"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#31

Post by Aulona »

Otranto, pika ku vërtetohet humbja e detit shqiptar
Image


Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Armand Vinçani, shpjegon hartat dhe si u thye marrëveshja italo-greke

Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një nga oponentët e Paktit Detar me Greqinë, z.Armand Vinçani, në një intervistë ekskluzive për Shekullin, e cila u botua e plotë në Shekulli Print në dy numrat e fundit, flet për Paktin pas takimit që komuniteti shqiptar i SHBA, ka bërë me kryenegociatorin e palës shqiptare në këtë marrëveshje, Ferit Hoxha.


Z.Vinçani, se fundi ju keni patur rastin te degjoni drejtpersedrejti shpjegimet e Z. Ferit Hoxha lidhur me marrveshjen per delimitimin e kufirit detar me Greqine. A mendoni se argumentat e sjelle justifikojne ate qe opinioni publik shqiptar, media, eksperte dhe intelektuale te shumte si dhe ju vete me pare e keni quajtur te pa-arrire dhe qe nuk mbron interesat e Shqiperise?

Ajo cka une gjej pozitive ne takimin me nje pjese te vogel te diaspores qe jeton ne New York eshte interesimi i jashtezakonshem i komunitetit shqiptar zemra e te cilit rreh me te njejtat ritme si dhe e shumices qe jeton ne Shqiperi sa here eshte fjala per interesat, aritjet apo mangesite qe prekin kombin tone. Duke patur fatin e mire te bashkejeteses ne nje vend krejt te lire dhe me demokracine me te zhvilluar komuniteti shqiptar gjithnje e me shume po i largohet trysnise politike qe fatkeqesisht godet aq ashper shoqerine shqiptare. Debati konstruktiv eshte e vetmja menyre per zhvilluar me tej ndjenjen e qytetarise dhe angazhimin civil. Ne kete kuptim do te doja te falenderoja perzemersisht inisiativen e Z. Shinasi Rama dhe gatishmerine e Z. F. Hoxha per organizimin e nje ballafaqimi te tille me qellimin e mire te informimit dhe krijimit te kushteve per shfaqjen e kundershtive ne menyren me demokratike te mundshme. Duke ardhur tek pyetja, do te shprehesha se objektivi, te pakten ne aspektin personal, ishte te realizoja se sa e pergatitur ka qene pala shqiptare ne bisedimet dy-paleshe. Ne kete sens, nuk isha shume i interesuar te mesoja rreth matjeve dhe kalkulimeve te kryera te cilat jane bere publike disa here ne shtypin shqiptar por me shume prisja te kuptoja sa kishte mundur pala jone te konceptonte te gjithe filozofine, doktrinen dhe objektivat ne vite te shtetit grek ne lidhje me delimitimin e ujrave detare ne pergjithsi dhe kjo me pas ne vecanti me Shqiperine. Per mua kjo ka perbere nje nga aspektet themelore gjate gjithe kohes se debatit publik te marrveshjes e nxitur dhe me shume nga deklarimi ish-zyrtares se larte greke duke e konsideruar marrveshjen te nje rendesie strategjike. Ketu eshte zanafilla e rezultatit qe sot konsiderohet nga nje pjese e opinionit si brenda ashtu dhe jashte vendit e papranueshme dhe qe prek interesat tona kombetare.


A mund te ndaloni ju lutem pak me shume ne analizen qe ju mund ti beni rrethanave gjeo-strategike dhe fiolozofise se shtetit fqinje per delimitimin e hapesieres ujore?

Pas hyrjes ne fuqi te UNCLOS dhe me humbjen e aftesise vepruese ne ujra te hapura per shkak te marrveshjeve te shumta rrjedhoje e te cilave ishte edhe percaktimi i EEZs shteti grek filloi te mendonte seriozisht per gjetjen e hapesirave ujore (sidomos kjo e rendesishme per aktivitetin e peshkimit) rreth dheut kontinental te tyre. Ne te gjitha publikimet e hapura shihet qarte se Greqia mbetet nje mbeshtetese e forte emocionale e parimit te ekuidistances (baraslargesise) si metoda qe duhet te aplikohet ne delimitimin e shelfeve kontinentale. Kjo eshte edhe metoda e perdorur ne marrveshjen qe diskutohet. Per specialistet greke prej kohesh nuk shihej e arsyeshme te vazhdohej me rregullin e vijes baze (vija baze eshte vija normale qe fillon prej buzes /ceketires me te ulet te ujit) Aplikimi i sistemit te vijes se drejte baze, sidomos ne gjiret e shumte greke do te demonstronte gadishmerine e Greqise per te aplikuar ne favor te saj klauzolat e Konventes per Ligjin e Detit. Nese i referohemi edhe marrveshjeve te tjera qe greia ka mbyllur apo kerkon te mbylle me vende te tjera ne rajon do te shohim se kerkesat per zbatimin e vijave te drejta dhe mbyllese ekzistojne per shumicen e bregdetit grek qe eshte tejet idhembezuar dhe ne shume vende i skajuar nga ishuj te shumte. Perdorimi nga Greqia i ketyre specifikave te saj per te ndertuar nje sistem te vijave te drejta bazore eshte pjese e doktrines greke per delimitimin. Ne teresi objektivat e shtetit grek ne kete fushe jane ruajtja e rolit historik te saj midis kombeve me te medha detare, adaptimi jo vetem ndaj konkurrences ne transportin detar per edhe ndaj kushteve te reja ne nivelin nderkombetar, ndyshimet ne levizjen tradicionale te anijeve qe kufizohen gjithnje e me teper per shkak te kodeve te ndryshme ne zhvillim, e konventave (perfshire edhe LOS) te cilat kerkojne nderhyrjen e shtetit grek ne industri si dhe masa me fikase ndaj ulses se fleksibilitetit ne operacione. Se fundi Greqia eshte e lidhur me oqeanet dhe perdorimin e ujrave detare per qellime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombetare strategjike. Te gjitha keto jane faktore qe pala jone duhej te mbante parasysh ne menyre qe te ishte ne gjendje te percaktonte brenda hapesires ligjore te LOS si dhe konsideratave te akteve te Gjykates nderkombetare dhe Gjykatave te Arbitrazhit nje kundervenie me efektive ne menyre qe vendi yne te mos humbiste asgje nga hapesirat ujore qe ka patur ne historine e saj edhe pse jo te fiksuar ne marrveshje dy-paleshe por te njohur boterisht nga institucionet nderkombetare.


A mendoni se pala greke ka realzuar plotesisht objektivat e saj me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje?

Absolutisht po. E perseris, pala greke ka hyre ne bisedime me objektiva te qarte dhe doktrine te caktuar qe e do e conte ne rezultatin optimal. Ne kete aspekt, nuk shoh asgje te keqe sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi i nje pale kur hyn ne marrveshje. Persa kohe perdoren mjete paqesore e per me shume akoma ke dhe konsensusin e pales tjeter s'ka aboslutisht vend per dyshim. Eshte tjeter gje, qe pala jone ka shkuar " as per te fituar e as per te humbur". Kete gje Z. Hoxha e ri-perseriti ne takimin me diasporen. Me thjesht nuk mund te thuhet, por atehere ne kemi te drejte te pyesim se perse shkuan atehere ne bisedime? Per te ndryshuar kufirin e me pas te thuash, jo s'kemi humbur asnje cm? Le ti referohemi pales tjeter, e cila ne botime te hapura nenvizonte se, "nese dhembezimet ne bregun lindor te ishullit te Korfuzit do te perfshihen ne nje vije prej 6.7 miljesh kjo do te reduktonte distancen midis bregut shqiptar dhe vijes se mesme e matur nga kjo vije permbyllese jo me shume se 1.6 milje". A mund te shprehet me qarte angazhimi i pales tjeter per te fituar? Kjo eshte plotesisht normale. A nuk mendoni ju se hyrja ne Otranto perben me te vertete nje fitore strategjike per Greqine? Une nuk besoj se ka njeri qe me njohurite me minimale ne leximin e nje harte topografike nuk do te ishte ne gjendje ta kuptonte kete.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#32

Post by Aulona »

Kufiri me Greqine u negociua pa lejen e Presidentit




TIRANE-Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë është e pavlefshme ligjërisht. Ekspertët e palës shqiptare nuk e kanë marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Burime zyrtare nga institucioni i kreut të shtetit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se, “Presidenti Bamir Topi nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë për të marrë vendime në emër të shtetit shqiptar, grupit që negocioi dhe nënshkroi me palën greke marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar”. Në kuptimin ligjor “plotfuqi” nënkupton një dokument të posaçëm që lëshohet nga kreu i shtetit ose i qeverisë dhe që emëron një ose disa persona që të përfaqësojnë atë në zhvillimin e bisedimeve ose nënshkrimin e traktatit a marrëveshjes. Neni 4 i ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, sanksion se dokumenti i plotfuqishmërisë, në rastin kur subjekt i marrëveshjes është shteti shqiptar, lëshohet nga Presidenti i Republikës. Pra qeveria e ka shmangur kreun e shtetit nga kjo çështje. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore quhet nul e për pasojë ajo pritet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes qeverive shqiptare dhe asaj greke në prill të këtij viti dhe u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ky informacion është servirur zyrtarisht për “Gazetën” nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tri ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme. Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, asokohe Sekretar i Përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë, ambasadori i Shqipërisë në OKB. Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht Gazmend Turdiu, Drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore; Ilir Tepelena, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale; Ledia Hysi, Drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare; si edhe dy specialiste në çështjet juridike dhe rajonale, Suela Ibrahimi dhe Enkeleda Mërkuri. Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj, Kristaq Gërvenin, asokohe Komandant i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm; Miranda Zekën, Drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë; si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi.

Dy muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ratifikimi eshte shtyre per nje date te pacaktuar.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#33

Post by Aulona »



TIRANE- Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë përçan Gjykatën Kushtetuese. Kolegji i përbërë nga tre gjyqtarët Sokol Berberi, Fehmi Abdiu dhe Xhezair Zaganjori, pasi mori në shqyrtim kërkesën ankimore të 6 partive politike të majta e të djathta lidhur me marrëveshjen, nuk ka arritur në një vendim unanim për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Tre anëtarët e Kolegjit i kanë kaluar shqyrtimin e kërkesës ankimore mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila vendos me shumicë votash për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare.

Anëtarët e mbledhjes së Gjyqtarëve janë të 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Neni 31 i ligjit Nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” sanksionon se, “kur kërkesa është paraqitur nga subjekti që legjitimohet dhe çështja është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji vendos kalimin e çështjes në seancë plenare, ndërsa kur ajo nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet ose çështja nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji vendos moskalimin e çështjes në seancë plenare. Në të gjitha rastet, kur ndonjë nga gjyqtarët e Kolegjit nuk është i një mendimi me të tjerët, kërkesa i kalon për shqyrtim paraprak mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila vendos me shumicë votash për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Në të gjitha rastet e mësipërme, Kolegji ose mbledhja e Gjyqtarëve nuk shqyrton zgjidhjen në themel të çështjes”. Mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses duhet të shprehet për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare deri para datës 9 dhjetor, e cila është afati i fundit i përcaktuar në bazë të ligjit për këtë qëllim.

Presioni i maxhorancës

Maxhoranca po shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën ankimore të 6 partive politike të majta e të djathta, lidhur me marrëveshjen për kufirin detar Shqipëri– Greqi. Deputeti demokrat i komisionit parlamentar të Ligjeve, Eduart Halimi, njëherësh ish-avokati i Shtetit, deklaroi pak kohë më parë në një prononcim për mediat se ankimimi në fjalë është i paargumentuar, nuk ka bazë ligjore dhe si i tillë, ai është i destinuar të rrëzohet. Ndërkohë, burime zyrtare pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se disa deputetë të maxhorancës, madje dhe ministra, po ushtrojnë presion permanent mbi anëtarët e trupës gjykuese për të rrëzuar kërkesën ankimore.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#34

Post by Aulona »

Kufijtë me Greqinë: Kushtetuesja merr në gjykim marrëveshjen

TIRANE- Pikërisht më 8 dhjetor ora 10. 00 Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin në seancën plenare të “Marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë detarë”.
Me këtë vendim pezullohet dhe procedura e ratifikimit të marëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.

Gjykata Kushtetuese mori sot në shqyrtim paraprak kërkesën me objekt: Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Kërkesa ishte paraqitur në këtë gjykatë jo vetëm nga Partia Socialiste e Shqipërisë por edhe nga Partia Social- Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia “Ligj dhe Drejtësi” si dhe partia G99 por “Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese cmon se bazuar në nenin 31 të ligjit nr 8577 dt. 10.02. 2000 “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, eksziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë“- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kjo Gjykatë.

Në përfundim të shqyrtimit me shumicë votash mbledhja e gjyqtarëve vendosi “Kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues PSSH dhe rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera. Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.”

Skandali i marrëveshjes së kufijve detarë u denoncua nga Gazeta Shqiptare që ditën kur dy ministrat e jashtëm të dy vendeve firmosën marrëveshjen.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#35

Post by Aulona »

“Kufijtë”, qeveria pranon skandalin në Kushtetuese

Tedi Blushi

Gjykata Kushtetuese për fundoi dje pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë. Ka qenë hera e parë në historinë e këtij institucioni dhe të shtetit shqiptar, që një marrëveshje ndërkombëtare i është nënshtruar shqyrtimit gjyqësor. Gjithashtu, ka qenë hera e parë në historinë e kësaj gjykate që një shqyrtim gjyqësor ka zgjatur në një seancë kaq të gjatë. Pas dëgjimit të palëve, ajo çka vlen të theksohet është se me gojën e përfaqësuesve të qeverisë janë pranuar më në fund të gjitha shkeljet ligjore që fsheh kjo marrëveshjeje, të cilat për 9 muaj me radhë janë denoncuar nga “Gazeta Shqiptare”. Por, pavarësisht këtij fakti, Gjykata Kushtetuese ka preferuar të mos shprehet menjëherë për këtë çështje, dhe as të bëjë publike një datë se kur do ta bëjë këtë.

Gjatë shqyrtimit, Kushtetuesja është ndalur fillimisht mbi skandalin e publikuar së fundmi nga “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilit ekipi negociator duhet të merrte aktin e plotfuqisë nga Presidenti për të negociuar në emër të shtetit shqiptar, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pikërisht për këtë çështje, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori ka pyetur përfaqësuesen e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi pse mungonte ky akt plotfuqie, por në argumentet e saj u tha se, “marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira me Greqinë janë të mjaftueshme dhe se akti i plotfuqisë nuk përbën kusht”. Gjatë debateve, përfaqësuesit e qeverisë, ndonëse pretenduan se kishin shkuar në negociata me projektin e tyre, nuk arritën të sillnin asnjë provë për këtë. Pra, jo vetëm nuk servirën kundërprojektin që i kishin paraqitur palës greke, por pohuan se në kundërshtim me ligjin “Për lidhjen e marrëveshjeve”, Këshilli i Ministrave nuk ishte mbledhur as edhe një herë të vetme për të miratuar çdo ndryshim gjatë negociatave.
E vetmja mbledhje e qeverisë për këtë çështje ka qenë miratimi i marrëveshjes pasi ajo ishte negociuar, çka ligji e ndalon. Nga ana tjetër, ish-komandanti i Flotës Detare, Kristaq Gërveni pohoi me gojën e tij se, nga pala greke i ishte sugjeruar një shkëmbim hapësirash detare midis dy shteteve. Ai tha se Greqia kërkonte favorizim në Kanalin e Korfuzit, duke e shpërblyer Shqipërinë me favorizim në Kanalin e Otrantos. Debate të ashpra janë zhvilluar mes Zaganjorit dhe Gervenit, ku sipas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja i jep, në kundërshtim me Konventën e OKB-së për të drejtën e detit, shelf kontinental Shkëmbit të Barketës, pretendim që u hodh poshtë nga Gerveni, por që në marrëveshje figuron ndryshe.

Sa i përket negociata doli në dritë një tjetër fakt se, më shumë bisedime për këtë çështje ka pasur ndërmjet ish- sekretarit të përgjithshëm të MPJ-së, Ferit Hoxha dhe ambasadorit grek në Tiranë sesa mes grupit të ekspertëve të të dy vendeve. Përfaqësuesit e qeverisë pohuan gjithashtu se në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit, ishin shmangur nga grupi negociator përfaqësuesit e Ministrive të Drejtësisë, Ekonomisë, Turizmit, Transportit, Agjencisë së Burimeve Natyrore etj. “Gazeta Shqiptare” boton sot me shkurtime pjesët më pikante të debatit që u zhvillua në seancën e djeshme gjyqësore, ku konfirmohen e zbardhen në mënyrë edhe më të detajuar të gjitha ato shkelje që kemi denoncuar për 9 muaj me radhë lidhur me këtë çështje.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=70187

Me teper ne kete faqe^^^
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#36

Post by Aulona »




He more trimat e Sali Portopapes, ca na thoni?! :roll:
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#37

Post by alfeko sukaraku »

une cuditem me lehtesin me te madhe qe behen marveshjet ne demin tone,ne nje kohe qe greqia na ka bere mijra te zeza.harrohet gjenoncidi came?harrohet ligji i luftes qe ata qesharaket e mbajne akoma me ne?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#38

Post by pirro »

GSH: “Kufiri detar”, rrezikohet hapësira ajrore shqiptare

TIRANE- Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë e cenon sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë jo vetëm në det, por edhe në hapësirën e saj ajrore. Në shkrimin e botuar sot në Gazeta Shqiptare me titull “Kufiri detar, preket hapësira ajrore” thuhet se marrëveshja dypalëshe shqiptaro-greke përcakton qartësisht kufijtë detarë por nuk veprohet njësoj me hapësirat ajrore.

“Shteti shqiptar, në bazë të së drejtës ndërkombëtare e njeh “kufirin” si vijën ndarëse që përmbledh rrafshin vertikal të hapësirës tokësore, ajrore, detare dhe nëntokësore. Por, fqinji ynë jugor nuk e njeh këtë parim.

GSH shkruan sot se Greqia e ka brezin e hapësirës së vet detare 6 milje, ndërkohë që hapësirën e saj ajrore e shtrin edhe 4 milje përtej saj. Për këtë çështje marrëveshja dypalëshe shqiptaro-greke nuk flet në asnjë nen të saj, shkruhet në artikull.

Deri më tani, Athina zyrtare nuk ka bërë të ditur asnjë qëndrim se në raport me Shqipërinë është tërhequr nga parimi i saj për shtyrjen e hapësirës ajrore 4 milje përtej hapësirës detare. Për më tepër që në ngushticën e Korfuzit, edhe nga vetëm emërtimi, brigjet mes dy shteteve në mjaft vende janë shumë afër me njëri-tjetrin.

“Duke mos e trajtuar qartësisht këtë problem, fqinjit tonë jugor në një të ardhme i lind e gjithë e drejta për të shfrytëzuar korridoret ajrore të Shqipërisë në jug të vendit. Për pasojë, pritet të ketë jo vetëm një cenim të sovranitetit të shtetit, por edhe një përfitim direkt nga tarifat e të drejtave të fluturimit nga ana e Greqisë. ” shkruhet sot në GSH.

Gjykata Kushtetuese përfundoi në datën 8 dhjetor, pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë.

Pas dëgjimit të palëve, ajo çka vlen të theksohet është se me gojën e përfaqësuesve të qeverisë janë pranuar më në fund të gjitha shkeljet ligjore që fsheh kjo marrëveshjeje, të cilat për 9 muaj me radhë janë denoncuar nga “Gazeta Shqiptare”. Por, pavarësisht këtij fakti, Gjykata Kushtetuese ka preferuar të mos shprehet menjëherë për këtë çështje, dhe as të bëjë publike një datë se kur do ta bëjë këtë.
(s.g/BalkanWeb)
http://bw.balkanweb.com/homepage/gsh-ku ... -3551.html
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#39

Post by alfeko sukaraku »

Pirro

Gazeta Shqiptare po bene nje pune shume te mire kohet e fundit.Edhe perse eshte gazeta me e shtrenjt serisht persa kohe qendrova ne tirane ,nuk e gjeja gazeten pas ores 12.

Personalisht me vjen shume turpe qe nuk e kisha menduar me pare faktin e madhe qe ju sollet nepermijet gazetes shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#40

Post by Aulona »

Pellumb Xhufi mbi Marrveshejen e Kufirit Detar!

Zoti Xhufi, opozita shqiptare po kërkon mos-ratifikimin e paktit për ndarjen e ujërave detarë me Greqinë. Ju jeni angazhuar kundër kësaj marrëveshjeje. Pse?

Unë e denoncova politikisht këtë marrëveshje që në muajin prill, fillimisht i mëdyshur nga rrethanat aspak të qarta të nënshkrimit. Më vonë u thellova në përmbajtjen e saj, në atë të legjislacionit shqiptar e të Konventës së OKB për Detin, si dhe në aspektet historike, diplomatike e tekniko-ushtarake të çështjes. Kolegë të tjerë gazetarë, ish-ushtarakë, profesorë gjeografë e hartografë, si dhe juristë të njohur sqaruan profesionalisht defektet e rënda të marrëveshjes.
Në fund, ata që më siguruan mua dhe gjithë shqiptarët dyshues, se kishim të bënim me një marrëveshje hileqare, ishin vetë urdhërdhënësit e lartë të qeverisë shqiptare, kryeministri, ministri i Jashtëm e ministri i Mbrojtjes, si dhe ndonjë vartës i tyre i trembur, i paaftë e i korruptuar: dalja e tyre e detyruar publike në mbrojtje të kësaj vepre të turpshme i demaskoi ata të gjithë si shitës të interesave kombëtare e shkelës të ndërgjegjshëm të Kushtetutës. Për hir të pushtetit e të marrjes së ndonjë krediti personal nga ana e qeverisë greke, i gjithë ky takëm antishqiptarësh, që sot gjallon në qeverinë e administratën shqiptare, kanë pranuar një marrëveshje të padrejtë, që në kundërshtim me dispozitat e Konventës së OKB i fal padrejtësisht Greqisë det territorial, në dëm të hapësirës sonë detare. Dhe që gjithashtu krijon, jo për faj të saj, një problem me Greqinë në një moment jashtëzakonisht delikat për Shqipërinë e integrimin e saj në BE.

Qeveria shqiptare duhet të përgjigjet, jo vetëm për shkeljen e Kushtetutës, por edhe për këtë ngërç që kanë krijuar artificialisht me fqinjin e jugut. Sot, pas tetë muajsh nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kjo qeveri nuk ka kurajë t'u tregojë shqiptarëve hartën e re të ndarjes së detit. Dhe a e dini pse? Sepse marrëveshja e re e ka sjellë vijën e kufirit detar me Greqinë deri 700 metra afër bregdetit shqiptar. E thënë me gojë, kjo është gjithsesi e rëndë. Por e parë me sy, do të ishte shokuese për cilindo shqiptar.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, tha se opozita kërkon të dëmtojë marrëdhëniet e mira me Greqinë duke u treguar destruktive. Por, para zgjedhjeve LSI e kishte quajtur këtë marrëveshje një akt të pastër korrupsioni politik. Meta e ka rrëzuar këtë deklaratë duke e quajtur individuale.

Çfarë qëndrimi ka pasur LSI në atë kohë për këtë çështje?

Deklarata e mësipërme e z. Meta më kujton deklaratën e një zëdhënësi të z. Berisha, i cili manifestimin paqësor të çamëve në Sarandë me rastin e vizitës së presidentit grek, Papulias, në dhjetor 2005, e quajti si një "komplot të organizuar nga presidenti Moisiu, për të prishur marrëdhëniet e shkëlqyera që z. Berisha kishte me qeverinë e Athinës". Ju kujtohet?
Deklarata të tilla kanë dalë gjithnjë nga pushtetarë në vështirësi, nga pushtetarë që kanë probleme me opinionin e që kanë humbur mbështetjen e brendshme. Dalin nga mendje të dëshpëruara, që kërkojnë të kapen te "miku" i huaj, si pas fijes së barit.
Është e vërtetë që kundër marrëveshjes për ndarjen e detit me Greqinë u shpreha unë më së pari, në muajin prill, dhe pas meje një tjetër drejtues i rekrutuar sërishmi në LSI. Këtij besoj i referohet z. Meta, kur flet për "deklaratë individuale", pasi unë kisha kohë që nuk konsiderohesha "zë zyrtar" i LSI. Ky fatkeq i hyri kësaj pune, jo për bindje, por për të fituar ndonjë kredi "patriotike", aq më shumë që ishim në kulmin e fushatës zgjedhore dhe ai do të përfaqësonte LSI në një vend të sertë, siç është Vlora. Jam i sigurt se ky individ, që është nga ata që për shefin janë kail t'i ngulin dhëmbët gomave të makinës, sot është thellësisht i penduar për shpërthimin e tij të papritur patriotik në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#41

Post by Phoenix »

Kushtetuesja rrëzon paktin e ujrave me Greqinë

TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.

Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.

Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare.
(e.n/BalkanWeb)

Burimi: http://bw.balkanweb.com/homepage/kushte ... -5520.html
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#42

Post by Arta »




Ku jane keta militantet alla Berishjane! Berisha para vitit te Ri e quajti profesor Pashaj 'sharlatan'! Une nuk quaj Berishen tradhetar, se ai eshte marre vesh me kohe, por ata qe akoma i vene atij mbas jane me te rrezikshem, sepse disa e bejne nga perfitimet personale, dhe disa nga injorancia totale qe i ka pllakosur.


Turp te na vije te gjitheve....ne jemi kombi me per te deshiruar ne bote, jemi e keqja e vetes!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#43

Post by Arta »

Arta wrote:


Ku jane keta militantet alla Berishjane! Berisha para vitit te Ri e quajti profesor Pashaj 'sharlatan'! Une nuk quaj Berishen tradhetar, se ai eshte marre vesh me kohe, por ata qe akoma i vene atij mbas jane me te rrezikshem, sepse disa e bejne nga perfitimet personale, dhe disa nga injorancia totale qe i ka pllakosur.


Turp te na vije te gjitheve....ne jemi kombi me per te deshiruar ne bote, jemi e keqja e vetes!

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#44

Post by Arta »

GJYKATA KUSHTETUESE: PEZULLUAM PAKTIN ME GREQINË, SHKEL LIGJET



TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzoi me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Vendimi i marrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, është konfirmuar zyrtarisht qe dje ne mbremje për “Gazeta Shqiptare”. Sot ne nje njoftim zyrtar Gjykata Kushtetuese theksoi se, "Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njoftoi sot paradite më 27 Janar se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Kushtetuesja sqaron me tej pikat ku anetaret e Gjykates dyshojne se shkelen ligjet nga Pakti detar.
"Gjykata Kushtetuese theksoi se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982", citohet sot nga Kushtetuesja.

Nëntë anëtarët e Kushtetueses kanë pranuar kësisoj kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek.

Ndërkohë mësohet se një ndër arsyet më të forta që detyruan Gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke.Pra, ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese. Burime brenda këtij institucioni kanë sqaruar për “Gazeta Shqiptare”, se “ky fakt ka përbërë një cenim e shkelje të parimeve dhe të frymës së Kushtetutës, e cila kërkon kooperimin institucional si procedurë, nëpërmjet së cilës garantohet rendi juridik, shteti i së drejtës, e nëpërmjet tyre, edhe interesat kombëtare të mbrojtura nëpërmjet zbatimit të dispozitave të Kushtetutës. Në këto rrethana, përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë negociuar një marrëveshje që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë, pa pasur plotfuqinë e kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës, pra pa pasur autoritetin e duhur për të filluar bisedimet dhe negocimin e marrëveshjes”. Ky argumentim mësohet të jetë pjesë edhe e vendimit përfundimtar të Kushtetueses.

Denoncimi i Paktit
“Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24 kane qenë te paret në vendin tonë që arritn të zbardhin qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Në disa numra rresht, GSH vërtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha. Në datën 9 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese filloi zyrtarisht procesin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste dhe disa javë më vonë e konkretisht në datën 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend, të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#45

Post by Arta »



Si ka mundesi qe nuk dalin keta tomorinat dhe ropsodet per gjera kaq me zarar qe ben kjo qeveria e tyre!
Koloneli ne pension Myslym Pashai ka sot arsye te gezohet. Ai ishte i pari qe tundi kembanat e alarmit per marreveshjen e kufijve detare me Greqine.

Ai ishte ne krah te deputeteve socialiste Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri ne seancen ne Gjykaten Kushtetuese.

Gati dy muaj me pas, njoftimi i Gjykates thekson se projekt-marreveshja bie ne kundershtim edhe me Konventen e Trete Nderkombetare te OKB-se per te Drejten e Detit, te vitit 1982.

“Shqiptaret kane humbur mesin e kanalizt te Korfuzit sepse kane diktuar ishujt dhe pjesen shkembore e ka arqipelagu i Korfuzit. Brezi shkembor i Barketes eshte marre si pike fillestare per te matur detin territorial mes dy vendeve. Ata fitojne tre here hapesire ujore, ndersa ne vetem nje. Mjafton te kishte nje vije bazore qe te mbyllte gjirin e Sarandes, ne menyre qe ne marreveshjen me Greqine kjo pjese te mos perfshihej”, ka deklaruar Pashai.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk eshte zbardhur ende, por teorikisht, qeveria shqiptare eshte e detyruar te nise rinegocimin e marreveshjes, tashme me dhe ne kushte te reja, te cilat jane percaktuar nga vendimi i Gjykates Kushtetuese.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”