"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#46

Post by Sally »

Image
Presidenti Bamir Topi mbron interesat shqipëtare në Shkup




Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, zhvilloi sot një takim me Presidentin e ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në Rezidencën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, në Shkup. Takimi mes dy krerëve u zhvillua menjëherë pas pjesëmarrjes së Presidentit Topi në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës së Presidentit të ri Ivanov në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Topi, duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi të parë, uroi homologun e tij maqedonas me rastin e marrjen e detyrës së lartë, zgjedhjen në postin e Presidentit, si dhe siguroi për vazhdimësinë e takimeve e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen. Duke u ndalur në nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve tona, Presidenti Topi shprehu gatishmërinë për thellimin e tij, si në funksion të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe e rajonale, nëpërmjet vazhdimësisë së praktikës së takimeve dhe vizitave të niveleve të larta.

Presidenti Topi pas një takimi me presidentin e ri Ivanov fillimisht ka shprehur keqardhje për mungesën e Sejdiut krahas homologëve të tjerë të rajonit.


“Nuk është e drejtë e imja që të ndërhyjë për ftesat, megjithatë me vjen keq që Sejdiu nuk është i pranishëm”, ka theksuar presidenti shqiptar. Sipas tij, liderët e Ballkanit duhet të pranojnë realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan. “Shpresoj që në takimin e radhës me karakter rajonal të jetë i pranishëm presidenti i Kosovës Sejdiu dhe me këtë përfundimisht të kuptohet se gjendja gjeopolitike në rajon ka ndryshuar”,
Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti me këtë rast organizimin e mirë të zgjedhjeve, si hap i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë, një garanci më shumë për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për perspektivën e saj evropiane e euroatlantike. Presidenti Topi vlerësoi të gjithë zgjedhësit maqedonas, edhe ata shqiptarë, për mënyrën dinjitoze në zhvillimin e procesit zgjedhor, si dhe kontributin e faktorëve politikë shqiptarë, të cilët me fushatën e tyre të qytetëruar i paraprinë normalitetit të zhvillimit të procesit të votimit, shenjë kjo e maturisë politike dhe e kapacitetit të tyre demokratik. Presidenti Topi vuri në pah se mesazhet tona për faktorin shqiptar në Maqedoni inkurajojnë në vazhdimësi bashkëpunimin, integrimin, angazhimin e veprimin institucional.

Gjithashtu, Kryetari i shtetit shqiptar shprehu vlerësime për bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase nё kuadёr tё angazhimit të pёrbashkёt pёr anёtarёsimin nё Bashkimin Evropian. Ndërsa, duke evidentuar ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e mbrojtjes dhe në përgjithësi në kuadër të përmbushjes së standardeve të Aleancës së NATO-s, Presidenti shqiptar shprehu besimin se shumë shpejt edhe Maqedonia do të mund t’i bashkohet vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut, Shqipërisë dhe Kroacisë, për të vazhduar së bashku rrugën si anëtarë me të drejta të plota të Aleancës.

Nga ana e tij, Presidenti i ri maqedonas, Gjorgje Ivanov, pasi i uroi edhe një herë Presidentit Topi mirëseardhjen, e falenderoi Kryetarin e Shtetit për urimet e ngrohta. Takime të këtij niveli, u shpreh Presidenti maqedonas Ivanov, japin një mesazh dhe imazh të ri mbështetur mbi parime të përbashkëta mbi aspiratën tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Presidenti Ivanov shprehu urimet për Presidentin Topi me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, duke nënvizuar gëzimin që “një vend fqinj si Shqipëria u bë anëtar i Aleancës së Atlantikut dhe do të jetë edhe avokati ynë dashamirës për në NATO”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#47

Post by Sally »

http://www.panoplos.com/.a/6a010534aec3d7970b010536a5e272970b-800wi


Turqia: Akuzat e Greqisë nuk janë të vërteta




Ankara - Turqia hedh poshtë akuzat e Greqisë për shkelje të rregullave të navigimit ajror nga aviacioni i saj.
Greqia protestoi të martën për shkelje të rregullave të navigacionit ajror nga avionët turq, që sipas saj kanë vënë në rrezik një avion civil në detin Egje.

"Këto akuza të ekzagjeruara janë studiuar nga autoritetet tona kompetente, të cilat kanë arritur në përfundimin se nuk janë të vërteta'', nënvizoi në një komunikatë Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Turqia dhe Greqia prej kohësh janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e hapësirës ajrore dhe detare në detin Egje.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#48

Post by Aulona »



Nje nate te trazuar ka kaluar zona "Eksarqia" e Athines pasi ashtu si dje ,edhe sot jane shenuar perleshje midis anarkisteve dhe forcave policore.
Cdo gje ka filluar kur persona te panjohur kane hedhur bomba molotov ndaj forcave te nderyrjes se shpejte policore te cilat nga ana e tyre u jane pergjigjur me bomba me gaz lotsjelles. Me pas anarkistet greke u kane vene zjarrin dy makinave, kazaneve te plehrave si dhe kane shkaterruar nje bankomat te nje banke greke. Megjithese policia ka kundervepruar me njehere nuk ka mundur te kryeje asnje arrestim.

Nderkaq vemendja e te gjitheve ne Greqi eshte drejt qytetit te Selanikut ku sot hapet Panairi Nderkombetar i vendit,nje ngjarje e shenuar per arsye se gjithe politika greke, pozita dhe opozita bejne ne kete qytet bilancin e punes se tyre njevjecare. Aq me teper ne kete periudhe kur vendi ndodhet nje muaj para zgjedhjeve te parakohshme, qe shpalli kryeministri Karamanlis tre dite me pare.

Ne gjithe qytetin jane shperndare mbi 3000 police dhe masat e marra jane nga me drastiket ne vitet e fundit,per te perballuar jo vetem protestat e sindikatave qe do te zhvillohen sot ne mbremje, por dhe sulmet e anarkisteve te cilat jane bere tashme te zakonshme ne kete eveniment te rendesishem.

Eshte karakteristik fakti qe megjithese socialistet greke kryesojne me mbi 6% ne sondazhet fundit ,zemerimi popullor dhe mosbesimi per te ardhmen e vendit sidomos ne aspektin e zhvillimit ekonomik eshte gjithnje e ne rritje.Dje u publikua edhe raporti per ritmin ekonomik te tremujorit te dyte te ketij viti ne vend i cili ishte -0,3%.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#49

Post by Sally »

Greqia: Maqedonia kërkon të përvetësojë historinë tonë



Athinë - Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis akuzon sërish Maqedoninë se po përpiqet të përvetësojë historinë e Greqisë.


Ministrja e Jashtme greke thekson se qëndrimi i qeverisë së Nikola Gruevskit po e largon gjitnjë e më shumë Maqedoninë nga integrimi në NATO dhe BE.

“Kjo qeveri me përpjekjet e saj të mëdha për të vjedhur historinë, mendon se mund të rishkruajë të kaluarën. Por ajo po e çon popullin e vendit tonë fqinj drejt fanatizmit, gjë që thellon largësine mes tyre dhe perspektivës euro-atlantike”, deklaroi Bakojanis.

Lidhur me bisedimet për çështjen e emrit, Bakojanis deklaron se Athina zyrtare është për një zgjidhje me emër të përbërë, me një përcaktim gjeografik, për përdorim nga të gjithë”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#50

Post by Sally »

Kjo qeveri me përpjekjet e saj të mëdha për të vjedhur historinë, mendon se mund të rishkruajë të kaluarën. Por ajo po e çon popullin e vendit tonë fqinj drejt fanatizmit



Ju kan vjedhur historin?!
Populli fqinj?!
Po kush popull fqinj?!
Se me sa di une shume popuj fqinj kerkojn kete histori te vjedhur ( jo vetem Maqedonia) apo ne shumica e kemi gabim dhe ju greket keni te drejt?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#51

Post by Adriana »

Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin e emigrantëve në Greqi





Në raportet e publikuara të martën në Strasburg, Këshilli i Evropës i bëri thirrje qeverisë së Zvicrës që të luftojë më fort racizmin dhe intolerancën. Në raport thuhet se në Zvicër diskriminohen sidomos afrikanët me ngjyrë, muslimanët dhe emigrantët nga vendet e Ballkanit. ECRI përbëhet nga ekspertë të pavarur nga 47 vende të Këshillit të Evropës. Ata vizitojnë rregullisht shtetet anëtare të kësaj organizate dhe informojnë lidhur me gjendjen atje. Ekspertët e Këshillit të Evropës theksojnë në raportin e tyre së në Zvicër vihet re një acarim i rrezikshëm i diskutimeve politike. Ata shohim me shqetësim shtimin e tonit racist dhe ksenofob të Partisë Popullore Zvicerane ndaj të huajve. Në diskutimet poltike të kësaj partie vihen re përgjithësime raciste për të huajt, myslimanët dhe minoritetet e tjera, që kanë shkaktuar një shqetësim të thellë si në shoqërinë zvicerane, dhe në radhët e të huajve. Anëtarë e kësaj partie kanë cënuar në mënyrë të përsëritur të drejtat themelore të të huajve duke shkelur kështu ligjet që dënojnë racizimin dhe ksenofobinë ( sidomos ne Greqi), thuhet në raport. Në vëmendje të kritikës së ekspertëve të Këshillit të Evropës janë edhe neonazistë aktivë si dhe disa media zvicerane të cilat në raportet e tyre përsërisin ndonjëherë stereotipe raciste apo ksenofobe.


Edhe pse numri i grupeve esktremiste të djathta në Zvicër është i vogël, "ato e demonstrojnë qëndrimin e tyre armiqësor ndaj të huajve ndonjëherë në mënyrë të dhunshme", - thuhet në raport. Zvicrës i kërkohet të luftojë diskriminim në përgjithësi. Sipas raportit jo-zviceranët, e në radhë të parë afrikanët, emigrantët muslimanë nga vendet e Ballkanit apo Turqia, diskriminohen sidomos në lidhje me vendet e shkollimit, të punës, në dhënien e banesave me qera apo në lidhje me kërkesën për marrjen e nënshtetësisë zvicerane.
Një shtim shqetësues të aktiviteteve ekstremiste të djathta vihet re sipas Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës edhe në Çeki. Viktima të dhunës raciste janë në radhë të parët romët. Vitet e fundit janë bërë vetëm pak përparime për përmirësimin e gjendjes së tyre. Romët vazhdojnë të diskriminohen në fushën e shkollimit, të strehimit dhe të punësimit, thuhet në raportin e Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës. Po ashtu ekspertët kritikojnë edhe faktin, se femrat rome, viktima të sterilizimeve me detyrim, nuk kanë marrë ende dëmshpërblim
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#52

Post by Sally »

Papandreou: Turqia të respektojë rregullat e BE-së





Lideri i opozitës socialiste greke, George Papandreou tha se do të përpiqej t'i ngrohte marrëdhëniet me Turqinë, nëse zgjidhej më 4 tetor, por Ankaraja duhet të respektojë rregullat e BE-së për të marrë një raport pozitiv progresi nga Brukseli në dhjetor.
Papandreou, ish-ministër i Jashtëm, partia e të cilit PASOK kryeson nëpër sondazhet e opinioneve me një diferencë të madhe vote, tha se në marrëdhëniet greko-turke ishin shfaqur vështirësi vitet e fundit, çka mund të cënojë shanset e pranimit të Turqisë në BE.

"Ne dëshirojmë ta rikapim momentim që humbëm, por në të njëjtën kohë të vlerësojmë vështirësitë dhe problemet që kanë dalë në marrëdhëniet dypalëshe", tha ai në një intervistë për agjencinë Reuters. Në armiqësi për një kohë të gjatë për shkak të problemeve territoriale dhe ishullit të ndarë të Qipros, Greqia dhe Turqia desh u futën në luftë për shkak të një ishulli të vogël të braktisur në Detin Egje në vitin 1996.

Papandreou dha ndihmën e tij në rindërtimin e marrëdhënieve me Turqinë ndërsa ishte ministër i Jashtëm në fund të viteve '90. Marrëdhëniet që nga ajo kohë janë përmirësuar, por një vizitë e kryeministrit Costas Karamanlis në Turqi në 2008-n, e parë si kurorëzimi i një dekade marrëdhëniesh të ngrohta, nuk arriti të jepte progresin e dëshiruar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#53

Post by Sally »

Politika greke ndan të njëjtin qëndrim ndaj Maqedonisë



Dy partitë kryesore greke ndajnë të njëjtin qëndrim sa i takon çështjes së emrit zyrtar të Maqedonisë.
Këtë e konfirmuan krerët e tyre, ai i Demokracisë së Re, Kostas Karamanlis dhe i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, gjatë një debati televiziv që zhvilluan dje në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Athina mbështet aspiratat evropiane të vendeve fqinje, megjithatë mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e emrit zyrtar të Maqedonisë mbeten ende të pazgjidhura. Kemi shprehur qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje në NATO, Bashkimin Evropian dhe kemi vendosur një linjë të kuqe nga e cila nuk do të heqim dorë", theksoi kryeministri Karamanlis.

Po kështu, lideri opozita Papandreu nënvizoi se PASOK-u ka mbështetur plotësisht qeverinë e Karamanlisit lidhur me çështje të interesit kombëtar, përfshi edhe mosmarrëveshjen për emrin me Shkupin.

"Është përcaktuar një linjë e kuqe, nga e cila edhe ne nuk do të heqim dorë nëse fitojmë zgjedhjet", deklaroi Papandreu.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#54

Post by Sally »

Konferenca për krimin, Beogradi lë jashtë Shqipërinë



Beograd - Sot në Beograd fillon konferenca dyditëshe me temën „Përballja me sfidat e kriminalitetit të organizuar dhe veprat e rënda penale në territorin e Ballkanit Perëndimor“ në të cilën do të marrin pjesë dhe ministrat e drejtësisë të vendeve në rajon.
Takimin, qëllimi i të cilit është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe transnacional si parakusht për procedime të suksesshme gjyqësore do ta hap presidenti i Serbisë Boris Tadiç, kurse pjesëmarrësve do tu adresohen edhe ministri serb i policisë Ivica Daçiq e ministrja e Drejtësisë Snezhana Malloviq, si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Beograd Dimitrios Kipreos, njofton Televizioni i Kosovës.

Sikurse është paralajmëruar në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Drejtësisë të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë e Hungarisë por jo edhe Shqipërisë e Kosovës, zëvendësministri i Drejtësisë i Italisë, si dhe ministrat e Punëve të Brendshme të Rajonit. Do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe prokurorive të 16 vendeve midis të cilave janë edhe Austria, Gjermania, Spanja, Suedia, Zvicra si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, Europolit, Jurozhasta, Interpolit dhe OEB
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#55

Post by Sally »

Si ka mundesi nje gje e tille?!
Nuk jemi dhe ne nje shtet qe i perkasim Ballkanit?!
Kush eshte Beogradi te marri vendime te tilla?!



Sikurse është paralajmëruar, në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe prokurorive të 16 vendeve të rajonit dhe me gjerë, por jo edhe Shqipëria e Kosova.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#56

Post by Sally »

Shteti grindavec i Ballkanit




“... kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e ...
... të tjerëve, nuk mbrohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon.”

* * *
Është për t’u habitur dhe po aq e vështirë për t’i dhënë një sqarim logjik gjithë asaj që ndodh në Maqedoni. Në kohën kur edhe popujt që kanë luftuar me shekuj me njëri-tjetrin, arrijnë të lënë anash gjithçka që ka ndodhur dhe vendosin të jetojnë në paqe, Maqedonia çdo ditë nxjerr nga një çështje që mund të rrezikojë seriozisht sigurinë jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Dhe më interesantja, problemet nuk i nxjerrin të tjerët, siç thotë populli, ”ata vet kruhen”.

Kam menduar dhe jam lodhur shumë për t’i gjetur diagnozën sëmundjes që ka kapluar Maqedoninë dhe maqedonasit. Edhe fëmijës kur i bërtet dikush, edhe nëse ka të drejtë dhe nuk i pëlqen, ul kokën. Maqedonia, me njëmijë e njëqind halle që ka; një veto e “hëngri”, tjetrën e ka te dera, ndërsa ajo nuk përton të hap fronte reja “lufte”.

Janë me dhjetëra çështjet e këtij lloji, e parafundit ishte çështja e ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit, ndërsa tani, kjo çështja e enciklopedisë ose thënë më mirë falsiklopedisë së promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ta kishte bërë dikush tjetër, ndonjë organizatë joqeveritare apo ndonjë individ, do të ishte shumë më ndryshe, por ta bëjë Akademia e Shkencave dhe të financohet nga qeveria është një precedent dhe një gabim i pafalshëm i rradhës.

Në fakt, gjëra të këtilla edhe priten nga ky institucion i cili s’ka bërë ndonjë gjë të hajrit deri më sot, pasi ishte po ky institucion që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, propozim ky që u refuzua nga shqiptarët. Si duket, Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ka marrë si shembull rolin dhe misionin e Akademisë së Shkencave Serbe, e cila me politikat dhe strategjitë e saja arriti ta bëjë “lëmsh” Sërbinë dhe ta sjellë në gjendjen që gjendet sot. Kështuqë, po vazhdoi kështu, një Zot e di se si do të përfundojë ky muhabet.

Për të mos e zgjatur shumë, unë nuk jam historian dhe nuk kam ndërmend ti futem historisë dhe ti bind maqedonasit se ato që janë shkruar nuk janë të vërteta por thjesht, në mënyrë modeste dua ti paralajmëroj për rrezikun që i pret.

Për mua, kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e të tjerëve, nuk mbohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon


Nga:Idaver SHERIFI 27-09-2009
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
arvaniti.korca
Member
Member
Posts: 17
Joined: Wed Sep 23, 2009 7:13 pm
Gender: Male

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#57

Post by arvaniti.korca »

Slavo maqedonet vetem shqiptaret i kan njohur si shtet, komb edhe c'do fare i perket per existencen te kompletuar. greket nuk ju njohin emerin, bullgaret kombesin edhe serbet kishen.
Ditet e fundit pas librit per Shqiperin Natyrale falsifikimet me ansiklopedin slavomaqedonet e zevendsuan me helqjen te identitetit kombetar-shqiptar nga dokumentat-passportat.
Edhe po te merret si atentant per te forcuar ceshtjen te emerit Maqedon mbi greqise faturen duhet te paguajn shqiptaret.
Greqia reagoj diku paralajmeruar se ky veprim "do i kostoj Skopia's (Shkupit) shum shtrejt, edhe kurr ska per te hire ne NATO".
Reagime te ashpra edhe nga shqiptaret patriot, organizata edhe intellektualle shkuan ne vesh te politikanve te partive shqiptare qe e bajn ket qeveri ne fuqi por i bien gajdes me brackot etyre kulishet e serbve.
Jan shkelur te gjitha marveshjet edhe nuk eshte plotesuar asnje me shqiptaret nga pala slavomaqedone kurse shqiptaret gjakosen me njeri tjetrin per politikanet etyre per te shkuar ne koalicionin qeveritar ne shkup.
E kuptoj plotesisht pse eshte zgledhur emeri ZGJOHU per ket levizje se nuk eksiston tjeter alternative.
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”