"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#91

Post by Sally »

Po mire ne tetor pikerisht e gjeti E,Rama te organizoj keto protesta?!
Pse nuk i organizoj direkt mbas votimeve?!
Apo e ruan gurin te godas kur i leverdis?!
Po godet PD ( S.Berishen) apo popullin tone ne kete ratse?!

Them qe po godet PD ( S.Berishen) apo popullin ne kete raste sepse ne tetor ( ne kete muaj ) kemi dorëzimin Raportin e Dytë për përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave, dhe protesta te tilla nuk do ishin ne favorin tone.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#92

Post by Sally »

Ballkani në BE si rajon i tërë




Ne qendrojmë pas deklaratave të Selanikut për perspektivën evropiane. Procesi mund të zgjasë disa vjet, por perspektiva është që vendet ballkanike një ditë duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të përcaktoj një shinë kohore. Kjo nuk do të kishte kuptim.
Ç'pret lidhur me politikën e jashtme politikani liberal dhe eksperti për Ballkanin Rainer Stinner prej ministrit të ri Punëve të Jashtme, i cili pritet të jetë nga radhët e partisë së tij.



Pyetje: Zoti Stinner, partia juaj së shpejti do të ketë në dorë Ministrinë e Jashtme. Sa do të ndryshojë politika gjermane në lidhje me vendet e Ballkanit?

Stinner: Për politikën e jashtme ekziston një konsenus i madh tek të gjitha grupet parlamentare. Nuk llogarisim me ndonjë ndryshim thelbësor as në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian e as në atë kundrejt Ballkanit.

Pyetje: Unioni më parë është shprehur që pas Kroacisë të bëhet një pauzë zgjerimi. Çfarë qendrimi kanë këtu liberalët?

Stinner: Ne qendrojmë pas deklaratave të Selanikut për perspektivën evropiane. Procesi mund të zgjasë disa vjet, por perspektiva është që vendet ballkanike një ditë duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të përcaktoj një shinë kohore. Kjo nuk do të kishte kuptim.

Pyetje: Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk përmendet në deklaratat e zgjerimit, ndërkohë që Serbia është më afër anëtarësimit në BE. Cili është mendimi i liberalëve për këtë çështje?

Stinner:Ne tani jemi një ditë pas zgjedhjeve dhe nuk e kemi gati programin e qeverisë. Por Kosova duhet t'i afrohet Evropës, ne e mbështesim atë. Serbia është rrugës për në Evropë. Ne këtë sigurisht që e mbështesim por edhe ngulim këmbë që Serbia t'i përmbushë të gjitha kriteret dhe kur ta ketë bërë këtë do të përpiqemi ta fusim të gjithë rajonin në Evropë.

Pyetje: A duhet të hyjë edhe Turqia në Bashkimin Evropian?

Stinner: Sa i përket çështjes së Turqisë qendrimi i liberalëve ka qenë gjithnjë i qartë. Ne filluam me negociatat të cilat janë të hapura, tani po presim procesin e negociatave. Kur të përfundojnë ato do të vendoset se a mjafton kjo apo jo dhe se si do të shkohet më tutje me Turqinë. Por ky do të jetë një proces, që do të zgjasë disa vjet.

Pyetje: Meqë ju nuk doni të ndryshoni asgjë, a jeni të kënaqur me politikën e jashtme që ka bërë Frank Walter Steinmeier?

Stinner: Në vija të përgjithshme ne do ta vazhdojmë politikën e Steinmeierit. Ne e kritikojmë zotin Steinmeier, sepse ai është angazhuar shumë pak konkretisht për politikën e çarmatimit, ne kritikojmë qeverinë e deritanishme, sepse ajo ka arritur shumë pak ndikim gjerman në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë drejtim presim impulse të reja. Por në vija të trasha, të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, t'i lëmë mënjanë të majtët, ndjekin të njëjtën linjë në politikën e jashtme
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#93

Post by Sally »

BE shtyn shyrtimin e aplikimit të Shqipërisë




Bruksel – Bashkimi Evropian ka shtyrë sërish shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Gjermania ka kërkuar që shqyrtimi i kësaj kërkese të shtyhej, sepse kërkon më shumë kohë. Duket se shkak është bërë një ligj i imponuar nga Gjykata Kushtetuese si dhe ratifikimi i trakatatit të Lisbonës.

Diplomatët gjermanë kanë shpjeguar në takim se ende nuk janë të qartë nëse duhet respektuar Bundestagu përpara se të shprehet qëndrimi për aplikimin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se për aplikimin e Shqipërisë, do të duhet më shumë se një muaj, pas mbledhjes së Bundestagut gjerman, i cili do të zhvillojë mbledhjen e parë në fund të këtij muaji.

Pas shqyrtimit nga përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, për Shqipërinë nis një fazë tjetër, që është realizimi i kushteteve të kërkuara në terren.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#94

Post by Sally »

Vizat në janar, Spindelegger: Do të ishte jo realiste




Ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger ka zhvilluar një takim para pak momentesh me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Austrisë si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë një konference shtypi, duke folur për liberalizimin e vizave, ministri austriak theksoi se do të ishte jo realiste që Shqipëria të përfshihej në procesin e liberalizimit të vizave pa plotësuar kushtet.

“Nuk do të ishte realiste që më 1 janar Shqipëria të përfshihej në këtë proces. Sa më shpejt të plotësohen kushtet, aq më shpejtë Shqipëria do të përfitojë”, tha kryediplomati austriak.

Ai shtoi se Austria do ta mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komitetit Evropian. Sipas tij, Shqipëria dhe disa vende ballkanike janë duke bërë një punë të mirë për të arritur standardet. “Gjithashtu, Shqipëria duhet të bëjë një punë të mirë për të plotësuar kushtet”, vijoi më tej Spindelegger, duke nënvizuar se Shqipëria ka bërë hapa në liberalizimin e vizave.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Bashkimit Evropian

#95

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:
Vizat në janar, Spindelegger: Do të ishte jo realiste




Ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger ka zhvilluar një takim para pak momentesh me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Austrisë si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë një konference shtypi, duke folur për liberalizimin e vizave, ministri austriak theksoi se do të ishte jo realiste që Shqipëria të përfshihej në procesin e liberalizimit të vizave pa plotësuar kushtet.

“Nuk do të ishte realiste që më 1 janar Shqipëria të përfshihej në këtë proces. Sa më shpejt të plotësohen kushtet, aq më shpejtë Shqipëria do të përfitojë”, tha kryediplomati austriak.

Ai shtoi se Austria do ta mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komitetit Evropian. Sipas tij, Shqipëria dhe disa vende ballkanike janë duke bërë një punë të mirë për të arritur standardet. “Gjithashtu, Shqipëria duhet të bëjë një punë të mirë për të plotësuar kushtet”, vijoi më tej Spindelegger, duke nënvizuar se Shqipëria ka bërë hapa në liberalizimin e vizave.
qe nga 1992 kane kaluar 17 vjet.nga keto 10 vjete e ka udhehequr vendin sal berisha i kritikuar prej akademikut kosovare per qeverrisjen e keqe ne deme te shqiptarve.Kujt duhet ti kerkojm llogari per tragjedin tone si shqiptare?Ciles qeverrie,kujt kryeministri a presidenti.Fajet e para i takojn personit qe na shkaterron 10 vjet ne demokraci.

Te ishte vetem kaq..ah sa mire do ishte,por une kam frike se ai do ta rigjakosin serisht vendin ne bashkpunim me bandat e majta edhe te djathta.

para kombit edhe kushtetutes jemi te gjithe te barabart edhe te gjithe kemi te drejten te kemi mendimin tone,kritiken tone.faktet flasin vete edhe faktet tregojn "jo te korruptuarin" kryeminister.mbi te rendojn mekatet qe po i bene kombit tone.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#96

Post by Sally »

Raporti i KE-së, Rehn: Duhet shumë punë



Bruksel Komsioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Shqipërinë gjatë vitit 2009, duke theksuar se vendit i duhet ende shumë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn ka publikuar pikat kryesore, në të cilën bazohet raporti.

Raporti thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, përmbushën pjesën më të madhe angazhimeve, por ato nuk arritën standardet më të larta. Megjithatë, raporti thekson "Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme".

Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Rehn tha se është progres i dukshëm, por megjithatë ende shumë punë, duke veçuar pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. komisionieri Rehn ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, sipas të cilit është përkeqësuar, ndaj ai ka kërkuar bashkëpunim midisa palëve për të ç’tensionuar këtë situatë.

Sipas Rehn, kjo situatë ktheu mbrapsht shumë reforma të ndërmarra. Gjithashtu, raporti thekson se është bërë progres në reformën në drejtësi, por ende nuk janë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

"Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në raport. Progres-raporti pritet t'i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Bashkimit Evropian

#97

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:
Raporti i KE-së, Rehn: Duhet shumë punë



Bruksel Komsioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Shqipërinë gjatë vitit 2009, duke theksuar se vendit i duhet ende shumë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn ka publikuar pikat kryesore, në të cilën bazohet raporti.

Raporti thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, përmbushën pjesën më të madhe angazhimeve, por ato nuk arritën standardet më të larta. Megjithatë, raporti thekson "Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme".

Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Rehn tha se është progres i dukshëm, por megjithatë ende shumë punë, duke veçuar pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. komisionieri Rehn ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, sipas të cilit është përkeqësuar, ndaj ai ka kërkuar bashkëpunim midisa palëve për të ç’tensionuar këtë situatë.

Sipas Rehn, kjo situatë ktheu mbrapsht shumë reforma të ndërmarra. Gjithashtu, raporti thekson se është bërë progres në reformën në drejtësi, por ende nuk janë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

"Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në raport. Progres-raporti pritet t'i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan.
Rruga per ne evrope u humbe ne naten qe trimi Azem Hajdari vendosi te bente grushte shteti ne Tirane.Fatos Nano i mori mesazhet gangisterre edhe u be me gangisterre se gangisterrat.Mos dhenia drejtesi per 97,shenoj talibanizmin e politikes shqiptare,ne deme te kobit.Drejtesia eshte kthyer ne nje bordello qe varet nga "tregetaret e femrave=politikanet" edhe nga parallinjet.Ne se je politikan nuk denohesh kurre ne ate bordello,sepse je personi qe sjelle "puntoret" brenda saj.Ne se ke para,nuk denohesh,sepse bordellot jane te ndertuara te marrin para.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#98

Post by Adriana »

Presidenti Topi pret përfaqësuesin e Komisionit Evropian në vendin tonë, Ambasadorin Helmut Lohan.



Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti përfaqësuesin e Komisionit Evropian, Ambasadorin Helmut Lohan, i cili i dorëzoi Kryetarit të Shtetit shqiptar Raportin vjetor të Përparimit që ky Komision ka hartuar për Shqipërinë.

Në këtë takim, Presidenti Topi falenderoi Ambasadorin Lohan për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Shqipërisë në procesin e përmbushjes së standardeve dhe kërkesave për integrimin në familjen e madhe evropiane, ku vendi ynë dhe populli shqiptar aspirojnë të jenë pjesë me arritjet dhe vlerat e tyre më të mira. Presidenti vuri në dukje përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga shtetit shqiptar me këtë asistencë për forcimin e demokracisë në vend, konsolidimin e institucioneve, forcimin e shtetit ligjor, pavarësinë dhe profesionalizmin e medias, respektimin e të drejtave të njeriu dhe nënvizoi se ne jemi të vetëdijshëm për punën dhe sfidat e reja që na presin, për përballimin e së cilave kemi vullnetin dhe angazhimin maksimal.

Pasi i dorëzoi Presidentit Topi Raportin vjetor të Përparimit të KE-së, Ambasadori Lohan shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetarin e Shtetit duke vënë në dukje rolin pozitiv të Presidentit si autoriteti më i lartë moral i vendit dhe si garantues i integritetit të Kushtetutës dhe të ligjit. Ambasadori Lohan vlerësoi gjithashtu edhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe në arenën ndërkombëtare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#99

Post by Sally »

Kroacia pranohet ne EU ne 2012, duke shenuar numrin e 28-te te shteteve te bashkuara te evropes.

The EC document gives no entry date for Croatia but diplomats say the state, with a population of four and a half million, could become the EU’s 28th member in 2012 after ratification of its accession treaty as early as next year






Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#100

Post by Sally »

Adriana wrote:
Presidenti Topi pret përfaqësuesin e Komisionit Evropian në vendin tonë, Ambasadorin Helmut Lohan.



Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti përfaqësuesin e Komisionit Evropian, Ambasadorin Helmut Lohan, i cili i dorëzoi Kryetarit të Shtetit shqiptar Raportin vjetor të Përparimit që ky Komision ka hartuar për Shqipërinë.

Në këtë takim, Presidenti Topi falenderoi Ambasadorin Lohan për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Shqipërisë në procesin e përmbushjes së standardeve dhe kërkesave për integrimin në familjen e madhe evropiane, ku vendi ynë dhe populli shqiptar aspirojnë të jenë pjesë me arritjet dhe vlerat e tyre më të mira. Presidenti vuri në dukje përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga shtetit shqiptar me këtë asistencë për forcimin e demokracisë në vend, konsolidimin e institucioneve, forcimin e shtetit ligjor, pavarësinë dhe profesionalizmin e medias, respektimin e të drejtave të njeriu dhe nënvizoi se ne jemi të vetëdijshëm për punën dhe sfidat e reja që na presin, për përballimin e së cilave kemi vullnetin dhe angazhimin maksimal.

Pasi i dorëzoi Presidentit Topi Raportin vjetor të Përparimit të KE-së, Ambasadori Lohan shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetarin e Shtetit duke vënë në dukje rolin pozitiv të Presidentit si autoriteti më i lartë moral i vendit dhe si garantues i integritetit të Kushtetutës dhe të ligjit. Ambasadori Lohan vlerësoi gjithashtu edhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe në arenën ndërkombëtare.
Progres-Raportin vjetor për Shqipërinë nga Komisioni Evropian



Raporti vjetor i Bashkimit Evropian ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e organizuara nga shteti shqiptar, duke përmendur progresin në infrastrukturën zgjedhore, por edhe përmbushjen e rekomandimeve për heqjen e regjimit të vizave. Shqipëria e standardeve evropiane tashmë klasifikohet si një realitet më i afërt me miratimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE

Komisioni Evropian, publikoi dje në Bruksel, Progres-Raportin vjetor për Shqipërinë, duke renditur dhe specifikuar në të, progresin e shënuar në kursin reformator të qeverisë “Berisha”, në krahasim me atë të vitit të kaluar. Në Progres-Raport, vlerësohen kriteret politike në vend, duke iu referuar zgjedhjeve të 28 qershorit, Komisioni Evropian, i vlerëson ato si të arrira dhe brenda standardeve ndërkombëtare.
“Progresi mund të vihet re mund të vihet re në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë konsideruar se plotësuan shumë standarde ndërkombëtare, veçanërisht tek miratimi i kodit elektoral dhe përgatitjet për zgjedhje, si lista e votuesve”, thuhet në Progres-Raport.
Progres-Raporti i KE-së, ka vërejtur një progres të ndjeshëm, porsa i takon kushteve që Shqipëria duhet të realizojë, për të përfituar nga regjimi i vizave.
Në të, vlerësohet ecuria e regjistrit të kompjuterizuar dhe pasaportave biometrike dhe njëherazi inkurajon qeverinë për plotësimin e kushteve të tjera, në mënyrë që KE të japë një mendim pozitiv. Sipas Progres-Raportit të KE, thuhet se qeveria shqiptare ka një mundësi reale, për të plotësuar kërkesat, në mënyrë që, KE të liberalizojë vizat deri në qershor të 2010-ës.
Progres-Raporti për vitin 2009, thekson rolin e qeverisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit.
Në raport thuhet se angazhimi i autoriteteve për të luftuar korrupsionin ka qenë i mbështetur në zbatimin e vazhdueshëm të legjislacionit. Gjithsesi, KE sugjeron për një qasje më sistematike dhe strategjike, në luftën kundër korrupsionit, duke vënë në vendin e sistemeve të përgjegjshmërisë, administratën publike dhe gjyqësorin dhe transparencën në rritje, të tyre.
Për sa u takon kritereve ekonomike, KE vlerëson se ekonomia shqiptare ka bërë hapa madhore drejt një ekonomie tregu funksionale. Për ta bërë më të aftë, në mënyrë që t’u bëjë ballë presioneve konkurruese në një periudhe afatmesme dhe forcave të tregut brenda BE-së, KE i sugjeron Shqipërisë që vazhdojë reformimin dhe fuqizimin sistemit të saj ligjor, si dhe të trajtojë mangësitë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor.
Raporti i 2009-ës, lexon në vija të tjera se reforma gjyqësore mbetet në fazat e vijimi të procesit, por që pritet të finalizohet brenda kuadrit të përcaktuar kohor. Gjithashtu, KE vëren se mungesa e vullnetit politik, kryesisht nga opozita, ka bërë të mundur mos miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor.
Progres-Raporti vlerëson në vijim se Shqipëria ka regjistruar përparim të ndjeshëm në fushën e doganave. Raporti i KE thotë gjithashtu se, në këtë aspekt vazhdon puna, për përmirësimin e infrastrukturës në 10 pikat e kontrollit kufitar, i cili filloi në janar 2009.
Stafi i administratës doganore është i trajnuar për rregullat e përdorimit të pajisjeve të skanimit. Raporti i KE-së kritikon mungesën e dialogut politik, duke i dhënë kështu, një shuplakë qëndrimit të palës opozitare
Pamja e përgjithshme e marrëdhënieve BE-Shqipëri është inkurajuese. Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-në më 12 qershor 2006. Zbatimi i MSA-së, e cila hyri në fuqi sivjet, në përgjithësi po vazhdon normalisht.

Kriteret politike

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve evropiane, por duhen bërë përpjekje të mëtejshme për të trajtuar problemet që u identifikuan. Kultura e dialogut mes partive politike kryesore u përkeqësua para zgjedhjeve.
Kjo ngadalësoi progresin në reformat kyçe, veçanërisht në ato në fushën e drejtësisë. Seanca e fundit e parlamentit nuk mundi të miratonte projektligje të rëndësishme për shkak të bojkotit të disa partive politike. Mbi të gjitha dialogu politik, një prioritet i partneritetit evropian duhet të rikthehet në vend.
Lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve u shënua progres në përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. U hartua një listë e saktë zgjedhësish bazuar me regjistrin civil të ri, duke përmbushur në një shkallë të gjerë një nga prioritetet e partneritetit evropian. Shpërndarja e kartave të identitetit nisi në janar 2009 dhe u kompletua në pjesën më të madhe. Ditën e votimit nuk kishte probleme lidhur me kartat e identitetit. Parlamenti ka adoptuar një numër të madh ligjesh për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë evropian, por miratimi për disa ligje të veçanta u shty për shkak të fushatës zgjedhore. Kapacitetet menaxhuese të parlamentit janë përmirësuar në përgjithësi. Parlamenti ende nuk e ka shqyrtuar çështjen e miratimit të rregullave të reja që kufizojnë sferën e imunitetit të anëtarëve të tij. Komisioni Evropian i Integrimit ka vazhduar të rrisë vetëdijen për çështjet evropiane. Në përgjithësi, progres u shënua në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të cilat konsiderohet se plotësuan shumicën e standardeve ndërkombëtare.

Qeveria

E ngritur mbi programin e punës së qeverisë së mëparshme, programi i qeverisë së re i jep prioritet integrimit evropian, rritjes së mirëqenies dhe politikave sociale.
Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar së bashku me reformën në drejtësi, vazhdon të mbeten prioritetet e qeverisë. Janë marrë një sërë masash për përmirësimin dhe monitorimin e koordinimit ndër-strukturor për angazhimet e MSA-së.
Në prill iu krijua një Komitet Ndërministror për integrimin evropian me qëllim forcimin e rolit koordinues të Ministrisë së Integrimit. Në këtë ministri është shënuar progres në rritjen e kapaciteteve administrative dhe në plotësimin e vendeve bosh të punës.
Implementimi i MSA-së është vendosur si prioriteti kryesor i integrimit evropian në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit.
Në përgjithësi Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në forcimin e strukturave qeverisëse duke iu adresuar angazhimeve të MSA-së, çka përbën një prioritet kyç për partneritetin evropian.

Kriteret ekonomike

Ekonomia shqiptare ka bërë hapa të mëtejshëm përpara drejt një ekonomie tregu funksionuese. Në mënyrë që të jetë e aftë t’u bëjë ballë presioneve konkurruese në një periudhe afatmesme dhe forcave të tregut brenda BE-së, Shqipëria duhet të reformojë dhe fuqizojë sistemin e saj ligjor, si dhe të trajtojë mangësitë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor.
Gjatë gjithë vitit 2008, rritja ekonomike vazhdoi të përshpejtohej, por u ngadalësua në vitin 2009 për shkak të ndikimit të krizës ekonomike e cila rezultoi në rënien e eksporteve, dërgesave të emigrantëve, dhe të kredisë.
Politika monetare vazhdoi te ishte e shëndoshë dhe u ruajt qëndrueshmëria e çmimeve, ndërkohë që deficiti buxhetor u rrit kryesisht për shkak të veprave të mëdha publike në infrastrukturën rrugore.
Ristrukturimi dhe privatizimi i sektorit energjetik eci përpara, por mungesa e sigurisë në furnizimin me energji vazhdon të pengojë zhvillimin ekonomik.
Në mënyrë që ekonomia t’u bëjë ballë presioneve konkurruese dhe forcave të tregut të BE-së, Shqipëria duhet të reformojë dhe fuqizojë sistemin e saj ligjor, si dhe të trajtojë mangësitë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor.

Antikorrupsioni

Qeveria ka ndërmarrë masa të koordinuara në luftën kundër korrupsionit në disa fusha, duke reduktuar kontaktet direkt mes sektorit privat dhe administratës. Masat përfshijnë reduktimin e burokracisë dhe përmirësimin e procedurave.
Progres është bërë në sektorin e arsimit, ku mund të veçohen provimet e pranimit në universitete , të cilat përdorin një sistem anonim për të kufizuar hapësirat për korrupsion. Progres është bërë edhe në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me Konventën e Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit.
Nga 13 rekomandime nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, janë dy rekomandime që lidhen me financimin e partive politike që duhet të shqyrtohen.
Progres është bërë me rezultatet e Njësisë së Përbashkët të Hetimit ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Në përgjithësi Shqipëria ka vazhduar luftën kundër korrupsionit, i cila është një prioritet i rëndësishëm i partneritetit evropian. Është miratuar kuadri i duhur ligjor dhe janë ngritur strukturat përkatëse.

Të drejtat e njeriut, të drejtat civile dhe politike

Shqipëria ka ratifikuar shumicën e instrumenteve evropiane për të drejtat e njeriut .Ajo gjithashtu ka ratifikuar Protokollin jo të detyrueshëm të Konventës së Kombeve të bashkuara për të drejtat e fëmijëve në përfshirjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura.
Shqipëria ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për garantimin, promovimin dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut.
Lidhur me parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë, Shqipëria ka shënuar progres veçanërisht në eliminimin e abuzimit fizik me të burgosurit.
Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë ndjekur raste të keqtrajtimeve dhe disa oficerë policie janë larguar nga detyra

Standardet evropiane

Në raportin vjetor të Komisionit Evropian, konstatohet se Shqipëria ka përparuar me përafrimin e legjislacionit, politikave dhe kapaciteteve të saj me standardet evropiane. Tani, i duhet të shtojë përpjekjet e saj për zbatimin e këtyre ligjeve dhe politikave.
Në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, politikat e energjisë dhe të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, ka vazhduar progresi i shënuar vitet e mëparshme
Përparimet kanë qenë të kufizuara në fusha të tjera si e drejta e pronësisë intelektuale, politikat audiovizuale, bujqësia dhe kontrollet veterinare/fitosanitare.
Gjithashtu, janë të nevojshëm rezultate të prekshme për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Bashkimit Evropian

#101

Post by qiellikaltër »

Si e sheh Europa ceshtjen shqiptare dhe futjen ne BE? Si krahasohet ceshtja shqiptare me deshirat per Serbine e Madhe?

Citoj artikullin "De-Ballkanizimi" nga "Financial Times":
"Bashkimi Evropian duhet të përdorë anëtarësimin si çelës për vendet e rajonit që t’i përmbushin kushtet, që përfshijnë nga lufta kundër korrupsionit deri te dorëzimi i të akuzuarve për krime lufte, si Ratko Mlladiç. Por, pas dështimit të viteve ’90, BE-ja ka mundësinë t’i japë fund delirit të Serbisë së madhe apo iluzionit të Shqipërisë së madhe."

Endrra dhe perpjekjet e kahmotshme te shqiptareve per bashkim kombetar qenkerkan iluzione sipas europianeve.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#102

Post by Adriana »

Bien vizat për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi


Hapësira evropiane e shengenit, me pesëqind milionë banorë dhe me një territor prej 4,3 milionë kilometrash katrorë, që prej kësaj mesnate bëhet e afrueshme për udhëtim pa viza për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Me vendimin e miratuar nga BE-ja në fund të nëntorit, qytetarët e këtyre shteteve nuk do të nxjerrin më viza për qëndrim afatshkurtër dhe afatgjatë. Por, pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë pasaportë biometrike.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, do t'u mundësojë atyre udhëtim në 25 vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#103

Post by Sally »

Lëvizja pa viza në BE, jo më shumë se 90 ditë, ndryshe sanksione


Qytetarët që hyjnë në vendet e BE-së, dhe qëndrojnë më shumë se 90 ditë, do të ballafaqohen me ndalesë për hyrje, prej një viti deri për gjithë jetën.

Diplomatët evropian thonë se personat që do të dënohen për një shkelje të tillë gjithmonë do të jenë në "shënjestër" të autoriteteve kufitare gjatë hyrjes në ndonjë vend të BE-së. Kjo do të ndodhë për faktin se të dhënat e tyre regjistrohen në rrjetin kompjuterik të doganave i cili është i përbashkët për gjithë zonën shengen. Me afrimin e festave të fundvitit, është shtuar edhe interesi i qytetarëve për të bërë udhëtime pa viza në Evropë.


Kërkesat specifike financiare që sugjerojnë ambasadat perëndimore si dhe dokumentet e nevojshme që mund të kërkohen në kufi, kanë ngjallur paqartësi.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka bërë sqarime shtesë se si mund të udhëtohet në zonën Shengen. Një qytetar fillimisht duhet të ketë pasaportë biometrike, më pas nga autoritetet kufitare mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit. Nëse është për turizëm mund të kërkohet rezervim nga hoteli ose garanci nga personi ku do të qëndrojë.

Nëse udhëtojnë tek familjarë të afërt që kanë të rregulluar qëndrimin e tyre në ndonjë vend evropian, atëherë nuk është e nevojshme letra e garancisë, por vetëm të dhënat e mikpritësit. Sigurisht që udhëtarët duhet të kenë edhe dëshmi të mjeteve financiare. Risi është se vende të ndryshme evropiane kanë përcaktuar se sa para do të duhet të ketë një person për një ditë qëndrimi në një vend. Shuma është rreth 50 euro në ditë, por mund të ketë edhe ndryshime, sepse për shembull Sllovenia kërkon 70 kurse Holanda 34 euro në ditë.

Qytetarët kanë të drejtë për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh,gjegjësisht deri 180 ditë në afat prej një viti. Nëse përmbushen këto kushte nuk duhet të ketë probleme edhe pse nuk përjashtohet mundësia që autoritetet kufitare, nëse kanë dyshime, mund të mos lënë ndonjë udhëtar të hyjë në vendin e tyre.



Po, keto jan rregullat, vetem do te shtonja dhe nje rregull qe kan vendosur tani persa i perket UDHETIMEVE TEK FAMILJARET.
Nuk pranohen me vetem te dhenat e mikpritesit, po duhet te jet dhe mikripritesi personalisht ne momentin e hyrjes ne ate shtet dhe duhet te plotesoj nje formular ku kerkon te dhenat e tij dhe nje numer llogarie bankare, e cila ne raste se ky person i ardhur shkel rregullat ((qendrimin jasht afatit qe kan vendosur)) jo vetem qe i behet sanksion te ardhurit, por dhe mikpritesi vjen i gjobitur, ( -pis- me kete raste dhe keto shtete nxjerrin ndonje fitim te vogel ).
Ky ndryshim ndodhi nga vet fakti qe shume vizitore jepnin te dhenat e nje mikpritesi pa pasur fare lidhje familjare ose qe nuk do shkonin aspak tek ata persona, vetem e perdornin per tju shmangur pageses si nje vizitor i thjesht qe duhet te ""deshmojn nje shifer financiare"".


Nuk e di nese ky ligj eshte pranuar nga te gjitha shtetet mikpritese po flas me sigurin e plot per Holland, Belgjik, dhe Luksemburg.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#104

Post by Adriana »

Bashkimi Evropian-Evropa pa viza



Bashkimi Evropian ia ka premtuar këte status Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe me dëshirë edhe Kosovës në mesin e vitin që vjen, pra më 2010-n.

Nuk është aspak larg. Mbas 6 muajsh. Ama për këtë qeveritë e këtyre dy vendeve duhet të punojnë të realizojnë edhe ato detyra shtëpie që nuk i kishin realizuar më parë. Për Shqipërinë në plan të parë tani kanë dalë rikthimi dialogut politik me opozitën për rigjetjen e stabilitetit të munguar, rritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vazhdimin me ritme më të shpejta i pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike, karta identiteti dhe përfundimin e regjistrit elektronik të popullsisë në rang kombëtar. Prandaj qeveria “Berisha”, si pushtet ekzekutiv, duhet të angazhohet plotësisht në realizimin e këtyre kushteve, në mënyrë që të mos krijohen boshllëqe, të cilat mund t’ua rishtyjnë përsëri këtë të drejtë qytetarëve shqiptarë. Të gjitha problemet e mbetura janë të zgjidhshme dhe të realizueshme, përfshirë edhe ngërçin politik me opozitën. Mjafton dëshira, përkushtimi dhe largimi i menjëhershëm nga rruga e akuzave dhe kundërakuzave, shpifjeve dhe kundërshpifjeve ndërmjet liderëve politikë, të cilat nuk i kanë sjellë dhe nuk mund t’i sjellin asgjë pozitive atdheut dhe qytetarëve të lodhur të këtij vendi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#105

Post by Adriana »

Papandreu ne nje intervist te "euronews" ka shprehur mendimin qe shtetet e Ballkanit ti afrohen BE ne vitin 2014, kete propozim aji e beri dhe ne World Economic Forum 2010 ( qe zhvillohet cdo vite ne DAVOS (zvicerr).
Do thoni Ju po pse ne 2014?!


-pis- Po ja qe Papandreu paska menduar qe me kete raste te festojm 100-vjetorin nga lufta e pare boterore :cry:



Kjo interviste i kushtohet gjendjes kritike ekonomike ne greqi, ne fund te kesaj interviste i behen dhe dy pyetje 1) per gjendjen greqi-turqi, 2) per shtetet e Ballkanit ne BE
Intervisten mund ta degjoni ketu
:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”