Eduart wrote:
Por krimi im qenka tek fakti se une jam nje hoxhe.
Jo, kjo nuk perben aspak krim, megjithese ne e dime shume mire, se bekimin e kujt merrte ushtari osman, perpara se te vinte dhe te shtronte nen zjarr dhe hekur trojet tona, se bekimin e kujt merrte sulltani, kur ndalonte gjuhen shqipe te shkruhej e flitej.
Tani le te diskutojme edhe anen fetare qe kaq shume njerezit me maska (Pseudoonime) i paskam bezdisur.
Une jam musliman me zgjedhje dhe jo me trashegimi. Jam musliman qe besoj (Ose mundohem te besoj sa me mire) Se Krijuesi im eshte Nje i Vetem dhe nuk adhuroj askend tjeter vec Tij.
Une jam Musliman duke pare qe ky mesazh Hyjnor (I cili nuk ka lidhje me kombet) eshte mesazhi me i perkryer dhe me autentik qe ka mbetur nga mesazhet hyjnore.
Kjo eshte zgjedhja juaj, per te cilen askush nuk mund t'ju ndikoje, nese ajo eshte zgjedhje e gabuar, e drejte apo pa influence, por une nuk mendoj se qenja juaj musliman, ju ben juve te vetmin besimtar dhe te vetmin adhurues te zotit. Qenja juaj musliman, eshte vecse nje menyre se si ta konceptosh Zotin, por absolutisht, nuk ju ben ju
te vetmit, qe keni lidhjen e duhur shpirterore me te.
Per mua besimi eshte nje ndertese e cila eshte ngritur nga te gjithe Profetet ku secli ka vendosur nje gur mbi kete ndertese madheshtore. Mirpo gurin e fundit te kesaj ndertese te Besimit e vendosi Profeti i Fundit, Muhamedi (Paqja e Zotit qofte mbi te).
Ju, vazhdoni te beni propagande, por e mira do ishte ta benit me ata qe afrohen prane institucionit tuaj.
Jam musliman qe kam studiuar mrekullite e Kuranit dhe nuk pranoj asnje shpifje qe behet ndaj tij (ato i rrezoj poshte me fakte dhe jo me inat)
Askush nuk po merret me kuranin ketu, aq me teper te bej shpifje.
Jam musliman qe jap jeten time dhe e kam per nder qe ta mbroj besimin tim ashtu sikur e kam per nder ta mbroj edhe truallin dhe kombin tim.
Ndersa ne, kauze te drejte quajme vetem sakrificat per atdheun tone dhe nuk do te luftonim ne asnje moment per besimin tone, sepse sic ka provuar historia, gjenerata te tera njerezish te genjyer, kane sakrifikuar jeten, duke besuar se luftojne per zot, nderkohe, qe e verteta eshte se ata, kane luftuar per interesa klerikesh e sundimtaresh.
Tani se fundi do deshiroj prej te gjitheve qe duan te me debatojne le te shkruajne me emrat e tyre te vertete ose te prezantohen me keto emra (Nese teknikisht nuk e bejne dot). Sepse ndryshe nuk do ta konsideroja serioze asnje replike nga njerez pa emer te vertete.
Gjithsesi ju pershendes te gjitheve
Me respekt
Eduarti
mendoj se shpreha nje opinion te qendrueshem, kur ju shkrojta se nuk mund t'ju sigurojme nje debat, nen emrat tane te vertete, prandaj do ju lutesha mos te insistonit ne kete pike.