Code: Select all
Nga burime konfidenciale mësohet se FSHF do të kërkojë nga qeveria për ti dhënë asaj administrimin e stadiumit në mënyrë që të investojë dhe ta cojë në parametrat e duhura. Problemet me stadiumin zakonisht dalin në pah në ndeshjet e Kombëtares, kur edhe kontrolli i FIFA-a apo UEFA-s është më i madh.TIRANE- Kushtet në stadiumin “Qemal Stafa” duken aspak të përshtatshme për një ndeshje ndërkombëtare. Televizioni News24 ka siguruar disa foto të ambienteve të brendshme të stadiumit që tregojnë kushte jo të mira dhe shumë larg standardeve për ndeshje ndërkombëtare. Ajo që duket qartë është papastërtia, mungesa e tualeteve për femra dhe amortizimi i sistemit të ndriçimit.
“Kërkesat e Uefa-s dhe të Fifa-s janë shumë të gjëra, ne jemi shumë larg këtyre standardeve. Së pari shkallët e stadiumit duhet të jenë të pastra nga sendet e forta. Një nga vëretjet e fundit që na u bë nga delegati i FIFA.s në ndeshjen e fundit me Danimarkën ishte edhe prania e sendeve të tilla, ndërkohë që kontrolli jashtë stadiumit ishte shumë i rreptë, cka e bën gjendjen qesharake. FIFA ka standarde duke filluar nga ambientet publike si WC, dhe ambientet tona lenë për të dëshiruar. Një kërkesë e domosdoshme është që duhet të ketë tualet për femrat. Tjetër problem është ambienti i gazetarëve, të ketë më shumë vende dhe lidhje interneti. Kërkesat për përmirësimin e kushteve anë shumë të gjëra dhe shkojnë deri tek gjërat më banale si problemi i ujit të ngrohtë në dushe.” thekson vëshguesi i FIFA-s, Plarent Kotherja.
Stadiumi “Qemal Stafa” edhe pse i licencuar për ndeshje ndërkombëtare, shumë shpejt mund të mos lejohet më për zhvillimin e tyre. Ndërkohë FIFA pritet të sjellë një gjobë të majme për problemin e hasur nga danezët.
Pas ndeshjes me Danimarkën në 9 shtator, futbollistët danezë por edhe arbitrat u larguan nga stadiumi duke mos bërë dushin e zakonshëm ose duke u larë me ujë të ftohtë. Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mosndezjes së kaldajave të ujit.
Nga burime konfidenciale mësohet se FSHF do të kërkojë nga qeveria për ti dhënë asaj administrimin e stadiumit në mënyrë që të investojë dhe ta cojë në parametrat e duhura. Problemet me stadiumin zakonisht dalin në pah në ndeshjet e Kombëtares, kur edhe kontrolli i FIFA-a apo UEFA-s është më i madh. Por në fakt, fenomeni i mungesës së uit të ngrohtë apo kushtet e këqija e bënë “Qemal Stafën” një prej impianteve më të parehatshme në botë. (e.n/News24/BalkanWeb)


