"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#16

Post by Aulona »




Marreveshja per kufijte e rinj detare me Greqine e nxjerr Shqiperine teresisht jashte linjave nderkombetare te energjise.

Pajtim Bello, ish zv/ministri i Energjetikes, ne nje interviste per Top Channel zbulon prapaskenat e nje debati te hershem mes Tiranes dhe Athines per veton mbi gjurmen e nje gazesjellesi qe transporton gazin e Kaspikut nga Turqia ne Itali, fillimisht permes ujrave detare te Greqise.

Pala greke dhe italiane na kane kerkuar qe kete vije ta spostonim mes Korfuzit dhe Shqiperise ne ujerat tona bregdetare sepse ishte deti me i ceket dhe do dilte ne Otranto. Ne kerkuam nje projekt me fizibel qe gazesjellesi te mos kalonte ne kete vije por te ndiqte luginen e Vjoses dhe te kalonte ne Otranto, thekson Bello.

Por propozimi i Tiranes, megjithese i mbeshtetur nga Brukseli, u kundershtua fuqishem, vecanerisht nga greket. Harta e linjave energjetike qe lidhin lindjen me perendimin, anashkalon vendin tone. Gazesjllesi Turqi-Greqi-Itali, ishte i vetmi qe mund te kalonte permes vendit tone.

Gjithe ajo negociate qe eshte bere ka rene sepse tashme ata e moren ate qe deshen dhe nuk kane pse te na pyesin me, shton ish zv/ministri. Pervce mosperfshirjes se axhenden gjeostrategjike europiane, Shqiperia humbet nga devijimi i linjes se gazesjellesit rreth 2.5 mkiliarde kilovat ore gaz ne vit.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#17

Post by alfeko sukaraku »

Detyrimisht qe sal berisha e njihte nje gje te tille :?: Ateher ja ti bejm pak hesapet:Gazi vjen nga rusia ne greqi edhe kerkohet rruge e shkurter per tu hedhur matan.Pra sal berisha paska pasur presionin ruso greke per dhenien e vijes detare.Qe ishte proletar sal berisha ,e dinim.Qe ishte pro ruse ,i kuq edhe komunist edhe kete e dinim,por qe do shesin token shqiptare per te kaluar pasuria greko ruse..kete nuk e dinim.

Kjo eshte nje histori e vjeter Aulona.Kjo histori e ka zanafillen gjate qeverrisjes Simiti -Nano.Ishte Fatos Nano ai qe e tradhetoj korridorin e tete ,sipas urdhrave nga greqia.Ne se Nyno do kishte kembengulur,sote shqiperia do ishte nyje e tregetis edhe e energjitikes.Gazi qe vjen nga rusia do kete edhe nje degezim tjeter qe do kaloj nga greqia ne bullgari per ne serbi.Pra askund ku banojn shqiptaret nuk do kaloj energjia ne menyre qe ti lej shtetit tone disa fitime,sic duket edhe gazi eshte ortodoks edhe nuk i do shqiptaret :o Asgje nuk eshte rastesi ,c do gje eshte e parapregatitur edhe e shitur ,edhe i shituri nr 1 per kete ceshtje eshte Fatos Nano.

Nje lajme i mire edhe forte i fresket eshte lajmi qe thote se sote greqia udhehiqet nga nje njeri me ndjenja te forta proamerikane edhe antiruse-Georgios Papandreu.

Kryeministri i ri i Greqis ,papandreu,edhe zv kryeministri arvanit edhe krijimtari i lidhjes se arvaniteve te greqis-Theodhor Pangalo,shquhen per miqsin e tyre pro amerikane,keshtu qe gazi nga rusia ka te gjare qe te ndryshoj rruge edhe te mos vij ne greqi sepse xhorxhios papandreu eshte shfaqur hapur kundra kesaj linje


Tani eshte ora qe qeveria jone te luaj letrat proamerikane ne ballkan,por letrat proamerikane ne ballkan nuk luhen kur biznesmenet me te medhenj ne shqiperi jane serbet e greket.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#18

Post by Arta »

Falja e kufijve Greqise, 7 parti ankimin në Kushtetuese


TIRANE- Shqetësimi për marrëveshjen detare me Greqinë, përmes së cilës vendi i fal shtetit fqinj kilometra të tëra në detin Jon, ka mbledhur në një takim kreun e Partisë Socialiste dhe krerët e partive të vogla për të diskutuar miratimin e draftit që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për të ankimuar paktin e nënshkruar disa muaj më parë. Përvec aletarëve të PS, drafitit ankimor inicuar nga Partia Socialiste iu bashkuan edhe parti të djathta si partia e Spartak Ngjelës dhe PDK e Ndokës.
Menjëherë pas takimit, kreu i G99, Erjon Veliaj deklaroi se u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj e ka konsideruar shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes vetëm si shtyrje të datës së shitjes së kufije të Shqipërisë.
Ndërkaq, kreu i G99 ka ftuar qytetarët në dy protesta që do të organizohen të enjten e ardhshme, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së Jashtme, në shenjë kundërshtimi ndaj indiferencës në lidhje me këtë cështje.

Ndërsa i kërkoi sërish qeverisë ti hapë rrugën një rishikimi realist për këtë marrëveshje duke theksuar se ratifikimi i saj do të ishte një gabim fatal, kreu socialist Edi Rama deklaroi menjëherë pas takimit se drafti për të ankimuar marrëveshjen me Greqinë u firmos dhe do të dorëzohet ditën e premte. Rama u bëri thirrje krerëve të qeverisë të përfaqësojnë vendin si të barabartë me fqinjët, në respekt të asaj që ai e quajti respekt të ardhmërisë së vendit dhe fqinjësisë së mirë.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.
Pak ditë më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator. Ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor, ratifikimi u shty për një afat të pacaktuar.
(e.n/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#19

Post by alfeko sukaraku »

Arta wrote:
Falja e kufijve Greqise, 7 parti ankimin në Kushtetuese



)
[/quote]

i FALEMINDERIT ushtarakut qe e tregoj veten patriote edhe reklamoj ceshtjen.Gjithashtu duhet te mbeshtesim nderhyrjen e Pandeli Majkos edhe Pellumb Xhufit per kete ceshtje.Te dy keta politikan kane hyre ne nje rruge te mire me te cilen ne do mundemi te ndeshemi te pakten me politiken asimiluse serbogreke.Kombi po zgjuhet nga gjumi edhe kjo eshte per te miren tone.

Ne se sal berisha nuk terhiqet,ateher ai duhet ta marre pergjigjien me kryengritje popullore-ska rruge tjeter qe ta mbrojm kete njecope toke qe na e la pa shitur akoma ahmet zogu.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#20

Post by Arta »

Marrëveshja me Greqinë, shtyhet ratifikimi

Hmmm ja pra nqs populli ngre zerin, dicka degjohet.
TIRANE-Parlamenti ka shtyre ratifkimin e Marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. E parashikuar që të ratifikohej në seancën parlamentare të datës 19 Tetor, Marrëveshja realisht nuk ekziston në axhendën e Parlamentit. Burime nga Kuvendi bënë të ditur për TVNews24 se në axhendën 3 javore nuk shkruhet asnjë datë dhe asnjë rresht për ratifikimin e Marrëveshjes së shumë diskutuar. Po kështu nuk bëhet e ditur asnjë datë tjeter për ratifikimin e mundshëm të saj.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Pak ditë më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor.
Dyshohet se shtyrja e ratifikimit ka ndodhur për shkak të presionit mediatik.

(d.b/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#21

Post by Arta »

Shitja e Detit



Emisjon me analiste, politikane, dhe ekspert.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#22

Post by Aulona »



VLORE- Departamenti i Shkencave Nautike në Universitetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare të këtij universiteti, ka nisur një ekspertizë në lidhje me marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve.

Nisma është bërë publike në faqen e internetit të Universitetit të Vlorës. Fakulteti i Shkencave Nautike, është e vetmja qendër universitare në vendin tonë e specializuar në fushën e detarisë.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi, ekspertët e Shkencave Nautike, në bashkëpunim me ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare të këtij universiteti, kanë vendosur të shprehen publikisht për këtë çështje. Aktualisht ata janë duke punuar mbi hartat navigacionale, ligjin ndërkombëtar të detit dhe legjislacionin shqiptar, për të përfunduar ekspertizën”, thuhet në faqen zyrtare në internet e UV-së.

Sipas zv/rektorit të Universitetit të Vlorës, Eustrat Zhupa, në këtë kërkim do të marrin pjesë 4 specialistë ose dhe më shumë në varësi të studimit, pasi kjo është një çështje, sipas tij shumë e ndërlikuar.

Në prononcimin e tij për “Gazeta Shqiptare” Zhupa thotë se “përgjigja e dalë prej ekspertizës, e cila nuk do të vonojë shumë, do të ketë të gjitha argumentet ligjore apo kufitare se ku duhet të jetë vërtet kufiri i Shqipërisë. Studimi ose siç është quajtur “ekspertiza”, ka nisur prej ditës së djeshme dhe pritet që brenda pak ditëve të përfundojë.

Këshilltari i kryeministrit Berisha, historiani Neritan Ceka si dhe presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, kanë kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare lidhur me marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar. Sipas Cekës, “parlamenti është i detyruar të kërkojë një ekspertizë ndërkombëtare për këtë marrëveshje, për shkak se në thelb të saj qëndron e drejta ndërkombëtare.
Kjo nuk duhet konsideruar si një marrëveshje e thjeshtë midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, duke marrë në konsideratë faktin se prej saj preket edhe një shtet i tretë, sikundër është Italia.

Nga konkluzioni i një studimi prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslym Pashaj, marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve cënon ujërat kombëtare në detin Jon me 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor.

Në datën 15 tetor Kuvendi vendosi të shtyjë pa afat ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta deklaroi se ky vendim u mor për t’i lënë më shumë kohë bërjes së transparencës së kësaj marrëveshjeje për mbarë opinionin publik shqiptar.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#23

Post by Mallakastrioti »

Image
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#24

Post by alfeko sukaraku »

Mallakastrioti wrote:Debati Pashaj -Gervenji

http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=907
ka hapur Zeusi edhe nje teme tjeter me kete ceshtje,une u pergjigja atije.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#25

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote:

VLORE- Departamenti i Shkencave Nautike në Universitetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare të këtij universiteti, ka nisur një ekspertizë në lidhje me marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve.

Nisma është bërë publike në faqen e internetit të Universitetit të Vlorës. Fakulteti i Shkencave Nautike, është e vetmja qendër universitare në vendin tonë e specializuar në fushën e detarisë.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi, ekspertët e Shkencave Nautike, në bashkëpunim me ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare të këtij universiteti, kanë vendosur të shprehen publikisht për këtë çështje. Aktualisht ata janë duke punuar mbi hartat navigacionale, ligjin ndërkombëtar të detit dhe legjislacionin shqiptar, për të përfunduar ekspertizën”, thuhet në faqen zyrtare në internet e UV-së.

Sipas zv/rektorit të Universitetit të Vlorës, Eustrat Zhupa, në këtë kërkim do të marrin pjesë 4 specialistë ose dhe më shumë në varësi të studimit, pasi kjo është një çështje, sipas tij shumë e ndërlikuar.

Në prononcimin e tij për “Gazeta Shqiptare” Zhupa thotë se “përgjigja e dalë prej ekspertizës, e cila nuk do të vonojë shumë, do të ketë të gjitha argumentet ligjore apo kufitare se ku duhet të jetë vërtet kufiri i Shqipërisë. Studimi ose siç është quajtur “ekspertiza”, ka nisur prej ditës së djeshme dhe pritet që brenda pak ditëve të përfundojë.

Këshilltari i kryeministrit Berisha, historiani Neritan Ceka si dhe presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, kanë kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare lidhur me marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar. Sipas Cekës, “parlamenti është i detyruar të kërkojë një ekspertizë ndërkombëtare për këtë marrëveshje, për shkak se në thelb të saj qëndron e drejta ndërkombëtare.
Kjo nuk duhet konsideruar si një marrëveshje e thjeshtë midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, duke marrë në konsideratë faktin se prej saj preket edhe një shtet i tretë, sikundër është Italia.
Une do e quaja me te pjekur kerkesen e Cekes me Godon,megjithse asnje njeri qe do te quhet shqiptare nuk duhet te diskutoj ceshtjen e kufirit shqiptare.

Ne se duhet te diskutojm kufirin shqiptare,ateher na duhet te diskutojm edhe zgjidhim ceshtjen came edhe pastaj te flasim per coptim me te thelle te shqiperis.Marveshja mindis sal berishes edhe karamanlekos eshte nje tradheti per ceshtjen kombetare came,pasi "de fakto" ne po heqim dore nga toka jone qe na debuan me dhune.

As akademia detare edhe asnje qeverri nuk ka te drejt te fuse turinjet ne kufirin shtetrore, sepse kur shkohet ne pazare per te blere nje gomare ,nuk shkohet edhe i thuhet "sa leke do per gomarin" sepse keshtu e ke tradhetuar shtepin edhe xhepin tende.Akademia detare duhej te dilte hapur kundra nje veprimi te tille sepse ajo e di me se miri se kufinjet nuk percaktohen nga marveshje mindis dy shteteve,por percaktohen me marveshje nderkombetare-ashtu sikurse jane percaktuar dikur.

Me lejo ta shohe me dyshim nderhyrjen e akademis detare per arsyet qe ju thashe me larte.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#26

Post by Arta »

alfeko sukaraku wrote: As akademia detare edhe asnje qeverri nuk ka te drejt te fuse turinjet ne kufirin shtetrore, sepse kur shkohet ne pazare per te blere nje gomare ,nuk shkohet edhe i thuhet "sa leke do per gomarin" sepse keshtu e ke tradhetuar shtepin edhe xhepin tende.Akademia detare duhej te dilte hapur kundra nje veprimi te tille sepse ajo e di me se miri se kufinjet nuk percaktohen nga marveshje mindis dy shteteve,por percaktohen me marveshje nderkombetare-ashtu sikurse jane percaktuar dikur.

Me lejo ta shohe me dyshim nderhyrjen e akademis detare per arsyet qe ju thashe me larte.
Nqs edhe Akademia Detare ben gomarrlliqe te tilla, atehre ne djall vafshim te gjithe, sepse nuk kemi nje te hairit.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#27

Post by Arta »

Meta: Pakti me Greqine, i ligjshem
Ministri i Jashtem Ilir Meta deklaroi sot se marreveshja e kufijve ujore Shqiperi-Greqi eshte teresisht e ligjshme dhe se pakti me fqinjin tone jugor eshte ne perputhje me kerkesat e Bashkimit Evropian.

Nderkohe shefi i diplomacise shqiptare, duke folur ne nje aktivitet, theksoi se lobingu per njohjen e pavaresise se Kosoves do te jete prioriteti kryesor i Ministrise se Jashtme.

"I bej thirrje Kosoves qe te zhvilloje institucionet", tha Meta, ndersa shtoi se Shqiperia do te perpiqet te forcoje marredheniet me Serbine.

Lmaooo, agjencite indipendente dhe ekspertet po u thone mos u nxotni dhe mos ratifikoni asnjgje akoma, ky ka hallin te futet ne histori qe gjoja do fusi Shqiperine ne BE. Hajde koktul hajde... :roll:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#28

Post by Aulona »

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67876

Mbi mendimin e analisteve te tjere vijon ketu^^^

Forum, analistet: Kufiri i dyshimte

Italia: Argumenti, mjaft delikat, s'kemi komente tani
Italianët shprehen të kujdesshëm sa i takon marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, prandaj nuk bëjnë komente paraprake ndaj kësaj çështjeje. "Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jonë, nga ana e shtetit italian të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur", - deklaroi konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi. Një javë më pare ishte ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, që në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Meta, tregoi se ishte në dijeni të çdo hollësie të kësaj marrëveshjeje. "Unë them se çështjet që kanë të bëjnë me kufijtë detarë duhet të trajtohen nga vendet e interesuara. Këtë qëndrim kam mbajtur me forcë kur bëhej fjalë për kufirin detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Aq më shume e theksoj këtë qëndrim në çështjen me Greqinë", - ishte deklarata e Fratinit dhënë në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.

Prof Asoc. Dr. Myslim PASHA
Absurdi i shtetit tim, s'ka të mbaruar


Përfaqësues të shtetit po shfletojnë gjithnjë e më shumë, literaturë për të bërë mbrojtjen e veprës së tyre. Përpara opinionit shqiptar, sipas të gjitha gjasave, ata në vend që të fitojnë në këtë inkursion enciklopedik, po bëhen shumë qesharakë. Dhe kjo është " për të vënë duart në kokë" Mjafton të kujtojmë se si në Klan ishin sjellë aq shumë libra të ndryshëm si fjalorë dhe botime lundrimore, sa do të habiteshe. Për leximin e tyre ishin bërë gati fletë të palosura dhe që diheshin me saktësi, u lexuan jo vetëm nga përfaqësuesit e shtetit por edhe vet Drejtuesi Fevziu, në atë audiencë të lartë. Po për çfarë? Sepse kish humbur "gjiri i Sarandës" dhe nuk e gjenin apo përcaktonin dot. Ta merrte vesh i madh e i vogël se " ata që ngrejnë pretendimin se mund të ishte trajtuar , si historik etj… nuk na e lejonin këto libra që pala përballë nuk i njihte. " Saranda me të vërtetë do të jetë shumë e shqetësuar me shqiptarët e saj, të cilët, siç del , as që nuk e njihnin fare, por për turp, si në provime shfletonin ato libra vëllimorë. Ja se deri ku arriti puna: të mohohet me të gjithë argumentet e mundur dhe të shpikur, se Saranda " është aq e vogël dhe aq e fshehur, atje pas Limionit, sa që nuk kemi se çfarë të shpërfaqim përballë fqinjit." Deri këtu arriu, puna, me Sarandën tonë mitologjike! "Po absurdi dhe surealizmi i përfaqësuesëve të shtetit tim, nuk ka të mbaruar. Argumentet janë të frikshëm, të shpifur, të zorshëm, të ftohtë, antishkencorë dhe antihistorikë. Më tej Sarandës sonë të shpërfillur është edhe Barketa Tragjike. Prej atij Shkëmbi nënujor që herë mbytet dhe herë e nxjer krifën mbi valë, del edhe një histori e cila nuk është zhbiruar ende. Vetëm në Materialet e gjyqit të Hagës, për incidentin e Korfuzit, ka disa referime sepse prej tij janë matur largësitë gjer ku ndodhën shpërthimet e minave. Kjo është një pjesë e historisë. Ndërkaq, kur ne kërkojmë që të bëhet një tejdukshmëri gjeodezike dhe hartografike për Barketën, nëse ndodhet në lindje të mesores së ujrave të Kanalit të Korfuzit ( ku ne hamendojmë se sipas hartave tona ky shkëmb pozicionohet) apo në atë anë, që përfaqësuesit e shtetit na e matën me Google Earth,për të na e habitur shikuesin shqiptar, me zbulimin e tyre. Pra, nuk do të duhet më shumë se një vajtje në Ksamil, me një teodolit të thjeshtë, për të bërë një matje të shpejtë e cila do të përcaktonte me saktësi largësinë që e kërkon kjo kohë ndarjeje kufijësh me shtetin fqinj. Shteti ka një Institut të tërë dhe këtë gjë duhet ta kishte bërë. Po ai as që e ka mendjen atje. Shteti thellohet, dhe ç'na del në hulumtim të tyre? Një thagmë e paparë!

Vëreni!

"Në udhëzuesin e Lundrimit për detet Adriatik dhe Jon, botim shqiptar i vitit 1992, Shkëmbi Barketa, trajtohet në kapitullin e tretë : " Ishujt e Jonit të Veriut" Në faqen 71, kur flitet për ishullin e vogël Peristere ose Tignosso ( ishull grek) theksohet : " Në veri të këtij ishulli ndodhet një shkëmb, baras me nivelin e ujit" Nga çdo detar kuptohet thjeshtë se ky shkëmb është pjesë e formacionit të shelfit Kontinental të ishujve grek." Shqyrtimi të lë pamend!! Sepse mundohet me citimin që të na e mbushë mendjen se ai është i "përtejmë" nuk i thotë " shkëmb grek " siç thotë për Ishullin Tignosso, se " është ishull grek" por : " … kuptohet thjeshtë se ky shkëmb është pjesë e formacionit të shelfit Kontinental të ishujve grekë." Ky është, pra, argumenti shkencor me të cilin përfqësuesit e shtetit tonë, tipizojnë edhe formacionet gjeologjike të këtij shkëmbi. Kjo do t'i habiste edhe vet gjeologët grekë, që fortmirë e dinë se Korfuzi nuk është gjë tjetër veçse një bir i pllakës së Ballkanit Jugperëndimor, (brigjeve epirote) e shkëputur nga Dheu Kontinental me me të njëjtën llojshmëri të formacioneve gjeologjike. Le të përfytyrojmë thyerjen dhe shkëputjen e madhe dhe le të lëvizim me mendje Korfuzin drejt gjirit të Sarandës. Kepi i Shën Katerinës do të përputhej me Kepin e Qefalit, Kepi Varvaro, me gjithë ishujt do të futen brenda fundgjirit të ngrohtë të Sarandës, kurse në Jug, kepi i Stillos do të shkojë e të gjej vend në Gjirin e Kërkyrës. Korfuzi është bir i Dheut Kontinental. Kurse apologjetët e marrëveshjes së ndarjes së kufijëve, në absurditetin që i ka përfshirë, si qëndër referimi të shelfit Kontinental kanë vënë Korfuzin dhe bashkësinë ishullore rreth tij, e pastaj Dheun Kontinental. Sipas gjithë rasteve që trajtohen në gjyqe ndërkombëtare shtete të ndryshëm, vetëm për arësye të shtresave të njëjta gjeologjike, mundohen që të përfitojnë në hapësira të shelfit kontinenatal. Në rastin tonë, pala greke nuk ka nevojë që të shpalos ndonjë deklarim gjeologjik sepse vet ne i themi shqiptarëve " Larg duart nga Barketa! Se është shelf Kontinental i ishujve grekë.." Deri këtu arriu puna! Dhe kjo është e trishtueshme dhe tragjikomike njëkohësisht!
Oh, ç'na e trazuat mendjen o të uruar!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#29

Post by Aulona »

Image



Hartografi i shquar shqiptar, Prof. Dr. Agim Shehu thote se Kuvendi duhet të rishtyjë ratifikimin, pas mbledhjes së grupit studimor

"Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas".

Prof. dr. Agim Shehu, njëri prej hartografëve më të shquar të Shqipërisë, në një intervistë për gazetën "Shekulli" përsërit apelin e bërë nga oponenca për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, se nuk mund të ketë ndarje të sipërfaqeve detare, pa pasur më parë hartën përkatëse

Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?

Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat.

Ne duhet t'i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t'i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.

Pse duhet të nxitohemi?

I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga hartat që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë se mungon harta e marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, pasi për mua Fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t'u jepet, ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dy palët dhe ne s'kemi hartë. Të vjen çudi sesi mund të pranohet argumenti "se duhet të miratohet marrëveshja pastaj të bëhet harta, kur në të vërtetë është e kundërta...".

Unë, si hartograf, nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët, e së njëtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjerë, sepse nuk është vendi, por t'i përcjell znj. Jozefina Topalli, respektin tim të thellë dhe i lutem që me maturinë e saj, të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së drejtës ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për t'i parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#30

Post by alfeko sukaraku »

qe ta kuptojm me mire tradhetin e qeverris si edhe ate ushtarakun e shitur ne trukun televiziv te te birit te sal berishes(b feiziut),na duhet te drejtkuptojm vijen blu qe vendoset nga toka ne toke(si mesiper tek harta qe postuar aulona) ,duke lene gjiret e brendshme si gjiri i sarandes etje...Ajo qe po shet sal berisha eshte vendosja e kompastit ne toke shqiptare brenda gjirit,gje qe eshte krejt cmendurore.

Une mendoj se sal berisha e company nuk marrin veshe nga mbrojtja e kufirit shtetrore.gjithashtu une uroj qe te mos kemi nje 97 te dyte per kete ceshtje sepse sal berisha nuk do gjej vryme ku te futet.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”