec, Paulin Gjoni, 28 vjec, Mimoza Dyzeni, 29 vjece, Adem Mustafa, 52 vjec, Marte Lleshi, 31 vjece, Marie Prenga, 60 vjeçe, Elona Mustafa, 12 vjeçe, Zef Gjergji (shoferi) 47 vjeç, Fran Paloka, 22 vjeç, Gjovalin Pera, 15 vjeç, Prengë Dyzeni, 38 vjeç, Adela Prenga, 14 vjeç, Lavdie Mustafa, 41 vjeç


TE PLAGOSURIT


Të plagosurit në Spitalin Ushtarak janë Mirsad Mustafa 4 vjec, Mirlinda Mustafa 15 vjec, Raisa Mustafa 12 vjec, Armando Mustafa 8 vjec, Erikson Peraj 9 vjec, Flora Peraj 36 vjec, Desaro Preng Dyseli 7 vjec, Pjerin Kola 43 vjec, Gjon Marku 46 vjec, Alvida Marku 12 vjec


DITE ZIE




Qeveria shpalli ditë zie kombëtare, ditën e sotme, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik. Qeveria informoi dje se do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksident. Dita e zisë do të shoqërohet me një minutë heshtje dhe me vendosjen e flamurit kombëtar në gjysmë shtize, në të gjitha institucionet shtetërore.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#58

Post by Sally »

Zjarri shkrumbon banesën, familja Hasa apel për ndihmë

Shtatë anëtarët e familjes Hasa në fshatin Priskë e Madhe



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#59

Post by Adriana »

Reshjet e shiut krijojnë probleme ne Shqiperi

Lezhë, reshjet e shiut krijojnë probleme

LEZHË-Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Lezhës, si dhe shembjet e dheut, kanë krijuar probleme, ndërkohë që janë marrë masat dhe po punohet për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe normalizimin e situatës së qarkullimit të automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës, kanë krijuar probleme në qarkun e Lezhës, çka ka detyruar Shtabin e Emergjencës pranë Prefekturës së Lezhës, të mblidhet që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe të marrë masat e menjëherëshme për stabilizimin e situatës.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Pal Dajçi, i cili është edhe kryetar i shtabit të emergjencës, tha se, "nga raportimet e bëra pranë këtij shtabi, problemi më i madh është ne aksin rrugor nacional Milot-Morinë, ku në Fan të Mirditës, janë konstatuar shembje të dheut në anë të rrugës, duke krijuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve".

Sipas tij, qarkullimi në këtë aks rrugor për momentin është duke u bërë vetëm me një sens, ndërkohë që specialistët e firmës amerikane që mbulojnë këtë aks rrugor, po punojnë për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.

Gjithashtu, në këtë aks rrugor gjenden edhe forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor, të cilat po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në të dy anët e rrugës.
Sipas tij, probleme të vogla ka pasur në fshatin Rrilë, ku si rezultat i erës së fortë, karakteristike e vazhdueshme për këtë zonë, ka pasur disa dëmtime të çative të disa shtëpive.

Nën vëzhgim të plotë ka qënë edhe lumi Gjadër, i cili me fryrjen e tij nga reshjet, ka pastur tendence të dalë nga shtrati, por aktualisht vazhdon të jetë brenda normalitetit, duke mos krijuar probleme për zonën në fjalë.

Prefekti Dajçi tha gjithashtu, se po ndiqet situata e lumit te Matit, ku ka patur prurje te medha, ndërkohë që drejtues dhe specialistë të Bordit të Kullimit janë për momentin në Fushë Kuqe, duke monitoruar situatën në terren, për të marrë masat e duhura në mbrotje të komunitetit.
META
Në bashkinë e Lezhës sot ka qenë edhe ministri i energjitikës, Ilir Meta, i cili u njoh me situatën, dhe premtoi se do të merren masa që të mos ketë probleme me energjinë elektrike, pas kontraditave të fundit të bashkisë me OSSH.



Shirat fryjnë lumenjtë Përmbytjet rrezikojnë Nënshkodrën


SHKODER- Reshjet e shumta të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar një situatë të vështirë në qytetin e Shkodrës. Lumi Gjadër dhe lumi Kir janë fryrë për shkak të shirave dhe prurjeve nga rrëketë e maleve. Më e rrezikuar është komuna e Postribës, në zonën e Nënshkodrës, ku reshjet që kanë nisur mëngjesin e së martës dhe kanë vijuar pa ndërprerje gjithë natës shkaktuan toka të përmbytura. Gjithashtu është dëmtuar dhe ura e Vrakës mbi lumin Kir e cila lidh Shkodrën me pikën doganore të Hanit të Hotit.

Ura është dëmtuar në njërën këmbë, 6 kilometra larg Shkodrës dhe për pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë aks. Për momentin drejt pikës doganore Hani i Hotit shkohet nëpërmjet një rruge dytësore.

Korrespondetja e NEWS24 Eljona Kodra informon se e përmbytur është dhe lagjja periferike e qytetit Mark Lula. Gjatë mbrëmjes së të martës reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qendër të qytetit. Niveli i ujit në rrugë arriti deri në 40 cm, cka shkaktoi probleme në qarkullimin e automjeteve. Reshjet e shiut janë ndalur Sot në mëngjes në orën 7.00 dhe rreth orës 10.00 qyteti ndriçohej nga dielli.
MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE
Që prej orës 02. 00 të mëngjesit të sotëm shtabi i Emergjencave është mbledhur në godinën e prefekturës për të mbajtur nën kontroll situatën.
Sipas NEWS24 zonat më të rrezikuara për momentin në zonën e Nënshkodrës janë komuna e Velipojës, Dajcit, Ana e Malit dhe Postrriba.
Nga Shtabi i Emergjencave mësohet se janë marrë masa për të mbajtur nën kontroll hidrovoret sidomos në Velipojë, si dhe po kontrollohen argjinaturat në Dajc, Ana e Malit dhe Velipojë. Këto zona ishin më të prekurat nga përmbytjet e janarit 2010.



Shi në Vlorë, kushte të papërshtatshme lundrimi


VLORË- Prej dy ditësh gjiri detar i Vlorës është përfshirë në zonën me presion të ulët, gjë që është shoqëruar me përkeqësim të kushteve atmosferike. Kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, kur moti do të jetë me reshje të vazhdueshme shiu, çka do të shoqërohet edhe me kushte të papërshtatshme lundrimi.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur se, sot era do të ketë drejtimin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/s deri 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 13-15 gradë celsius.
Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës do të arrijë në 2-3 ballë dhe në det të hapur 5-6 ballë.




Lezhë, reshjet e shiut krijojnë probleme


LEZHË-Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Lezhës, si dhe shembjet e dheut, kanë krijuar probleme, ndërkohë që janë marrë masat dhe po punohet për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe normalizimin e situatës së qarkullimit të automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës, kanë krijuar probleme në qarkun e Lezhës, çka ka detyruar Shtabin e Emergjencës pranë Prefekturës së Lezhës, të mblidhet që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe të marrë masat e menjëherëshme për stabilizimin e situatës.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Pal Dajçi, i cili është edhe kryetar i shtabit të emergjencës, tha se, "nga raportimet e bëra pranë këtij shtabi, problemi më i madh është ne aksin rrugor nacional Milot-Morinë, ku në Fan të Mirditës, janë konstatuar shembje të dheut në anë të rrugës, duke krijuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve".

Sipas tij, qarkullimi në këtë aks rrugor për momentin është duke u bërë vetëm me një sens, ndërkohë që specialistët e firmës amerikane që mbulojnë këtë aks rrugor, po punojnë për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.

Gjithashtu, në këtë aks rrugor gjenden edhe forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor, të cilat po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në të dy anët e rrugës.
Sipas tij, probleme të vogla ka pasur në fshatin Rrilë, ku si rezultat i erës së fortë, karakteristike e vazhdueshme për këtë zonë, ka pasur disa dëmtime të çative të disa shtëpive.

Nën vëzhgim të plotë ka qënë edhe lumi Gjadër, i cili me fryrjen e tij nga reshjet, ka pastur tendence të dalë nga shtrati, por aktualisht vazhdon të jetë brenda normalitetit, duke mos krijuar probleme për zonën në fjalë.

Prefekti Dajçi tha gjithashtu, se po ndiqet situata e lumit te Matit, ku ka patur prurje te medha, ndërkohë që drejtues dhe specialistë të Bordit të Kullimit janë për momentin në Fushë Kuqe, duke monitoruar situatën në terren, për të marrë masat e duhura në mbrotje të komunitetit.
META
Në bashkinë e Lezhës sot ka qenë edhe ministri i energjitikës, Ilir Meta, i cili u njoh me situatën, dhe premtoi se do të merren masa që të mos ketë probleme me energjinë elektrike, pas kontraditave të fundit të bashkisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#60

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”