Ndërkombëtarët-politikës: Duhet dialog, po rrezikoni demokracinë
TIRANE- Ndërkombëtarët përsërisin thirrjet për politikën shqiptare për të gjetur rrugën e konsensusit në të mirën e zhvillimit të vendit. Në një aktivitet të organizuar nga Rektorati i Universitetit të Tiranës për mardhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, zv.Ambasadorja Britanike ka deklaruar se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë dialogun duke paralajmëruar se vijimi i krizës mund të ketë pasoja për Shqipërinë.
“Duhet dialog për të zgjidhur krizën politike. Kjo situatë mund ta nxjerrë nga binarët demokracinë në vendin tuaj” theksoi diplomatja britanike.
Në një tryezë për pjesëmarrjen e grave në politikë, Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch por dhe ai holandez kanë deklaruar dhe njëherë se politika shqiptare duhet të ulë replikat. Shqetësuese sipas diplomatëve është niveli shumë i ulët i përfaqësimit të gruas në vendimmarrje.
“Situata e përfaqësimit të grave në strukturat vendimarrëse është ende shumë larg prej asaj që duhet të jetë. Ka disa përpjekje por jeni ende shumë larg. Duhet të kuptoni se kur luftoni për të drejtat tuaja nuk jeni as demokrate dhe as socialiste, as të majta e as të djathta por jeni të një qëllimi të përbashkët.” theksoi Ambasadori i OSBE.
“Mbetet shumë për tu bërë pasi Shqipëria ka përqindjen më të ulët në Europë për numrin e femrave të zgjedhura në Kuvend. Thelbësore është të hiqet dorë nga apatia se femrat nuk mund të bëjnë dot asgjë në politikë. Duhet dhe vullnet nga partitë politike në ristrukturimin e tyre në favor të ëprfaqësimit të gjinisë femërore.” u shpreh Ambasadori holandez.
Viti 2009 po mbyllet me mardhënie të acarruar dhe mungesën totale të dialogut në politikën shqiptare. Diplomatët e huaj kanë shtuar apelet e tyre për vendosjen e dialogut mes socialistëve dhe demokratëve duke mos nguruar të paralajmërojnë se vijimi i situatës mund të cënojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. (e.n/News24/BalkanWeb)
Fale politikes antishqiptare te Edi Rames rrezikohet integrimi i Shqiperise ne Evrope, dhe te huajt nxjerrin pretekse.