"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

#1

Post by Aulona »




TIRANË- Fatmir Mediun e mbron mandati i deputetit që sapo ka marrë për tu gjykuar si i pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Sot gjykata e lartë pushoi çështjen në ngarkim të tij pas faktit juridik që solli avokati mbrojtës, Ardian Visha.


Kolegjit Penal i janë dashur vetëm 30 minuta për vendosur, para kërkesës së avokatit për të pezulluar këtë gjyq pasi personi që është nën gjykim është deputet dhe kundërshtisë së prokurorëve se Mediut i është hequr një herë imuniteti kështu që procedimi duhet të vazhdojë.


Në përfundim, Kolegji Penal me relator, Besnik Ymerajn ka vendosur të pushojë çështjen në ngarkim të deputetit dhe ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, pasi tashmë është sërish person me imunitet. Sipas ligjit, atij duhet ti hiqet imuniteti në parlament që të procedohet.


Gjatë seancës në Gjykatën e Lartë, avokati ka kërkuar pezullimin e çështjes, duke paraqitur në Kolegj Penal mandatin e deputetit, që i jep Mediut imunitet dhe pengon vazhdimin e gjykimit. Ndërsa prokurori i çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kërkoi rrëzimin e kërkesës së avokateve mbrojtës, të cilët kërkuan pezullimin e procesit gjyqësor. "Kërkesa për pezullim është e pabazuar ne ligj", u shpreh Stojani.


Ky vendim ka ngjallur reagimin e familjareve të viktimave te Gerdecit. Nëna e 7 vjeçarit që humbi jetën në këtë tragjedi, Zamira Durda u shpreh me lot në sy, se nëse shteti nuk vendos drejtësi ne do ë bëjmë vetëgjyqësi.


Deputeti i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të gjykatës, duke u shprehur se "përfaqësuesit e mi ligjorë kërkuan vazhdimin e gjykimit pavarësisht kushteve të reja procedurale, dua zbardhjen e plotë të hetimit. I bindur se vendimi më i mirë është hetimi dhe gjykimi deri në fund".


KRONOLOGJIA, SI DESHTUAN GJITHE SEANCAT NDAJ MEDIUT


06/07/2009

TIRANË - Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi në sallë nuk ishin mbrojtësit ligjorë. Në kërkesën për gjykatën, avokatët Ardian Visha dhe Petrit Serjani thonë se "jemi bllokuar në rrugë, gjatë kthimit në Tiranë, për shkak të mbylljes së tunelit të Thirrës". Ky ishte një argument i pajustifikueshëm për akuzën, pasi njoftimi për bllokimin e autostradës ishte dhënë një ditë më parë. Prokurorët deklaruan në seancë se "rruga mbyllet në orën 11:00 të ditës së sotme ndaj avokatët duhet të kishin mbërritur në seance, sepse Ministria e Transporteve njoftoi që mbrëmë për bllokimin e Rrëshen-Kalimash". Gjithsesi, Kolegji Penal në mungesë të avokatëve dhe kërkesës së tyre për të shtyrë të gjyqin, vendosi seancën e radhës më datë 14 shtator.



22/05/2009

TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Besnik Ymeraj, nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm, vendosi ndarjen e dosjes së Gërdecit në tri procese të ndryshme. Një proces gjyqësor me të pandehurin e vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të gjykohet pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Procesi tjetër, me 28 të pandehurit ushtarakë dhe civilë si dhe firmën "Albademil" si personin juridik do të gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet nga dhoma penale. Procesi tjetër gjyqësor, ka të bëjë me paditë civile të familjarëve të viktimave, Avokaturës së Shtetit dhe disa të gjymtuarve të shpërthimit të punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec, i cili do të shqyrtohet në një dosje të vetme gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë pranë dhomës civile. Ky vendim i Kolegjit Penal të kryesuar nga gjyqtari relator Besnik Ymeraj dhe anëtarët Irma Balaj, Majlinda Andrea, Evelina Qirjako dhe Evgjeni Sinoimeri u mor tre orë pas parashtrimit të kundërshtimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kërkuan nga gjykata mos pranimin e kërkesave të 28 të pandehurve për ndarjen e çështjes.


05/05/2009

TIRANE- Seanca e parë në ngarkim të 29 personave të pandehur, për tragjedinë e Gërdecit, nuk u arrit të zhvillohej, për shkak të mungesës së një avokati dhe një të pandehuri, si për mungesë të prokurës së përfaqësimit të një avokati si dhe të disa problemeve teknike. Seanca ishte caktuar të zhvillohej në orën 9:30 të paradites së djeshme në Gjykatën e Lartë, ku pritej të mbërrinin në cilësinë e të pandehurve ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish- krerët e Ushtrisë, Gjeneralët Luan Hoxha, Agim Lala Shpëtim Spahiu e Zija Bahja, e bashkë me ta ish- funksionarë të ndryshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërmarrjes së saj MEICO, ish- drejtori i saj, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji pronar i "Albademil" e Dritan Minxolli, administrator i saj e njëkohësisht kunati i Delijorgjit.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

#2

Post by Aulona »




Gazetarja Dervishi eshte shume sakte, qe Gerdeci fillon dhe mbaron me Sali Berishen, mbasi c'do tragjedi qe ka ndodhur ne Shqiperi sa here ka qene Saliu ne pushtet ka qene direkt i lidhur me te, gje qe ata qe bien preh e tij nuk ngrene zerin rreth kesa, se kane hall se u zvogelohen xhepat e tyre apo te familjeve te cilat punesohen nga ky monster qe ndodhi perseri mbas komunizmit.

Turp shoqerise tone qe mban akoma me vetedije njerez te tille ti qeverisin. Atehere faji eshte i vete shoqerise tone, dhe jo i ketyre te pafytyreve. Curchill ishte shume ne rregull kur tha: "C'do popull meriton ate qeveri qe zgjedh". Ne si gjithmone jemi delet te cilet kemi disa barinj qe na cojne nga te duan ata dhe si te duan ata, dhe njerezit rrine e presin.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

#3

Post by Tomorr »

Aulona wrote:


Gazetarja Dervishi eshte shume sakte, qe Gerdeci fillon dhe mbaron me Sali Berishen, mbasi c'do tragjedi qe ka ndodhur ne Shqiperi sa here ka qene Saliu ne pushtet ka qene direkt i lidhur me te, gje qe ata qe bien preh e tij nuk ngrene zerin rreth kesa, se kane hall se u zvogelohen xhepat e tyre apo te familjeve te cilat punesohen nga ky monster qe ndodhi perseri mbas komunizmit.

Turp shoqerise tone qe mban akoma me vetedije njerez te tille ti qeverisin. Atehere faji eshte i vete shoqerise tone, dhe jo i ketyre te pafytyreve. Curchill ishte shume ne rregull kur tha: "C'do popull meriton ate qeveri qe zgjedh". Ne si gjithmone jemi delet te cilet kemi disa barinj qe na cojne nga te duan ata dhe si te duan ata, dhe njerezit rrine e presin.
Po ci keni keto Berisha Berisha, ce keni kete politike primitive. Keni gjetur nje preteks atje gerdecin qe rrezik e keni sabotuar vete dhe mbetet pas tij. Boll o Aulona se nuk kemi nevoje per zedhenesa partie ne forum.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

#4

Post by Aulona »

Tomorr wrote: Po ci keni keto Berisha Berisha, ce keni kete politike primitive. Keni gjetur nje preteks atje gerdecin qe rrezik e keni sabotuar vete dhe mbetet pas tij. Boll o Aulona se nuk kemi nevoje per zedhenesa partie ne forum.

Tomorr po te them te verteten me primitive dhe te kufizuara nga mendimet e tua nuk kam vene re! Tani sa per zedhenese, ja pra dil ne pasqyre e shiko veten, na thuaj se c'fare do vesh re! Tani eshte shume gallate me juve, sa here qe ndodh dicka ua bejne te tjeret! :roll: E di ti kush gjen justifikime, nqs jo atehere nuk qenke mesuar keq dhe c'do gabim tendin ne jete do mundohesh tua hedhesh jo vetem gjitoneve, por edhe familjes tende qe te dalesh sa me i lare per vete.


Pak psikologji meqe eshte shume e veshtire per disa nga ju te kuptoni gjerat me elementare.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”