"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptarët, grupi i 3 më i madh i emigrantëve në BE

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Shqiptarët, grupi i 3 më i madh i emigrantëve në BE

#1

Post by Arbëri »

Shqiptarët, grupi i 3 më i madh i emigrantëve në BE
Image
Eurostat bëri të njohura të dhënat në lidhje me popullsinë e qytetarëve të huaj në Bashkimin Evropian. Sipas Eurostat, qytetarët e huaj përbëjnë më shumë se 6% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Të dhënat i përkasin vitit 2008.

Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve të huaj, gjithsej 7.3 milionë persona, pasuar nga Spanja me 5.3 milionë persona dhe Mbretëria e Bashkuar me 4 milionë persona, Franca me 3.7 milionë të tillë dhe Italia me 3.4 milionë qytetarë të huaj.

Por, për sa i përket përqindjes së qytetarëve të huaj, Luksemburgu ka 43% të totalit të popullsisë qytetarë të huaj, pasuar nga Letonia me 18%, Estonia me 17%, Qipro me 16%, Irlanda me 13%, Spanja me 12% dhe Austria me 10%. Përqindja më e ulët e qytetarëve të huaj në një vend është në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Sllovaki me 1%.

Sipas Eurostat, 37% e qytetarëve të huaj që jetojnë në Bashkimin Evropian janë të një vendi anëtar të BE. Grupi më i madh është nga Rumania me 1.7 milionë banorë, Italia me 1.3 milionë banorë dhe Polonia me 1.2 milionë.

Ndër qytetarët që nuk i përkasin Bashkimit Evropian, grupi më i madh është nga Turqia me 2.4 milionë ose 12% të totalit të qytetarëve të huaj, Maroku me 1.7 milionë ose 9% të totalit dhe Shqipëria me 1.0 milion banorë ose 5% të banorëve.

Shqiptarët mbajnë dhe një tjetër rekord në këtë studim. Ata përbëjnë grupin e vetëm më të madh të qytetarëve të huaj në një vend, pikërisht në Greqi, ku 64% e qytetarëve të huaj janë nga Shqipëria. Shqiptarët në Greqi llogariten të jenë 577.500, pasuar nga ukrainasit (22.300).

Ndërsa në Itali, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh i të huajve. Të parët janë rumunët (625 mijë të tillë), ndërsa shqiptarët janë të dytët (402 mijë). /tema/

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2616.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shqiptarët, grupi i 3 më i madh i emigrantëve në BE

#2

Post by Arbëri »

Në 21 komuna të Kosovës në zgjedhjet e fundit pjesmarja ishte 37% , votues 993.791. .
Sa shqiptarë mund të jenë në Kosove ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”