"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#16

Post by Arta »

Kuvendi shfuqizoi kufijtë, i hapet rruga faljes së Jonit


TIRANE- Baza ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë është shfuqizuar pak muaj para se të fillonin negociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se në 24 janar 2008, qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Drafti që ka hyrë në fuqi në datën 1 mars 2008, shfuqizon ligjet ku sqarohej më së miri se ku shtrihen ujërat territoriale të shtetit shqiptar.

Konkretisht në ligjin Nr. 8771, dt. 19.4.2001 sqarohet se Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit , Kepi i Pallës, i Lagjit , derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav. Po në këtë ligj shprehimisht thuhet se janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur me lart dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”, në mbështetje të plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit.

“Ndryshe nga ligjet e shfuqizuara, ligji Nr. 9861, datë 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, i propozuar nga qeveria Berisha dhe i miratuar me konsensus në Kuvend, nuk trajton në përmbajtjen e tij të paktën pesë elementë thelbësorë që përcaktojnë saktësisht kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në të nuk përfshihet asnjë dispozitë për tregimin e kufirit shtetëror, e veçanërisht për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, për ushtrimin e sovranitetit si edhe për paprekshmërinë e kufirit.”- shkruhet sot në GSH.

Në të tilla kushte duke mos patur asnjë përcaktim se ku shtrihen ujërat territoriale, vetëm 3 muaj para se të nisnin negociatat me Greqinë për përcaktimin e kufijve detare, Shqipëria nuk kishte më bazën e saj ligjore për të mbrojtur ujërat territoriale dhe ato të brendshme. Në Gjykatën Kushtetuese ka filluar shqyrtimi i kërkesës ankimore të 6 partive politike, të majta e të djathta, lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#17

Post by Aulona »

Berisha shfuqizoi kufirin i hapi rruge faljes se Jonit

Tedi Blushi

Baza ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë është shfuqizuar pak muaj para se të fillonin ngociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në 24 janar 2008, qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Drafti që ka hyrë në fuqi në datën 1 mars 2008, sanksionon në nenin 53 të tij se “Ligjet nr. 8771, dt. 19.4.2001 ‘Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ si dhe Ligji nr. 8772, dt. 19.4.2001 ‘Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”. Ndryshe nga ligjet e shfuqizuara, ligji Nr. 9861, datë 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, i propozuar nga qeveria Berisha dhe i miratuar me konsensus në Kuvend, nuk trajton në përmbajtjen e tij të paktën pesë elementë thelbësorë që përcaktojnë saktësisht kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në të nuk përfshihet asnjë dispozitë për tregimin e kufirit shtetëror, e veçanërisht për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, për ushtrimin e sovranitetit si edhe për paprekshmërinë e kufirit. Me shfuqizimin e kësaj baze ligjore, Tirana zyrtare sigurisht që do të dilte e humbur nga negociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar. Ka një dyshim të fortë se qeveria shqiptare, me vetëdije të plotë e ka favorizuar Greqinë në dëm të sovranitetit tonë kombëtar. Shqipëria nuk e kishte bazën e saj ligjore për të mbrojtur ujërat territoriale dhe ato të brendshme vetëm tre muaj para se këto bisedime të fillonin zyrtarisht.

Ligjet e shfuqizuara

Në ligjet e shfuqizuara sqarohen më së miri se ku shtrihen ujërat territoriale të shtetit shqiptar. Konkretisht në ligjin Nr. 8771, dt. 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, pika 1 dhe 2 e nenit 3 sanksionojnë se: “1).Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). 2).Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”. Sikundër shihet, ky ligj që tashmë nuk ekziston më vjen në mbështetje të plotë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Vija e drejtë bazë e përdorur nga shteti shqiptar në përcaktimin e kufirit detar është e bazuar jo vetëm në nenin 3 por edhe në nenet 7, 8 dhe 10 të Konventës për të Drejtën e Detit.

Ligji i miratuar

Në ligjin Nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, në nenin 9 të tij me titull “Përcaktimi, shënjimi dhe rregullimi i vijës së kufirit” thuhet vetëm se: “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë kryen punë, që kanë të bëjnë me saktësimin e vijës së kufirit, si dhe bën përgatitjet e duhura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për kufirin”. Nga po i njëjti nen citojmë gjithashtu se: “Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kryen matje, shënjime, rinovime dhe mirëmbajtje të shenjave kufitare, të përcaktuara në kufi, si dhe përgatit dokumentet për kufirin”. Pra nuk ka asnjë përcaktim se ku shtrihen ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#18

Post by Aulona »

Marrëveshja me Greqinë. Kuvendi, ratifikim brenda vitit



Pse politika po ngutet perseri? Keta njerez nuk jane ne rregull, populli jone e ka gabim kete, kur ankimime jane bere edhe nga klasat politike dhe organizata private.
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë përfshin në programin e punës, që përmbledh periudhën nga data 16 nëntor deri më 24 dhjetor projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare .

Vendimi rikthen në shyrtim marrvëshjen aq të debatuar vetëm pak javë pasi vetë Parlamenti e hoqi atë nga kalendari i punimeve, e parashikuar të kalonte në seancën plenare të datës 19 tetor.

Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, që u firmos mes dy qeverive në 27 prill 2009 u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare”, që zbuloi se nga ky pakt me Athinën cenohej rëndë sovraniteti territorial i vendit.

Në takimin me homologun e saj, Lulzim Basha më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Nga një verifikim GSH zbuloi se në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis gjatë deklaratës së saj të atëhershme specifikoi se, për fillimin e negociatave dypalëshe për përcaktimin e kufirit detar ishte rënë dakord të zhvilloheshin në muajin prill të po atij viti, pra 2008. “Sikundër u shpreh edhe ministri i Punëve të Jashtme, z.Basha ne ramë dakord që në muajin prill ekspertët e të dy vendeve të mblidhen për të diskutuar delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

Bisedimet që kanë filluar në muajin prill të vitit 2008 përfunduan në 26 prill të këtij viti, kur zyrtarisht Basha dhe Bakojanis nënshkruan në Tiranë marrëveshjen dypalëshe “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Rikthimi i saj në Kuvend vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimin që partitë opozitare i bënë marrveshjes.
Padia është firmosur nga kreu i PS-së, Edi Rama; kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi; ai i PDS-së Paskal Milo; kreu i PDK-së, Nard Ndoka; kreu i G99, Erion Veliaj; dhe ish-drejtuesi i LSI-së, Ndre Legisi.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#19

Post by Arta »



TIRANE- Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm në vitet 1974-1982, Veli Llakaj i drejtohet me një letër presidentit të vendit Bamir Topi dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta .
Ne letrën e tij Llakaj thekson: “Po ju drejtohem si qytetar i thjeshtë, si ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për 8 vjet, në vitet 1974- 1982, që dicka di ëpr këto probleme dhe të gjitha cështjet po i trajtoj me ligjet e asaj kohe. Si qytetar jam i fyer se Shqiëpria po kthehet në mall tregu që shitet tek të tjerët si pa gjë të keqe. Shtysa që tju drejtohem ju është një shqetësim tjetër që e kam lexuar në datën 10 nëntor në Gazetën Shqiptare ku thuhet: më 24 janar 2008 qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror. Drafti që ka hyrë në fuqi në mars 2008 sanksionon në nenin 53 të tij se ligjet numër 8771 datë 19/04/2001 për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ligj nuk përfshihet asnjë distancë për drejtimin e kufirit shtetëror, vecanërisht për ujrat territoriale dhe ujrat e brendshme për ushtrimin e sovranitetit dhe paprekshmërinë e kufirit. Në këtë kuptim Shqipëria është një han pa porta, por edhe pa derë e dritare që të hyjë e të dali kush të dojë, të zaptojë tokë e hapësirë ajrore kur të dojë e si të dojë. Këtë do ta quaja një turp dhe poshtërim që i bëhet Shqipërisë”.

Në letrën e tij ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thekson se kufijtë e Shqipërisë kanë ekzistuar dhe janë njohur nga të gjithë. Ai vë në dispozicion disa harta të vitit 1976 ku tregohet qartë kufiri ujor i vendit.

“Kufijtë e ujrave detare të Shqipërisë kanë ekzistuar dhe kanë qenë të paprekshëm e të pakontestueshëm nga askush deri më sot. Duke u nisur nga polemikat që janë hapur lidhur me kufirin detare të Republikës së Shqiëprisë midis shteteve kufitare bregdetare, është i pafalshëm mendimi që ne nuk kemi pasur kufij detarë dhe ai duhet vendosur tani. Ky mendim është sa i gabuar aq edhe i pafalshëm për shtetin tonë. Unë nuk do të merrem aspak me anën teknike të problemit por vetëm me anën ushtarake dhe mbrojtjen me rigorozitet të së drejtës së kufijve të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë 10 vjet shef i Shtabit të Ushtrisë mund tju deklaroj me përgjegjësi se kufijtë tanë tokësorë, ajrorë dhe detarë janë mbrojtur sipas konventave, vendimeve dhe ligjeve të shtetit dhe kanë qenë të paprekshëm e të pakundërshtueshëm nga cdo shtet dhe organizatat ndërkombëtare. Personalisht e mbështes fuqishëm idenë dhe provën që sjell koloneli në rezervë prof.Myslim Pashaj. Po të miratohet një marrëveshje e tillë kaq me ngut mundet që nesër të akuzohet si tradhëti kombëtare, si ajo e Shën Naumit që Ahmet Zogu u shiti serbëve, ne sot ja shesim grekut. Ka apo ska marrëveshje, kjo nuk është shumë e rëndësishme , ne duhet të diskutojmë ka apo ska kufij detarë, ka apo ska kufij tokësorë, janë mbrojtur apo jo ashtu sic janë përcaktuar kufijtë deri më sot.”

Në letrën e tij, Llakaj i kërkon presidentit të Republikës Bamir Topi të mbledhë ekspertët më të mirë për të shqyrtuar marrëveshjen e kufirit me Greqinë, e cila sipas tij, është në dëm të interesave kombëtare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#20

Post by Aulona »

Ligjet për kufirin, nga Enver Hoxha tek Moisiu

Ku jemi mbështetur për kufirin detar në vite të paktën që nga 1946. Çdo marrëveshje logjikisht ka dokumentacionin argumentues të dy palëve të shkruara në formën e një platforme, hartat me koordinatat përkatëse dhe proces-verbalin e diskutimeve duke sjellë argumentimet e palëve. Pa këto lloj dokumentesh nuk mund të ketë asnjë marrëveshje dhe kjo bëhet publike që është transparenca e saj.
Ja disa vendime e marrëveshje në kohë të ndryshme

Ujërat Territoriale Shqiptare

1- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.168 datë 9.12.1946.
“Caktohen ujërat territoriale shqiptare gjatë gjithë bregdetit shqiptar, ato ujëra që përfshihen në zonën prej 6 (gjashtë) milje detare duke filluar që nga ç‘do pikë e tokës Shqiptare në drejtim të detit të haptë”

Kryeministri, Gjeneral kolonel Enver Hoxha. Dv.

1- Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.168 datë 9.12.1946 ujërat territoriale të Shqipërisë janë të përfshira në një zonë 6 milje nga bregdeti Shqiptar.
2- Duke filluar nga Gryka e Bunës gjatë paralelit 41º 45’ e deri në paralelin 40º verior, ujërat territoriale të Shqipërisë janë 6 milje nga kepet e bregdetit, mbasi përballë bregdetit shtrihet deti i haptë.
3-(Pika tre është e pasqyruar në tabelë)
4- Bashkangjitur në kartat detare italiane Nr.554 dhe 551 shkalla 1:180.000, janë të vizatuar me ngjyrë trëndafili ujërat territoriale të Shqipërisë.
5- Nga karta Ingleze Medri 6502A, 6502B del se zona 18A përfshin ujërat territoriale të Shqipërisë së Jugut, duke filluar nga paraleli 40º verior deri në Punta Stilo.

Informacioni Nr. 119 datë
5.11.1977


Mbi shtrirjen e vijës kufitare nga Gryka e Bunës në det.
“Kufiri detar nga Gryka e lumit Bunë deri në limitin e ujërave territoriale është përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar në vitet 1922-1926. Për të treguar drejtimin e vijës se kufirit me detin Adriatik, komisioni ka vendosur dy shenja diktuese (raportet I dhe II) në krahun e majtë të derdhjes së lumit Bunë, për të cilin ka përpiluar dhe protokollet topografike përkatëse. Në këto protokolle thuhet: “Kufiri fillon nga caku i ujërave territoriale ne detin Adriatik, duke ndjekur një vijë te drejtë normale ne drejtimin e përgjithshëm te bregut, dhe përfundon në derdhjen e krahut kryesor të Bunës (Skema nr. 1)…në vitin 1946 ujërat tona janë caktuar 6 milje detare, më 1952 në 10 milje, më 1961 në 12 milje dhe në vitin 1976, 15 milje. Gjerësia e ujërave territoriale jugosllave prej vitit 1930 deri më 1965, sipas burimeve të tyre, rezulton se ka qenë 6 milje, kurse mbas vitit 1965 këtë gjerësi e kanë rritur në 10 milje.
Për të dal në përfundime të sakta duhet t’ju referohemi dhe këtyre dokumenteve.

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, datë 28.12.1998;
2. ”Për përdorimin e radiostacioneve nga anijet e huaja në kohën që ndodhen në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1540, datë 18.09. 1952;
3. “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi detin e hapët”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 3853, datë 18.05.1964;
4. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi shelfin kontinental”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 3854, datë 18.05.1964;
5.”Për kufirin e Republikës së Shqipërisë”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4650, datë 9.03.1970, ndryshuar me dekretet Nr. 5384, datë 23.02.1976 dhe Nr. 6181, datë 26.04.1980, ku thuhet shprehimisht: “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anën e shenjave të veçanta të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra për pendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës, të shtratit dhe të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”. Dhe më tej në Nenin 7 thuhet: “Nëndetëset e huaja në asnjë rast nuk mund të lundrojnë ose të ankorohen në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Shqipërisë duke qenë në zhytje (nën sipërfaqen e ujit). Ato sinjalizohen të dalin menjëherë në sipërfaqe, ose në të kundërt asgjësohen. Kur nëndetëset e huaja dalin në sipërfaqe të ujit, trajtohen si anije luftarake mbiujëse”.
6. Dekreti, Nr.5384, datë 23.02.1976 përcakton: “ujëra të brendshme janë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë, të hequr në pika të caktuara të bregdetit tonë, nga ku fillon matja e gjerësisë së ujërave territoriale. Këto të fundit shtrihen në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m.) duke filluar nga vija e drejtë bazë, që shkon nga kepi i Rodonit (Muzhit), kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), i Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës dhe i gjiut të Gramës, dhe më tej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve greke deri përmes kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës, në det te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shtetëror shqiptaro-jugosllav”;
7. Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr.7366 datë, 21.9.90 thuhet:”… Pasi u miratua Konventa e Montego Bay, më 1982, ku gjerësia prej 12 milje detare për detin territorial është pranuar nga pothuajse gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe kur interesat ekonomike të shteteve bregdetare mbrohen nga e drejta e sotme ndërkombëtare detare, në mars 1990, vendi ynë e pakësoi gjerësinë e detit të vet territorial në 12 milje”. Dhe përcaktohet se: “Vendi ynë ushtron sovranitetin e tij mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve në fuqi, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ai është palë dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga shteti shqiptar. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore, mbi ujërat territoriale si dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave”;
8. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave Nr.2, datë 2.05.1980 thuhet: “Anijet e huaja jo të luftës (ose ato të luftës) nuk mund të merren me studime hidrologjke, hidrografike, fotografime, filmime, gjueti peshku dhe me punime të tjera të çdo natyre qofshin në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Shqipërisë pa lejen e organeve shtetërore shqiptare. Në qoftë se ato kapen duke peshkuar në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe gjobiten me taksë që shkon deri 25.000 lekë”.
9. “Për kapitenerinë e porteve”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 4938, datë 4.02.1972, ndryshuar me dekretin Nr. 6180, datë 26.04.1980;
10.”Për ndalimin e të ndoturit të ujërave detare të Republikës së Shqipërisë”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 3877, datë 10.08.1964, ndryshuar me dekretin Nr. 6901, datë 3.07. 1984;
11. “Për regjimin e lundrimit në ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë”. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave Nr. 2, datë 2.05.1980 ndryshuar me urdhëresën Nr.1, datë 9.02.1985.
12. Duhet t’ju referohemi gjithë dokumentacionit dhe marrëveshjeve te delegacionit Shqiptar në punimet e Konferencës së tretë të detit në Nju York, Karakas dhe Gjenevë.
13. Konventa e deti e vitit 1958;
14. Konventa mbi shelfin kontinental 1958;
15. Konventa mbi ujërat territoriale dhe në zonën e puqur, 1958;
16. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare (Botim shqip), Tiranë, 1987;
17. Buletini shkencor i ATSH, Nr.45, 8 nëntor 1985; Nr.B, 4.12.1985;
18. Drejtësia Popullore, Nr.4, 5, 1960; Nr.3, 1986; Nr.2, 1987; Nr.4, 1988.;
19. Gazetat Zyrtare nr.4, Tiranë 1979; Buletinet: Nr.2, 1983; Nr.3, 1984; Nr.6, 1985; Nr.7, 1986; Nr.8, 1986; Nr.9, 1987; Nr.10, 1988 etj, etj.
20. Ligji Nr.9055, date 24.04.2003 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën mbi të Drejtën e Detit të OKB-së”
Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI

Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën mbi të drejtën e detit të “Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Neni 2
Ky ligj hynë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3811, datë 8.05.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Ujërat territoriale dhe zona në vazhdim parashikime të përgjithshme.

Neni 2
Statusi ligjor i ujërave territoriale, të hapësirës ajrore mbi ujërat territoriale dhe shtratit e nënshtratit të tij.
1- Sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet përtej territorit tokësor dhe ujërave të brendshme….
2- Ky sovranitet shtrihet mbi hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale, si dhe të shtratit e nënshtratit të tij.

Neni 3
Kufijtë e ujërave territoriale
Çdo shtet ka të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në kufirin 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë konventë.

Neni 4
Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale.
Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale përbëhet nga vija, pika e së cilës janë në një distancë të barabartë, nga pika më e afërme e vijës bazë, e cila është e barabartë me gjerësinë e ujërave territoriale.

Neni 5
Vija bazë normale
Me përjashtim kur është shprehur ndryshe në këtë Konventë, vija bazë normale për matjen e gjerësisë së ujërave territoriale është vija e zbaticës gjatë bregdetit siç tregohet në hartat e shkallës së madhe të njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar. etj etj …..
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#21

Post by Aulona »

“Dhurimi” i Jonit, humbja në bazë të baraslargësisë

Do ju lutesha te shikonit emisjonin SHQIP ku flet per incidentin e anijeve britanike ne ujerat tona, sepse aty tregon edhe me qartesi qe ne kemi pasur kufij ujor te cialt tashme qeveria aktuale thote se nuk kemi pasur. Kjo eshte totalisht nje flagrance dhe nje perdhunim i inteligjences shqiptare.

Prof. Asc. Dr. Myslim Pashaj

Në një analizë për “Gazeta Shqiptare”, kolonel Myslim Pashaj sjell argumente të reja që për forcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial.

* * *
“Parimi i Baraslargësisë”, i cili është keqpërdorur kaq shumë gjatë kësaj periudhe të tejdukshmërisë, ka qenë si një “kryefjalë”. Ajo ka qenë gjithashtu si një mburojë e fuqishme ndaj të gjithë erës që kishte filluar të frynte lidhur me përcaktimin e kufijve detarë midis të dy vendeve. Ky parim ka qenë aq i sigurt dhe aq i patrazuar, aq i pastër dhe aq i virgjër, saqë nuk mund t’i afroheshe dot, sepse ai që në fillim të “tregonte vijën mesore, baraslargësinë” prej së cilës do të përcillej siguria, se gjithçka është bërë në bazë të parimeve të UNCLOS.

Kjo kryefjalë aq shumë e shfrytëzuar, është marrë nga neni 1 i kësaj Marrëveshjeje:

1. Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare.
Nisur prej saj, gjithkush që dëgjon e gjithkush që ka sy të shikojë mund të bindet se prej këtij neni nuk është lëvizur as edhe një milimetër, siç është shpërfytyruar saktësia e vërtetë dhe e mundshme ( margin error = gabimi i lejueshëm), i cili askurrë nuk mund të arrijë atë “milimetrin”. E gjithë kjo apologji e derisotme është mbështetur tek “ baraslargësia” dhe tek vija e mesme ( median line).

Mirëpo, njohësit e të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës Detare do të habiteshin me mburojën e “baraslargësisë” dhe mund të gjenin mundësinë për të shpjeguar sa e sa përvoja botërore, të kësaj fushe që janë ende në diskutim, vijojnë të diskutojnë dhe të ndajnë prerazi, se ky parim nuk i plotëson kushtet e arritjes së barazisë në përcaktimin e kufijve detarë.
Vendosja që në Nenin 1 të marrëveshjes së fundit është një fasadë e bukur dhe hipnotike, por gjithnjë e më tepër arrijmë në fund të aktit ndarës dhe marrim një shuplakë të thatë: “Baraslargësia na ka çuar në pabarazi”, prandaj edhe neni 1 është pjesë e hermetizmit që tanimë e kemi trajtuar.

Përcaktimi i kufijve detarë dhe të shtratdetit kontinental mbetet deri tash një problem shumë kompleks, shumë i ndjeshëm, se ka të bëjë me historinë, trashëgiminë, zhvillimin ekonomik, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, mëvetësinë kombëtare, shfrytëzimin e burimeve natyrore detare. Ai ka lidhje me sigurinë dhe politikën, marrëdhëniet dypalëshe, paqen dhe sigurinë në përgjithësi. Kësisoj do të ndodhë, dhe jo rrallë, që në vend “t’i vësh vetulla, i nxjerr sytë”
Nuk është një detyrë kaq e lehtë. Lehtësia që u vu re në marrëveshjen e fundit ishte e dyshimtë, po të kemi parasysh se shumë shtete, me vite të tëra janë ende në negociata.
Një shumësi çështjesh, të cilat që në fillim janë teorike dhe më vonë, në bisedime bëhen praktike, të njoftojnë se “s’ecën dot kaq shpejt” e “nuk kapërcehen lirshëm, çështjet!”
Përcaktimi i kufijve detarë nuk është një veprim i thjeshtë dhe formal. Ai ka jetëgjatësi, bart një problematikë të gjerë juridike dhe të marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë vështrim, Marrëveshja e fundit hapi më shumë probleme. Ajo lëndoi plagë në vend që të kuronte diçka. Solli një skenar spontan me një ndjeshmëri të lartë.

LAJTMOTIVI I BARAZISË

Një ekip diplomatik, teknik apo shkencor i fushave të ndryshme që kanë lidhje me Dheun Kontinental, Detin apo Shtratdetin, ka në dorë mjete ligjore dhe studime shkencore të cilat janë armë, që të çojnë në fitore me lajtmotivin e barazisë. Pararendja dhe parapërgatitja duhet të jetë e tillë që në Marrëveshja duhet të realizojë synimin. Duhet që të njohësh të gjithë bazën ligjore të vendit dhe atë ndërkombëtare, të jesh i stërvitur me to, duke njohur të gjitha rrethanat për vlerësimin e interesave të vendit tënd. Kush do të ishte “ideologjia” (si të thuash) ai, “parimi bazor i drejtësisë dhe paanësisë” për të nxjerrë në fund rezultatin e paanshëm të barazisë? Kjo është e vështirë për t’u arritur. Nëse shpirti i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit do të ishte në brendësi, ai do të sillte një rezultat të pritshëm dhe të pranueshëm. Po ky shpirt mirëkuptimi, mesa duket nuk ka qenë.

MESORJA DHE BARASLARGËSIA.

Vija mesore ( mesore=median line) si një përfytyrim figuror gjeometrik i një trupi ujor, ka të bëjë me një seri të segmenteve të lakoreve që ndërpriten/ ose të vijëdrejtave, çdo pikë e të cilave është e baraslarguar nga pikat më të afërta të brigjeve detare që janë kundruall. Këto brigje janë me forma të llojllojshme, kepe, futje ujore, të përmasave të ndryshme, dalje shkëmbinjsh apo hapësirash të harkuara apo të drejta etj. Forma e vijës së mesme (mesores) do të varet kësilloj, prej vet formës së brigjeve. (shiko: Planer Median “equidistant” line computation for narroë channels. By: Ëilliam E Ball, Jr.)

Ndërtimi i mesoreve kryhet në mënyrë automatike, në softëare të veçantë, mbi harta dixhitale, të cilat kanë me saktësi formën e brigjeve të të dy shteteve kundruall, në të njëjtin sistem koordinativ dhe projeksion hartografik.

Kur përzgjidhet një parim, kuptohet se duhet të ketë parime të tjera. Në rastin e përcaktimit të kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, për një kohë të gjatë kanë vijuar diskutime të shumta, nëse parimi i baraslargësisë është “kreu” apo ndodh që ai vet të çon në zgjidhje të gabuar.

Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar), si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit shtetëror ndërmjet dy shteteve”. Por, roli i “kreut” dhe “pozicionit komandues” të këtij parimi u godit duke e ulur atë në të njëjtin nivel me një tjetër parim, atë “të zgjidhjes së barabartë (Equitable Solution)”.

Ishin vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të cilat në shumë raste nuk e morën në konsideratë për gjykim këtë parim, sepse ai të çon herë-herë edhe në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982 ky nocion (pra: baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (qe ka të bëjë me: Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm ne nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin shtetëror).

Neni 15

Kufizimi i detit territorial ndërmjet shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë:
“Kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme pikat e së cilës janë të baraslarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve. Parashikimi i mësipërm nuk aplikohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethana të veçanta për të ndarë detet shtetërorë të të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme”.

Në të vërtetë, ndarja e DSH midis të dy shteteve prej Ujdhesës Tongo deri në përmbylljen e vijës që bashkon kepin Drasli ( Korfuz) - Porto Palermo (Shqipëri), përfshihet në një gjeohapësirë detare e cila është brenda standardit të UNCLOS për 12 md ( 22.22 km) për të dy shtetet. Kështu që parimi i baraslargësisë merret në diskutim për t’u përdorur. Megjithatë, edhe brenda kësaj njësie ka një tërësi rrethanash (shiko pjesën e dytë të nenit 15...) që lidhen me ujdhesat, shkëmbinjtë dhe sipërfaqeve në nivelin e Zbaticës (neni 13 i UNCLOS), që të çon përsëri në shkëmbin Barketa, me ujdhesat: Serpa dhe Tignosso = Peristeri të cilat duhet të vlerësohen si rrethana gjeografike dhe detare të veçanta.

Po, a mund të kish edhe ndonjë titull historik?

Për këtë është diskutuar aq shumë dhe përfaqësuesit e qeverisë e anatemuan atë hamendje sipas së cilës para se të shkohej në bisedime, në vend të “fshirjes” së gjithë ligjeve që kishin të bënin me ujërat territoriale dhe të brendshme, ashtu sikundër ndodhi, mund të ishte hartuar një ligj apo dekret i veçantë që të përzgjidhte si gji historik, Sarandën. Mirëpo, për këtë diskutim s’u la gur pa u lëvizur që gjiri të shkonte atje, në kthinë, gati në humbje, ndërkohë që ai ekzistonte aty, në jetë të jetëve, në gjendjen e tij fizike, gjeohistorike si rrallë ndonjë gji tjetër në Shqipëri, po kaq i njohur edhe për Greqinë fqinje. Kësisoj, parimi i baraslargësisë do të kishte veçori edhe në këtë gjeohapësirë ndarëse.
Siç duket, parimi i baraslargësisë, edhe në nenin 15 përdoret jo tërësor, ndërkaq është shmangur nga nenet 74 dhe 83.

Ja ç’thotë neni 74:

“Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone ) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të statutit te Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTE (EQUITABLE SOLUTION)”.

Po kështu, edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.

Pse është futur ky koncept (Koncepti i barazisë)? Ai gjeti vend, në mënyrë të natyrshme, sepse mesorja( median line) nëse merret verbërisht çon në pabarazi. Vet koncepti i barazisë (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabartë. Ky është edhe formësimi fundor i çdo procesi Ndarjeje Detare dhe të Shtratdeti Kontinental. Kurse, ne vijojmë të dëgjojmë e dëgjojmë kryenenin dhe kryeparimin e “Baraslargësisë” kur kemi mbërritur në një pabarazi të plotë.

BARASLARGESIA?
PO SI MUND TE DISKUTOHEJ ME PARË PËR KËTË PARIM?


Pavarësisht nga gjeometria e përpiktë në përdorim, metoda e baraslargësisë është zakonisht një prej metodave më të thjeshta, e cila mund të çojë në një zgjidhje të drejtë. Kjo metodë ka veçoritë e saj:

(i) Baraslargësia e përpiktë mund të aplikohet në situata kur vijat bregore të të dy shteteve janë kundruall me njëri-tjetrin dhe mungojnë karakteristika të tillë gjeografike dhe rrethana të tjera që mund të kërkojnë ndonjë korrigjim për të ndryshuar vijën mesore (median line). Kjo do të ishte e përshtatshme për bregdetet në njësinë e dytë: Kepi i Mërtesës (Ksamil) deri në vijën përmbyllëse që mbaron në Porto- Palermo.
(ii) Baraslargësia e thjeshtësuar, kur ndarja kufitare mund të thjeshtësohet në dy procese: (a) duke mos marrë në konsideratë disa nga pikat bazë në brigje të të dy vendeve, në mënyrë të tillë që të krijohet një vijë e baraslarguar më pak komplekse, ose (b) të mos marrësh parasysh disa prej pikave që vijojnë në radhë nëse drejtimi i vijës bregore është më i butë dhe pa dhëmbëzime. Në të gjitha rastet procesi i thjeshtësimit projektohet në mënyrë të tillë për të siguruar që asnjë shtet të mos fitojë hapësira të mëdha duke ia marrë padrejtësisht tjetrit. Kjo baraslargësi do të ishte e përshtatshme për Kanalin e Korfuzit, i cili edhe pse është i rregullt, prania e ujdhesës dhe shkëmbinjve krijon veçori.
(iii) Baraslargësi e modifikuar, e cila lind në ato raste kur mungojnë tipare të rëndësishme gjeografike. Në këtë rast baraslargësia e përpiktë do të sjellë një rezultat të barabartë të gjeohapësirave detare dhe Shtratdetit Kontinental, e kësisoj përcaktimi i kufijve do të bëhet i drejtë dhe me paanësi për shtete që janë përbri njëri-tjetrit.
(iv) Kur kemi prani të tipareve dhe rrethanave të veçanta shpesh gjendet një zgjidhje, për të përdorur vijën e baraslarguar, duke mos marrë në konsideratë pikat bazë si të pashmangshme, ose duke i rregulluar në një mënyrë të tillë për të reduktuar efektin e tyre. Kjo metodë zakonisht rezulton me një ndryshim më të madh të dukshëm me baraslargësinë e përpiktë se sa në rastin e metodës së baraslargësisë së thjeshtësuar, e cila zakonisht ka të bëjë me një shpërndarje të pabarabartë të gjeohapësirave detare midis dy shteteve në krahasim me ndarjen sipas baraslargësisë së përpiktë. Zgjidhja alternative e problemit të efektit të mospërpjesëtueshmërisë së rrethanave gjeografike prej metodës së baraslargësisë së ndarjes së ujërave detare, aplikohen në rastet e Ujdhesave që kanë vetëm një efekt të pjesshëm. Tërësia e ujdhesave të Korfuzit në drejtim të veriperëndimit me Othonin si skaj, është tipari përjashtues që në këtë hapësirë të përdorej baraslargësia e përpiktë, mbasi në këtë rast efekti i Ujdhesës Erikuza dhe Othoni në fund kanë qenë me ndikim të madh në humbjen nga ana e Shqipërisë të ujërave detare dhe Shtratdetit Kontinental.

TRAJTIMI I UJDHESAVE DHE SHKËMBINJVE, FAKTOR SHUMË KOMPLEKS

Përcaktimi dhe trajtimi i ujdhesave, shkëmbinjve, nivelit të baticë-zbaticës në përcaktimin e kufijve ujorë, janë shumë kompleks. Kësisoj Korfuzi, në fakt është një rrethojë me ujdhesa dhe shkëmbinj e cekëtina, që janë edhe “pararojë” e vet Korfuzit. Prandaj, ata marrin rolin kryesor dhe marrëveshjen për këtë ndarje, duke u bërë mburojë për Ujdhesën Mëmë, Korfuzin.
Ky problem i ndërlikuar duhet të kishte qenë trokitje e parë ndaj grupit të biseduesve, mbasi siç është theksuar, Shqipëria Jugperëndimore ndodhet kundruall kësaj bashkësie ujdhesash, që në të vërtetë përbëjnë një arkipelag. Kjo duhet theksuar, mbasi vet efekti (ndikimi) dhe pesha e ujdhesave apo shkëmbinjve që u jepet atyre, ka një rol thelbësor në dëm të palës shqiptare. Secili rast është i veçantë dhe si i tillë duhet të shqyrtohet. Ndaj, ne kemi vënë re që në krye të herës, se kjo prani ujdhesash, shkëmbinjsh apo cekëtinash, përbën një faktor shumë të komplikuar në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental midis dy vendeve tona. Kështu që do të kishim dy prirje që duhet të “ndesheshin me njëra-tjetrën”:
(i) Këmbëngulja e palës greke për një efekt të plotë të këtyre njësive.
(ii) Prirja e palës shqiptare që të ulte sa më shumë të ishte e mundur peshën dhe efektin e tyre.

Për këtë arsye, duhej para së gjithash:

(a) të bëhej një ndarje dhe vlerësim i secilës ujdhesë apo shkëmb, për t’u dhënë një peshë “të plotë” apo “të pjesshme”. I gjithë ky ndikim është kundruall brigjeve të Dheut Kontinental të Shqipërisë.
( shiko dhe përqas: Ibid., p. 421, para. 68; Mahmoudi, Said (1990: 164); Delimitation of Maritime Zones Betën Sëden and The Soviet Union: An Appraisal, Almqvist & Tryckri, Uppsala.
1951 ICJ Rep. 116; quoted by Prescott, Victor & Gillian Triggs (2005: 3245, 3246); Islands and Rocks
and their Role in Maritime Delimitation; David A. Colson and Robert Smith (ed.), International Maritime
Boundaries, Volume V, The American Society of International Laë, Martinus Nijhoff Publishers;
Leiden/Boston, 3245-3280.)
(b) Diskutimi, vlerësimi dhe deklarimi për titullimin e secilës ujdhesë apo shkëmb duhej të krahasohej medoemos me gjatësinë e brigjeve detare që ka kundruall, mbasi një praktikë e tillë është mbajtur parasysh për shumë shtete, në ndarjet detare.
(c) Praktika e shteteve të ndryshëm, merr në konsideratë largësinë e tij prej ujdhesave mëmë apo Dheut Kontinental të shtetit pretendues apo edhe statusin politik të ujdhesës lidhur me pavarësinë e tij nga shteti mëmë (main land).
(d) Popullsia e ujdhesës është gjithashtu një tregues që duhet të vlerësohet, e veç kësaj edhe aftësia e vetadministruese ekonomike e tij.
(e) Një ujdhese i jepet një efekt i plotë kur ai është i gjithëpërfshirë me dheun mëmë.
(f) Në rastin që shqyrtojmë, ujdhesat janë marrë thjesht si pika bazore në ndërtimin e vijës së baraslarguar.

Skenari që mund të kishte pasur parasysh pala shqiptare do të ishte gjithkund “pesha pjesore” që duhet të kishin ujdhesat dhe shkëmbinjtë ndaj brigjeve shqiptare, që janë të plotë dhe pjesë të Dheut Kontinental dhe jo si Bashkësia e Ujdhesave të Korfuzit. Nëse do t’u jepet ujdhesave një peshë e plotë në ndarje, do të sjellë, natyrshëm një rezultat në përcaktimin e kufijve në pabarazi të madhe, ashtu sikundër ka ndodhur.
Natyra e përzgjatjes së Shtratdetit Kontinental prej brigjeve të Karaburunit do të na qartësojë për natyrën e tij dhe të vijimit të masës së Dheut Mëmë, i cili duhet të zotërojë Shtratdetin kundruall.

Prej Othoni, nismon një katërkëndor:

Ujdhesë ( Othoni) – pika 150- Veriu i Gurores Romake të Gramës ( poshtë majës së Sinan Dukës)- Palasë dhe mbyllje, sërish në Othoni.
Këtë figurë e “ka krijuar parimi i baraslargësisë” me një distancë të njëjtë nga pika 150, e cila ndërpret Siujdhesën e Karaburunit dhe vet Ujdhesën Othoni.

Sipërfaqja ujore detare është 1170 km2.

E gjithë kjo sipërfaqe, e cila siç është shqyrtuar i takon njësisë së katërt të ndarë prej nesh, që u përket të dy vendeve:
(i) Një ujdhesë ( Othoni), me sipërfaqe prej 10.8 km2.
(ii) Një pjesë e Siujdhesës së Karaburunit, e cila ka një gjatësi bregore prej rreth 30 km.
Por, pabarazia reale sipas përpjesëtueshmërisë është shumë e madhe dhe krejtësisht e ardhur si rrjedhojë e përzgjedhjes “me verbëri” të “parimit të baraslargësisë”.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#22

Post by Aulona »

Shqiptarët e SHBA, takim kundër Paktit

Lektorët Agron Alibali dhe Armand Vinçani, dëgjesë publike pas asaj të ambasadorit Hoxha

Një javë, pas leksionit të ish-kryenegociatorit të ekipit shqiptar në mbrojtje të marrëveshjes detare me Greqinë, figura të rëndësishme të shqiptarëve të Amerikës kundërpërgjigjen me një takim tjetër.

Ndërsa ish-kryenegociatori Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, mbrojti në leksionin para shqiptarëve të Amerikës, Marrëveshjen detare me Greqinë, dy nga ekspertët e njohur të bashkësisë shqiptaro-Amerikane, Agron Alibali dhe Armand Vinçani do të trajtojnë temën: "Përcaktimi i kufirit detar Shqiptaro-Grek.



Pse nuk duhet nënshkruar kjo Marrëveshje". Takimi do të mbahet në ambientet e NYU, ditën e Shtunë, në datën 21 Nëntor 2009, ora 11:15-13:15.


Sipas organizatorëve, javën e kaluar z. Ferit Hoxha, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, paraqiti në një ekspoze shumë informuese qëndrimin lidhur me marrëveshjen, premisat dhe logjikën e ndjekur nga qeveria shqiptare për të arritur në një marrëveshje të tillë.


Takimi do të zbulojë anën e kundërt të opinionit publik, që thotë se qeveria shqiptare ka bërë lëshime që e dëmtojnë rëndë interesin shtetëror shqiptar. Sipas organizatorëve, Marrëveshja për ndarjen e kufijve ujorë midis shtetit shqiptar dhe atij grek, ka krijuar shume paqartësi dhe tensione në shoqërine shqiptare, si dhe ne bashkësinë shqiptaro-amerikane.


Shumë nga ekspertet e njohur të komunitetit tonë e në veçanti Agron Alibali, Armand Vinçani dhe Viola Trebicka janë shprehur publikisht e duke dhënë kontribut profesionalisht shumë cilësor, lidhur me analizën e kësaj marrëveshje nga këndvështrime të ndryshme me qeverinë shqiptare. Po ashtu, shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane, e ka trajtuar këtë temë gjerësisht, dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.


Lektorët janë Agron Alibali, Senior Fellow, në Qendrën për Demokraci dhe Zhvillim të shkollës pasuniversitare për politikat, Mc ormack të Universitetit të Massachusetts në Boston dhe Armand Vinçani, ish- Zv. Shef i Shtabit te Përgjithshëm te Ushtrisë Shqiptare me gradën Gjeneral-Major, aktualisht Senior Financial Analyst në Qendrën Mjekësore të NYU.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#23

Post by Aulona »



Tedi Blushi

Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht listën e bisedimeve të palës sonë, që për muaj me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Informacioni është servirur dje zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tre ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme. Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, aso kohe sekretar i përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë ambasadori i Shqipërisë në OKB. Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht Gazmend Turdiu, drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore; Ilir Tepelena, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale; Ledia Hysi, drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare; si edhe dy specialiste në çështjet juridike dhe rajonale, Suela Ibrahimi dhe Enkeleda Mërkuri. Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj, Kristaq Gërvenin, aso kohe komandat i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm; Miranda Zekën, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë; si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi. Sa i përket Ministrisë së Brendshme ajo është përfaqësuar në këtë grup negociator vetëm me një ekspert, drejtorin e Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisarin Krenar Muço.

Akuzat ndaj grupit negociator

Ekspertët e fushës, juristët, diplomatët, historianët, politikanët, përfaqësuesit e 72 shoqatave atdhetare-kulturore si edhe ish-ushtarakët e lartë të shtetit shqiptar i kanë cilësuar “të paaftë” negociatorët e palës shqiptare që morën pjesë në bisedimet me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në rezultatet e studimit prej 117 faqesh të kolonelit Myslim Pashaj, ku pretendohet fakti se nga kjo marrëveshje cenohet rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë thuhet mes të tjerash se, “pala shqiptare duket nuk ka qenë fare në bisedime, nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Kjo situatë duket absurde. Indiferenca shkencore është fatale”. Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është shprehur gjithashtu se, “nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë që është trajtuar me një mënyrë jo kompetente nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj”. Ndërkohë, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj ka shkuar më larg me qëndrimin e tij duke pretenduar se, grupi negociator shqiptar nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka lejuar palës greke sipas tij, “të zaptojë sovranitetin territorial të Shqipërisë. Këtë do ta quaja një turp dhe poshtërim që i bëhet Shqipërisë”, - është shprehur ai.




Ne te gjithe e dime qe negociatoret dhe te gjithe keta profesinaliste i kane bere matjet dhe sygjerimet ashtu sic donte bosi i tyre, keshtu qe une nuk mund ti fasoj ata 100%!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#24

Post by zippo »

Bosi mund ti urdheroje edhe te hidhen ne lume dhe te mbyten... a do ta benin kete vartesit?
Dikur ne rregulloren ushtarake te Shqiperise thuhej "kundershtimi i urdherit behet vetem ne rastin qe urdheri perben tradheti ndaj Atdheut".
Cfare i duhej akoma ketyre vartesve te pa-afte, tu jepnin armet dhe tu thoshin luftoni kunder Shqiperise qe te mund te shihnin se ka tradheti?!
Zippo
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#25

Post by Aulona »

zippo wrote:Bosi mund ti urdheroje edhe te hidhen ne lume dhe te mbyten... a do ta benin kete vartesit?
Dikur ne rregulloren ushtarake te Shqiperise thuhej "kundershtimi i urdherit behet vetem ne rastin qe urdheri perben tradheti ndaj Atdheut".
Cfare i duhej akoma ketyre vartesve te pa-afte, tu jepnin armet dhe tu thoshin luftoni kunder Shqiperise qe te mund te shihnin se ka tradheti?!

C'fare e rrutulloi gjithe ate organizim te Gerdecit, a nuk ishin parate, edhe ne kete problem leviz nje shume e madhe paraje. Per ata qe bejne keto nenshkrime mund te them qe eshte perjetesisht pagesa, dhe sherbetoret nga nje dore te mire per te mbyll gojen. Ti shiko ministri i mbrojtjes Arben Imami qe ne 97'en ishte me tanke kundra Berishes tani eshte pro ti, dhe thote pa marre vesh nga keto probleme, thote qe c'do gje eshte ne rregull. Hjade mere vesh ti kete pune! Paraja can bllokaden, pale me gjera te tjera...lol
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#26

Post by zippo »

Te ktheva pergjigje por nuk di perse nuk ka dale ketu.
Nuk e kisha per ty, por per te gjithe vartesit ne perballje me eproret. Kur ka te beje me tradheti, parate nuk te lajne asnje pike turpi.
Ndersa per Arben Imamin mos me fol sepse e kam njohur nga afer prej shume vitesh dhe e njoh karakterin e tij. ;)
Zippo
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#27

Post by Aulona »

Urdhri i Berishës për kufijtë detarë, zbulohet vendimi

TIRANE-Ngritja e grupit negociator për përcaktimin e kufirit detar me vendet fqinje është bërë me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha.

“Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht kopjen e këtij urdhri të lëshuar në datën 23 gusht 2007, dhe që për dy vjet me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Direktiva e Berishës që i hapi rrugën fillimit të negociatave me palën greke për përcaktimin e kufirit ujor në detin Jon, është bërë së fundmi publike nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Referuar këtij dokumenti, kryeministri Berisha urdhëron konkretisht “ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje. Grupi i punës ka për detyrë të përgatisë marrëveshjet për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje. Ai kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përbërje të ketë përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Drejtësisë, e Brendshme, e Transportit, e Ekonomisë, e Mjedisit, e Punëve të Jashtme, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Instituti i Gjeografisë Ushtarake”.

Mandej, kryeministri Berisha ka përcaktuar që në mbledhjet që do të zhvillohen me ekspertët e vendeve fqinje që kanë dalje në det, respektivisht Greqinë dhe Malin e Zi, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave në përputhje me problematikën. “Titullarët e ministrive dhe të institucioneve të përcaktuara të paraqesin te kryetari i grupit të punës, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij urdhri, emrat e përfaqësuesve të tyre”, - shprehet Berisha në fund të direktivës së tij. Të gjitha ministritë e ngarkuara për zbatimin e këtij urdhri brenda afatit pesëditor kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre në grupin ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental. Gazeta publikon sot emrat e ekseperteve e ngarkuar me kete ceshtje.

Nje dite me pare kjo e perditshme beri te ditur se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Por, pjesë e këtij grupi kanë qenë ekspertë të cilët nuk ishin ngarkuar më parë nga ministritë përkatëse. Konkretisht nga Ministria e Jashtme kanë marrë pjesë Gazmend Turdiu, Drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore, si edhe Ilir Tepelena, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale. Gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes kanë marrë pjesë përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi. Ndërkohë në grupin që negocioi me palën greke për ndarjen e kufirit ujor, rezulton se nuk u ftuan përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave si dhe Agjencisë së Burimeve Natyrore, Ministrisë së Ekonomisë, Mjedisit dhe të Transporteve.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes qeverive shqiptare dhe asaj greke në prill të këtij viti dhe u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Dy muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ratifikimi eshte shtyre per nje date te pacaktuar.




Nuk e kuptoj, c'fare eshte kjo ngutje te gjenden eksperte per 5 dite? Pse kaq me ngutje kjo lloj marreveshje qe nga gjetja e eksperteve te cilet nuk qenkan aspak kopetente, edhe tek raitfikimi i kesaj marreveshje! Me vjen mire qe komuniteti Amerikano-Shqiptar nuk ua kishte pranuar kete lloj marreveshje qe qeveria Berisha kishte dashur te shiste ketu.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#28

Post by Aulona »

Pas takimit me Ferit Hoxhën, flet Vinçani: Otranto, pika më delikate e Paktit Detar

Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një nga oponentët e Paktit Detar me Greqinë, z.Armand Vinçani, në një intervistë ekskluzive për Shekullin, e cila do të botohet e plotë në Shekulli Print në dy numrat e ardhshëm, flet për Paktin pas takimit që komuniteti shqiptar i SHBA, ka bërë me kryenegociatorin e palës shqiptare në këtë marrëveshje, Ferit Hoxha.

Z.Vinçani, se fundi ju keni patur rastin te degjoni drejtpersedrejti shpjegimet e Z. Ferit Hoxha lidhur me marrveshjen per delimitimin e kufirit detar me Greqine. A mendoni se argumentat e sjelle justifikojne ate qe opinioni publik shqiptar, media, eksperte dhe intelektuale te shumte si dhe ju vete me pare e keni quajtur te pa-arrire dhe qe nuk mbron interesat e Shqiperise?




Ajo cka une gjej pozitive ne takimin me nje pjese te vogel te diaspores qe jeton ne New York eshte interesimi i jashtezakonshem i komunitetit shqiptar zemra e te cilit rreh me te njejtat ritme si dhe e shumices qe jeton ne Shqiperi sa here eshte fjala per interesat, aritjet apo mangesite qe prekin kombin tone. Duke patur fatin e mire te bashkejeteses ne nje vend krejt te lire dhe me demokracine me te zhvilluar komuniteti shqiptar gjithnje e me shume po i largohet trysnise politike qe fatkeqesisht godet aq ashper shoqerine shqiptare. Debati konstruktiv eshte e vetmja menyre per zhvilluar me tej ndjenjen e qytetarise dhe angazhimin civil. Ne kete kuptim do te doja te falenderoja perzemersisht inisiativen e Z. Shinasi Rama dhe gatishmerine e Z. F. Hoxha per organizimin e nje ballafaqimi te tille me qellimin e mire te informimit dhe krijimit te kushteve per shfaqjen e kundershtive ne menyren me demokratike te mundshme.



Duke ardhur tek pyetja, do te shprehesha se objektivi, te pakten ne aspektin personal, ishte te realizoja se sa e pergatitur ka qene pala shqiptare ne bisedimet dy-paleshe. Ne kete sens, nuk isha shume i interesuar te mesoja rreth matjeve dhe kalkulimeve te kryera te cilat jane bere publike disa here ne shtypin shqiptar por me shume prisja te kuptoja sa kishte mundur pala jone te konceptonte te gjithe filozofine, doktrinen dhe objektivat ne vite te shtetit grek ne lidhje me delimitimin e ujrave detare ne pergjithsi dhe kjo me pas ne vecanti me Shqiperine. Per mua kjo ka perbere nje nga aspektet themelore gjate gjithe kohes se debatit publik te marrveshjes e nxitur dhe me shume nga deklarimi ish-zyrtares se larte greke duke e konsideruar marrveshjen te nje rendesie strategjike. Ketu eshte zanafilla e rezultatit qe sot konsiderohet nga nje pjese e opinionit si brenda ashtu dhe jashte vendit e papranueshme dhe qe prek interesat tona kombetare.

A mund te ndaloni ju lutem pak me shume ne analizen qe ju mund ti beni rrethanave gjeo-strategike dhe fiolozofise se shtetit fqinje per delimitimin e hapesieres ujore?


Pas hyrjes ne fuqi te UNCLOS dhe me humbjen e aftesise vepruese ne ujra te hapura per shkak te marrveshjeve te shumta rrjedhoje e te cilave ishte edhe percaktimi i EEZs shteti grek filloi te mendonte seriozisht per gjetjen e hapesirave ujore (sidomos kjo e rendesishme per aktivitetin e peshkimit) rreth dheut kontinental te tyre. Ne te gjitha publikimet e hapura shihet qarte se Greqia mbetet nje mbeshtetese e forte emocionale e parimit te ekuidistances (baraslargesise) si metoda qe duhet te aplikohet ne delimitimin e shelfeve kontinentale. Kjo eshte edhe metoda e perdorur ne marrveshjen qe diskutohet. Per specialistet greke prej kohesh nuk shihej e arsyeshme te vazhdohej me rregullin e vijes baze (vija baze eshte vija normale qe fillon prej buzes /ceketires me te ulet te ujit) Aplikimi i sistemit te vijes se drejte baze, sidomos ne gjiret e shumte greke do te demonstronte gadishmerine e Greqise per te aplikuar ne favor te saj klauzolat e Konventes per Ligjin e Detit.



Nese i referohemi edhe marrveshjeve te tjera qe greia ka mbyllur apo kerkon te mbylle me vende te tjera ne rajon do te shohim se kerkesat per zbatimin e vijave te drejta dhe mbyllese ekzistojne per shumicen e bregdetit grek qe eshte tejet idhembezuar dhe ne shume vende i skajuar nga ishuj te shumte. Perdorimi nga Greqia i ketyre specifikave te saj per te ndertuar nje sistem te vijave te drejta bazore eshte pjese e doktrines greke per delimitimin. Ne teresi objektivat e shtetit grek ne kete fushe jane ruajtja e rolit historik te saj midis kombeve me te medha detare, adaptimi jo vetem ndaj konkurrences ne transportin detar per edhe ndaj kushteve te reja ne nivelin nderkombetar, ndyshimet ne levizjen tradicionale te anijeve qe kufizohen gjithnje e me teper per shkak te kodeve te ndryshme ne zhvillim, e konventave (perfshire edhe LOS) te cilat kerkojne nderhyrjen e shtetit grek ne industri si dhe masa me fikase ndaj ulses se fleksibilitetit ne operacione.

Se fundi Greqia eshte e lidhur me oqeanet dhe perdorimin e ujrave detare per qellime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombetare strategjike.



Te gjitha keto jane faktore qe pala jone duhej te mbante parasysh ne menyre qe te ishte ne gjendje te percaktonte brenda hapesires ligjore te LOS si dhe konsideratave te akteve te Gjykates nderkombetare dhe Gjykatave te Arbitrazhit nje kundervenie me efektive ne menyre qe vendi yne te mos humbiste asgje nga hapesirat ujore qe ka patur ne historine e saj edhe pse jo te fiksuar ne marrveshje dy-paleshe por te njohur boterisht nga institucionet nderkombetare.

A mendoni se pala greke ka realzuar plotesisht objektivat e saj me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje?


Absolutisht po. E perseris, pala greke ka hyre ne bisedime me objektiva te qarte dhe doktrine te caktuar qe e do e conte ne rezultatin optimal. Ne kete aspekt, nuk shoh asgje te keqe sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi i nje pale kur hyn ne marrveshje. Persa kohe perdoren mjete paqesore e per me shume akoma ke dhe konsensusin e pales tjeter s'ka aboslutisht vend per dyshim. Eshte tjeter gje, qe pala jone ka shkuar " as per te fituar e as per te humbur". Kete gje Z. Hoxha e ri-perseriti ne takimin me diasporen. Me thjesht nuk mund te thuhet, por atehere ne kemi te drejte te pyesim se perse shkuan atehere ne bisedime? Per te ndryshuar kufirin e me pas te thuash, jo s'kemi humbur asnje cm? Le ti referohemi pales tjeter, e cila ne botime te hapura nenvizonte se, "nese dhembezimet ne bregun lindor te ishullit te Korfuzit do te perfshihen ne nje vije prej 6.7 miljesh kjo do te reduktonte distancen midis bregut shqiptar dhe vijes se mesme e matur nga kjo vije permbyllese jo me shume se 1.6 milje".



A mund te shprehet me qarte angazhimi i pales tjeter per te fituar? Kjo eshte plotesisht normale. A nuk mendoni ju se hyrja ne Otranto perben me te vertete nje fitore strategjike per Greqine? Une nuk besoj se ka njeri qe me njohurite me minimale ne leximin e nje harte topografike nuk do te ishte ne gjendje ta kuptonte kete.


VIJON NESER


Në vijim të intervistës me gazetën "Shekulli" ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Armand Vinçani, analizon matjet që janë bërë në ngushticën e Otrantos dhe në pikën 150, ku duket hapur se sa det ka humbur Shqipëria. "Trajtimi i kësaj zone është pjesa më delikate e marrëveshjes, sepse është pikërisht këtu ku Shqipëria humbet jo vetëm zonë të konsiderueshme ujore për shumë më tepër se kaq" - thotë Vinçani, duke kujtuar se në marrëveshjen e vitit 1977 Italia dhe Greqia kishin rënë dakord që delimitimi nuk do të shtrihet në drejtimin verior përtej pikës 1 dhe në drejtimin jugor përtej pikës 16.

Z.Vincani, duke qenë se ju u ndalët në një analizë të filozofisë dhe objektivave të shtetit fqinj për delimitimin, a nuk mendoni se pala shqiptare kishte të njëjtën situatë?

Do të preferoja t'i përgjigjesha kësaj pyetje në një mënyrë të tërthortë, duke ju referuar përsëri literaturës me autorësi greke, lehtësisht e gjetshme edhe online nga dikush që dëshiron të bëjë pak kërkim. Vështirësitë kryesore për shtetin fqinj në realizimin e ndarjes së kufirit detar me Shqipërinë deri pak vite më parë shiheshin në legjislativin shqiptar që përcaktonte se deti territorial shqiptar shtrihej prej bregut shqiptar dhe ishujve greke deri në mes të kanalit të Korfuzit. Për sa i përket detit territorial, pala greke konsideronte se kishte të njëjtat probleme, si dhe me palën turke. "Vështirësia" në këtë aspekt u kapërcye me miratimin e ligjit 9861 të datës 24.01.2009 që shfuqizoi ligjin 8771 të datës 19.4.2001, i cili përmbante përcaktimin që sapo përmenda. Ligji i fundit, i cili ironikisht titullohet: "Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror" ka çdo gjë tjetër rregulluese, por nuk jep përcaktim të asaj që do të rregullojë. Me fjalë të tjera, pala jonë ishte pa asnjë bazë ligjore kombëtare. E vetmja bazë ligjore për të mbeti konventa e LOS. Po kështu, jo vetëm doktrinë të veçantë për delimitimin nuk ka, por as që mund të gjesh një fjali të vetme për të në doktrinat ekzistuese. Në fund të fundit, konventa e detit është aq komplekse sa ajo kurrë nuk mund të zbatohet verbërisht. Kjo sepse, çdo vend ka specifikat e tij gjeografike (si gjatësia e konfigurimit të bregdeteve, dukshmëria e masave të tokës, drejtimi i relievit, ishujt), si dhe jogjeografike (faktorë gjeologjikë, të drejtat historike, uniteti në depozitimet tokësore, rrethanat socio-ekonomike etj). Janë të gjitha këto, të cilat që nga moment i hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Detit, janë zhvilluar shumë statute (akte) kryesisht nga gjykatat, të cilat kanë imponuar futjen e koncepteve të barazisë dhe proporcionalitetit. Pra, një mungesë e një analize të hollësishme në lidhje me veçoritë tona dhe klauzolat e mundshme për mbrojtjen e të drejtës sonë çoi në pozicionin që vëmë për marrëveshje, por do të pranojmë ç'të na japin. Në mënyrë të përmbledhur, ne u imbarkuam në rrugën e bisedimeve pa ligj kombëtar, pa doktrinë, pa literaturë kombëtare, pa objektiva dhe pa dëshirën për të studiuar historinë tonë. Çfarë kishim në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin vetëm zgjedhjet që po trokisnin në derë. Cilat janë kompensimet që ne pranuam për lëshimet e bëra, është obligim i qeverisë shqiptare për t'ia bërë të ditur popullit shqiptar.

Në këtë pyetje do të doja të sqaroja, gjithashtu, se për të gjithë këtë ne nuk mund të fajësojmë grupin që negocioi marrëveshjen. Personalisht, nuk do të pranoja konceptin se dikush është më atdhetar se tjetri. Absolutisht jo! Për këdo që është shqiptar, interesat e kombit tonë janë të prekshme për të gjithë njëlloj. Nëse ne dështuam në marrëveshjen e bërë, faji është i shtetit shqiptar. Është shteti që në vazhdimësi shtyp mendimin e lirë dhe përpiqet t'i imponohet administratës së tij. Nëse i referohemi përvojës së 20-viteve të fundit, ku pretendojmë se kemi jetuar në demokraci, nuk ka asnjë bazë të vërtetë ku mund të besosh në konceptin se pushteti është pushtet dhe administrata është administratë. Prandaj, fajësia është e klasës politike shqiptare dhe e pushtetit që me çdo kusht kërkon bindje politike në përmbushjen e detyrave administrative. A mund të jetë e pranueshme që pushteti i sotëm ja atribuon opozitës kundërshtinë ndaj marrëveshjes? A mundet që një ministër Mbrojtjeje të deklarohet se ligji do të kalohet në parlament, por nuk do të diskutohet, pasi opozita nuk është atje? Kjo është tejet irracionale dhe uzurpuese. Në çështje të tilla, si për kufijtë shtetërorë nuk mund të këtë pozitë dhe opozitë. Kufijtë ju dhimbsen njëlloj të dy palëve dhe opinioni publik kërkon të njohë vlerësimet e tyre.

Më parë ju përmendët Otranton, a mund të jepni një shpjegim më të detajuar se ku e bazoni idenë tuaj se marrëveshja bën palë Greqinë në atë ngushticë?

Trajtimi i kësaj zone është pjesa më delikate e marrëveshjes, sepse është pikërisht këtu ku Shqipëria humbet jo vetëm zonë të konsiderueshme ujore për shumë më tepër se kaq. Le t'i referohemi një harte fare të thjeshtë që çdokush mund ta ndërtojë lehtësisht. Pikat 1, 2, 3, dhe 4 (në ngjyrë të verdhë) janë pikat koordinatave të arritura në marrëveshjen e nënshkruar vite më parë midis Italisë dhe Greqisë. Ne këtë marrëveshje, theksohet tekstualisht se "Palët kontraktuese kanë rënë dakord që delimitimi nuk do të shtrihet në drejtimin verior përtej pikës 1 dhe në drejtimin jugor përtej pikës 16 (pika 16 nuk është treguar në hartë për arsye se është jashtë konsideratës sonë). Pika 17 (ngjyrë e kuqe) është pika e fundit e përcaktuar në marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë". Pika 150 është pika fundore e kufirit të përcaktuar në marrëveshjen Shqipëri-Greqi. A është e nevojshme provë tjetër? Nëse Gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtet e gjirit të mbyllur dhe sipas "vërtetimit" të palës shqiptare se ai gji nuk ka qenë kurrë deklaruar si gji historik nga shteti shqiptar (me ndihmën e fjalorit enciklopedik shqiptar), po Ngushtica e Otrantos si është klasifikuar në shekuj? Harta tjetër tregon atë ngushticë nga një hartë e përgatitur nga Jean D'anville që jetoi në vitet 1697-1782. Ajo ngushticë në këtë hartë mbyllet në anën tone te "Rrugët e Bardha" (Strada Bianka). Janë po ato rrugë që Pashaj i përmend shpesh në analizat e tij, sa herë shikon tendencat për t'i kthyer në "Rrugë të Zeza".

Duke ardhur te pyetja e fundit, ne jemi shumë të interesuar të dimë rreth nismës së ndërmarrë në komunitetin shqiptar që jeton në New York dhe e njoftuar në shtyp, e cila filloi javën e shkuar me prezantimin e z. Hoxha. Mund të shtoni diçka për lexuesin?

Dëshiroj të ripërsëris se komuniteti shqiptar, dhe kjo jo vetëm për atë pjese që jeton në Amerikë, por kudo, është jashtëzakonisht i sensibilizuar dhe kjo i dedikohet asaj pjese të shtypit shqiptar që ka marrë përsipër të jetë tribunë e mendimit të lirë. Unë kam bindjen e plotë se ju jeni në dijeni të masivitetit të forumeve të ndryshkem, ku sot i është mundësuar secilit të shprehë hapur shqetësimet dhe opinionet e tij. Janë me qindra rrjete komunikimi elektronike që mbartin në vetvete atë përgjegjësi qytetare pavarësisht nga ndryshimet në bindjet partiake. Uroj që edhe qeveria e sotme shqiptare të ketë dëshirën për t'i njohur ato. Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë ka fare pak rëndësi se kush drejton pushtetin. Për ne ka rëndësi që pushteti t'i bindet lojës së demokracisë, të lejojë mendimin e lirë, të jetë transparent në kohen e duhur e të mos ngurrojë të marrë përgjegjësinë e kërkojë falje kur ka gabuar. Ky është koncepti ynë. Lidhur me aktivitetin, do të dëshiroja të shtoja se synimi ynë është transparenca dhe qartësimi i kujtdo që është i interesuar të mësojë për marrëveshjen në fjalë. Aktiviteti ynë është, ndërkohë, një apel ndaj Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar vetëm mbi dritën e fakteve e kështu do t'i mundësohet kuptimi, pse ajo marrëveshje nuk mund dhe nuk duhet të "bekohet" nga parlamenti shqiptar.
Last edited by Aulona on Sun Nov 22, 2009 10:17 am, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#29

Post by Aulona »

Droutsas: Rajoni, ne BE ne 2014
Zevendesministri i Jashtem grek, Dimitris Droutsas, deklaron ne Tirane se marreveshja detare mes Shqiperise dhe Greqise eshte ne interes te te dy vendeve dhe ka te beje memarredhenien e fqinjesise se mire.

"Pakti perben nje hap te mire ne perpjekjet qe po ben Shqiperia drejt perspektives europiane", u shpreh Droutsas, ne nje konference te perbashket per shtyp me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, pas nje takimi qe zhvilloi me kete te fundit.

Ne biseden e tyre integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian ka qene teme kryesore.

"Shqiperia ka ecur perpara dhe na lejon ta shohim te ardhmen tone te perbashket ne Bashkimin Europian. Ne kete perpjekje minoriteti grek perben nje ure miqesie mes dy popujve, ashtu sikurse edhe emigrantet ekonomike shqiptare qe jetojne ne Greqi, te cilet kontribuojne edhe per zhvillimin e ekonomik te atdheut te tyre", u shpreh Droutsas.

Zevendesministri i jashtem grek theksoi se qeveria e vendit te tij ka depozituar nje propozim dhe nje ide te re politike, per avancimin e metejshem te ecurise integruese te Ballkanit Perendimor.

"Na duhet te krijojme nje dinamike te re ne kete ecuri. Ne besojme se kete mund ta arrijme duke vendosur nje pike kulmore qe duhet te jete 2014. BE ne thelbin e vet eshte nje model paqeje dhe besoj se e ka per detyre te marre pergjegjesite ndaj rajonit te Ballkanit, qe eshte pjese e pandashme e Europes", u shpreh Droutsas, duke ofruar mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e Shqiperise.

Po pse s'thoni ju, jepeni Shqiperine deri ne Shkumbin qe te futemi ne BE! Ahhh u marrte mendjen, politikanet budallenj te Shqiperise. :roll:
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#30

Post by Aulona »

Marreveshja me Greqine, Meta sulmon "Gazeten Shqiptare"
TIRANE- Ministri i Jashtëm, njëkohësisht zv kryeministri shqiptar Ilir Meta sulmon ashpër “Gazeta Shqiptare” për investigimin prej disa muajsh që kjo e përditshme ka bërë për marrëveshjen e kufijve detarë mes Greqisë e Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me zv ministrin e Jashtëm grek Dimitris Droutsas, të organizuar sot paradite në Tiranë, Meta akuoi Gazeta Shqiptare për "shpifje” ndaj marrëveshjes për kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

“Më vjen shumë keq kur shikoj që ju spekuloni me këtë raport transparent dhe bëni sikur keni zbuluar dokumente që qeveria nuk ka dashur tua japë juve. E them për të informuar të gjithë ata që kanë qenë sensitive për shkak të frymës jo transparente që ju persolanisht dhe GSH ka bërë këto muaj.”

Sipas Metës marrëveshja nuk është bllokuar në Parlament por është shtyrë për ti dhënë më shumë kohë opinionit publik për të kuptuar se kjo marrëveshje është në interes të dy palëve.

“Parlamenti nuk ka stokuar marrëveshjen, por parlamenti,- për arsye dhe të atyre ndjeshmërive që mund të keni krijuar ju dhe për fat të keq dhe asaj fushatës dizinofurmuese që bëjnë dhe drejtuesit e opozitës, - është treguar i hapur për t’i dhënë më shumë kohë opinionit publik për të kuptuar se kjo është një marrëveshje në interes të dy vendeve”

Madje Meta shkoi më tej duke e cilësuar këtë marrëveshje më shumë si në interes të Shqipërisë sesa Greqisë dhe përsëriti apelin ndaj opozitës të kthehet në parlament.

“Mund tju them se është më shumë në interes tonë sesa të Greqisë, sepse ne duam te bëhemi anëtër të BE-së, ndërsa Greqia ka qenë me dekada. Do ishte mirë që opozita të ishte në Parlament, sepse nuk kemi asnjë arsye që këtë marrërveshje ta bëjmë pa transparencë dhe pa opozitën në Kunved ; Por qeveria është e vendosur të ecë përpara, sepse kjo marrëveshje e marrëveshje të tjera janë në interes të dy palëve.”

Nga ana e tij zv ministrin e Jashtëm grek Dimitris Droutsas u tregua më i rezervuar duke u shprehur se marrëveshja është në interes reciprok por që Greqia respekton të gjitha procedurat e ratifikimit të marëveshjes nga pala shqiptare.

“E konsiderojmë që kjo marrëveshje është në interes reciprok të dy vendeve, ka të bëjë me kuadrin e marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe përbën dhe një hap të mirë në përpjekjet që po bën Shqipëria drejt perspektivës BE ku dhe dëshirojmë të fokusohemi. Sa i përket procedurës së ratifikimit cdo vend ka procedurat e veta të cilat janë të respektueshme”- deklaroi Dimitris Droutsas

O zot sa idjota jane keta! Keta injorante erdhen ta shisnin turlite e tyre ketu tek intelektualet Shqiptaro-Amerikane, dhe nuk ua pranuan. Keta qenkan te pandalur nga hoorlliqet qe duan ti cojne deri ne fund! A nuk ishte Meta qe bertiste per kete ceshtje para se te merrte postin? Mezi po pres per GSH ti kunderpergjigjet ketij koklopes me fakte, ashtu sic u jane pergjigjur deri tane...

Sulmi i Metës, "GSH": Bëmë transparencën e marrëveshjes

TIRANE- Tedi Blushi, gazetari i “Gazeta Shqiptare”, i cili prej disa muajsh boton në "Gazeta Shqiptare" dokumente që hedhin dritë mbi marrëveshjen e kufijve detarë Shqipëri- Greqi reagon ndaj sulmit të drejtëpërdrejtë të ministrit të Jashtëm Ilir Meta.

Deklaratat, zoti Meta i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv ministrin e jashtëm grek Dimitris Droutsas, i cili ndodhet në Tiranë për prezantimin e inisiativës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, brenda 2014-tës.

Sipas gazetarit Tedi Blushi, ai dhe "GSH" nuk ka bërë asgjë më shumë vetëm se transparencë ndaj marrëveshjes, një detyrë që duhej të ishte bërë nga vetë zoti ministër.

“Deklaratat e zotit Meta nuk janë vetë sulm ndaj meje personalisht, por ndaj medias në përgjithësi. Zoti Meta më akuzoi personalisht si shpifës. Unë thjesh“Deklaratat e zotit Meta nuk janë vetë sulm ndaj meje personalisht, por ndaj medias në përgjithësi. Zoti Meta më akuzoi personalisht si shpifës. Unë thjesht kam botuar gjithë kësaj kohe materiale dhe fakte që bëjë transparencën e medias. Unë bëra atë që duhej ta kishte bërë vetë ministri, i cili vazhon të mos bëjë tranparencë ndaj protokolleve të mbajtura në kuadër të kësaj marrëveshjeje”.t kam botuar gjithë kësaj kohe materiale dhe fakte që bëjë transparencën e medias. Unë bëra atë që duhej ta kishte bërë vetë ministri, i cili vazhon të mos bëjë tranparencë ndaj protokolleve të mbajtura në kuadër të kësaj marrëveshjeje”. Tha gazetari Tedi Blushi në një prononcim për NEËS 24, menjëherë pas deklaratave të zotit Meta.

Sipas gazetarit Tedi Blushi “sulmi është fushatë e vazhdueshme për të denigruar median që janë kritike ndaj qeverisë”
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”