Bashkiakët flasin pas protestës: Policia ushtroi dhunë
TIRANE- Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dënuar dhunën që sipas tyre policia ushtroi në mitingun e opozitës në 5 dhjetor para kryeministrisë. Me detaje, punonjësit bashkiakë të Tiranës kanë shpjeguar sot se si u ndeshën me përpjekjet e policisë për të penguar pjesëmarrjen e tyre ne protestë por dhe dhunën e uniformave blu për të marrë, sipas tyre me forcë, qeset e mbushura me letra.![]()
“Këto qese të zeza ishin të mbushura në pjesën më të madhe të tyre me letra dhe ishin menduar sid ekor i kësaj proteste në kuadër të disa ligjeve të miratuara së fundmi nga parlamenti të cilat cënojnë autonominë vendore, preken fondet e pavarura të pushtetit vendor dhe si pasojë sjellin shkurtime të buxheteve të këtij pushteti. Protesta ishte parashikuar që protestuesit ti hidhnin ato qetësisht në koshet më të afërt” shpjegon Drejtoresha e burimeve njerëzore në Bashkinë e Tiranës , Viola Haxhiademi. Rrëfimet e punonjësve bashkiakë u shoqëruan dhe me pamje filmike që sipas Bashkisë së Tiranës dëshmojnë dhunën e përdorur nga policia dhe shkeljen e ligjit prej uniformave blu.
Bashkia dhe përfaqësues qeveritarë të mjedisit, duke përfshirë Agjensinë Rajonale të Mjedisit por dhe Ministrinë e Mjedisit, kanë shkëmbyer kohët e fundit replika me njëri tjetrin për dhunën dhe përdorimin e qeseve me plehra. Dy palët kanë paditur njëra tjetrën duke hedhur akuza të ndërsjellta për ndotjen e kryeqytetit.(e.n/News24/BalkanWeb)
Po qesh se nuk qaj dot me keta aliene neokomuniste.




