Më në fund po flasin me ngarkesën e duhur kundërshtimshprehëse për «grabitqarët vendorë [etnomazokistët, mbetjet joshqiptare shqipfolëse] dhe ndërkombëtarë [globalistët, bankierokratët, kanibalfinancierët]»
#globalistokraciE. R. wrote:Ky është shteti juaj, kosovare e kosovarë të dashur. Dhe këto janë paratë tuaja me të cilat pushtetarët luajnë si në kazino. Lexojeni këtë tekst për të parë e kuptuar humnerën e thellë ku është hedhur Kosova nga pushtetarët e PDK-së. Natyrisht këtu nuk mungon as Ariel Raubvogel, këshilltari izraelit i qeverisë Thaçi. Nganjëherë emrat dhe mbiemrat shpjegojnë edhe karakterin e bartësve të tyre. Raubvogel, për shembull, domethënë shpend grabitqar! Kjo është epoka kur korbat vendorë dhe "ndërkombëtarë" i bien pamëshirshëm një shteti./E. R.
gazetafjala.com/analiza/rrefimi-i-erret-per-presidentin-thaci/
#kundrashqiptarokraci
POR:
A e merr vesh ky Robelli që virusi botëkuptimor "kosovarist" që ai (ndonëse në mënyrë më të "moderuar" se sa disa të tjerë) tejmbart>>>
— dhe që i shtyn ata që prek që "suksesin" shtetndërtimor ta masin me thellësinë e shkëputjes nga Shqiptaria dhe jo:
- me pohimin dhe mbrojtjen e Shqiptarisë dhe, vijarisht,
- me pavarësimin dhe pastrimin e plotë nga mbeturinat botëkuptimoro-politike të ish-serbomanokracisë jugosllaviste dhe nga shqiptarofobia (vetvetefobia, autofobia) dhe sovranitetofobia e përçuar si "virtyt" nga "aparaçik"-ët dhe trillimtarët ("spin doctors"-at) e neo-jugosllavizmit multietnik sorosist —
>>>është pikërisht themeli mundësues dhe nëkëmbëmbajtës i regjimit kundrashqiptarokratik dordolecikanisto-globalist që ai hiqet sikur kundërshton, që po e çshqiptarizon Shipërinë Veriore me terrorizëm politiko-ekonomiko-mediatiko-kulturor dhe që thaçizmin e PDK/LDK-izmin i ka veçse maska sipërfaqësore e vegla rrethanore (dhe të cilat, pasi të jenë diskredituar dhe të bëhen të papërdorshme 'që-nesër' mund t'i zëvendësojë me një 'maskë' dhe 'vegël' tjetër si "Partia e Fortë" apo si Lëvizja Neomarksizëmvendosje)?
Për aq kohë sa 'Robellët' do të vazhdojnë të mendojnë se shqiptaroveriorët — "kosovarët", siç i quajnë ata me përçmim dhe kombofobi të nënvetëdijshme prej mini-leninësh — do të mund të kenë mirëqenie dhe shtetndërtimtari të mirëfilltë duke mos qenë më shqiptarë por kavie me pseudoidentitet laboratorik dhe pseudosovranitet "multietnik", regjimi kundrashqiptarokratik do të vazhdojë të kryejë çdo prapësi dhe çdo shkatërrim që 'Robellët' raportojnë dhe që tërthorazi mbështesin duke u shtirur sikur drejtpërsëdrejti kundërshtojnë; sepse: se si mund të kërkohet shtetndërtim duke shtypur, ndrydhur e zvetënuar faktorin shtetndërtues, Shqiptarët e Shqipërisë Veriore, kjo është një 'enigmë' që vetëm hipokrizia dhe skizofrenia e një ithtari të dogmave religjionoide neobolshevike postmoderniste sorosiste mund të bëjë 'të kuptueshme'.
Ata që nuk kanë, që bëjnë sikur nuk kanë dhe që nuk i zhvillojnë vetes as aftësitë arsytimore fillestare dhe as njohuritë pikënisëse për të kuptuar se në interes të kujt është çuda "komb kosovar", dashur-padashur, dashakeqas-syleshas, do të vazhdojnë të punojnë pikërisht për këtë lloj interesi, për këtë lloj regjimi kundrashqiptarokratik.