"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply

A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

PO
1
8%
JO
12
92%
Nuk e di
0
No votes
 
Total votes: 13

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#16

Post by Adriana »

Socio wrote: Edhe ky ra ne gracken e islamofobeve !

Pershendetje Socio


Nuk mendoj qe niveli dhe kapaciteti i njerezve si Zeus te behen viktima te kesaj gracke, por mendoj qe eshte nje ndihme per te mos lejuar qe kjo gracke te ket rezultat. Por arsyja qe po te shkruaj nuk eshte te pergjigjem per Zeus ( thjeshte dhash mendimin tim ).


Arsyja qe po te shkruaj eshte se une personalishte jam shume e dhene mbas ketyre temave, dhe kjo qeshtje me shqeteson jashte mase, dhe nuk me ndalojne as disa komente qe shprehen : lereni mos u a veni veshin ketyre imameve, etj, etj.

Keto imam nuk dolen as dije as pardije me tema te tilla, kan qene dhe do jen si nje krimb qe kerkojne te shtrijne rrenjet deri aty ku ata te ken qellimin e tyre. Qellimin e tyre e pame shume mire edhe para disa muajsh me shqiptaret - maqedonis, te cilet te dale nga dyert e ''imameve'' drejtoheshin te veshur jeshil ne manifestime ''jemi shqiptare'', ( duke kerkuar te na fusin ne armiqesi me njeri tjetrin) Kjo gje mua si shqiptare me shkaktoj nje shqetesim te madh. Por shqetesimi im nuk kishte fillur vetem ketu, kishte kohe qe kishte filluar...



Vjet me rastin e festes se pavaresise vendosa te shkonja ne shqiperi, dhe te benja nje feste ku te kisha te ftuar familjar te aferm si dhe shoqerin. Kur filluan te mblidheshin te ftuarit vura re gocen e dajes e cila erdhi vetem e pa shoqeruar me te shoqin, dhe e pyeta:
Po Miri ku eshte?... eshte ne pune tha, nuk mund ta rregullonte dot dite pushimi.
Po si ka mundesi, sot eshte dite feste ne shqiperi, dhe bankat e kane pushim, ( i thash une).
E po Miri punon ne bank turke me tha, dhe ato nuk e njohin 28-nentorin si dite pushimi.
Kjo gje me nervozoj jashte mase, pra otomanet e djeshem dhe turqit e sotem nuk njohin diten e pavaresise si nje dite festive ( por si nje dite zije per ta). Por shqetesimi dhe nervozimi im nuk kishte filluar ketu, kishte kohe qe kishte filluar...



Ne hollande keta kane vite qe kerkojne te festojne festat e tyre, dhe kundershtojne sa here, gjithashtu edhe per nxenesit e tyre kerkojne shkolla ''hallall'', dyqane ''hallall'', karrige ne autobuza ''hallall'' ( qe te jen me ngjyra roz, per femra dhe blu per meshkujt ). Pse duhet te jem e detyruar qe une te hypi ne autobuza te tille dhe te ulem tek sistemi qe kane kerkuar keta? ( edhe pse kjo gje nuk u aprovua, perkundrazi ngriti hollanden nga gjumi qe e kishte zene per kaq kohe, duke arritur deri ne piken qe hollanda tashme ka nje parti ''raciste'' ( qysh e quajne ata, se kur u preken interesat e tyre shpejte perdorin fjalen ''rracite'' ) e cila kjo parti eshte shume prane kolltukut, dhe kerkon ligje te rrepta per emigrantet ( edhe pse jo te gjithe emigrantet kan kerkuar budallalleqe qysh ka kerkuar turqia, por ama ky ligj mund ti kapi te gjithe, nga A-ja deri tek ZH-ja) se kur digjesh nga qulli i fryen edhe kosit ..themi ne, ( nuk mohoj qe europa eshte nje intrige e gjalle poltike, por urrejtjen ja kan shtuar vet keta ''islamistet'' popullit, duke ju hedhur poshte kulturen e tyre, dhe duke kerkuar te paraqiten keta si me te KULLUARIT ne gjithcka ) . Por shqetesimi dhe nervozimi im nuk kishte filluar ketu, kishte kohe qe kishte filluar...



Shume kohe me pare para se te behesha pjestare ne kete forum, ne forumin shqiptare lexova nje artikull nga nje ''imam'' duke u shprehur qe : '' per gjithe ata qe mallkojne turqit pse erdhen ne shqiperi, ke do ta mallkojne tani qe kerkojne te hyjne ne BE, edhe ky nje pushtim eshte'' ( ne ate kohe flitesh shume ne media per temen qe shqiperia duhet te plotesoj kushtet per ne BE). Duke lexuar ate artikull me beri te mendonja:
Po turqia pse me shume se 10 vjet po kerkon te hyje ne BE, kur qenka nje pushtim ( apo meqe nuk ja arriten vet qellimit )?
Ishin ata qe kerkonin te hynin ne BE me kembengulje, nje jave po, nje jave jo, bisedime ne bruksel.
Mos valle nga mospranimi ne BE ju vuren punes te perhapin sa me shume rrenjet e tyre ne ballkan ( tek shtetet qe po punonin per te hyre ne BE, qe mos te jishte jashte loje fara e tyre) , pra nje RIKTHIM?
Them mbas mospranimit ne BE, sepse edhe pse kane egzistuar shume kohe me propaganda te tilla, kohet e fundit, jane bere si te marrosur. Ketu filluan shqetesimet e mija per kete fjale te frikshme islam...



Pra Socio...
Nuk kam te drejte te kem frike nga ky krimb i cili kerkon te kalbe historine e popullit tim?!
Nuk kam te drejte te mbroj shoqerine time, shoket-brezin tim nga ky krimb?!
Pse duhet te quhem ''islamofobeve'', dhe jo thjeshte nje shqiptare qe eshte e shqetesuar nga kjo gjendje, qofte neser edhe nga nje tjeter besim fetar qe kerkon te cenoj mbi historine e te stergjysherve te mij?!






Une me data historike nuk mund te krahasohem me Ju ( disa perfaqesues te forumit qe jane ne nivelin e larte per kete teme ), prandaj dhe gjithmon jam marre me problematiken e kohes se tanishe, sepse fakti qe une u rrita dhe u shkollova ne hollande nuk mu dha mundesia te kem njohurit e duhura per ate periudhe te historise se shqiperise, se ne hollande librat e historise jan ne nivelin zero nga 5 rrjeshta per cdo shtet, dhe pjesen e tjeter e ze lufta e dyte boterore ''masakrat e cifuteve''. Shume vone kam filluar te lexoj gjera qe ja vlejne...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#17

Post by Zeus10 »

Socio wrote:
Mallakastrioti wrote:Shqiptari nje Fè ka pasur dhe nje Fè do kete Socio dhe kete e dime mire si une dhe ti, prandaj nuk kane ngrene koken e njeri-tjetrit shqiptaret per arsye fetare dhe dogmash pa bereqet qe nuk u sillnin ne vater (vetem popujt e urte, te mençur dhe te lashte kane ditur keto gjera ku ne bejme pjese).
Te paret tane nderruan lekuren shume here ne aspektin fetar dhe ky eshte fakt, por problemi ngelet ne keta ulemat e rinje sot qe ulerijne si qente duke kerkuar gjakderdhej midis shqiposh. Dhe keta djaj, Socio, ti e di shume mire sikurse une qe nuk dalin prej sekteve te krishtere apo bektashjane, por pikerisht prej mjekrraxhinjve e pantallonatreçerekesh si zoteria per te cilin eshte duke u diskutuar ketu!
Mos u frigo, se nuk vret ai zoteriu shqiptare. Ke edhe me te keqij se ai, nga secila ane edhe ate, por duhet perkrahja e popullit qe te kete peshe fjala e tij. E sheh vete neper forume se nuk ka, apo kudo tjeter. Bile edhe ne strukturat tone fetare at nuk kane perkrahje. Jetojme ne te tashmen e gjykojme vazhdimisht. Pra e sheh se fobia eshte demshme. Ne nje ane thua shqiptari nje fe ka pasur e ne anen tjeter frigohesh perseri.

Naten e mire njehere se u be vone.
Socio per shkrimin, me duket se kishe te drejte, megjithese e lexova kalimthi.
Persa i perket fobise apo frikes qe duhet te kemi ndaj 'mesimeve' te klerit, nuk jam ne nje mendje me ty. Une i druhem shume radikalizimit te fese muslimane. Brezi i ri i klerikeve, sidomos ata te ardhur nga shkollat arabe, nuk jane si ata pleqte e urte qe predikonin fene dikur, por jane te rrezikshem dhe fanatike.
Mos do te thuash qe keta "shqiptare", nuk perbejne kercenim real per shnderrimin e kauzes nga nacionale ne fetare?

Image
Image

E pra une keta flamuj jeshile me hieroglife, nuk dua ti shoh perkrah flamujve te fisem te kombit tim. Une nuk njoh flamur tjeter, pervecse atij kuq e zi.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#18

Post by bardus »

Sa per freskim te kujteses se kohes anadollit, po sjell nja dy shkeputje nga libri i Sami Frasherit.


Shqipria Qka qen? Qesht? e Qdote behet?- 1899

"Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon
se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi
ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri,
padituri, dhe errësirë. "Shqiptarët, - shkruan Samiu, - janë robër të poshtuar
(poshtëruar) e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
. Ata shqiptarë të veshur
dikur me "roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjëndta të trimërisë,
shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s'ka ku ta zërë qeni.
Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E
ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç'të kenë, edhe
gjer në qeramidhet e shtëpisë„.


Sot shqiptarëtë janë robër, të poshtuar, e t'unjurë, të shkelur' e të çpërndarë
shumë më teprë se të tjerë kombe të Tyrqisë që janë më të poshtrërë nga
greqtë, nga shqehtë, nga armenëtë edhe nga judhenjtë!

Tyrqia e ka ngriturë besënë nga shqipëtarëtë, nuk i beson e i vështron si
anëmikë e si trathtorë, jo si shokë e si vëllezrë, si i vështronte qëmoti. Sot
shqiptarëtë e mer ushtar, e mundon e e reh që të mësonjë gjuhën e ti, kërkon
t'i mësonjë diturin' e luftësë, të cilënë ay vetë s'e di e të cilënë shqiptari e ka
mësuarë duke thëthiturë qumbështit e s'ëmësë. Nuk' e mëson të gjorinë, po e
mahit e e çpërmënt, e mer për tre vjet, e mban dhjetë vjet nën' armë lark
shtëpis e lark mëmëdheut të ti, edhe qysh? Lakuriq, t'urëtë, të sëmurë, të
varfërë! Në luftë e vë të vritetë kot; urdhëronjës i ti, q'është tyrk, i paditur' e i
frikçimë, e fut në një **** nga s'deletë. I gjori shqipëtar, me gjithë këto,
Lëfton lakuriq, e i urëtë e me armë të meta, Lëfton si dragua, e tregon
trimërin'e ti e nderon tyrqit' e Tyrqinë. Po a i dihetë, a çpërblehetë për gjakt,
që derth! Jo, kurrë! Ushtari shqipëtar, në mos vdektë në luftë, vdes nga
sëmundjeja, nga të pangrënët e nga të pamveshurit. Nga ata që venë n'ushtëri
fort të pake kthehenë në shtëpi të tyre. E urdhëronjës kush bëhetë? Gjithnjë
tyrqitë; gjysmës' e ushtrisë së Tyrqisë janë shqipëtarë, po as një i njëqinttë i
urdhëronjëset në Tyrqiu s'është shqipëtar.
Shqipëtarëtë, q'ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë, tani janë futurë nën' aqë
të rënda pagesa, sa s'mundinë të ngrenë krye. Tyrqitë, që janë zotërinjt, e tyre
që pesëqint vjet e tëhu, s'u kanë mësuarë shqipëtarëvet, as punë, as mjeshtëri
as dituri, po i kanë mësuarë të lëftonj; e të rrëmbejnë, tani përnjehrë duanë t'u
marrënë armëtë e u thonë: paguani! E ku të gjejnë të gjorëtë që të paguajnë?
S'kanë të hanë vetë. Ata shqipëtarë, që pakë kohë më parë ishin të mveshurë
me rroba t'arta e të farkuarë me armë t'ergjënta e të lara, ata a të bijt e tyre
janë sot lakuriq me një këmishë, që s'ka ku ta zërë qeni! Vete edhe zaptijeja e
tahsildari, e ngre shkopn' e i rreh duke thirurë: pagoni! E ku të gjenj' i ziu që
të paguanjë? Atëherë i shesinë kanë, dhinë, ç'të ketë edhe gjer në qiramidhet
të shtëpisë! Shqipëtari të hajë dru për të paguarë! 0 ç'turp i math! 0 ç'e madhe
e keqe! Mos e durofsh, 0 Perëndi!
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#19

Post by Socio »

Zeus10 wrote: ... Persa i perket fobise apo frikes qe duhet te kemi ndaj 'mesimeve' te klerit, nuk jam ne nje mendje me ty. Une i druhem shume radikalizimit te fese muslimane. Brezi i ri i klerikeve, sidomos ata te ardhur nga shkollat arabe, nuk jane si ata pleqte e urte qe predikonin fene dikur, por jane te rrezikshem dhe fanatike.
Jo, mos gjeneralizo ashtu, si nga brezi i ri ashtu edhe nga brezi i vjeter kishte dhe ka shume shqiptare qe jane shkolluar jashte vendit neper medresa e shkolla arabe dhe jane patriote qe cke me ta, e edhe i kishim te tille qe u shkolluan jashte edhe ne te kaluaren por e lidhen edhe besen. Nese e sheh perseri me histori, jo vetem sot por edhe ne te kaluaren kishte individe te rrezikshem, por keta pikerisht u izoluan nga vete fetaret. Por kishte individe te rrezikshem hic pa qene fetar bile, por u izoluan edhe ata, prandaj nuk gjeneralizojme dot. Nese ne nje are me drunje molla nje molle del e kalbur, nuk themi se s'ka bereqet ara.

Zeus wrote: Mos do te thuash qe keta "shqiptare", nuk perbejne kercenim real per shnderrimin e kauzes nga nacionale ne fetare?

Image
Image
I fute ne thojza, Zeus !

Cka jane keta Zeus, Arabe, talebane, Al-qaida ?!!!

Keshtu na therrasin shkijet Zeus , armiqte me te medhenje te kombit.

Terroriste te Al-qaides i thirren e i burgosen si te tille. Kunder ketij etiketimi ata edhe u cuan, te pa organizuar e ne menyre spontane, duke treguar se jane krenar qe jane kombetar dhe myslimane. Nuk ka kauze fetare shqiptari, kurre nuk ka pasur e kurre nuk do te kete. Bie ne kontradite me karakterin tone. Ai flaMUR ATY NUK KA NGJYRE KOMBETARE. Hieroglifet ne te jane te njejta si ato ne cdo xhami shqiptare anembane trojeve: 'NUK KA ZOT POS ZOTIT DHE MUHAMETI ESHTE PROFET I TIJ'

A ti zhdukim edhe xhamite tona, mos te lem fare trashegimi kulturore ?!

Demonstrata ishte pa kontroll nga ''strukturat'' shqiptare atje. Popull me te sakrifikuar se shqiptaret e maqedonise, nga vete shqiptaret, nuk ka. Shkau ka krijuar shtet monokombetar e monofetar atje. Bashkesia shqiptare islame atje nuk guxon te ndermer asgje qe te ndryshoj imazhin ortodoks vendit, jo nga shkijet por nga vete shqiptaret qe vuajne nga sindromi i kompleksit 'mysliman'. Populli eshte i deshperuar e i harruar.

Jo ZEUS, ata jane shqiptare, por ne te tjeret nuk jemi e nuk jemi treguar. Qajme arvanitet e greqise, duke bere gabime te njejta me shqiptare te maqedonise.

Zeus wrote: Une nuk njoh flamur tjeter, pervecse atij kuq e zi
As keta nuk njohin Zeus:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Last edited by Socio on Thu Aug 30, 2012 8:05 pm, edited 3 times in total.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#20

Post by Socio »

Faleminderit Bardus !

Eshte e vertete nuk i kemi dashur Turqit kurre !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#21

Post by Socio »

Ardiana, faleminderit. E kuptoj plotesisht brengosjen tende.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#22

Post by gtcc1 »

Socio, komentet per rreziqet e extremizmit mysliman, ju i cilsoni si te pa vend. Ndoshta. Po edhe aktivizmi extrem fetar te shqiptaret sot, si kmoenti i Eduart Thartorit, ne nje kohe shume delikate ne historin tone, eshte i pa vend.

Sa i perket fotove me parulla religioze, per shume shqiptar jane ofenduse. Si thone ketu ne Amerike, "lets keep religion at home". Por nje gje duhet kuptuar, se shqiptaret e Maqedonis kane pase nje te kaluar te hidhur, kishin te drejat religioze por jo kombetare, duhet kohe qe te sqarohen gjerat. E mira qe, qe ne demonstarten qe pasoj nuk u qfaqen parrula religioze.
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#23

Post by Socio »

gtcc1 wrote: ... Po edhe aktivizmi extrem fetar te shqiptaret sot, si kmoenti i Eduart Thartorit, ne nje kohe shume delikate ne historin tone, eshte i pa vend...
Faleminderit gtcc1.

Te lutem, ndegjoje kete ligjerate nga goja e tij, dhe gjykoje vete nivelin e ekstremizmit fetar te shqiptareve:


One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#24

Post by Arbëri »

Socio wrote:
gtcc1 wrote: ... Po edhe aktivizmi extrem fetar te shqiptaret sot, si kmoenti i Eduart Thartorit, ne nje kohe shume delikate ne historin tone, eshte i pa vend...
Faleminderit gtcc1.

Te lutem, ndegjoje kete ligjerate nga goja e tij, dhe gjykoje vete nivelin e ekstremizmit fetar te shqiptareve:


Ne fakt ky si teolog apo Imam flet tamam ne kete video , por per fat te keq kemi rryma tjera neve ketu ne Shkup dhe numri i tyre po shtohet dita dites , me pare nuk kishte kurre ksi lloj fetaresh qe per vete shum dyshoj qe jane ne rruge te duhur , me shume dyshoj qe keto 10 vitet e fundit i solli dikush per arsye politike , jo vetem ne Shkup .
Sa i perket demostratave te fundit ne Shkup , vetem rreshti i pare ishte me 2 ose 3 flamuj Arap dhe aq !


.. pas tyre ishin gati 100.000 shqiptare dhe shifet qarte se cfare broheritje kane ata e cfare rreshti i pare edhe pse pengohen ne broherisjet e tyre "Shqiperi Etnike" shpeshehere nga rreshti i pare .
Gazetaret Sllav natyrisht qe e bejne punen e vet dhe marrin foto ashtu siq u konvenon atyre por ne kohen e fundit po e shof neper net qe shqiptaret e Shqiperise kane urrejtje te madhe ndaj gjdo shqiptari qe i perket religjionit Musliman, dhe kjo nuk na pelqen as neve qe jemi ndoshta vetem me emer ose me pak religjioz si fetar Musliman ,thjeshte keto sulme qe po vijne nga Shqiperia po ndikojne te te gjithe ne kohen e fundit .
Sikur shumica nuk kane tjeter pune por vetem te merreni me religjione te tjereve ? Qellimi kryesor pse dikush po besoka ndryshe nga ai ?
Stupid.
Kshu kurre ne asnje komb tjeter skam pare !
Gjithsesi per shkak ketyre arabistave shumica e shqiptareve ne Shkup po shendrohet ne nje kulture tjeter , dhe kjo per momentin nuk ka sherim edhe pse nuk jane shume ,por e kane ne dore qytetin ku banojne shqiptaret... na vie keq apo jo, kjo eshte e verteta !

Nje shembull ne lidhje me protestat :
Rinia shqiptare: Na njollosën protestën

Image

Një grup të rinjsh shqiptar nga Shkupi dhe qytetet e tjera në Maqedoni, përmes një letre kanë reaguar ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që kanë keqpërdorur protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare, raporton INA.

"Ne jemi të vetëdijshëm se ka grupe të caktuara që dëshirojnë të njollosin këto protesta me karakter kombëtar. Kemi grupe të caktuara sociale të implikuara në aspektin fetar dhe që janë verbëruar pas qëllimeve dhe idealeve të tyre fetare dhe kjo i jep shkas që maqedonasit të na njollosin në forma tjera dhe duke i dhënë kahje protestës se ka qenë për qëllime fetare dhe jo kombëtare", thekson grupi i të rinjve shqiptarë nga Shkupi.

Sipas tyre, individë të caktuar kanë udhëhequr një pjesë të turmës dhe kanë bartur altoparlant, duke bërë thirrje fetare dhe duke shenjëzuar po ashtu me simbole fetare.

"Ne nuk dijmë se cilat janë problemet tona fetare dhe kush po ndalon. Problemi është kombëtar dhe në të ardhmen duhet të ketë organizim nga forcat progresiste të të rinjve që kanë taban kombëtar dhe dijnë të artikulojnë kërkesat kombëtare dhe të ngrenë zërin kundër diskriminimit dhe dhunës në Maqedoni", apelojnë të rinjtë.

Janë grupe fetare dhe sekte të ndryshme në Maqedoni që shpeshherë janë inflirtuar në qarqet politike dhe synojnë vendosjen e çështjeve fetare para atyre kombëtare.

Grupi i të rinjve shqiptarë ka apeluar që në të ardhmen shqiptarët të protestojnë me flamurin e shenjtë kombëtar dhe plisin e bardhë. /albeu.com/
Neve kemi shkuar per lesh ketu .
Po mu dha rasti une i pari e leshoj Shkupin !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#25

Post by Arbëri »

Ne kete qytet me dhimben femijet :
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... cqJg9qyQhM#
Sikur lindin me dy zemra .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#26

Post by Zeus10 »

Socio, leksioni i mesiperm ishte pergjithesisht i mire, pavaresisht se une i keshilloj shqiptaret, qe te ruajne nje fare skepticizmi per klerin. Fene muslimane, e konsideroj shume me te avancuar se ajo e krishtere, por nuk konsideroj te tille kombet qe i jane bashkuar asaj, zakoneve te saj, lutjeve ne gjuhen arabe dhe gjithshka tjeter te huaj per ne.
Por, le te kthehemi tek problemi kryesor, ate te prapambetjes te skajshme dhe terrorit te pashembullt ndaj shqiptareve, te ushtruar nga sulltani. Ata, me qellim i lane shqiptaret ne gjendje gati te eger, ata me qellim i lane shqiptaret te organizuar ne klane, ku ata mund te flisnin shqip, por KURRE nuk mund te shkruanin gjuhen e tyre dhe te merrnin dije. Lulja e kombit, djemte e shqiptareve, qe perbenin ajken e ushtrise osmane si luftetaret me te mire te historise europiane, i lane kockat hapesirave te pafundme te perandorise. Vete Shqiperia,( pavaresisht gjysem-autonomise qe e kishte fituar, per shkak se sulltanit do i kushtonte me shume mos ta toleronte ate) ishte dhe mbeti qellimisht ne gjendje te mjerueshme. Kur kombi u rraskapit nga skamja, i paafte te reagonte ndaj politikave shume te djallezuara te sulltanit, atehere u ngarkua me shume me taksa dhe me shume djeme, u morren nizame me force.
Kur perandorise i erdhi fundi, shume me vone se kombe qe nuk e meritonin(si serbet apo greket), kishin fituar pavaresine, e lau vendin ne gjak, qe kjo te mos u jepej shqiptareve. Per gati nje shekull, negocijohej fshehtazi me Kishen greke e serbe, si te bashkerendohej lufta kunder ndergjegjes shqiptare dhe patriotave shqiptare.
Ne fund keta "perfaqsues te Allahut", i lane trojet tona te shqyheshin dhunshem nga shtetet-koloni satelite te Rusise.
E pra brezi i ri, perfaqsues i kesaj feje qe udhehoqi taboret e shkaterimit te races sone, shtron pyetjen nese duhet te festojme 100 vjetorin e pavaresise apo jo.
Pergjigja ime eshte POOOOOOOOO, ajo eshte dita me e lumtur per cdo shqiptar. Ajo eshte dita e LIRISE.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#27

Post by faon perrovarri »

Adriana wrote:Per te mesuar dicka me shume per autorin e materialit te mesiperm klikova ne faqen e profilit ne facebook ( duhet ta kisha bere me pare ).

  Eduart Thartori
Domenica
HISTORIA NUK MUND TE ANALIZOHET ME PARAMETRAT E SE TASHMES. AQ ME PAK TE SE ARDHMES. HISTORIA KERKON QE KETO PARAMETRA TI KONVERTOSH NE KOHEN QE AJO KA NDODHUR. ATEHERE MUND TA KUPTOSH HISTORINE. E KAM FJALEN PER TE GJITHE ATA QE E QUAJNE PUSHTIM PRANINE OSMANE NE TROJET SHQIPTARE. LE TE MENDOJNE EDHE KETA HISTORIANE SI ATA KRYEMINSTRA APO MINISTRA SHQIPTARE TE PERANDORISE OSMANE......... DHE ATEHERE DO TA KUPTOJNE SE KUSH ISHIN NE TE VERTETE PUSHTUESIT OSMANE TE SHQIPERISE..........  

Relativiteti i te vertetes absolute ne shkallen siperore........vecse nuk puthitet me tedencen e ndryshimeve evolucionare qe karakterizon sot shoqerine brenda territorit te SHQIPNISE.......ndryshime te cilat po zhvillohen ne te njejten kahjen,por, ne paralel tjeter, me ato te greqizmes pas 1821-shit.
......te shqipnise ndjejne nevojen e nje dhuntie jashte identifikimit fetar....
Por qe te arrihet kjo ,une besoj qe duhet te ''pertypim'' mire fillimisht mesimin e mesiperm te THARTORIT .Eshte shume e veshtire te bindesh tjetrin ,kur i vetmja dhenti te ekzistences kane pasur identitetin fetar,sic pö ndodh ne territoret shqiptare qe kufizohen me sllavet.
arberor
Member
Member
Posts: 48
Joined: Mon Mar 19, 2012 10:10 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#28

Post by arberor »

i heard that Albanians in Strugë are "encouraged" by the Saudi's to be a bit more "extreme" in islam, and are "rewarded" 400 euro's a month by the saudi's.
The Saudi's also invest in new mosques and also school's (which focus heavily on religion) and also support Albanian businesses. Apparently a lot of Macedonia is starting to look like a middle eastern country.
Last edited by arberor on Fri Aug 31, 2012 2:08 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#29

Post by Adriana »

arberor wrote:i heard that Albanians in Strugë are "encouraged" by the Saudi's to be a bit more "extreme" in islam, and are "rewarded" $400 euro's a month by the saudi's.
The Saudi's also invest in new mosques and also school's (which focus heavily on religion) and also support Albanian businesses. Apparently a lot of Macedonia is starting to look like a middle eastern country.


Nje gje te tille komentuan edhe ne ditet kur po shfaqeshin fotot e para nga manifestimi ne maqedoni. Thane qe keta jane te paguar me pencione edhe me te majmura se sa ato greket qe japin per disa ne jug te shqiperise. Aji tha qe ketyre u japin 13-pagesa ne vite, (nje pagese shkon per pushimet verore dhe u a japin ne qershore), ndersa te tjerat rregullisht cdo muaj. Personi qe komentoj foli me shume baza per kete.... nuk e di sa e vertet fshihet mbas kesaj , po thone aty ku ka ze, nuk eshte pa gje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#30

Post by Rina »

Sa shume frike keni nga shqiptaret more ju dhe sa pak bese ne ta! Del nje hoxhe flet kodra mas bregut dhe menjehere po na u paraqitka apo kanoska rreziku nga shqiptaret muslimane. Dalin dy tre vete me flamuj fetare sikurse ta marresh kryqin ne balle te nje proteste psh dhe prape me gisht ja shqiptaret. Jane pikerisht ata shqiptare qe e mbajne kete komb meqe edhe njihen si shumice, qofshin praktikante apo jo.

Une te pakten si degjova ata te flasin apo te therrasin per vrasjen dhe masakrimin e shqiptareve tjere, sic i shohin ekstremet tjera perdite duke thirre per bashkim me serbine dhe per vrasjen e shqiptareve muslimane.

Gjejeni ju nje shqiptar musliman sado ekstrem te jete qe te kete shkruar per vrasjen dhe shfarosjen e shqiptareve tjere sic kemi raste e atij Mutfarajt edhe kompanise.

Apo disa kopuke tjere te krishtene qe shkrujan neper faqe te huaja se shqiptaret muslimane nuk jane shqiptare, sic me ka rene rasti ti lexoje, apo keshtu ngjashem.

Apo tek nje faqe nderkombetare ishte hyre nje shqiptar qe thoshte shqiptaret muslimane nuk jane shqiptare, vetem te krishtenet jane shqitpare, derisa i kishte radha edhe nje bullgari ti thote :si nuk te vjen turp te shprehesh keshtu per njerez te nje kombi; qaq urrejtje kishte ai kopuku me kriq ne b...
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”